Genta Dobra

Shqipëria po boshatiset. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë për një popullsi që po tkurret e po plaket. Lindjet e pakta dhe emigracioni i lartë, kryesisht i të rinjve, është shndërruar në një kambanë alarmi për atë që po përballet vendi sot e mbi të gjitha që rrezikon nesër, në aspektin social dhe ekonomik.

Shqipëria po boshatiset. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë për një popullsi që po tkurret e po plaket. Lindjet e pakta dhe emigracioni i lartë, kryesisht i të rinjve, është shndërruar në një kambanë alarmi për atë që po përballet vendi sot e mbi të gjitha që rrezikon nesër,...

Ndërsa të ardhurat në buxhet kanë rënë ndjeshëm si pasojë e efekteve të COVID-19, shpenzimet kanë ndjekur kahun e kundërt. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për 7-mujorin e këtij viti, shpenzimet me fondet e buxhetit janë rritur përtej parashikimeve. Për këtë periudhë janë shpenzuar në total rreth 282.4...

Pas vendimit të qeverisë që iu mundësonte një pagë lufte prej 26 mijë lekësh të punësuarve apo ish të punësuarve në kompanitë e transportit publik, bëhen publike detajet sesi mund të përfitohet kjo ndihmë financiare. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton për procedurën që duhet ndjekur për përfitimin e pagës sipas...

Alarmit të prestigjiozes “The Economist” se popullsia e Shqipërisë do të reduktohet me 26% deri në vitin 2050, i bashkohen edhe ekspertët vendas. Sipas tyre, largimi masiv i të rinjve dhe plakja e popullsisë po rrezikojnë seriozisht ekonominë e vendit, pasi shumë kompani kanë filluar të hasin vështirësi në gjetjen e...

Shqipëria ka dështuar me diplomacinë ekonomike. Në vendet e tjera kjo është një levë e rëndësishme për të thithur investime të huaja, gjë që nuk ka ndodhur me Shqipërinë. Më shumë se kurrë vendi ka nevojë sot për kapital të huaj, në kushtet kur kanë përfunduar projektet madhore të gazsjellësit...

Të gjithë punonjësit apo individët e larguar nga puna në sektorin e transportit publik do të përfitojnë një pagë shtesë 26 mijë lekë. Vendimi ka hyrë tashmë në fuqi dhe është i vlefshëm edhe për idividët që kanë përfituar më herët nga paketat mbështetëse të qeverisë.

Të gjithë punonjësit apo individët e larguar nga puna në sektorin e transportit publik do të përfitojnë një pagë shtesë 26 mijë lekë. Vendimi ka hyrë tashmë në fuqi dhe është i vlefshëm edhe për individët që kanë përfituar më herët nga paketat mbështetëse të qeverisë.

Edhe pse në korrik eksportet kanë shënuar shenja rimëkëmbje, situata është ende larg asaj të një viti më parë. Instituti i Statistikave raporton se për në këtë periudhë eksportet arritën vlerën e 25 miliardë lekëve, duke shënuar një rënie prej 11.6 % kundrejt korrikut të një viti më parë dhe...

Instrumenti i garancisë sovrane të ofruar nga qeveria për të ndihmuar bizneset që të kapërcejnë situatën e krijuar nga pandemia Covid-19 ka ulur ndjeshëm interesat e huave.  Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se interesi mesatar për kredinë e re në lekë dhënë biznesit në tremujorin e dytë zbriti...

Pandemia e Covid-19 ka goditur buxhetet e familjeve shqiptare, si pasojë e tkurrjes së të ardhurave, duke sjellë rrjedhimisht një rënie të konsumit në vend. Tregtarët e fruta perimeve në kryeqytet shprehen se fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, kjo jo për shkak të çmimeve,...

Shqipëria ka hyrë në recesion të thellë jo më shumë prej pandemisë së koronavirusit, se sa prej politikave të paqëndrueshme ekonomike. Këtë qëndrim mbajnë ekspertët e ekonomisë dhe të opozitës, sipas të cilëve shenjat e krizës ishin sinjalizuar, për t’u materializuar më pas me dy goditjet e mëdha: tërmetin dhe...

