Belinda Rucaj

Rreth 200 shkolla, kopshte e çerdhe të Bashkisë së Elbasanit po bëhen gati për fillimin e vitit të ri mësimor 2020-2021. Në një periudhë jo të zakonshme të diktuar nga Covid 19, godinat duhet të plotësojnë kushte shtesë sidomos për sa i përket higjienës dhe ruajtjes së distancës. Për t’i...

Prej më shumë se 3 muajsh, Spitali i Peqinit ka mbetur pa mjek gjinekolog, pasi mjekja që ishte ka dalë në pension. Aktualisht, në këtë spital bëhen vetëm konsulta nga mjekët e spitalit dhe rastet urgjente transferohen në spitalet e Elbasanit apo të Rrogozhinës. Duke qenë se Peqini ka një...

Aksi nacional Elbasan-Librazhd, veçanërisht pranë zonave mjaft të populluara si në Mengël apo Fushë Labinot,  është kthyer në një shqetësim për banorët e zonës. Ato detyrohen të rrezikojnë duke ecur anës rrugës për të kryer punët e përditshme, shumë pranë mjeteve që ecin me shpejtësi disa herë më të lartë...

Njihet si zonë turistike, për ajrin e pastër, ujin e ftohtë, kulinarinë dhe pamjen e mrekullueshme. Por, investimet bazike në Gjinar dhe fshatrat përreth tij, që mund t’i jepnin një zhvillim zonës, janë thuajse zero. Kjo situatë është e tillë për vite me radhë. Një banor shprehet se kjo situatë...

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, pas më shumë se tri ditësh në radhë kilometrike, ka marrë fund makthi i emigrantëve shqiptarë që ktheheshin në vendet e punës në Greqi. Situata e krijuar degradoi deri në krizë humanitare ku nuk munguan, tensionet dhe as ngjarjet tragjike,...

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, pas më shumë se tre ditësh në radhë kilometrike, ka marrë fund makthi i emigrantëve shqiptarë që ktheheshin në vendet e punës në Greqi. Situata e krijuar degradoi deri në krizë humanitare, ku nuk munguan tensionet dhe as ngjarjet tragjike,...

“Ambienti është viktimë e mendjes së njeriut”, shkruan tabela që është vendosur në vendin ku për dhjetëra vite ka qenë rezervuari i Gjinarit. Tani, në vend të tij, ka mbetur një gropë moçalore. Kur ishte një rezervuar i mirëfilltë, përveç dobive në punët bujqësore dhe blegtorale, ai ishte edhe një...

Policia e Shtetit bën të ditur se ka arrestuar dy autorët e dyshuar si vrasësit e Rigers Runajt në Elbasan. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Xholjano Hoxha dhe Euglen Halili, që mendohet të jenë vrasës me pagesë. Sipas autoriteteve, të njëjtat persona dyshohen edhe për vrasjen e Emiliano Ramazanit, i vrarë...

Një çast flagrant ku një makinë nuk i ndalon policit edhe pse ky i fundit i bën shenjë, kapur nga kamera e A2, është vetëm një nga rastet flagrante të shkeljeve që kryhen në bulevardin kryesor të Elbasanit nga drejtuesit e mjeteve. Të tjerat ndodhin gjatë orëve të mbrëmjes, kur...

Pamundësia financiare për të paguar 28 kilometra transport ka bërë që një grup pacientësh nga fshati Mollas i Bashkisë së Cërrikut të rrezikojnë jetën, pasi janë në pamundësi për të shkuar në spitalin e Elbasanit për të bërë dializën. Mjeti që i ofronte këtë shërbim dhe që ishte vendosur nga...

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe Ardjano Hajdarin, të cilët gjatë një konflikti me mjete të forta i shkaktuan vdekjen mikut të tyre Florian Lamçe. Seanca gjyqësore u mbajt pa praninë e medias, ndërsa në pretencën...

Është zbardhur dëshmia e Sokol Sanxhaktari, i cili është një prej dy të arrestuarve të dyshuar si autorë të vrasjes pak ditë më parë me thikë të shtetasit Florian Lamçes. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Sokol Sanxhaktari, i pyetur rreth ngjarjes mësohet se ka thënë: “Florin e...

