Eldi Stafa

Roman Abramovich është një nga figurat kryesore në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë, që po përpiqen të gjejnë një marrëveshje për të arritur paqen. I sanksionuar si nga Mbretëria e Bashkuar, ashtu edhe nga Bashkimi Evropian, për shkak të afërsisë së tij me Vladimir Putin, manjati po mundohet të luajë...

Për Bill Gates mund të thuhen shumë gjëra. Vetëm për teorinë konspirative se kërkon të na kontrollojë duke përfituar nga pandemia Covid-19 mund të diskutohet për orë të tëra, pa përmendur këtu themelimin e Microsoft apo veprat e tij filantropike. Por, ajo që shumë pak e dinë ka të bëjë...

Një grup kërkuesish shkencorë nga SHBA, Meksika, Spanja dhe Italia, që punojnë për Institutin e Teknologjisë së Masaçusetsit, janë bashkuar për të zhvilluar një metodë të re për të kuptuar nëse një person është apo jo i prekur nga koronavirusi vetëm nga tingulli i kollës së tij. Shkencëtarët po grumbullojnë...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vendosur maskë për herë të parë që nga nisja e pandemisë së koronavirusit. Trump po vizitonte spitalin ushtarak Walter Reed në Uashington kur u pa me maskë dhe tha për mediat se kurrë nuk ka qenë kundër tyre. “Nuk kam...

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Hjustonit në SHBA ka dizenjuar një filtër ajri që është i aftë të “vrasë në moment” koronavirusin. Studimi, i publikuar në revistën “Materials Today Physics”, thotë se filtri arrin të eliminojë 99,8% të patogjenit që shkakton Covid-19. Kërkuesit shkencorë amerikanë theksojnë se prodhimi komercial mund...

Pak nga pak, vendet që kanë mundur të ulin kurbën e infektimit nga koronavirusi po i kthehen një normaliteti të ri, ku duhen respektuar disa masa sigurie si përdorimi i maskës, distancimi social dhe larja e shpeshtë e duarve. Por, kthimi në aktivitetin normal vendos në rrezik të gjithë sakrificën...

A është më e butë sjellja e koronavirusit sot? Matteo Bassetti, shefi i sëmundjeve infektive në spitalin San Martino të Gjenovës, mendon se po. “Përshtypja që kam unë është se virusi po zbutet”, tha mjeku italian në deklarata për “Sunday Telegraph”. “Në mars dhe fillim të prillit, gjithçka ishte ndryshe....

Shtypi sportiv katalanas është treguar shumë polemik ditën e sotme, pas fitores së Real Madrid në transfertën ndaj Real Sociedad (1-2), mbrëmjen e djeshme. “Mundo Deportivo” ka zgjedhur të përdorë ironinë në titullin kryesor: “Made in Madrid”, ndërsa “Sport” ka titull kryesor “Kryesues të VAR-it”. Sipas këtyre gazetave, faulli mbi Viniciusin...

Eugena Tomini, Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, deklaroi në studion e “Dita jonë” në A2 se është shtuar numri i personave të shtruar në spital me Covid-19. “Kemi 10 raste në terapi intensive, që është një numër i lartë. Gjithsej, kemi 78 të shtruar, që përkon...

Doktor Pëllumb Pipero, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, deklaroi çerdhet nuk duhen mbyllur për faktin se aty del një rast pozitiv me Covid-19. Duke iu referuar lajmit se çerdhja nr.16 në ish-Bllok është mbyllur pasi një edukatore ka rezultuar me koronavirus, Pipero tha: “Fëmijët janë pak ose...

Real Madrid do të presë sot Eibarin, por jo në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Për herë të parë në historinë e tij të shkurtër, stadiumi “Alfredo Di Stefano”, që ndodhet në kompleksin sportiv të klubit madrilen, do të mirëpresë një ndeshje të kategorisë së parë të kampionatit spanjoll. Aktualisht, në Bernabeu...

Presidenti i Burundit, Pierre Nkurunziza, ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. Kështu thonë mjekët e spitalit ku kreu i shtetit afrikan ishte i shtruar. Por, qeveria ka njoftuar se presidenti vdiq për shkak të një ataku në zemër. Një burim nga spitali ku vdiq Nkurunziza tha për AFP se...

