Belinda Rucaj

Hidhet nga kati i tretë i godinës së analizave në spitalin rajonal të Elbasanit një 24-vjeçar. Sipas informacioneve zyrtare nga Spitali i Elbasanit, 24-vjeçari është paraqitur në spital së bashku me babanë e tij. Ata kanë hyrë në godinën e analizave, ndërsa më pas në mënyrë të papritur, 24-vjeçari është...

Deklaratat e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Elbasani për mundësinë e skualifikimit të disa kandidatëve për deputetë për shkak të problemeve që mund të kenë me ligjin apo figurën e tyre për shitblerje të votës, për drejtuesin politik të Partisë Socialiste të këtij qarku, janë shqetësime që...

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit u është përgjigjur shqetësimit të qytetarëve në lidhje me mungesën e një kinemaje publike në këtë qytet. E fundit që mbahet mend është prishur 5 vite më parë për t’i lënë vendin një godine shumëkatëshe, ku sipas kontratës do të gjente vend edhe kinemaja. Kryebashkiaku...

Prej më shumë se gjysmë dekade, qyteti i Elbasanit nuk ka një kinema. E fundit që elbasanasit e mbajnë mend, ka qenë kinema “11 nëntori”, e cila ndodhej në një zonë ku sot lulëzon një pallat shumëkatësh. Kur u prish kinemaja, autoritetet lokale premtuan se në ambientet e pallatit do...

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Sokol Skurën, kandidat i LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit, pasi akuzohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa është arrestuar nga policia në aksin rrugor Elbasan-Librazhd gjatë natës të së dielës. Sipas burimeve nga policia e Elbasanit,...

Edhe në qarkun e  Elbasanit ka përfunduar faza e parë e vaksinimit kundër covid, mes personelit mjekësor për të vijuar me të moshuarit në shtëpitë e kujdesit e më pas me ato mbi 80 vjec. Pas vaksinimit të personelit shëndetësor në spitalet e qarkut, 16 vaksinime janë kryer tek të...

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Elbasan- Librazhd në vendin e quajtur Kryqëzimi i Cerrikut. Një trail (bot) ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë duke i shkaktuar lëndime të mëdha. I aksidentuari u dërgua menjëherë në spitalin e Elbasanit për ndihmë...

Lagjja “5 Maji” në qytetin e Elbasanit është ndër lagjet më të mëdha, por edhe më të harruara sa i takon investimeve në infrastrukturë. Mijëra banorë të kësaj lagjeje janë të detyruar të ecin në rrugë të pashtruara, që në periudhë pa shi ngrenë pluhur, ndërsa kur ka shi, krijohen...

Edhe spitali i tretë rajonal dedikuar të infektuarve me Covid, ai i Elbasanit, ka pritur pacientët e parë që kanë pasur nevojë për shtrim në pavijonin, dedikuar kësaj sëmundje. Godina ku është përshtatur pavijoni i Covid-it, me 81 shtretër, është rrethuar si të ishte një vendngjarje, ndoshta për t’i treguar...

Shqipëria njihet si vendi i shumë paradokseve. Një prej tyre është edhe fakti, që në një kohë kur shumica e të rinjve shqiptarë ankohen se nuk kane punë, një i ri turk vjen në vendin tonë dhe jo vetëm që hap një biznes, por shprehet se është edhe i kënaqur....

Ndërsa rastet e infektimeve me covid-19 dhe ato të vdekjeve si pasojë e këtij virusi po rriten dita-ditës, edhe spitali rajonal i Elbasanit është në gatishmëri për t’u kthyer në një spital i dedikuar “covid”, siç janë kthyer tashmë spitalet rajonale të Shkodrës dhe Vlorës. Bashkia e Elbasanit renditet ndër...

Dëbora dhe ngricat që përfshinë qytetin e Elbasanit kanë sjellë dëmtime edhe në monumentet e kulturës. Kalaja qindravjeçare e Elbasanit, e renditur si me e madhja në Ballkan në zonë fushore, është dëmtuar në portën hyrëse të saj, ku nga muri kanë rrëshqitur disa gurë. Bashkia ka konstatuar dëmtimet, duke...