Tre persona po heton grupi hetimor në lidhje me vrasjen e Regis Runajt në Elbasan, mbrëmjen e së mërkurës. Pas sekuestrimit të telefonit të Runajt, policia po heton faktin nëse këta 3 persona mund ta kenë nxjerrë në pritë ose jo 23-vjeçarin. Ndërkohe, burime për A2 thanë se telefoni i...

Në atentatin ku mbeti i vrarë Emiliano Ramazani një ditë më parë në Elbasan morën pjesë dy persona. Të paktën kështu mësohet nga grupi hetimor, që ka zbardhur të dhëna rreth ekzekutimit të 39-vjeçarit. Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë që kanë fiksuar momentin e atentatit, mësohet se në mjetin...

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit. Një 39-vjeçar është vrarë me armë zjarri pasditen e së hënës në vendin e quajtur si “Rrethrrotullimi i luleve”. Mësohet se viktima është shtetasi Emiljano Ramazani, 39 vjeç. Sipas policisë, autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të...

Për shkak të pandemisë turizmi në Elbasan ka marrë një goditje të rëndë dhe asnjëherë më parë qyteti i Elbasanit në këtë periudhë nuk ka qenë kaq bosh sa tani. Të vetmit që vizitojnë pikat historiko-kulturore janë qytetarët elbasanas apo nga zona të tjera të Shqipërisë. Kriza e frekuentuesve të...

Rrugicat e brendshme të kalasë së Elbasanit janë nga atraksionet kryesore turistike të këtij qyteti, janë ndalesa dhe vizita e parë e çdo turisti që ka kuriozitet të njihet me qytetin dhe historinë e tij. Por, fatkeqësisht një pjesë e këtyre rrugicave duket se janë lënë pas dore. Papastërtitë të...

Tufa me qen shëtisin të lirë mes qytetarëve, të moshuarëve dhe fëmijëve që dalin për xhiron e darkës në bulevardin kryesor të Elbasanit në mbrëmje. Nuk janë të rralla rastet kur qentë egërsohen sa me njëri-tjetrin, aq edhe me njerëzit dhe fëmijët. Dhe rastet nuk kanë munguar kur qentë e...

Rritja e rasteve thuajse në të gjitha qytetet e vendit nuk po shoqërohet me ndërgjegjësim të njerëzve. Këto të fundit vazhdojnë të tregohen indiferentë ndaj masave mbrojtëse, madje nuk mungojnë as rastet kur me vetëdije të plotë shprehen se nuk janë dakord të mbajnë masa mbrojtëse, pasi nuk kanë parë...

Mungesa e një strategjie apo programi konkret për bujqësinë bën që bujqit e vegjël dhe ata të mesëm të priren për të mbjellë kultura bujqësore të cilat nuk garantojnë vazhdimësi të investimit. Shembulli për këtë situatë janë banorë të zonës së Sotirës, në Gramsh. Një vit më parë, këta banorë...

Katër muaj që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, qytetarët jo vetëm që nuk janë të ndërgjegjësuar për marrjen e masave mbrojtëse, por, edhe aty ku vendosin maskat e bëjnë thjesht se jua kërkojnë. Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, qyteti i Elbasanit është renditur i...

Kushdo që e shikon nëpërmjet pamjeve do të shprehte dëshirën për ta vizituar këtë mrekulli të natyrës, që quhet ujëvara e Sotirës, në bashkinë e Gramshit. Natyra këtu ka qenë më shumë se bujare, me ujin, gjelbërimin dhe gjithçka tjetër që ajo ka pasur në dorë. Por, pjesa që u...

Qyteti i Peqinit mund të jetë nga qytet e vetme jo vetëm në qarkun e Elbasanit, por në të gjithë Shqipërinë që nuk ka përfituar nga rilindja urbane. Që nga viti 2013 e deri më tani, në këtë qytet nuk është bërë asnjë investim sa i takon infrastrukturës, apo fasadës...