Në Venecia po protestohet kundër turizmit. Ditën e djeshme, mijëra qytetarë dolën në protestë kundër turizmit masiv dhe kroçerave të mëdha. Anëtarë të grupit Comitato No Grandi Navi (Komiteti kundër anijeve të mëdha) u mblodhën pikërisht në ditën kur Venecia hapi dyert për turistët pas krizës së koronavirusit. Demonstruesit krijuan...

Michael Flor, një 70-vjeçar amerikan, arriti të mposhtë koronavirusin pas dy muajsh në spital. Në mediat amerikane u mësua se infermieret e quanin “djali i mrekullisë”, por sot historia ka ndryshuar dhe ai mund të quhet edhe “djali i 1 milion dollarëve”. Pas 62 ditësh i shtruar në Swedish Medical...

Shefja e Policisë së Atlantës, Erika Shields, ka dhënë dorëheqjen pasi një afro-amerikan u vra me armë zjarri nga një efektiv policie ditën e premte. Shields ishte në këtë detyrë që nga dhjetori i vitit 2016 dhe kishte punuar në Departamentin e Policisë së Atlantës që prej 20 vitesh. Ajo...

Bota e krimit është e mbushur me personazhe mizore, por Griselda Blanco nuk e teproi aspak kur tha se ajo ishte “më e keqja e të këqinjve”. Ajo ishte vetëm 11 vjeç kur kreu vrasjen e parë, që ishte një fëmijë tjetër, dhe që nga ajo ditë vijoi me bëmat...

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, tregoi në “Dita jonë” në A2 tri elementet që kanë çuar në rritjen e numrit të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë. “E para, kur lirohen masat, sa më të forta dhe më të gjata të jenë këto masa, aq më i madh është...

Derbi numër 200 i Beogradit mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës u luajt me tifozë, pavarësisht pandemisë Covid-19. Mbi 25 000 tifozë në stadium sollën atmosferën e përhershme, me flakadanët që ndërprenë ndeshjen në minutën e 32-të. Në Serbi, eventet sportive me tifozë u lejuan duke nisur nga 1 qershori, por...

Korab Lita, deputet i opozitës parlamentare, deklaroi në studion e “Ditari” në A2 se marrëveshja për Reformën Zgjedhore nuk mund të bëhet institucionale në momentin që është realizuar jashtë institucioneve. “Kryeministri e ka bërë këtë marrëveshje jashtë institucioneve, prandaj nuk bëhet dot institucionale në këtë formë që është. Ne jemi...

Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare, tregoi në studion e “Dita jonë” se ku po gabojnë njerëzit në sjelljen e tyre, sjellje që po çon në rritjen e numrit të rasteve të reja me Covid-19. “E para, ka shumë gjithologë në rrjetet sociale që thonë se virusi është gënjeshtër, se...

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi në studion e “Ditari” në A2 se lajmi për Eurobondin është një lajm i keq për vendin. “Nuk besoj se ka vend në botë që gëzohet se po rrit borxhin. Nëse do të kishim plan konkret për përdorimin e këtij borxhi, një plan...

Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, kritikoi vendimin e qeverisë për të mbajtur 6,5 mesataren e pranimit në universitet, duke e cilësuar si “jorealiste”. Në studion e “Ditari” në A2, Tafaj e shpjegoi kështu kritikën e tij: “Ky vit shkollor pati dy goditje të forta: tërmetin dhe pandeminë. Pavarësisht mësimit “online”...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një lidhje direkte me studion e “Dita jonë” në A2 u shpreh se tryeza e Këshillit Politik nuk prodhoi as Reformë Zgjedhore dhe as marrëveshje, por thjesht “një dakordësi për një ndërhyrje në një pjesë të vogël të Kodit Zgjedhor”. “Nuk ishte reformë,...

Eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi deklaroi në studion e “Dita jonë” në A2 se policia e sotme, sipas tij, është më e dhunshmja që nga viti 1991. “Policia që kemi sot është më e dhunshmja pas vitit 1991. Është panevojshmërisht e dhunshme. Unë kam punuar edhe në kohën e qeverive...