Ndërsa në zonën e Shkodrës reshjet kanë shkaktuar përmbytje, në Mamël të Elbasanit, ato kanë shkaktuar rrëshqitje të shkëmbinjve dhe dherave, duke rrezikuar banesat dhe vetë jetët e banorëve të kësaj zone. Një prej familjeve të rrezikuara është ajo e Eduart Tocit, banesa e të cilit është vlerësuar si e...

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë qarkun e Elbasanit, gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të sotëm. Nga shirat e rënë ka pasur rënie inertesh dhe aluvionesh në disa prej akseve rrugore, të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese. Po ashtu, disa fshatra të njësive administrative në...

Aksi nacional Elbasan-Rrogozhinë është e vetmja rrugë për 270 nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Fiqeri Balteza”, në Papër të Elbasanit për të shkuar nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas. Sapo dalin nga oborri i shkollës këta nxënës duhet të përballen me morinë e mjeteve të mëdha dhe të vogla që kalojnë...

Shifrat e infektimeve me Covid-19 po njohin rritje të vazhdueshme dhe të pandalshme edhe në qytetin e Elbasanit. Çdo ditë zyrtarizohen dhjetëra raste të reja, ndërsa në total janë mbi 1300 persona aktivë me Covid-19. Nuk është e vështirë të kuptosh që qytetarët nuk i zbatojnë siç duhet masat parandaluese...

Destinacionet turistike që vizitohen në stinën e dimrit kanë padyshim bukurinë dhe vështirësinë e tyre. Stebleva, në Librazhd, pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë ofron një peisazh të mrekullushëm edhe gjatë stinës së ftohtë. Pyjet e mbuluara në dëborë, liqeni gjysmë i ngrirë, ajri i pastër janë disa nga fragmente që...

Në qarkun Elbasan, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ka pasur reshje dëbore në zonat malore. Në zonat malore të Librazhdit si Stebleva, trashësia ka arritur nga 10-15 cm. Ndërsa, në Qafë Thanë trashësia ka arritur deri në 10 cm. Në pjesën tjetër të qarkut ka pasur pjesërisht reshje të...

Situata e përmbytjeve vijon të jetë problematike në veri të vendit. Shkodra është qarku më problematik ku disa fshatra ndodhen të rrethuara nga uji. Situata paraqitet më e qetë në jug të vendit. Vështirësi në qarkullim, shfaq aksi rrugor Vlorë-Sarandë në Borsh, aty ku rruga ka pësuar shkarje.

Ka rezistuar mbi 15 orë ndaj policisë dhe në fund është kapur i plagosur. Josif Kavaja, 45 vjeç, nga fshati Selte i Elbasanit, pasi ka terrorizuar banorët e zonës, ka bërë luftë edhe me policinë. Kjo e fundit u lajmërua pasditen e së enjtes nga banorët se Josifi qëllonte me...

Një 45-vjeçar nga Zavalina, në Elbasan, i është kërkuar nga policia t’i bëhet kontroll banesës së tij. 45-vjeçari nuk ka pranuar dhe ka qëlluar me armë në drejtim të efektivëve. Policia ka kërkuar shërbime shtesë. Në vendngjarje ka mbërritur RENEA dhe mësohet se po negocion me 45-vjeçarin. Ngjarja duket e...

Mbreti i tryezës në darkën festive të fundvitit, gjeli i detit, edhe këtë vit do të jetë një dhimbje koke më tepër për qytetarët e Elbasanit. Ndonëse çmimi për kilogram krahasuar me një vit më parë është disi më i lirë, sërish blerjet janë në nivele mjaft të ulëta, krahasuar...

Pandemia e COVID-19 që na ka shoqëruar që nga muaji mars i këtij viti, duket se ka ulur ndjeshëm edhe dëshirën e njerëzve për të dekoruar ambientet e tyre për festat e fundvitit. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit në tregun e qytetit të Elbasanit, vërehen shitje shume të...

Ashtu sikurse në Tiranë, një protestë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha është mbajtur edhe në qytetin e Elbasanit. Punonjës policie, kryebashkiaku Gledian Llatja dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodheshin në qendër të qytetit, për të biseduar më minorenët të cilët dëmtuan kosha mbeturinash dhe ndriçimin...