Thuajse në të gjitha qytetet e vendit ka rinisur transporti publik ndërqytetas pas më shumë se tre muaj bllokimi për shkak të pandemisë Covid-19. Udhëtarët kanë qenë të detyruar të mbajnë maskat dhe distancën për të hipur në autobusë. Edhe pse operatorët e transportit publik nuk kanë rritur çmimin e...

Pas Tiranës dhe Korçës, Elbasani do të jetë bashkia e tretë që do të aplikojë parkimin publik me pagesë. Në mbledhjen e fundit, Këshilli Bashkiak ka vendosur që të aplikojë tarifën e parkimit, e cila, për hir të së vërtetës, është miratuar vite më parë, por kurrë nuk ishte zbatuar....

Shtimi i rasteve të infektimit me koronavirus thuajse në të gjithë vendin ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit. Në të gjitha qarqet e vendit, drejtoritë e policive kanë ngritur grupe shërbimi të posaçme, në monitorim të masave dhe protokolleve të miratuara kundër përhapjes së virusit. Baret, restorantet, njësitë e...

Belshit turistik pritet t’i shtohet një tjetër atraksion. Bëhet fjalë për një zbulim arkeologjik në njësinë administrative të Rrasës, ku në tokën e një prej banorëve të kësaj zone janë gjetur rrënojat e një banje të lashtë romake. Zbulimi fillimisht është bërë nga vetë pronari i tokës, i cili më...

Mbetje inertesh, kartona, apo dhe mbetje të pastrimit të kopshteve nga barërat i gjen rëndom të hedhura pranë kazaneve të mbeturinave urbane në qytetin e Elbasanit. Pamje të tilla janë thuajse të përditshme pranë institucioneve shtetërore dhe vendeve të autorizuara nga bashkia për të ushtruar shitjen e produkteve ushqimore. Kjo...

Me dhjetëra banorë të fshatit Labinot Fushë në Elbasan kanë organizuar një protestë mëngjesin e së shtunës, pasi pretendojnë se po u merret toka nga biznesmeni Gjergj Luca. Sipas banorëve, Luca, pronar i një biznesi të prodhimit dhe përpunimit të peshkut, po u merr tokat. Po ashtu, banorët shprehen se...

E vlerësuar si monument kulture e kategorisë së parë, Kisha e “Shën Kollit” në Shelcan të rrethit të Elbasanit, po shkon drejt degradimit të plotë. Një ndër kishat më të rralla në vend sa i takon ikonografisë së Onufrit, Kostandin Shpatarakut dhe Shën Nikollës, pasi i ka rezistuar shekujve, tani...

Këtë 1 qershor edhe Bashkia e Elbasanit ka rihapur kopshtet dhe çerdhet, pas izolimit disa javorë nga pandemia e COVID-19. Edhe pse stafet e kopshteve dhe çerdheve kanë marrë çdo masë të parashikuar në protokollet e miratuara nga ministria e Shëndetësisë, si distancimi mes fëmijëve, dezinfektimi i ambienteve etj, ajo...

Dhjetëra ton qershi që prodhohen në zonën e Godoleshit në Elbasan, vazhdojnë të transportohen ende me mënyra primitive. Mungesa e rrugës, por edhe e tregut, ka vështirësuar se tepërmi punën e banorëve të kësaj zone. Zona e Godoleshit njihet ne rrethin e Elbasanit për prodhimin e disa varieteteve të qershive....

Aksi rrugor nga Elbasani drejt zonës industriale të Metalurgjikut, pjesë edhe e aksit nacional rrugor që lidh juglindjen e vendit me Tiranën dhe portin e Durrësit, është një ndër pikat e zeza sa i takon numrit të aksidenteve. Kësaj problematike në këtë aks tani i janë shtuar edhe gropat në...

Ka gjithçka qe mund të përkëdhelë dhe shplodhë syrin e një vizitori, pishat, liqenet, gjelbërimin, ajrin e pastër madje edhe tunelin. Shumë e krahasojnë edhe me një Zvicër të vogël pranë Elbasanit. Por që të arrish në këtë bukuri natyrore nuk është aq e lehtë. Pamja është fantastike. Pishat, liqeni,...

