Ergi Picaku

Nisma “Po për Shqipërinë”, një organizatë partnere e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, risjell edhe një herë për diskutim mungesën e një ligji specifik për referendumet.

Nisma “Po për Shqipërinë”, një organizatë partnere e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, risjell edhe një herë për diskutim mungesën e një ligji specifik për referendumet. Përpjekja është konkretizuar në projektligj, i cili është depozituar në Kuvend me firmën e deputetit Dashimir Shehi. Në një intervistë për A2 CNN, kryetari i...

Me zgjedhjen e drejtuesve te rinj, Partia Demokratike përmbylli atë që u cilësua si proces të rithemelimit të saj, por analistët Aristir Lumezi dhe Erlis Cela shohin anën tjetër të medaljes, atë të ndarjes përfundimtare të saj.

Flamur Noka do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Me përfundimin e procesit të numërimit që zgjati disa orë në selinë blu, Noka rezultoi fitues me një diferencë të thellë votash përballë Arben Ristanit. Gara për nënkryetarët ishte e ngushtë. Fitues u shpallën Oerd Bylykbashi dhe Luciano Boçi,...

Flamuri Kombëtar ishte ulur në gjysmështizë këtë të enjte, ditë zie për të gjithë vendin në nder të ish-presidentit Bujar Nishani. Krerët më të lartë të shtetit dhe politikës, përfaqësues të trupës diplomatike dhe personalitete të larta shtetërore të rajonit, nderuan për herë të fundit atë që e cilësuan si...

Trupi i pajetë i ish-presidentit Bujar Nishani mbërriti mëngjesin e së mërkurës në institucionin që drejtoi për 5 vite.

Trupi i pajetë i ish-presidentit Bujar Nishani mbërriti mëngjesin e së mërkurës në institucionin që drejtoi për 5 vite. Dita e parë e ceremonialit ishte e rezervuar për homazhet e të afërmve dhe miqve të tij, ndaj dhe me kërkesë të familjes u zhvilluan pa praninë e mediave. Ceremonia zyrtare është...

Raporti vjetor i KQZ-së u shfrytëzua nga depuetët e Komisionit të Ligjeve për kapital politik.

Raporti vjetor i KQZ-së u shfrytëzua nga depuetët e Komisionit të Ligjeve për kapital politik. Opozita akuzoi për parregullsi në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa mazhoranca thumboi demokratët me situatën brenda selisë së tyre.  Enkelejd Alibeaj u shpreh: “Ligji nuk funksionoi. Nuk funksionoi sepse nuk ishte cilësor apo sepse vullneti...

Qendra shqiptare për qeverisje të mirë publikoi të dhënat e një cikli sondazhesh të kryetares nga viti 2017 deri në 2021, duke evidentuar disa prej shqetësimeve kryesore të ngritura nga qytetarët shqiptarë. Drejtuesi i kësaj qendre, Arben Çejku, mes problematikave kryesore renditi korrupsionin, besimin e ulët te reforma në drejtësi...

Pronat e Ushtrisë përplasën demokratin Ferdinand Xhaferaj me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi. Interpelanca e thirrur nga deputeti i PD-së, si shqetësim kryesor kishte dhënien me qira të bazave ushtarake për projekte turistike. Xhaferaj akuzoi ministrin se rreth 67% të sipërfaqes së bazave është nxjerrë nga plani i përhapjes së...

Ideja për krijimin e një zone të veçantë zgjedhore për emigrantët që votojnë jashtë vendit nuk gjeti mbështetjen e shoqatës Diaspora për Shqipërinë e Lirë, që e cilëson këtë si një qasje që krijon edhe ndasi mes shqiptarëve.

Ideja për krijimin e një zone të veçantë zgjedhore për emigrantët që votojnë jashtë vendit nuk gjeti mbështetjen e shoqatës Diaspora për Shqipërinë e Lirë, që e cilëson këtë si një qasje që krijon edhe ndasi mes shqiptarëve. Në një intervistë për A2 CNN, Bledar Milaqi nënvizoi se një zonë...

Pastrimi i parave që vijnë nga burimeve të paligjshme është një fenomen shqetësues për prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela. Në mbledhjen e Këshillit të Integrimit, Çela theksoi se nuk është bërë aq sa duhet në luftën kundër këtij fenomeni edhe pse pranon që ka një përmirësim në krahasim me një...

Largimi i liderit historik pas humbjes së zgjedhjeve 9 vite më parë për Sali Berishën rezultoi të mos ishte përfundimtar. “Nuk do të dëgjoni nga unë kurrë një fjalim lamtumire sepse nuk do ta shkruaja dot kurrë”, deklaronte ai në fjalimin e largimit. Ish-kryeministri vijoi të ishte në grupin parlamentar...