Në qendrën e qytetit të Elbasanit, zbukurime dhe lodra të ndryshme për fëmijë kanë ndryshuar atmosferën e qytetit. E ndërsa në mbrëmje kjo atmosferë përveçse e bukur është edhe e sigurt, pasi nuk ka qarkullim automjetesh, nuk mund të themi të njëjtën gjë për orët e ditës. Gjatë ditës, automjetet...

Familja Shahini në qytetin e Elbasanit ka vetëm një ambient të vogël dhe një oxhak ku nxehin hekurin dhe gjithçka tjetër e bëjnë me dorë. Shahin Kurti është nga artizanët e rrallë që i ka rezistuar kohës dhe vazhdon të mbajë familjen me zanatin e trashëguar nga të parët e...

Ndërron jetë nga Covid-19 këtë premte, ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Engjëll Dakli. Dakli u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare në Turqi, aty ku dhe po kurohej. Ai ka mbajtur postin e qytetarit të parë të Elbasanit, nga vitet 1996-2000.

Qarku i Elbasanit por edhe Bashkia Elbasan që është qendra e qarkut, renditen ndër zonat më të varfëra në vend dhe natyrisht me një papunësi te lartë, krahasuar me numrin e banorëve. Vetëm në rrethin e Elbasanit, janë te regjistruar në zyrat e punës, rreth 7 mijë persona që janë...

Konsumi i drogave të ndryshme nga ato të lehtat e deri tek ato të fortat është kthyer në një shqetësim serioz në qytetin e Elbasanit. Veçanërisht në zonat periferike që janë jashtë ndriçimit publik dhe natyrisht jashtë vëmendjes së policisë, shumë të rinj konsumojnë lëndë narkotike. Një prej këtyre zonave...

Me 785 persona aktivë të zyrtarizuar si të infektuar me Covid-19, qarku i Elbasanit prej javësh po njeh çdo ditë rritje të personave të infektuar. Duke pasur parasysh fluksin e telefonatave si dhe ekzaminimeve që kërkohen të bëhen si në institucionet shtetërore te shëndetit ashtu dhe në klinikat private, numri...

E vetmja rrugë që të çon drejt Spitalit Rajonal në Elbasan, është e bllokuar nga mjete të cilat qëndrojnë të parkuara. Policia nuk merr asnjë masë për drejtuesit e mjeteve që parkojnë. Ka shumë qytetarë të cilët edhe pse e dinë që janë në shkelje të rregullave, zgjedhin të parkojnë...

Prej vitesh, banorët e lagjeve periferike në qytetin e Elbasanit vuajnë mungesën e infrastrukturës. Rrugët janë tërësisht të amartizuara, ndërkohë që nga rreshjet ato bëhen gati të pakalueshme.  Rrugë me gropa, mungesë kanalizimesh dhe ndriçimi. Kjo është situata në lagjet periferike të qytetit të Elbasanit.Në lagjen “Vullnetari” të Elbasanit nuk...

Nëse doni një fundjavë shplodhëse këto ditë vjeshte, Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë është një destinacion për të mos u humbur. Ndodhet vetëm 1 orë e 20 minuta larg Librazhdit, por kaq të largët e bën rruga e dëmtuar për të cilën nuk investohet, por herë pas here akordohen fonde për mirëmbajtje. Segmenti më...

Kryebashkiaku i Gramshit, Klodian Taçe, është shoqëruar për rreth 30 minuta në prokurori, aty ku është marrë në pyetje lidhur me një hetim që ka nisur mbi dyshimet rreth procedurave abuzive dhe dyshimeve për korrupsion në prokurime dhe tendera. Ligjërisht, Klodian Taçe si kryetar është i detyruar t’i përgjigjet prokurorisë në...

Prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur një ish-punonjës të policisë i dyshuar se ka dekonspiruar një aksion policor të kolegëve të tij. Nën akuzë është vendosur ish-oficeri i policisë, Eduart Hasani, pasi dyshohet se në korrik të viti të kaluar ka dekonspiruar operacionin policor, ku u gjet një arsenal...

Gjykata e Shkallës së Parë e rrethit gjyqësor të Elbasanit ka pezulluar punën, mëngjesin e kësaj të hëne. Shkak janë bërë rezultatet pozitive me Covid-19 të tri punonjësve të administratës së kësaj gjykate. Duke qenë se kontaktet e punonjësve që rezultuan pozitive me virusin kanë qenë të shumta, për shkak...

