Erion Dushi

Erion Dushi është prezantues lajmesh në A2.
Ai prezanton lajmet në “A2 Sot” dhe gjatë programit të mëngjesit “Dita Jonë”.

Fillimet e punës në media datojnë ne vitin 2003 ku prej atij viti ka punuar në një sërë radiosh e televizionesh si Club Fm, Top Albania Radio, Shijak Tv dhe Alsat. Gjatë këtyre viteve është angazhuar si prezantues dhe autor programesh radiofonike, gazetar i lajmeve ndërkombëtare dhe redaktor i korrespondentëve të atij sektori.

Prezantimin e lajmeve e nisi në vitin 2016 në Top Channel ku ishte dhe një prej zërave zyrtarë të këtij televizioni kombëtar.

Paralelisht me këtë është edhe një ndër zërat e spikatur të filmave për fëmijë të dubluar në gjuhën shqipe.

A po përdor presidenti rus Vladimir Putin sozitë e tij në daljet publike? Thashethemet dhe dyshimet kanë disa muaj që kanë marrë jetë, që prej fillimit të luftës në Ukrainë, por tanimë deklarata e autoriteteve të Kievit i dha tonë serioziteti çështjes. Fotot e ekzaminuara në detaje tregojnë dallimet në...

I ftuar në “Ditari” nga Erion Dushi në “A2CNN”, politologu Dritëro Arifi komentoi deklaratat më të fundit të Presidentit shqiptar, Bajram Begaj, i cili u shpreh se Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës për të gjitha trazirat që i ka shkaktuar asaj dhe shqiptarëve.  

I ftuar në “Ditari” nga Erion Dushi në “A2CNN”, politologu Dritëro Arifi komentoi deklaratat më të fundit të Presidentit shqiptar, Bajram Begaj, i cili u shpreh se Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës për të gjitha trazirat që i ka shkaktuar asaj dhe shqiptarëve.   “Kjo është pozitive që e...

Një konflikt i ri rrezikohet mes Turqisë dhe Greqisë. Qeveria e Ankarasë ka ndërmarrë disa misione ushtarake në kufijtë më të skajshëm të Greqisë, duke regjistruar vetëm në 24 orë 36 ndërhyrje në tokën greke, sipas autoriteteve të Athinës, që kanë çuar notë proteste në Bruksel. Komisioni Europian reagoi duke...

Lajme të mira vijnë për pandeminë. Është “e besueshme” që me variantin Omicron të koronavirusit Europa “po lëviz drejt fundit të pandemisë”. Këtë deklaroi drejtori i OBSH-së për Europë, Hans Kluge. Sipas analizës së tij, në fakt, Omicron, i cili mund të infektojë 60% të evropianëve deri në mars, ka...

Një shekull pas zbulimit të saj, insulina është ende e paarritshme për miliona njerëz me diabet. Këtë e denoncoi Organizata Botërore e Shëndetësisë me rastin e Ditës kushtuar sëmundjes, duke theksuar se një në dy persona që kanë nevojë për ilaçin, nuk e marrin atë. “Tregjet globale janë zhvendosur nga...

23 ministrat e vendeve anëtare të OPEC vendosën dje kufizimin e prodhimit të naftës në vetëm 400 mijë fuçi në ditë. Kjo ofertë bie ndesh me kërkesën në rritje dhe krizën e shkaktuar së fundi nga mungesa dhe rritja e çmimeve, por shtetet anëtare nuk dëshiruan të lëvizin nga marrëveshja...

Në Afganistan talebanët vijojnë bisedimet për krijimin e qeverisë së re gjithëpërfshirëse. Ndërkohë presidenti amerikan nuk dëshiron të ndalet te kritikat, por është i fokusuar te siguria e trupave dhe stafit. Teksa talebanët kërkojnë njohjen e qeverisë, sekretari i përgjithshëm i OKB, Guterres kërcënon me veto. “Çdo amerikan që dëshiron...

Memli Krasniqi është kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. 469 delegatë të Konventës së dhjetë Zgjedhore të PDK-së e zgjodhën Krasniqin të parin e partisë. Ndërsa shtatë delegatë ishin kundër. Krasniqi ishte kandidati i vetëm për këtë post. Krasniqi mori më parë mbështetjen e të gjitha strukturave të partisë, madje...

