Ervin Koçi

REPORTER
Ervin Koçi është reporter i politikës në A2 CNN. Ai raporton mbi veprimtarinë e institucioneve kryesore ne vend si Kuvendi dhe Presidenca prej vitit 2010.
Angazhimi i tij në media nisi në shtypin e shkruar në të përditshmen “Metropol” dhe më pas në disa media të shkruara si Gazeta “Shqiptarja.com” dhe “Panorama”. Në karrierën e tij Ervin Koçi ka ushtruar edhe detyrën e specialistit për media pranë Kuvendit të Shqipërisr për 4 vite.
Bashkëpunimi i tij me A2 CNN u parapri nga një angazhim në televizionin “Euronews Albania”.
Ervin Koçi është diplomuar për “Gazetari”, edhe ka përfunduar studimet master shkencor për “Histori”.

16:41 • 03 Mars 2021
Fushata zgjedhore, Ruçi i pret dietat deputetëve: S’ka as karburant e as bonus qiraje
Byroja e Kuvendit ka vendosur t’i ndërpresë dietat deputetëve. Në vendimin e marrë në mbledhjen e fundit është caktuar se përgjatë fushatës zgjedhore, ligjvënësit nuk do të kenë përfitime si pagesë telefoni, rimbursim karburanti apo bonus qiraje. Vendimi është i përkohshëm dhe do të shtrihet...
Lexo lajmin e plotë

16:38 • 03 Mars 2021
Skandali i paralajmëruar, Kryemadhi akuza Kokës e Ramës për inceneratorin e Tiranës
Denoncimin e bujshëm që e kishte paralajmëruar prej ditësh të emëruar si “vjedhja e shekullit”, Monika Kryemadhi e kishte për ish-ministrin e LSI-së, Lefter Koka. Në një dalje të posaçme për mediat nga zyrat e partisë, Kryemadhi atakoi Kokën, Ramen dhe Veliajn, duke dërguar dokumentet...
Lexo lajmin e plotë

16:52 • 02 Mars 2021
Fushata në pandemi, debat në Kushtetuese mes qeverisë dhe gjyqtarëve
Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim padinë e Partisë Republikane kundër ndalimit të aktiviteteve partiake në kohë pandemie. Kufizimi në maksimumi 10 persona për aktivitet, është çfarë PR kërkon të shfuqizojë, një përcaktim ligjor i Qeverisë që kushtëzoi edhe vetë funksionimin e Gjykatës. Trupa prej 7...
Lexo lajmin e plotë

10:51 • 02 Mars 2021
Votimi dhe numërimi elektronik, KQZ ndryshon sërish zonën e projektit pilot
KQZ-ja do të shqyrtojë projektvendimin për caktimin e zonës zgjedhore ku do të implementohet projekti pilot për votimin dhe numërimi elektronik. Ndonëse më herët ishte artikuluar publikisht nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi se për këtë projekt pilot do të përzgjidhej njësia administrative numër...
Lexo lajmin e plotë

19:16 • 01 Mars 2021
Brukseli zyrtar: Shqipëria ka përmbushur kushtet, testi mbeten zgjedhjet
Shqipëria ka bërë detyrat e shtëpisë për t’u ulur në tryezën e bisedimeve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Rikonfirmimi erdhi sërish nga dy përfaqësuesit e lartë të Komisionit Europian, Joseph Borrell dhe Oliver Varhely pas përfundimit të takimi të radhës të Këshillit të Sablizim-asociimit...
Lexo lajmin e plotë


15:31 • 01 Mars 2021
Reforma në Drejtësi, PS propozon ndryshime ligjore që prekin edhe Kushtetuesen
Deputetët juristë të Partisë Socialiste kanë propozuar ndryshimet e disa ligjeve të Reformës në Drejtësi nën argumentin se pushteti gjyqësor është në pamundësi për shkak të vakancave të krijuara nga vetting-u. Ndër nismat e propozuar është edhe mënyra e zgjedhjes së tre gjyqtarëve kushtetues nga...
Lexo lajmin e plotë