Edmond Stojku, përfaqësues i grupit Demokraci dhe Drejtësi në opozitën parlamentare, deklaroi në “Dita jonë” në A2 se marrëveshja për Reformën Zgjedhore, e arritur disa ditë më parë, ishte thjesht “pazari i radhës”. “Reforma Zgjedhore nuk është arritur, është thjesht një pazar i radhës. Në takimin që patëm me Yuri...

Analisti i A2, Afrim Krasniqi, komentoi në studion e “Ditari” arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, duke e cilësuar atë si “një marrëveshje për të mos pasur Reformë Zgjedhore”. “Të gjithë prisnim marrëveshje që të kishte Reformë Zgjedhore, kjo ishte marrëveshje për të mos pasur Reformë Zgjedhore, por që palët...

Basketbolli amerikan ka vendosur datën 31 korrik për të rinisur kampionatin e NBA. Drejtuesit kanë propozuar që të gjitha ndeshjet të zhvillohen në resortin Disney World, në Orlando. Ky propozim është pranuar nga të 30 pronarët e ekipeve të NBA. Në vend të 30 skuadrave, do të luhet me një...

Pasi kaloi 32 ditë në koma të induktuar për shkak të koronavirusit, një fëmijë 5-muajsh nga Brazili u shërua dhe tashmë ndodhet në shtëpinë e tij. Disa muaj pasi lindi, Domi u diagnostikua me Covid-19 në një spital të Rio de Zhaneiros. Babai i tij tha për CNN se Domi...

Microsoft do të zëvendësojë dhjetëra gazetarë të faqes së tij MSN me sisteme automatike që do të përzgjedhin lajmet. Aktualisht, përzgjedhja e lajmeve nga agjencitë mediatike dhe vendosja e titujve e fotove në faqen e MSN bëhet nga gazetarë. Por, sipas “Seattle Times”, kjo gjë do të bëhet nga inteligjenca...

Një polic në Atlanta të SHBA-së habiti protestuesit që kanë dalë nëpër rrugë pas vdekjes së George Floyd, duke u thënë se kanë të drejtë që janë të inatosur. Në shumë shtete amerikane ka pasur trazira ditët e fundit, pasi një polic në Mineapolis i qëndroi me gjurin në qafë...

Pasi ka shtyrë 7 gara (Tajlandë, SHBA, Argjentinë, Spanjë, Francë, Itali dhe Katalunja) dhe ka anuluar 4 (Katar, Gjermani, Holandë dhe Finlandë), MotoGP vendosi sot anulimin e dy Çmimeve të Mëdha të tjera. Bëhet fjalë për garën e Britanisë së Madhe dhe atë të Australisë, që nuk do të jenë...

Ilirjan Celibashi, ish-kreu i KQZ-së, deklaroi në “Ditari” në A2 se palët janë në rrugë të mirë për të përfunduar Reformën Zgjedhore brenda afatit të caktuar, por e shikon të vështirë që të ndryshohet sistemi zgjedhor. “Është histori e përsëritur kjo, kur shumë afër zgjedhjeve të radhës, ne akoma diskutojmë...

Max Verstappen duhet të presë vitin 2021 për të zhvilluar një garë përpara tifozëve të tij. Organizatorët e Çmimit të Madh të Holandës kanë njoftuar se pista e Zandvoort nuk do të zhvillojë garën që ishte programuar për Botërorin e këtij viti të Formula 1, për shkak të pamundësisë për...

Koreja e Jugut do të rikthejë masat shtrënguese nga nesër, pas raportimeve për një rritje të rasteve ditore me koronavirus. Muzeumet, parqet dhe galeritë e arteve në Seul do të mbyllin dyert nga e premtja, ndërsa kompanive do t’u kërkohet që të kufizojnë oraret për punonjësit. Lajmin e bëri me...

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një lidhje direkte me “Dita jonë” në A2, deklaroi se rritja e rasteve me koronavirus në vendin tonë gjatë ditëve të fundit e ka një shpjegim. “Në Shqipëri nuk kemi pasur kurrë kurbë, por një plan të rrafshët. Luhatja e shifrave ditët e fundit erdhi si...