Ligji për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin i cili parashikon ndarjen e vendit në 4 rajone cenon autonominë e pushtetit vendor. Sipas kreut të Shoqatës Shqiptare të Bashkive, Agron Haxhimali, zbatimi i tij përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit e bën qeverinë autoritet kontrollues të njësive të vetëqeverisjes vendore, duke zbehur kompetencat...

Njësia Speciale që do të ngrihet për zbatimin e amnistisë fiskale duhet të jetë plotësisht e shkëputur nga Administrata Tatimore. I këtij mendimi është eksperti për ekonominë, Zef Preçi, i cili edhe pse është skeptik mbi rikthimin e shqyrtimit të draftit në Shtator nga qeveria, deklaron se ligji ka nevojë...

Pandemia Covid-19 ka goditur rëndë ekonominë shqiptare, duke ngadalësuar aktivitetin ekonomik në të gjithë sektorët.  Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, pasiguritë për të ardhmen pritet të shoqërohen me një tkurrje të ndjeshme të konsumit dhe investimeve private në vend. Rikuperimi i ekonomisë vlerëson Sejko do të jetë i...

Kriza e koronavirusit ka ndikuar drejtpërdrejt kursin e këmbimit valutor në vend. Eksperti për ekonominë, Arjan Kadaresë, shpjegon se përveç efekte sezonale, ndikim në zhvlerësimin e mëtejshëm të euros në këtë periudhë ka dhënë edhe emetimi i eurobondit prej 650 milionë euro të bërë në qershor të këtij viti. Një...

Tregu i këmbimit valutor ka pësuar luhatje të forta nga situata me pandeminë COVID-19. Rënien më të madhe e ka shënuar dollari amerikan, i cili sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë këmbehet aktualisht për 104,4 lekë, duke regjistruar nivelin më të ulët në gati tre vjet. Monedha amerikane është...

Bizneset do të shfrytëzojnë programin e qeverisë për të rimarrë në punë punonjësit e larguar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Florian Zekja, përfaqësuesi i industrisë fason që është edhe një ndër sektorët më të prekur nga kriza Covid-19, deklaron se deri më tani nga këto ndërmarrje janë larguar rreth...

Në kohë krize, njerëzit kërkojnë që të ruajnë vlerën e parave dhe kursimeve të tyre. Por, ka edhe nga ata që i shtojnë fitimet. Në botë, sa herë që ka situata që krijojnë pasiguri, investitorët zgjedhin arin si një alternativë investimi të besueshme. Kjo është arsyeja që çmimi i arit...

Bizneset mikro, të vogla dhe të mesme, që zënë peshën më të madhe të punësimit në vend, hasin vështirësi të mëdha në financim. Një raport i Bankës Botërore vlerëson se hezitimi i bankave për të huazuar te këto biznese, krijon një pengesë të madhe për rritjen e tyre dhe rrjedhimisht...

Kriza e koronavirusit po çon industrinë prodhuese të veshjeve dhe këpucëve drejt kolapsit. Përfaqësuesit e këtij sektori kërkojnë ndërhyrje emergjente nga qeveria për të shmangur falimentin në masë të këtyre sipërmarrjeve, që po përballen me mungesë likuiditeti për të vijuar punën. Ata kanë dalë me një listë kërkesash për ekzekutivin, ndërhyrje që,...

Tërmetet e vitit të kaluar dhe pandemia e koronavirusit kanë trembur qytetarët dhe bizneset. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se gjatë 5 mujorit të këtij viti, ka pasur rritje të sigurimit vullnetar të pasurisë, si dhe jetës dhe shëndetit. Të dhënat e detajuara tregojnë se sigurimi nga...

Pandemia e koronavirusit nuk ka frenuar punën për industrinë fason, por ka detyruar këto biznese që të përshtaten dhe të diversifikojnë prodhimin. Florjan Zekja, sipërmarrës në industrinë e veshjeve dhe këpucëve, shpjegon se vështirësitë që po has sektori janë të mëdha, teksa një pjesë e madhe e ndërmarrjeve, sipas tij, kryesisht ato...