15:08 • 26 Shkurt 2021
Reforma në Drejtësi, Rama: Po funksionon, çmimi për Dvoranin turbulloi politikën
Nga Berati, Edi Rama risolli në vëmendje kartën më të fortë të fushatës së vitit 2017, reformën në drejtësi. Ndonëse kanë kaluar katër vite nga atëherë dhe kreu i qeverisë është koshient se rezultatet nuk janë ato që priteshin, por u kujdes të evidentonte me...
Lexo lajmin e plotë

16:28 • 25 Shkurt 2021
SHBA nuk e do në fletën e votimit, Tom Doshi rimerr drejtimin e PSD
Tom Doshi merr edhe “de jure” drejtimin e Partisë Socialdemokrate. Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëjnë me dije për A2 se pranë institucionit është depozituar kërkesa e Doshit për ta njohur atë si drejtues të partisë së bashku me vendimin e Gjykatës. Kryetari i...
Lexo lajmin e plotë

16:17 • 25 Shkurt 2021
Dokumentet e skaduara të identitetit, KQZ një mendje me PD: Kërkesë Ramës për të shtyrë afatin
Komisioni Qendrori Zgjedhjeve do të kërkojë shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit. Kryetari KQZ-së, Ilirjan Celibashi deklaroi se aktualisht 932 mijë shqiptar nuk mund ta ushtrojnë dot të drejtën e votës nëse nuk adresohet ky problem. “Marrë në konsideratë edhe shqetësimi ne partive të...
Lexo lajmin e plotë

15:58 • 23 Shkurt 2021
Ping-Pong me drejtësinë, KLGJ fajëson Gjonajn për stokun e çështjeve gjyqësore
Kuvendi i Shqipërisë e konsideron histori suksesi miratimin e reformës në drejtësi, por për vonesën në jetësimin e plotë të saj, institucionet kanë filluar të fajësojnë njëra-tjetrën. A2 disponon një raport të Parlamentit i cili ka analizuar nivelin e zbatimit të rekomandimeve që i kanë...
Lexo lajmin e plotë

10:28 • 23 Shkurt 2021
KQZ mbyll regjistrimin, 46 parti kërkojnë vota më 25 prill, 4 përjashtohen
Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të garojnë 46 parti. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi 9 subjekte zgjedhore të fundit që kishin paraqitur kërkesën brenda afateve ligjore, ndërsa 4 parti nuk u pranuan të garojnë pasi nuk kishin plotësuar dokumentet në kohë. Krahas partive,...
Lexo lajmin e plotë

15:16 • 22 Shkurt 2021
Tryeza e negociatave, Qeveria pranon: “25 prilli”, kushti i radhës
Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, u shpreh e bindur se historitë me kushte pas kushtesh nuk do të përsëriten, por vendi duhet të kalojë edhe një sfidë tjetër, para hapit tjetër drejt BE-së. “Shqipëria ka bërë gjithçka që i është kërkuar, radhën e...
Lexo lajmin e plotë

14:08 • 20 Shkurt 2021
Teknologjia në zgjedhje, identifikimi kalon me sukses, votimi e numërimi në Njësinë 8
Identifikimi i votuesve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të kryhet elektronikisht. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi demonstrimin e pajisjes, provë e cila kaloi me sukses. A2CNN bëri provën e parë të pajisjes. Përpara se sa të hysh në qendren e votimit, zgjedhesi duhet...
Lexo lajmin e plotë

12:21 • 20 Shkurt 2021
Vaksinimi i personaliteteve, Rama: Shërben për ndërgjegjësimin e popullatës
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të Presidentit Ilir Meta për vaksinimin e personaliteteve. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të Fierit, kryeministri u shpreh se ky vendim i shërben edhe fushatës së ndërgjegjësimit të popullatës për marrjen e vaksinës anti-covid. “Unë thashë që do e...
Lexo lajmin e plotë