Autoritetet amerikane po përgatiten të marrin një rol më aktiv në rregullimin e tregut të kriptovalutave. Numri një i Zyrës së Kontrollorit për Valutën, Michael Hsu, në një intervistë për “Financial Times” shpreson që autoritetet amerikane të punojnë së bashku për të krijuar një “perimetër rregullash”. “Ajo që është e...

Pasi dolën të pakënaqur me qëndrimet e KAS në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, PD e çon çështjen sot në Kolegjin Zgjedhor. 600 faqe shpjegime dhe 450 prova shkresore, foto dhe video, ishte dokumentacioni që u dorëzua në KAS në lidhje me çështjen që kërkonte përsëritje të procesit zgjedhor...

Vende si Brazili dhe India janë të goditura rëndë këto ditë nga vala e pandemisë,  por edhe Europa po përjetojnë ende efektet e distancimit social, edh pse aty shifrat janë në rënie.   Krejt e kundërt situata në Wuhan të Kinës, qytetin prej nga ku u shfaq fillimisht coronavirus. Në...

Tre variantet më të zakonshme të koronavirusit në Evropë rrisin rrezikun e shtrimit në spital, në pavijonet Covid dhe në kujdesin intensiv, madje edhe ndër më të rinjtë (nën 60 vjeç). Kjo tregohet nga të dhënat në lidhje me variantin anglez, afrikano-jugor dhe brazilian, të analizuar në shtatë vende evropiane,...

Bashkimi Europian gjendet në një ngërç diplomatik me Rusinë, me rastin e arrestimit të kryeopozitarit Alexey Navalny dhe ngjarjeve që pasuan. Shefi i politikës së jashtme në BE, Josep Borrell shkroi në “Twitter” qëndrimin e tij në lidhje me çështjen. “Rusia po e shkëput veten e saj nga Europa çdo...

OBSH përsëriti apelin në lidhje me pabarazinë në botë që u vu në dukje në procesin e pajisjes me vaksinat kundër koronavirus. “130 shtete në mbarë globin nuk kanë marrë ende asnjë dozë vaksine”, deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus në konferencën e fundit të organizatës, ndërkohë që 75 për qind e...

Vaksina e Pfizer dhe bioNtech tanimë është shpërndarë në shume shtete, që kanë nisur procesin e vaksinimit të popullatës së tyre. Në këtë kuadër, Amerika nuk arriti dot të përmbushte premtimin e vaksinimit të 20 milionë personave, sikurse paralajmëroi presidenti Donald Trump, duke u ndalur vetëm në 2.7 milionë. Për...

Në Itali vendoset më 6 janar sesi do të procedohet më tej me menaxhimin e masave. Kufizimet që iu imponuan italianëve për festa skadojnë në atë datë dhe të gjitha rajonet kthehen në sistemin e mëparshëm, atë me tri ngjyra, për të përcaktuar aktivitetet e lejuara. Më të rrezikuarat janë...

Republikanët rrëzojnë presidentin Trump, 81 vota kundër vetos së tij në Senat

Veto e presidentit amerikan Donald Trump mbi projektligjin për mbrojtjen u rrëzua nga Senati. Të mbledhur në një seancë të pazakontë, në ditën e parë të këtij viti, anëtarët republikanë, që dominojnë dhomën e lartë, kundërshtuan për herë të parë presidentin, me 81 vota pro rrëzimit të dekretit të tij....

Varianti i ri i koronavirusit nuk është aq i frikshëm sa mendohet. Këtë e deklaroi eksperti i lartë për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anthony Fauci. Sipas tij, është mëse normale të ndodhë një mutacion i virusit sa herë që ai bie në kontakt me një ambient...

Dita e 26 dhjetorit shënoi humbjen e mundësisë për miliona amerikanë që të marrin shpërblimet e tyre prej 600 dollarësh në muaj si pasojë e vështirësisë ekonomike të krijuar nga koronavirusi, teksa presidenti në detyrë, Donad Trump, refuzon të firmosë dekretin që do lëvronte fondin e nevojshëm. Dhe këtë hap...

Vaksinat e reja kanë një reagim fenomenal kundrejt koronavirusit dhe mezi presim fillimin e vaksinimit tha Hans Kluge, shefi i OBSH për Europën, teksa u ndal te testimet e para që po bëhen nga agjencitë e miratimit të barnave. Në lidhje me vaksinimin, ai do të fillojë së pari në...

