Korçë-Elbasan, vaksinohen mbi 70% e stafit pedagogjik

Vaksinimi i mësuesve të arsimit parauniversitar në qarqet e Korçës dhe Elbasanit, duket një mision i përmbushur. Mbi 70 për qind e stafeve pedagogjike në këto qarqe janë tashmë të vaksinuar me të dyja dozat, ndërsa pjesa tjetër vijon procesin e vaksinimit ose janë në periudhën pas kalimit të infeksionit...