16:36 • 19 Shkurt 2021
Komisioni për “Dick Marty”, PS kërkon 3 muaj të tjerë për të mbledhur “prova”
Kuvendi pritet të zgjasë me tre muaj të tjerë afatin e komisionit të posaçëm parlamentar për “Dick Marty”. Në protokollin e institucionit është depozituar kërkesa e cila parashikon që veprimtaria e këtij komisioni të shtyhet deri në datën 26 maj. Mazhoranca e ngritit këtë komision...
Lexo lajmin e plotë

19:33 • 18 Shkurt 2021
Zgjedhje në pandemi, qeveria harron votën e të prekurve me Covid
Mbi 34 mijë shqiptarë vijojnë të jenë të prekur nga Covid-19, numër ky i konsiderueshëm që ka ngritur edhe shqetësimin se si këta persona do ta ushtrojnë të drejtën e votës, më 25 prill. Deri atëherë, shifra mund të jetë disi më e reduktuar, por...
Lexo lajmin e plotë

18:37 • 17 Shkurt 2021
Zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura, Kodheli i ankohet Ruçit për maskat
Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli kërkon nga Gramoz Ruçi të marrë masa ndaj administratës së Kuvendit. A2 ka mësuar se në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, Koledhi kishte një shqetësim, punonjësit e Kuvendit nuk mbajnë maska gjatë orarit të punës dhe...
Lexo lajmin e plotë

19:11 • 14 Shkurt 2021
Zgjedhjet e Kosovës, serbët e Pejës të painteresuar, pjesëmarrje e ulët në votime
Qetësia dhe pjesëmarrja e ulët janë dy elementet që kanë shoqëruar zgjedhjet në Pejë, shkak pandemia dhe kushtet atmosferike. E njëjta situatë paraqitet edhe në njësinë administrative Gorazhdec të Pejës, zonë me shumicë serbe. Njësia me 1700 votues, 8 kilometra nga Peja zhvilloi një proces...
Lexo lajmin e plotë

13:47 • 14 Shkurt 2021
Zgjedhjet në Kosovë, dëbora dhe Covid-19 ulin “interesin” e votimit
Me temperatura ekstreme dhe nën masat anti-covid po zhvillohen zgjedhjet edhe në qytetin e Pejës. Me temperatura që shënuan deri minus 12 gradë celsius, qytetarët pejanë iu drejtuan kutive të votimit. Zgjedhjet e parakohshme u zhvilluan në kushte të pazakonta, si atmosferike, ashtu edhe shëndetësore....
Lexo lajmin e plotë

21:13 • 12 Shkurt 2021
Nuk ka kohë dhe para, KQZ ndryshon votimin e numërimin elektronik
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të ndryshojë pilotimin për votimin dhe numërimin elektronik. Tashmë ky projekt parashikohet të shtrihet në 52 qendra votimi, nga 1100 që ishte planifikimi fillestar. Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi e konsideroi një cedim në arritjen e objektivit fillesat dhe shkaqet...
Lexo lajmin e plotë


13:30 • 11 Shkurt 2021
KQZ firmos kontratën, nis puna për identifikimin elektronik të votuesve
Zgjedhjet e 25 prillit do të sjellin për votuesit shqiptarë jo vetëm ndryshimin e sistemit zgjedhor, nga lista të mbyllura në të hapura, por edhe identifikimin elektronik të tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën për zbatimin e këtij projekti që politika ia la...
Lexo lajmin e plotë

14:53 • 10 Shkurt 2021
Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ në “kërkim” të fletës së votimit
Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të jenë të ndryshme për nga mënyra se si do të votohet. Ndryshe nga proceset e shkuara zgjedhore, zgjedhësit do të kenë mundësi që në fletën e votimit të siglojnë jo vetëm forcën politike, por edhe kandidatin për deputet....
Lexo lajmin e plotë


14:55 • 10 Shkurt 2021
PSD në zgjedhje, Tom Doshi regjistron partinë për 25 prillin
Apeli ambasadores amerikane Yuri Kim për të mos kandiduar për 25 prillin nuk e stepi Tom Doshin që të regjistrohet në zgjedhje. Partia Socialdemokrate që ai drejton ka depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të qenë subjekt zgjedhor shoqëruar me logon përkatëse në...
Lexo lajmin e plotë