Në një moment që e gjithë vëmendja e shteteve është përqëndruar te pandemia e Covid-19, OBSH ngre alarmin për një tjetër virus që po merr përmasa të frikshme, duke mos u kapur në kohën e duhur. Virusi HIV po rrezikon të përhapet më shumë së kurrë, thuhet në komunikatë, duke...

Në kursin e takimit të 20 vendeve më të industrializuara të globit u ra dakord që mësimi duhet të vazhdojë në shkolla dhe institucionet arsimore duhet të sigurojnë praninë e nxënësve në klasa. Në dokumentin final të takimit theksohet se të gjitha shtetet kanë marrë masat e nevojshme për ta...

Gjermania i bashkohet premtimit për mbrojtjen e klimës dhe i vendosi vendit një qëllim për vitin 2030. Rreth 440 mijë stacione për rimbushjen e veturave elektronike do të montohen deri në atë vit. Ministria e Transportit bëri publik njoftimin në bazë të një studimi, sipas të cilit pas dhjetë vitesh...

Një anije peshkimi me 69 emigrantë shqiptarë u bllokua nga roja bregdetare britanike. Sipas informacioneve të mundësuara nga gazeta “The Sun”, ata ishin të fshehur të gjithë në kurvertën e anijes dhe duke përfituar nga moti i keq, u nisën për një jetë ilegale në Britani. Së bashku me emigrantët,...

Pavarsisht masave parandaluese të marra nga Athina zyrtare për sa i takon pandemisë në Greqinë fqinje, asgjë nuk po e ndalon shtimin e rasteve të reja të raportuara në vend. Vetëm dje u fol për mbi 3200 raste të reja dhe 60 viktima. Situata paraqitet më e rëndë në Greqinë...

Mbretëria e Bashkuar po përshpejton politikat e saj dhe bëhet i pari vend që njofton vendimet e saj në vitin 2030 përsa i takon klimës. Në njoftimin e bërë bie në sy afrimi i afatit për proceset e klimës, ku u njoftua heqja dorë nga makinat me naftë dhe benzinë...

Pas njoftimit se vaksina e Moderna ishte 94.5% efektive në parandalimin e COVID-19 shumë shtete kanë marrë masat për të qenë të parat në listën e pritjes. E tillë është dhe Britania e Madhe. “Ne sot kemi siguruar një marrëveshje fillestare për 5 milionë doza të vaksinës Moderna”, tha ministri...

Pandemia po vështirëson kushtet spitalore në Greqi duke lënë gjithnjë e më pak mundësi trajtimi për të sëmurët. Sikurse njofton, Ministria e Shëndetësisë në vendin helen në disa prej rajoneve të saj, shtrimi në spital po bëhet i vështirë. Rreth 95% e shtretërve për COVID-19 në Selanik janë aktualisht të...

Në Itali, piku i valës së dytë të koronavirusit llogaritet të vijë javën e ardhshme. Kjo ishte deklarata më e fundit e Ministrit të Shëndetësisë në vendin fqinj, Roberto Speranza sipas të cilit për vaksinimin e masës duhet të pritet deri në 6-mujorin e dytë të vitit që vjen. Kjo...

Austria po planifikon një kontroll në masë për mbarë popullatën e saj që pritet të ndodhë pas izolimit te dytë që nis javën e ardhshme. Njoftimin e bëri vet kryeministri, Sebastian Kurtz, teksa foli për një hap të guximshëm si ai që bëri Sllovakia, e cila dy javë më parë...

Në një moment kur vetë Trump e la të hapur mundësinë e kalimit të pushtetit nëse certifikimi final do të ishte i tillë, stafi i tij këmbëngul në faktin që zgjedhjet kanë probleme dhe Trump është fituesi i vërtetë i tyre. E tillë ishte dhe deklarata e zëdhënëses së Shtëpisë...

Mosha e tij e bën atë presidentin më të moshuar të Shteteve të Bashkuara në histori. Joe Biden, që ka shërbyer në administratën publike për gati gjysmë shekulli, kërkoi me ngulm të ishte pjesë e fushatës për të treguar vendosmërinë e tij në çuarjen përpara të gjërave dhe ia doli...

Konfirmimi i aktakuzave nga Gjykata Speciale janë tanimë një realitet për disa prej ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Por vendi ka rënë dakord t’i çojë deri në fund, tha presidentja në detyrë Vjosa Osmani, duke paralajmëruar vështirësi në...