Njerëz me maska në fytyrë mbizotëronin në rrugët e qyteteve kryesore të vendit, që në orët e para të mëngjesit, të kësaj të enjteje. Por, si për çdo vendim që ka të bëjë me përballimin e pandemisë, edhe vendosja e maskave në vende të hapura ka ndeshur në qytetarë që...

Përplasjet mes grupeve kriminale te implikuar në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe atentatet mes anëtarëve të këtyre grupeve dyshohet të jete motivi edhe i vrasjes së Bujar Çelës në zonën e  Bradasheshit në Elbasan, pak javë më parë. Sipas burimeve të A2, porositësi i kësaj vrasje dyshohet të ketë qenë...

Niveli i krimit në rritje, si dhe ekonomia dhe territori i qytetit po ndikohet nga bandat e krimit të organizuar, ishin konstatimet e kryeprokurorit të vendit Olsian Çela gjatë një takimi me vartësit në prokurorinë e Elbasanit. Sipas Çelës situata kërkon një përgjigje profesionale dhe të shpejtë nga institucionet ligjzbatuese,...

Këtë vit për shkak të pandemisë, numri i trupave teatrore është reduktuar, ndërsa shfaqjet do të mbahen në ambiente të hapura. Edicioni i 22-të i festivalit ndërkombëtar të teatrove, Skampa, që organizohet në Elbasan është parashikuar që të ndryshojë plotësisht formatin e tij, ndikuar natyrisht nga kushtet dhe mënyra e...

Prokuroria e Elbasanit ka shansin të vërtetojë ose të hedhë poshtë pretendimet e Partisë Demokratike, mbi përdorimin e punonjësve të administratës për qëllime elektorale, ende pa nisur mirë fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit të ardhshëm. Dega e Partisë Demokratike në Elbasan, ka denoncuar penalisht drejtorin e...

Në lagjen e Elbasanit, e cila një ditë më parë u kthye në një fushëbetejë mes të moshuarit Lefter Zhidru dhe forcave të policisë, jeta ka rinisur normalisht. Por, shenja të betejës dhe ajo çka përjetuan banorët e zonës, janë mëse të dukshme. Nga dritarja, 71-vjeçari, Zhidru qëllonte në drejtim...

Një dhomë jo më shumë se katër metra katror, është strehëza e familjes Pjetri në rrethinat e Elbasanit, në zonën e quajtur si prita e Zaranikës. Burrë e grua përpiqen të mbijetojnë me pagën e kempit të bashkëshortes dhe ato pak lekë që bashkëshorti arrin t’i sigurojë duke ruajtur lopët....

Bujar Çela, vëllai i një prej personave të shpallur në kërkim për grabitjen e famshme të Rinasit, Talo Çelës, është ekzekutuar mëngjesin e kësaj të enjte në zonën e Bradasheshit, pranë qytetit të Elbasanit. Atentati mafioz ka ndodhur rreth orës 05:40 në një lokal që funksiononte 24 orë pranë rrugës...

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar nga Elbasani në lidhje me atentatin mafioz të ndodhur mbrëmjen e së martës në Tiranë, ku u plagos Preng Gjini nga një sasi eksplozive të vendosur në autoveturën që drejtonte. Sipas Lleshajt, ngjarja ishte një goditje e pabesë ndaj rendit dhe sigurisë publike,...

Një përleshje me thika në qytetin e Elbasanit ka shkaktuar plagosjen e 4 personave. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Sule Harri”. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 19:15, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, në një lokal në pronësi të shtetasit S.Z., 65...

Motorët elektrikë, që jepen me qira, në qytetin e Elbasanit, janë kthyer në një shqetësim të madh për mijëra qytetarë që frekuentojnë pasdite bulevardin dhe lulishtet e qytetit. Minorenë pa asnjë njohje të rregullave të qarkullimit, marrin motorët elektrikë dhe futen si në rrugët e automjeteve ashtu edhe në zona...

Rreth 200 shkolla, kopshte e çerdhe të Bashkisë së Elbasanit po bëhen gati për fillimin e vitit të ri mësimor 2020-2021. Në një periudhë jo të zakonshme të diktuar nga Covid 19, godinat duhet të plotësojnë kushte shtesë sidomos për sa i përket higjienës dhe ruajtjes së distancës. Për t’i...