12:23 • 05 Shkurt 2021
Partitë e reja shkojnë të parat në KQZ, Shpëtim Idrizi nuk “pret” Bashën për 25 prillin
Partitë e reja do të jenë të parat që do të regjistrohen për zgjedhjet parlamentare. Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit dhe Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit do të shqyrtohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si subjekte zgjedhore që kërkojnë votën e shqiptarëve në...
Lexo lajmin e plotë


12:18 • 29 Janar 2021
Ambasadorja amerikane kërkon “vetting” paraprak të kandidatëve për deputetë
Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim, kërkon nga kryetarët e partive të kontrollojnë kandidatët për deputet përpara se sa t’i vendosin në listat e kandidatëve. Në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile, diplomatja amerikane mori si referencë vettingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe kërkon që deputetët...
Lexo lajmin e plotë


19:54 • 26 Janar 2021
Policia në zgjedhje, OSBE: Krimi, larg kutive të votimit
Ambasadori i OSBE-së, Vincenzo Del Monaco, kërkoi angazhimin maksimal të strukturave të policisë për të mbajtur larg krimin nga zgjedhjet e 25 prillit. Deklarata e diplomatit u bë gjatë aktivitetit për trajnimin e policisë në zgjedhje. Nga ana e tij, kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi,...
Lexo lajmin e plotë

14:13 • 27 Janar 2021
Nga miniera në parlament, kandidati i pavarur: Nuk bashkëpunoj me PD-PS, ka një hile për firmat
Elton Debreshi kërkon që të ulet në një nga 140 vendet e parlamentit pas datës 25 prill. Kryetari i sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, në një intervistë në A2 tregon arsyet se përse e kanë shtyrë drejt këtij vendimi për të kaluar nga...
Lexo lajmin e plotë

15:54 • 26 Janar 2021
Paratë e mafias, Rama “amniston” Veliajn, Metën e Bashën
Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë për përgjimet e antimafias italiane të publikuara në media sipas të cilave, pjesëtarë të “Ndraghetës” kërkojnë të pastrojnë paratë në Shqipëri nëpërmjet sektorit të ndërtimit. Në konferencën e përjavshme në media, Rama i hodhi poshtë aludimet që...
Lexo lajmin e plotë

15:21 • 04 Shkurt 2021
Zgjedhjet, kushti i pashkruar. Negociatat e anëtarësimit, Mazi: Tryeza e parë, në qershor
Qershori shihet si afati më optimal për të zhvilluar mbledhjen e parë ndërqeveritare të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, ndonëse eurokomisioneri Varhelyi e bëri të qartë që në dhjetor se Tirana i ka kryer detyrat me kthimin në funksion të Gjykatës Kushtetuese. Edhe Kryenegociatori Zef...
Lexo lajmin e plotë

16:10 • 23 Janar 2021
Debati për përgjimet, PD, akuza Veliajt, kryebashkiaku: Lajme të rreme. Reagon edhe Meta
Partia Demokratike akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si person i lidhur me mafien në Itali. Duke iu referuar disa përgjimeve të antimafies të publikuara në media, Grida Duka nënvizoi se tashmë edhe një zyrtar tjetër i lartë i PS-së është subjekt i drejtësisë italiane....
Lexo lajmin e plotë

16:34 • 22 Janar 2021
Deputeti ndau legalizimet, KAS shpall të pafajshëm drejtorin e Kadastrës Lushnje
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ-së e konsideroi se të padrejtë gjobën që Ilirjan Celibashi i kishte vënë drejtorit të Kadastrës Lushnje. Masa administrative prej 1500 lekësh u mor pasi Agron Qalliu u akuzua se kishte lejuar shpërndarjen e certifikatave të legalizimit nga deputeti...
Lexo lajmin e plotë