Raundi i dytë përzgjedhjen e Presidentit të Republikës po shkon drejt dështimit, pasi komisioni i ligjeve nuk kishte asnjë kandidaturë për të vlerësuar. Marrëveshja e arritur mes Taulant Ballës dhe Enkelejd Alibeajt që opozita të propozonte një emër u prish të premten, gjë që paralajmëroi edhe dështimin e këtij raundi....

Arben Kraja ishte në Komisionin e Ligjeve përballë deputetëve që e pyetën jo vetëm për rezultatet e hetimeve mbi dosjet e mëdha, por edhe presionin politik.

Arben Kraja ishte në Komisionin e Ligjeve përballë deputetëve që e pyetën jo vetëm për rezultatet e hetimeve mbi dosjet e mëdha, por edhe presionin politik. Deputetët e opozitës iu referuan deklaratave të kryeministrit në Asamblenë e Partisë Socialiste, nga ku Rama kërkoi hetim ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës.Tentativat...

Paraditen e sotme, Enkelejd Alibeaj takoi shkurtimisht aleatët e partisë demokratike në përpjekje për të gjetur dakordësi mes opozitës mbi kandidaturat për president që do t’i propozohen mazhorancës. Mungesa e Fatmir Mediut në takim u duk se paralajmëroi që biseda do të mbyllej shpejt dhe pa produkt.

Thirrjet e socialisteve ndaj SPAK për të hetuar dosje të së shkuarës kur në qeverisje ishin demokratët, u bënë pjesë e mbledhjes së Këshillit të integrimit që në fokus kishte pikërisht ecurinë në luftën ndaj korrupsionit dhe zbatimin e rekomandimeve nga Komisioni Europian. Përveç 21 Janarit dhe Gërdecit, Taulant Balla...

Pavarësisht negociatave për të arritur në një emër konsensual për zgjedhjen e Presidentit të ri, në tryezën e Komisionit të Ligjeve nuk kishte asnjë kandidaturë për të vlerësuar.

Pavarësisht negociatave për të arritur në një emër konsensual për zgjedhjen e Presidentit të ri, në tryezën e Komisionit të Ligjeve nuk kishte asnjë kandidaturë për të vlerësuar. Përgjegjësinë për dështimin e këtij raundi, Enkelejd Alibeaj ia faturoi socialistëve: “Ky dështim është mbi supet tuaja”. Ndërsa Klotilda Bushka, kryetare e...

Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për hetimin e investimeve strategjike. Ky vendim i Kuvendit nuk u mirëprit nga ana e opozitës, e cila e pa si frikë të mazhorancës për të bërë transparencë. “Sot konferenca e kryetarëve votoi kundër kërkesës...

Dashnor Sula ishte një nga deputetët e Partisë Demokratike që nuk mori pjesë në Kuvendin e 30 prillit, pasi e cilëson si të nxituar, ndërsa për A2 CNN tregon se nuk e bindi as procesi i zgjedhjes së strukturave në bazë.

Dashnor Sula ishte një nga deputetët e Partisë Demokratike që nuk mori pjesë në Kuvendin e 30 prillit, pasi e cilëson si të nxituar, ndërsa për A2 CNN tregon se nuk e bindi as procesi i zgjedhjes së strukturave në bazë.  “Po u them që është i njëjti proces që...

Jozefina Topali nuk e priste se rikthimi i saj në Partinë Demokratike do të pritej me ovacionet e delegatëve të Kuvendit që e bënë të përlotej. Me zërin që herë pas here dridhej iu dha përgjigje atyre që e akuzojnë për arrogancë, ndërsa shpjegoi se rënia e PD nisi ditën...

Sali Berisha ka bindjen se rikthimet janë të suksesshme, por vetëm pak metra larg foltores u përball me një tjetër shembull se rruga nuk është pa pengesa. Liderit historik të demokratëve i mjaftoi një fjali për të ngritur në këmbë delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD.

Sali Berisha ka bindjen se rikthimet janë të suksesshme, por vetëm pak metra larg foltores u përball me një tjetër shembull se rruga nuk është pa pengesa. Liderit historik të demokratëve i mjaftoi një fjali për të ngritur në këmbë delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD.  Berisha riktheu edhe një...

Diskutimet e projektligjit për dhënien në administrim të disa zonave të parkut kombëtar të Butrintit një kompanie private, për pak sa nuk përfunduan në përplasje fizike mes deputetes së PD, Ina Zhupa dhe Ministres së Kulturës, Elva Margariti.   Dy herë radhazi deputetja demokrate i hoqi ministres mikrofonin, duke detyruan...