Prej më shumë se 3 muajsh, Spitali i Peqinit ka mbetur pa mjek gjinekolog, pasi mjekja që ishte ka dalë në pension. Aktualisht, në këtë spital bëhen vetëm konsulta nga mjekët e spitalit dhe rastet urgjente transferohen në spitalet e Elbasanit apo të Rrogozhinës. Duke qenë se Peqini ka një...

Aksi nacional Elbasan-Librazhd, veçanërisht pranë zonave mjaft të populluara si në Mengël apo Fushë Labinot,  është kthyer në një shqetësim për banorët e zonës. Ato detyrohen të rrezikojnë duke ecur anës rrugës për të kryer punët e përditshme, shumë pranë mjeteve që ecin me shpejtësi disa herë më të lartë...

Njihet si zonë turistike, për ajrin e pastër, ujin e ftohtë, kulinarinë dhe pamjen e mrekullueshme. Por, investimet bazike në Gjinar dhe fshatrat përreth tij, që mund t’i jepnin një zhvillim zonës, janë thuajse zero. Kjo situatë është e tillë për vite me radhë. Një banor shprehet se kjo situatë...

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, pas më shumë se tri ditësh në radhë kilometrike, ka marrë fund makthi i emigrantëve shqiptarë që ktheheshin në vendet e punës në Greqi. Situata e krijuar degradoi deri në krizë humanitare ku nuk munguan, tensionet dhe as ngjarjet tragjike,...

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, pas më shumë se tre ditësh në radhë kilometrike, ka marrë fund makthi i emigrantëve shqiptarë që ktheheshin në vendet e punës në Greqi. Situata e krijuar degradoi deri në krizë humanitare, ku nuk munguan tensionet dhe as ngjarjet tragjike,...

“Ambienti është viktimë e mendjes së njeriut”, shkruan tabela që është vendosur në vendin ku për dhjetëra vite ka qenë rezervuari i Gjinarit. Tani, në vend të tij, ka mbetur një gropë moçalore. Kur ishte një rezervuar i mirëfilltë, përveç dobive në punët bujqësore dhe blegtorale, ai ishte edhe një...

Policia e Shtetit bën të ditur se ka arrestuar dy autorët e dyshuar si vrasësit e Rigers Runajt në Elbasan. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Xholjano Hoxha dhe Euglen Halili, që mendohet të jenë vrasës me pagesë. Sipas autoriteteve, të njëjtat persona dyshohen edhe për vrasjen e Emiliano Ramazanit, i vrarë...

Një çast flagrant ku një makinë nuk i ndalon policit edhe pse ky i fundit i bën shenjë, kapur nga kamera e A2, është vetëm një nga rastet flagrante të shkeljeve që kryhen në bulevardin kryesor të Elbasanit nga drejtuesit e mjeteve. Të tjerat ndodhin gjatë orëve të mbrëmjes, kur...

Pamundësia financiare për të paguar 28 kilometra transport ka bërë që një grup pacientësh nga fshati Mollas i Bashkisë së Cërrikut të rrezikojnë jetën, pasi janë në pamundësi për të shkuar në spitalin e Elbasanit për të bërë dializën. Mjeti që i ofronte këtë shërbim dhe që ishte vendosur nga...

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe Ardjano Hajdarin, të cilët gjatë një konflikti me mjete të forta i shkaktuan vdekjen mikut të tyre Florian Lamçe. Seanca gjyqësore u mbajt pa praninë e medias, ndërsa në pretencën...

Është zbardhur dëshmia e Sokol Sanxhaktari, i cili është një prej dy të arrestuarve të dyshuar si autorë të vrasjes pak ditë më parë me thikë të shtetasit Florian Lamçes. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Sokol Sanxhaktari, i pyetur rreth ngjarjes mësohet se ka thënë: “Florin e...

Tre persona po heton grupi hetimor në lidhje me vrasjen e Regis Runajt në Elbasan, mbrëmjen e së mërkurës. Pas sekuestrimit të telefonit të Runajt, policia po heton faktin nëse këta 3 persona mund ta kenë nxjerrë në pritë ose jo 23-vjeçarin. Ndërkohe, burime për A2 thanë se telefoni i...