Mazhoranca dhe opozita e lexojnë në mënyra të ndryshme raportin e Moody’s.  Për demokratët, konstatimet e institucionit financiar të vlerësimit janë një këmbanë alarmi që vjen pas keqmenaxhimit të financave publike dhe pasqyron gjendjen e vështirë që po kalon ekonomia. Dorian Teliti, drejtor i kabinetit të Partisë Demokratike, tha: “Problematikat ishin...

Borxhi i lartë publik, që pritet të arrijë në nivelin e 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, rrezikon stabilitetin e financave publike. Shqetësimi ngrihet nga agjencia prestigjioze “Moody’s”, e cila, edhe pse e ka mbajtur të pandryshuar vlerësimin për Shqipërinë në B1, me perspektivë të qëndrueshme, evidenton se ekonomia shqiptare...

Paratë e buxhetit në këtë moment nuk duhet të shkojnë për investime infrastrukturore, por për të përballuar krizën e shkaktuar nga pandemia. I këtij mendimi është ish-ministri i Ekonomisë Zef Preçi, sipas të cilit shpenzimet buxhetore duhet të përqendrohen kryesisht në sektorin e shëndetësisë për të mbuluar nevojat emergjente, si...

Projektet e fundit të prezantuara nga qeveria në prag të zgjedhjeve parlamentare kanë një kosto të lartë për buxhetin e shtetit, ndërsa përfitimet prej tyre duan vite të materializohen në ekonomi. Sipas ekspertit Adrian Civici, investimet publike nuk janë mjeti më efikas për të përballuar efektet e krizës së shkaktuar nga...

Ekspertët argumentojnë se duhet një qasje tjetër për të orientuar fondet buxhetore dhe për të ndihmuar ekonominë, jo në kahun e të ardhurave duke lehtësuar nga taksat kategori të caktuara biznesi, por në kahun e ofertës, duke rritur shpenzimet dhe duke shtuar para në ekonomi.  “FMN asiston 189 vende dhe...

Zgjerimi i pragut do të shoqërohet me më pak biznese që do të futen në skemën e tatimit mbi vlerën e  shtuar. Sipas qendrës studimore ALTAX, deri më tani, qeveritë kanë bërë 7 herë ndërhyrje në pragun e TVSH-së, që prej qershorit 1996 kur kjo taksë u vendos për herë...

Pragu i TVSH do të rritet nga 2 milionë në 10 milionë lekë xhiro në vit për biznesin e vogël, ndërsa nuk do të paguajnë tatim fitim deri në fund të vitit 2029, siç pohoi edhe vetë ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj. Por, rritja e pragut të TVSH-së...

Përfundimi i dy projekteve madhore të gazsjellësit TAP dhe hidrocentralit të  Devollit si dhe efektet e pandemisë globale të koronavirusit do të vënë në rrezik investimet e huaja në të ardhmen. Ish-drejtori i Agjencisë për Nxitjen e Investimeve të Huaja, Gent Beqiri deklaron se fluksi i investimeve do të tkurret...

Duket se Covid-19 po rëndon çdo ditë situatës ekonomike, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Kjo është reflektuar me një rënie të fortë në shkëmbimin e mallrave mes vendeve. Instituti i Statistikave raporton se në maj, volumi i mallrave të ngarkuara dhe të shkarkuara në portet tona...

Sistemi bonus-malus, mekanizëm i vërtetuar në Europë që ka dhënë efekte në uljen e numrit të aksidenteve, nuk do të jetë i detyrueshëm për t’u zbatuar në Shqipëri. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në draftin e ri të ligjit për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve, ia lë në dorë kompanive...

Investimet afatgjata të planifikuara nga qeveria duhet të presin. I këtij mendimi është eksperti për ekonominë Pano Soko, sipas të cilit buxheti i shtetit duhet të përqendrohet në projekte afatshkurtra për të rimëkëmbur sa më shpejt ekonominë. Financimet sipas tij, duhet të orientohen plotësisht në ndihmën e individëve dhe bizneseve...