Ultimatumi i Edi Ramës ndaj demokratëve, për ndërprerje te raporteve ne rast te rikthimit zyrtar te lidershipit të Sali Berishës, që e konsideron të vdekur politik Sali Berishën, vlerësohet nga politologu Ermal Hasimja si një mjet sulmi. Gjuha e përdorur nga kryeministri, shpjegon ai në një intervistë për A2CNN, tregon...

Agron Duka është i bindur se Edi Rama e ka të caktuar tashmë në kokën e tij emrin e Presidentit të ardhshëm, por pohon se në parim do të ishte dakord të votonte një kandidaturë mbi palët, nëse negociatat me mazhorancën do të ishin të sinqerta. “Unë personalisht jam gati...

Kreu i Partisë Bashkimi për të drejtat e njeriut Vangjel Dule, një prej aleatëve të Partisë Demokratike, duket se mbështet idenë se zgjedhja e Presidentit të Republikës duhet të mos lihet në dorën e mazhorancës, pasi sipas tij do të ishte një hap më shumë drejt totalitarizmit. “Nëse nuk do...

Luigi Soreca nuk e arriti ditën që si ambasador i BE-se në vendin tonë t’i shihte të hapura bisedimet për anëtarësim. Megjithatë, lajmet e reja vijnë në verë, flet optimist i dërguari i Brukselit, duke folur me gjuhën e kryeministrit Rama për një proces martese të vështirë Shqipëri-BE. “Mendoj që...

Me vendimin e Gjykatës që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit dhe vendimet e tij, Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit u rikthyen në selinë e PD-së, ku mungonin që prej janarit. Pasi takoi kreun e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj dhe sekretarin e Përgjithshëm, të cilin e konsideron të shkarkuar, Berisha bëri thirrje për bashkim, duke kërkuar nga demokratët që t’i shtrijnë dorën njëri-tjetrit.

Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit të PD u rikthyen në selinë e Partisë Demokratike, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që njohu Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe vendimet e dala prej tij. Këtë herë, dyert e selisë ishin të hapura.  Berisha dhe përfaqësues të Rithemelimit zhvilluan takime me kryetarin e...

Zhvillimet që pasuan 6 marsin në Partinë Demokratike kanë shtuar urat e komunikimit mes dy grupimeve të kësaj force politike.

Zhvillimet që pasuan 6 marsin në Partinë Demokratike kanë shtuar urat e komunikimit mes dy grupimeve të kësaj force politike.  Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Ervin Minarolli, tha në një intetrvistë për A2 CNN se ka sinjale pozitive për bashkim nga deputetë të PD, deri dje mbështetës të...

Vetëm disa ditë pas ngritjes së bordit për përcaktimin e çmimit të karburanteve, kryeministri Rama njoftoi se qeveria do të përdorë të njëjtën strategji edhe për produktet bazë të shportës. Në një takim me bizneset furnizuese të ushqimeve Rama paralajmëroi se të pabindurit do të ndëshkohen. Shqetësimin kryesor sipas kryeministrit e përbën rritja e çmimit të vajit për të cilin theksoi se po punohet për të gjetur mënyrën për ta mbajtur nën kontroll.

Braktisja e Lulzim Bashës nga pjesa dërrmuese e grupit parlamentar demokrat shton optimizmin e Belind Këlliçit, për një zgjidhje të shpejtë të situatës brenda partisë. Vota është fjala kyç e këtij procesi, pohon deputeti, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

Braktisja e Lulzim Bashës nga pjesa dërrmuese e grupit parlamentar demokrat shton optimizmin e Belind Këlliçit, për një zgjidhje të shpejtë të situatës brenda partisë. Vota është fjala kyç e këtij procesi, pohon deputeti, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD-së.  “Nga reagimet që kemi parë, më shumë se 95%...

Disfata e 6 marsit prodhoi një kryengritje të deputetëve të PD që kërkuan largimin e Luzim Bashës pas rezultatit zhgënjyes. Këto zëra kundër kryetarit, Gent Strazimiri, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD i sheh si një lëvizje pozitive brenda Selisë Blu. “Shoh me kënaqësi që pjesa më e madhe...

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Durrësit, Ardian Muka, ka shpalosur planin e tij s ai takon trashëgimisë kulturore të Durrësit dhe nxjerrjes në pah të të gjitha vlerave të këtij qyteti 3 mijëvjeçar. Gjatë takimit me specialistë të trashëgimisë kulturore, Muka është shprehur se nëse qytetarët do t’i besonin drejtimin e qytetit, projekte e tij, më shume se sa për lekë, kanë nevojë për zemër.