14:55 • 21 Janar 2021
10-vjetori i 21 Janarit. Rama shpall “Dëshmorë të Atdheut” 4 viktimat
Në përkujtimoren e 10 të viktimave të 21 janarit 2011, kryeministri Edi Rama njofoti se Hekuran Deda, Aleks Nika, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”. Në ceremoninë e zhvilluar në Kryeministri, kreu i qeverisë anashkaloi kërkesën e prokurorisë për rihapjen e...
Lexo lajmin e plotë

15:24 • 20 Janar 2021
Hetimet e SPAK, Kuvendi shton 5 prokurorë, shkak ngarkesa e punës
Kuvendi vendosi që të shtojë 5 prokurorë pranë SPAK. Arben Kraja kishte paraqitur pranë Komisionit të Ligjeve kërkesën për shtim stafi në argumentin se puna në këtë institucion është rritur dhe një nga arsyet është OFL-ja. “Gjithashtu, ka një rritje të theksuar të hetimeve pasurore...
Lexo lajmin e plotë

19:48 • 19 Janar 2021
Nga Ballkani në BE, përplasjet diplomatike të Ramës në 7 vite qeverisje
Edi Rama ishte tepër i bindur se kritikat e tij ndaj Bashkimit Europian dhe Francës në veçanti, sa i takon shpërndarjes së vaksinës anticovid, janë të drejta. “Unë flas për vaksinat dhe mua më tregojnë çfarë ka bërë BE për Shqipërinë. Pse shqetësoheni ju? Çfarë...
Lexo lajmin e plotë



21:12 • 15 Janar 2021
Votimi dhe numërimi elektronik, Balla akuza opozitës: Qëllime djallëzore me projektin
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i konsideron “djallëzore” propozimet e PD-së për të zbatuar votimin dhe numërimin elektronik në qarqet Korçë dhe Fier. Sipas numrit dy të PS-së, varianti më i mirë për të zbatuar këtë projekt pilot është Tirana. “Nuk e...
Lexo lajmin e plotë

14:11 • 15 Janar 2021
Kontrata e vaksinës, Ruçi: Deputetët s’do të votojnë qorrazi, por të ruajnë sekretin
Kuvendi ka marrë nën administrim aktin normativ që autorizon Ministrinë e Shëndetësisë të blejë vaksinën anti-covid nga kompania Pfizer. Klasifikimi i marrëveshjes si sekret ka ngjallur diskutime gjatë konferencës së kryetarëve. Sipas procesverbalit të mbledhjes së fundit, Gramoz Ruçi ka pasur një porosi direkte për...
Lexo lajmin e plotë

16:27 • 14 Janar 2021
Deputeti i PS ndau legalizimet, KQZ gjobit shefin e Kadastrës Lushnjë me 1500 lekë
Drejtori i Kadastrës Lushnjë është gjobitur nga KQZ me 1500 lekë pasi ka lejuar shpërndarjen e certifikatave të legalizimit në aktivitete publike. Ky ishte vendimi i parë që ky institucion merr për shkelje të vendimit për kufizimin e aktiviteteve qeveritare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka...
Lexo lajmin e plotë

10:49 • 14 Janar 2021
Abuzimet para zgjedhjeve, KQZ zbardh kallëzimet, policia takim me deputetin e PS, Alket Hyseni
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar kallëzime të bëra në adresë të institucionit ku të paditur janë zyrtarët qeverisës. Akuzuesi kryesor duket se është Lëvizja Socialiste për Integrim e cila ka bërë 16 ankesa ndaj mazhorancës ku sipas saj, ka shfrytëzuar të mirat shtetërore në...
Lexo lajmin e plotë

20:51 • 13 Janar 2021
Votimi dhe numërimi elektronik. PS-PD, pa konsesus për zonat ku do të zbatohet projekti
Përfaqësuesit e partive politike nuk kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët sa i takon qarqeve ku do të zbatohet projekti-pilot për numërimin dhe votimin elektronik për zgjedhjet e 25 Prillit. Në takimin konsultativ me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, palët nuk kanë lëvizur...
Lexo lajmin e plotë