Gati një muaj pas hapjes së plotë të ekonomisë, biznesi po rrezikon falimentin për shkak të krizës së koronavirusit. Tregtarët deklarojnë se po hasin vështirësi të mëdha në shlyerjen e pagesave dhe detyrimeve që kanë ndaj shtetit, tregues që po vë në pikëpyetje mbijetesën e tyre. “Është rënie e jashtëzakonshme....

Garancia sovrane nuk shihet si ndihmë konkrete për kompanitë që po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të krizës së koronavirusit.  Eksperti për ekonominë, Arbi Agalliu shpjegon se qeveria mund të përdorë forma të tjera për të lehtësuar sipërmarrjen e cila në këtë moment ka më shumë se kurrë...

Pavarësisht shtyrjes së afatit deri më 20 qershor për garancinë e parë sovrane, përmes të cilës bizneset mund të aplikonin për kredi për pagat e punonjësve vetëm 55% e shumës së vënë në dispozicion nga qeveria është arritur të përfitohet. Të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave tregojnë se...

Ekspertët ndeshen me argumente teksa analizojnë arsyet e dobësimit të blegtorisë në vend gjatë viteve të fundit. Drejtuesit e Ministrisë së Bujqësisë pranojnë se situata është shqetësuese teksa fajësojnë lëvizjet demografike si arsyen kryesore. Por, sipas ekspertit të bujqësisë Ervin Resuli, fermerët janë larguar nga rritja dhe mbarështimi i kafshëve...

Qytetarët që duan të bëjnë rivlerësimin e pasurisë së tyre për të paguar më pak taksë në momentin e shitjes kanë mundësi ta bëjnë këtë deri në fund të vitit 2020.  Agjentët e pasurive të paluajtshme shpjegojnë se rivlerësimi me kushte lehtësuese është një ndihmë veçanërisht për ata që duan...

Ekspertët e sistemit fiskal deklarojnë se nisma e qeverisë për heqjen e tatim-fitimit do të krijojë probleme të mëdha për administratën tatimore dhe do të nxisë evazionin fiskal, duke sjellë më pak të ardhura në buxhet. Ndërkaq, drejtuesit e Shoqatës së Biznesit të Vogël ankohen për barrën e lartë fiskale, e...

Ekspertët e ekonomisë japin alarmin për goditjen që do të marrë ekonomia pas rënies së fortë të eksporteve dhe hapjes së kufijve. Sipas tyre, një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë që është industria fason nuk është ndihmuar për të ruajtur vendet e punës. Rrjedhimisht punonjësit mund të shohin si mundësi...

Jurist apo ekonomist, si duhet të jetë kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit? Ligji përcakton se kreu i këtij institucioni duhet të ketë mbaruar arsimin e lartë në ekonomi, financë apo në drejtësi, por duhet të ketë edhe eksperiencë në çështjet ekonomike. Për ekspertin Fatos Çoçoli, ky institucion i...

Teksa Ministria e Financave njoftoi se do ta shtyjë deri më 20 qershor afatin për garancinë sovrane 1, një instrument nëpërmjet të cilit bizneset mund të aplikojnë për kredi për pagat e punonjësve, vetëm gjysma e shumës është arritur të aksesohet deri më tani. Ekspertët e ekonomisë i rekomandojnë qeverisë që të zbatojë edhe forma të tjera për të ndihmuar biznesin në vështirësi.

Alarmi i dhënë nga ekspertët vendas dhe nga institucionet financiare ndërkombëtare për goditjen e tregut të punës nga pandemia është materializuar edhe në të dhënat zyrtare. Sipas Ministrisë së Financave, kriza e koronavirusit ka nxjerrë mbi 136 000 të papunë gjatë periudhës mars-maj. Të dhënat tregojnë se për 109 000...