Deputeti i pavarur Ralf Gjoni, në studion e “Dita jonë” në A2, deklaroi se arsyeja e vërtetë pse u përjashtua për 10 ditë nga Parlamenti është se donte t’i drejtonte disa pyetje Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe të merrte “përgjigje transparente” në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar....

Tritan Shehu, ish-ministër Shëndetësie, deklaroi në “Ditari” në A2 se kurba anormale në Shqipëri tregon se diçka nuk po funksionon në menaxhimin e pandemisë së Covid-19. “E kam ngritur disa herë shqetësimin për kurbën anormale në Shqipëri. Është një kurbë pa trend, që tregon se diçka nuk funksionon dhe nuk...

Danimarka do të hapë kufijtë për të gjithë ata që koronavirusi i ka ndarë nga partneri, por që t’i lejohet hyrja në këtë vend, duhet të vërtetojnë lidhjen me foto. Ky lëshim do të bëhet nga e hëna për të gjithë personat që jetojnë në Gjermani, Finlandë, Islandë, Norvegji dhe...

Lautaro Martinez është një hap larg Barcelonës dhe Interi mendohet se do të arkëtojë plot 85 milionë euro për sulmuesin argjentinas. Mauro Icardi do të kalojë në pronësi të PSG për 60 milionë euro plus 5 milionë euro bonus. Ndërsa Bayern Munchen do të blejë Perisic për 10 milionë euro. Me...

Regjisori Kastriot Çipi, në një intervistë për “Ditari” në A2, deklaroi se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit aktualisht ka përpara një betejë të madhe, atë për demokraci. “Kemi një betejë të madhe: betejën për demokraci. Bindja ime absolute ka qenë se Teatri nuk shpëtonte pa rrëzuar diktaturën, as rindërtimi i...

Vitin e kaluar, Samsung Galaxy Note 10 Plus tërhoqi vëmendjen me dizajnin fantastik. Duke shikuar fotot më të reja jozyrtare që qarkullojnë në internet, edhe pasardhësi i tij do të jetë i jashtëzakonshëm. Sipas “Pigtou”, ndryshimi më i madh është se Samsung Galaxy Note 20 Plus do të ketë një...

Rudina Hajdari, përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, njoftoi në “Dita jonë” në A2 se sot ajo do të prezantojë në tryezë një ligj për referendumin. “Kemi shumë çështje për t’u diskutuar sot, si depolitizimi i administratës zgjedhore, Kolegji Zgjedhor, financimi i partive dhe financimi i fushatave. Po ashtu,...

Alarm te Milani. Zlatan Ibrahimovic është dëmtuar dhe rrezikon që të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për një kohë të gjatë. Mendohet se bëhet fjalë për një tërheqje në pulpë, por te kuqezinjtë i frikësohen edhe një dëmtimi në tendinën e Akilit. Nëse dëmtimi është kufizuar vetëm në pulpë, sulmuesit...

Mjeku imunolog, Dr. Genc Sulçebe, deklaroi në studion e “Ditari” në A2 se rreth 90% e popullatës së vendit tonë nuk është prekur nga Covid-19. “Perspektiva duket e mirë, pasi edhe muajt e verës i bëjnë kushtet e disfavorshme për përhapjen e virusit. Jemi në situatë optimiste, por gjithmonë duhet...

Një përdhunues serial në Greqi, i cili njihet si “Bisha e Kavosit”, ka thyer shtyllën kurrizore pasi është hedhur nga një shkëmb 30 metra i lartë, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë në Korfuz. 47-vjeçari Dimitris Aspiotis po kërkohej nga policia për përdhunimin e një shqiptareje 34-vjeçare, të cilën e...

Mike Tyson e ka lënë boksin në vitin 2005, por javët e fundit është folur shumë një rikthim i tij në ring për t’u ndeshur me Evander Holyfield. Në një bisedë me reperin Lil Wayne, 53-vjeçari zbuloi se kontrata për ndeshjen që do të zhvillohet për qëllime bamirësie do të...

Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, shpjegoi në “Dita jonë” në A2 pse Teatri Kombëtar u shemb në një ditë të dielë, në orën 04:30 të mëngjesit. “Nuk mund të ishte situatë normale përsa kohë që një grup njerëzish e kishin uzurpuar ndërtesën prej 2 vitesh e...