Në vazhdën e akuzave për parregullsi në procesin e numërimit të votave në SHBA nga presidenti aktual Donald Trump, OSBE ia kthen akuzën me pretendimin se kreu i Shtëpisë së Bardhë po abuzon me pushtetin. Vëzhguesit e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, që po merren me monitorimin e...

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, udhëton sot për në Hagë. Mbrëmë ai konfirmoi se Gjykata Speciale e ka njoftuar se aktakuza kundër tij është konfirmuar dhe do paraqitet para Dhomave të Specializuara në Hagë për t’u përballur me to. Gjatë ditës së djeshme ndërkohë forca të...

Votuesit amerikan zgjedhin mes dy kandidatëve lehtësisht të dallueshëm sa i takon çështjeve politike. Por, cilat janë politikat e Trump dhe Biden?

Italia gjendet mes rasteve të shtuara me koronavirus dhe këmbënguljes së qeverisë për të mos e çuar vendin në një tjetër izolim që do të përkthehej në dëme të mëdha ekonomike dhe psikologjike për bizneset dhe individët. Në këtë kuadër, çdo ditë, merren masa të reja shtrënguese. Sot, kryeministri Giuseppe...

Senati Amerikan voton, të hënën, për kandidaten zyrtare të Gjykatës së Lartë, Amy Coney Barrett, kandidatja e presidentit Donald Trump, që u nominua pavarësisht kundërshtive të demokratëve. Kandidatura e saj u konfirmua, të enjten, pas një votimi 12-0, teksa demokratët e braktisën procedurën. Gjykatësja Barret mbahet si një mbrojtëse e...

Mijëra protestues u mblodhën të shtunën në qendër të kryeqytetit bjellorus, Minsk, për të protestuar kundër qeverisë së presidentit të kundërshtuar gjerësisht, Aleksander Lukashenko. Në protestën e djeshme u vu re një prezencë kryesisht femërore. Polici u bllokoi rrugën për t’u ndërprerë itinerarin e tyre të zakonshëm, çka solli edhe...

Greqia ka përveshur mëngët dhe tani fillon të rindërtojë atë që cikloni Ianos e shkatërroi gjatë kalimit të tij në brigjet helene. Në mbarë vendin u raportuan 3 viktima. I fundit ishte një 62-vjeçar i cili u zu poshtë nga çatia e shtëpisë se tij, në Kardhicë, në Greqinë qendrore....

Vijon fushata elektorale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur kanë mbetur edhe 49 ditë nga zgjedhjet presidenciale. Sondazhet e bëra publike, mbrëmjen e së dielës, tregojnë për një kryesim të demokratit, Joe Biden, me 5 pikë krahasuar me presidentin aktual Trump. Por ditët në vijim, dhe fushata që vjen...

Vaksina kundër koronavirusit do të kushtojë më pak se 10 euro. Është kjo deklarata e fundit e bërë nga ministri i Shëndetësisë në Francë, Olivier Bogillot. Gjatë deklaratës për mediat u njoftua gjithashtu se vendi numëron 8550 raste të reja të të infektuarve edhe 12 viktima në 24 orët e...

Kosova miratoi në Parlamentin ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së koronavirusit, në një unitet shembullor që u përshëndet edhe nga nismëtarja e këtij ligji, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani. Ky ligj ka mbetur deri më sot peng i politikave, tha ajo nga foltorja e Kuvendit, por votimi i...

Pavarësisht paralajmërimeve të shumta për një valë tjetër të koronavirusit në vjeshtë, shumë shtete europiane po marrin hapa konkrete për rinisjen e procesit mësimor. E tillë është edhe Britania e Madhe. Sipas kryeministrit Boris Johnson, hapja e shkollave në shtator është një detyrim sa moral aq edhe social e ekonomik....

Amerika vazhdon të jetë vendi më i prekur në botë nga pandemia koronavirus. Sipas “New York Times”, vendi numëron më shume se 5 milionë të prekur me Sars Cov-2. Amerika është e para edhe për sa i takon numrit të viktimave, me më shumë se 162 mijë. Në këtë situatë,...