Sali Berisha zhvilloi mitingun përmbyllës të fushatës elektorale në bashkinë e Dibrës. Lideri historik i demokratëve, votën për shtëpinë e lirisë në 6 mars e cilësoi si hapjen e rrugës për rikthimin e PD në pushtet ndërkohë që dibranëve u premtoi hapjen e universitetit.

Raporti vjetor i Departamentit amerikan të Shtetit vëren se Shqipëria shërben si bazë për grupet e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të cilat e përdorin edhe si nyje kryesore për të kaluar drejt vendeve europiane. “Kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër...

Sali Berisha kishte gjetur një epitet të ri për kryetarin e PD Lulzim Basha. “Ai që drejtonte opozitën ishte arrë me vrimë dhe ju e dini që arra me vrimë as nuk hahet as nuk mbillet vetëm hidhet”, deklaroi Berisha. Gjatë një takimi me banorët e Fushë Alisë në Dibër,...

Komisioni për inceneratorët njoftoi, këtë të premte, përmbylljen e hetimit parlamentar. Kryetarja Tabaku deklaroi se raporti përfundimtar do të paraqitet më 7 mars, ku palët pritet të dalin me dy qëndrime të ndryshme. Në ditën që i përfundon mandati, anëtarët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, u mblodhën këtë të premte,...

Komiteti i Stabilizim-Asociimit miratoi me konsensus, të pandryshuar në thelb, paketën me 10 rekomandime për autoritetet e Shqipërisë dhe BE-së. Krijimi i një perspektive të besueshme të integrimit në BE, ishte ndër pikat kryesore të diskutuara në mbledhjen e 14-të të këtij komiteti. Me shqetësim u pa mungesa e një...

Mungesa datës për konferencën e parë ndërqeveritare ishte një prej shqetësimeve kryesore të ministres së Jashtme Olta Xhaçka, në mbledhjen e 14-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri- BE. Xhaçka nënvizoi se bllokimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është në dëm të Bashkimit Europian. “Ngërçi i krijuar, është në...

Fermerët e Shkallnurit në Bashkinë e Durrësit i parashtruan Sali Berishës shqetësimet e kryesore që sipas tyre po pengojnë zhvillimin e bujqësisë. Për gjendjen në të cilën ndodhet ky sektor, Berisha bëri përgjegjëse qeverinë, ndërsa premtoi rikthimin e vëmendjes tek fermeri pas ardhjes së Partisë Demokratike në pushtet.  “Fermeri nuk...

Në javën e ditëve të kujtesës, Sali Berisha shfrytëzoi një takim me të përndjekurit politikë në qytetin e Shkodrës për të hequr një paralele mes qeverisjes së Edi Ramës dhe regjimit komunist. Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit i cilësoi si pikën e kthesës për Partinë Demokratike e cila po...

Kandidatët për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki u pyetën në mënyrë retorike nga ambasadorja amerikane Yuri Kim se si mund të marrin pjesë në një fushatë ku si mbështetës kanë persona të shpallur “non grata” në SHBA, si të korruptuar. ”Nëse sponsorizuesi kryesor i juaj është dikush i shpallur...

Problemet në sektorin e Bujqësisë ishin në fokusin e Sali Berishës gjatë një takimi me fermerët në bashkinë e Lushnjës. Mbështetja shumë e vogël buxhetore, ishte mes shqetësimeve të ngritura nga fermerët, të cilët si garanci kërkuan nga Berisha firmosjen e një kontrate me ta. “Do të jeni pjesë e...

Në raportin përfundimar për shkarkimin e Presidentit, Kuvendi kishte renditur një sërë shkeljesh nga ana e Kreut të Shtetit. Pretendimi i parë i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, lidhet me përfaqësimin e unitetit të popullit, për të cilin deputetët besonin se Meta kishte shkelur nenin 86 të Kushtetutës. “Sipas pretendimeve në...

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin të mos e shkarkojë Ilir Metën nga posti i Presidentit të Republikës.

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Sali Berisha u ndal në një takim me intelektualët në qytetin e Shkodrës. Më herët Berisha zhvilloi një takim edhe me fermerët e njësisë administrative Ana e Malit të cilëve u premtoi investime në fushën e bujqësisë që...

Sali Berisha ka nisur prej kohësh takimet për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ku jo vetëm prezanton personalisht kandidatët e koalicionit Shtëpia e Lirisë, por merr pjesë edhe në mbledhjet e shtabeve të tyre elektorale. Ky tur takimesh që u parapri nga 4 muaj foltore mes demokratësh, për analistët...