Pacientët me koronavirus nuk mund të infektojnë persona të tjerë pas 11 ditësh me prani Covid-19 në organizmin e tyre, pavarësisht se mund të rezultojnë ende pozitivë në testime. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim nga kërkuesit shkencorë në Singapor. Një person i infektuar, sipas tyre,...

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ishte në mes të një interviste kur një tërmet me magnitudë 5.9 goditi Uellingtonin. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës, kur kreu i qeverisë së Zelandës së Re po jepte intervistë “live” për “Channel Three” nga godina qeveritare. “Po bie tërmet këtu… goxha...

Fëmijët e gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi, kanë falur publikisht vrasësit e babait të tyre, duke i shpëtuar kështu 5 agjentët qeveritarë nga dënimi me vdekje. Salah Khashoggi, djali i madh i kritikut të ndjerë të qeverisë së Arabisë Saudite, e njoftoi faljen në Twitter, ditën e premte: “Ne...

Një nga qendrat më të mira të historisë së basketbollit amerikan, Patrick Ewing, ka njoftuar se është infektuar nga koronavirusi i ri. Ish-lojtari i New York Knicks, aktualisht trajner i Universitetit të Georgetown, ndodhet i shtruar në spital. “Dua të ndaj me ju lajmin se kam rezultuar pozitiv me koronavirus....

Eksperti i ekonomisë, Dritan Shano, deklaroi në “Ditari” në A2 se deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim mbi Reformën në Drejtësi i drejtohen mazhorancës më shumë sesa opozitës. Ai e arsyeton këtë me faktin se “forcat që kanë peshë të madhe për avancimin e Reformës në Drejtësi janë në krahun...

Afrim Krasniqi, analist i A2, deklaroi në “Ditari” se deklarata e ambasadores amerikane Yuri Kim mbi një “marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi” ishte e pritshme, pasi, sipas tij, “muajt e fundit Reforma në Drejtësi e kishte humbur prioritetin kryesor”. “Është e qartë që kemi pasur një...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të dhurojë pagën e tij të 3 muajve për Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore “për të zhvilluar terapi të reja për trajtimin dhe parandalimin e Covid-19”. Sekratarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Kayleigh McEnany, e dha njoftimin ditën...

“The Last Dance”, dokumentari që tregon karrierën e atij që konsiderohet basketbollisti më i mirë i historisë, Michael Jordan, ka bërë të flitet shumë. Disa nga ish-shokët e ekipit të tij te Chicago Bulls e kanë akuzuar për gënjeshtar numrin 23, si në rastin e Horace Grant, por jashtë të...

Jerry Sloan, trajneri legjendar i ekipit amerikan të basketbollit Utah Jazz, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, pasi vuante nga Parkinsoni dhe skleroza. I tërhequr nga profesioni në vitin 2011, pas më shumë se dy dekadave në shërbim të Utah Jazz, Sloan është një nga trajnerët më të mirë të...

I ftuar në “Ditari” në A2, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u pyet nëse është në plan një operacion për rikthimin e fëmijëve shqiptarë që kanë ngelur në kampet siriane. “Unë shkova në Siri për khimin e Alvin Berishës edhe për të krijuar kanalet për të kthyer të gjithë ata...

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një intervistë për “Ditari” në A2, preku disa tema që kanë lidhje me Policinë e Shtetit, duke nisur nga ideja për legalizimin e kanabisit mjekësor. “Kanabisi për qëllime mjekësore nuk do të kultivohet në male, por në plantacione super të kontrolluara, pranë qendrave urbane....

Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm, deklaroi në “Ditari” në A2 se policia nuk ka ushtruar dhunë gjatë protestës së 17 majit. “Policia ka shoqëruar me forcë, nuk ka patur dhunë. Duhet të dimë diçka, shteti ka ligje dhe kundërshtimi i punonjësit të policisë përbën vepër penale. Edhe kundërshtimi i organizuar...

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ftuar në “Ditari” në A2, shpjegoi pse efektivët e policisë nuk kishin shenja individuale identifikimi gjatë protestës që u zhvillua pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. “Policia e vendeve më të zhvilluara perëndimore nuk ka shenja individuale identifikimi kur përballet me turma, për...