Rifillimi i shërbimeve nga zyrat e Gjendjes Civile është shoqëruar me një fluks qytetarësh, të cilët kanë shpejtuar të realizojnë shërbimet që u kanë munguar gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë së COVID-19.   Në zyrat e Gjendjes Civile në Elbasan, qytetarët kanë kërkuar më së shumti shërbimin...

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë në Prrenjas pasi ka rënë në një gropë me ujë. Burime të A2 bëjnë me dije se gropa në të cilën ra 13-vjeçari ka thellësi rreth 2 metër. “Më datë 23.05.2020, në fshatin Katjel, Prrenjas shtetasi E.D., 13 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në...

Me përfshirjen në hartën e zonave të gjelbra nga COVID-19, mbi 90% e aktiviteteve tregtare në Bashkinë e Elbasanit janë të hapura. Prej 11 majit u hap edhe tregu i vetëm industrial që ka qyteti i Elbasanit. Por, ajo që bie në sy në këto ditë të para pas rihapjes,...

Pandemia e koronavirusit edhe pse nuk është ndjerë në zonat rurale, ka dhënë efekte të rënda ekonomike. Fermerët që me prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale siguronin jetesën e familjeve të tyre, janë në vështirësi të mëdha ekonomike, për faktin se janë në pamundësi për të shitur produktet e tyre....

Pas dy muajsh në izolim të plotë dhe të pjesshëm, qyteti i Elbasanit është shpallur zonë e gjelbër dhe tashmë qytetarët nuk kanë nevojë për autorizime për të dalë në rrugë.   Mbrëmja e së hënës ishte e para pas dy muajve ku bulevardi dhe parqet e qytetit janë rigjallëruar...

Kryeqendra e Dumresë, Belshi turistik i 84 liqeneve, ka përjetuar në këto dy muaj të pandemisë, periudhën më të vështirë në historinë e tij. Si rrallë ndonjëherë, në Belsh janë parë vetëm banorët vendas, të cilët nuk ishin mësuar të përshëndesnin në rruge vetëm njëri-tjetrin.

Kryeqendra e Dumresë, Belshi turistik i 84 liqeneve, ka përjetuar në këto dy muaj të pandemisë, periudhën më të vështirë në historinë e tij. Si rrallë ndonjëherë, në Belsh janë parë vetëm banorët vendas, të cilët nuk ishin mësuar të përshëndesnin në rrugë vetëm njëri-tjetrin. Veçanërisht në pranverë, Belshi tejmbushej...

Dhjetëra hotele dhe qindra të punësuar në zonën e ujërave natyrale termale në llixhat e Elbasanit, po vuajnë pasojat e pandemisë botërore të Covid-19. Pikërisht në periudhën kur këto hotele kanë më shumë kërkesa, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia, ishte edhe piku i pandemisë dhe për rrjedhojë edhe i bllokimit...

Rihapja e bizneseve të shitjes me pakicë ka sjellë sërish dyndje të njerëzve në qytetet kryesore të vendit. Por, më e theksuar kjo dyndje është vërejtur sërish në qytetin e Shkodrës.

Rihapja e bizneseve të shitjes me pakicë ka sjellë sërish dyndje të njerëzve në qytetet kryesore të vendit. Por, më e theksuar kjo dyndje është vërejtur sërish në qytetin e Shkodrës. Qindra qytetarë shkodranë kanë dalë për të bërë pazare pa u kujdesur fare për ruajtjen e distancës mes tyre....

Periudha e pandemisë dhe izolimit për shkak të COVID-19 ka pasur ndryshim të përditshmërisë dhe tek të sëmuret e shëndetit mendor në spitalin psikiatrik të Elbasanit. Ndonëse të izoluar brenda kabineteve të spitalit, virusi ka detyruar edhe këtë shtresë që të ndryshojë mënyrën e të jetuarit, të kuruarit dhe takimet...