16:15 • 13 Janar 2021
(Jo)transparenca me vaksinën, akti normativ u miratua 10 ditë pas njoftimit. Kontrata, sekret
Në ditën e parë të vitit 2021, kryeministri Edi Rama njoftoi lajmin se qeveria shqiptare kishte mundur të blinte 500 mijë doza të vaksinës anti-covid nga kompania Pfizer. Kontratën për këtë transaksion financiar, qeveria kishte arritur ta mbyllte nëpërmjet një akti normative, ku ishte parashikuar...
Lexo lajmin e plotë

13:20 • 13 Janar 2021
Heqja e taksës së kromit, Meta kthen ligjin: Nisma klienteliste, favorizon një grup njerëzish
Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim ligjin për taksat kombëtare. Drafti i miratuar nga parlamenti në 17 dhjetor nuk e ka bindur kreun e shtetit për ta sigluar. Nisma në fjalë parashikon heqjen e rentës minerare për një periudhë dyvjeçare për industrinë e përpunimit...
Lexo lajmin e plotë

20:16 • 11 Janar 2021
Ministri i Jashtëm turk konfirmon: Rama nismëtar, jam gati për takimin me Dendias
Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Athinës dhe Ankarasë pritet të kalojë nga Tirana. Edi Rama është ndërmjetësi i dy shteteve për t’u ulur në tryezën e dialogut. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka deklaruar në një konferencë për shtyp, se kryeministri Edi Rama ka marrë...
Lexo lajmin e plotë

17:13 • 10 Janar 2021
Fushatë me shiun. Rama dhe Basha përplasen në distancë, por nuk raportojnë në KQZ
Prej disa ditësh, zona e Nënshkodrës është duke vuajtur pasojat e kapriçove të motit. Shirat e dendur u kthyen në kryefjalë të përplasjes ndërmjet maxhorancës dhe opozitës, ku shumica u mburr me punën e bërë në shmangien e përmbytjeve, ndërsa pakica ngriti akuza se qeveria...
Lexo lajmin e plotë

12:42 • 10 Janar 2021
Votimi i emigrantëve, KQZ përjashton e-Albania. Verifikimi, edhe me “Face ID”
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përcaktuar mënyrën se si do të regjistrohen emigrantët në mënyrë që të votojnë për 25 prillin, pa pasur nevojë që të vijnë në Shqipëri. Në variantin përfundimtar, Ilirjan Celibashi ka përjashtuar mundësinë që emigrantët të mund të gjenerojnë të...
Lexo lajmin e plotë


14:08 • 06 Janar 2021
Merkato e kandidatëve, Nasip Naço kalon me PS: I bekuar në krah të Klosit
U duk i tërhequr nga politika, por Nasip Naço thjesht ka ndryshuar drejtim. Ish-ministri i Drejtësisë i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe një eksponent i lartë i kësaj partie zgjodhi ditën e Ujit të Bekuar për ta njoftuar bashkimin me Partinë Socialiste. “Sot është një...
Lexo lajmin e plotë

13:30 • 15 Janar 2021
Identifikimi biometrik, tenderi në pikëpyetje, vetëm një kompani shfaq interes
Identifikimi biometrik për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit është futur në një spirale të rrezikshme. Në skadim të afatit për kompanitë që do të shprehnin interesin për t’u bërë pjesë e tenderit, në adresën e KQZ-së u paraqit vetëm një ofertë zyrtare, ndërsa 5 të...
Lexo lajmin e plotë

16:42 • 05 Janar 2021
Viti i Ri, mëri të vjetra. Rama përplaset me Metën dhe Bashën për shifrat të “larguarve”
Vit i Ri jo domosdoshmërisht duhet të thotë se shuhen mëritë e vjetra. Edi Rama u vu nën akuzat e presidentit Ilir Meta dhe Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Shkak i akuzave u bë një raport i OECD-së e cila e rendiste Shqipërinë ndër...
Lexo lajmin e plotë