Izraeli iu rikthye gjyqit ndaj kryeministrit të vendit, Benyamin Natanyahu, i cili akuzohet për marrje ryshfeti duke u bërë i pari lider që përballet me drejtësinë. Procesi gjyqësor nisi që prej nëntorit të vitit të kaluar pas akuzave se kryeministri 70-vjeçar në cilësinë e liderit ka pranuar dhurata të majme...

E ardhmja e Kosovës, bashkë me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, është në Evropë. Kjo është deklarata më e fundit e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, përmes një postimi në Twitter.   “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe...

Vijon të përkeqësohet situata me pandeminë në Amerikën Latine. Vetëm në 24 orë u raportuan më shumë se 30 000 të infektuar të rinj dhe rreth 1600 humbje jete. Brazili çimentohet si vendi i dytë i prekur më shumë nga pandemia në botë, teksa regjistron në total 23 473 humbje...

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do urdhërojë administratën e tij që të ulë në gjysmështizë flamujt amerikanë anembanë vendit për nder të personave që humbën jetën nga koronavirusi. Kjo nënkupton uljen e flamujve për tre ditët në vazhdim nga të gjitha zyrat federale dhe monumentet kombëtare të kulturës.   Kësaj...

Një tjetër izolim 4-ditor u njoftua për këtë fundjavë në Turqi që përkon edhe me mbylljen e muajit të Ramazanit dhe festën e Fiter Bajramit. Lajmin e konfirmoi presidenti Recep Tayip Erdogan teksa tha që në këtë pandemi nuk mund të lejojë grumbullimin e masave që do të përbënte rrezik...

Vijon situata tragjike nga koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralelisht me rihapjen e vendit. Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 2073 viktima kur numri total i tyre i ka kaluar 73 mijë. Më shumë se 1,2 milionë persona janë të infektuarit. “Kemi kaluar sulmin më të madh...

Një studim i bërë nga ekspertët me mostrat e 7500 personave anembanë globit, tregon se koronavirusi është shpërndarë në botë paralelisht me shfaqjen në Kinë, në fund të vitit të shkuar. Në këtë mënyrë, ai është transmetuar në botë para epidemisë. Gjithashtu, studiuesit thonë se virusi ka pësuar mutacion sikurse...

Bashkimi Evropian mban sot në videokonferencë Samitin e parashikuar të Zagrebit, pas të cilit pritet të ritheksohet përkushtimi për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Nga burimet mediatike mësohet se gjatë këtij takimi online do të konfirmohet mbështetja e BE-së për vendet aspirante dhe konkretisht vendin tonë...

Izraeli bën hapin e parë në gjetjen e kurës për koronavirusin. Ministri i Mbrojtjes, Naftali Bennet, njoftoi për mediat se në laboratorin kërkimor biologjik të vendit të tij është zbuluar antitrupi që lufton koronavirusi. Kjo do të thotë një arritje e madhe, sipas tij, pasi injektimi i këtij antitrupi bën...

“Italia nuk e ndryshon politikën e saj dhe vendet aleate e dinin për ndihmat ruse. Çdo dhurim i bërë nga jashtë është menaxhuar me transparencë të plotë”. Kjo është përgjigja zyrtare e kryeministrit italian, Giuseppe Conte, në lidhje me këshillën e sekretarit amerikan për Mbrojtjen, Mark Esper, ku bënte thirrje...

Presidenti amerikan Donald Trump shpërndau dje vendimin e fundit për fermat e mishit në vend: ato nuk duhet të ndalojnë prodhimin, pavarësisht se frika e përhapjes së virusi,t nëpërmjet produkteve të mishit, qëndron e madhe pas raportimit me të infektuar në disa prej kompanive kryesore amerikane. Urdhri i Trump kërkon...

Qeveria Federale e Gjermanisë ka vendosur që të ndihmojë kompaninë ajrore Lufthansa me një paketë ndihme që kap vleren e 9 miliardë eurove. Marrëveshja firmoset sot mes kancelares Angela Merkel dhe menaxherit të përgjithshëm të kompanisë, Carsten Spohr. Qeveria nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me këtë hap. Detaje...

Zyrtarë të Koresë së Jugut bëjnë thirrje për mospërhapje të lajmeve në lidhje me shëndetin e liderit koreano-verior, Kim Jong-un. Në një takim me dyer të mbyllura gjatë ditës së djeshme, Kim Yeun Chul, ministri përgjegjës i marrëdhënieve mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, u tha zyrtarëve të...