Nisma për amnistinë fiskale është elektorale dhe nuk do të sjellë të ardhura shtesë për buxhetin e shtetit. I këtij mendimi është eksperti për ekonominë, Zef Preçi sipas të cilit informaliteti i lartë në vend do ta bënte ligjin të pazbatueshëm, ndërsa përfituesit e vetëm sipas tij do të jenë të gjithë subjektet që kanë ngritur pasurinë në rrugë jo ligjore.

Biznesi shprehet i pakënaqur me planin e qeverisë për rimëkëmbje ekonomike dhe deklaron se ka nevojë për një paketë të tretë financiare për të kapërcyer sa më shpejt pasojat e krizës.Ndër kërkesat që bën sipërmarrja për masat emergjente përfshihet edhe një garanci e tretë sovrane prej 500 milionë eurosh.Ndërkohë, vetë...

Bizneset e mëdha, që kanë nisur aktivitetin, po përballen me vështirësi të shumta, çka do të thotë se futja në shinat normale të ekonomisë do të kërkojë shumë kohë. Për prodhuesin e industrisë së ndërtimit, Zef Shtjefni, lehtësia në kreditim për pagat e punonjësve nuk mjafton për të ndihmuar kompanitë...

Kriza e koronavirusit ka detyruar qytetarët që të shpenzojnë vetëm për ushqime. Këtë e tregojnë të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave për inflacionin, i cili muajin e kaluar arriti në 2,1%, duke u rritur me 0,6% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Rritjen më të...

Qeveria deklaron se nuk do të ketë një paketë të tretë financiare për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë, por në vend të saj kryeministri Edi Rama prezantoi një plan shumëvjeçar, që parashikon edhe ulje taksash për biznesin e vogël. Ekspertët e ekonomisë e shohin pozitivisht këtë nismë, edhe pse vjen...

Ndihma direkte për bizneset dhe familjet e prekura më rëndë nga kriza e koronavirusit është instrumenti i vetëm që mund të ringrejë sa më parë ekonominë. Ekspertët e ekonomisë shpjegojnë se paketa e tretë financiare duhet të fokusohet veçanërisht në sektorin e turizmit, që ka pësuar goditjen më të madhe...

Qeveria nuk duhet të jetë thjesht në gjendje alerti për raportin e Bankës Botërore mbi varfërinë, por duhet të reagojë në mënyrë emergjente.  Eksperti për ekonominë, Fatos Çoçoli, shpjegon se shifrat janë një këmbanë alarmi dhe këtë fenomen do ta vuajnë më shumë qytetet kryesore të vendit, që do të...

Turizmi është sektori më i prekur nga dy goditje radhazi: tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia e koronavirusit. Bëhet fjalë për një ndër shtyllat që mban në këmbë ekonominë. Sipas të dhënave të Strategjisë Kombëtare të Turizmit, ky sektor jep një kontribut prej 8.9% në Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar; ka...

Rajoni po “rrëmben” turistët besnikë të Shqipërisë. Operatorët turistikë deklarojnë se politikat agresive që po ndjekin fqinjët në industrinë e turizmit kanë bërë që vizitorët e huaj të qasen drejt destinacioneve të tyre, ndërsa deklarojnë se turizmi këtë vit do të mbështetet kryesisht nga shqiptarët e Kosovës dhe emigrantët.

Rajoni po “rrëmben” turistët besnikë të Shqipërisë. Operatorët turistikë deklarojnë se politikat agresive që po ndjekin fqinjët në industrinë e turizmit kanë bërë që vizitorët e huaj të qasen drejt destinacioneve të tyre, ndërsa deklarojnë se turizmi këtë vit do të mbështetet kryesisht nga shqiptarët e Kosovës dhe emigrantët.  Sipas...

Kriza nga Covid-19 do të gjunjëzojë ekonominë shqiptare. Alarmi vjen nga Banka Botërore, sipas të cilës, Shqipëria do të zhytet thellë në varfëri këtë vit. Institucioni Financiar Ndërkombëtar vlerëson se varfëria mund të arrijë në 43.6%, teksa në të gjithë rajonin pritet të dalin të varfër mbi 950 mijë individë...

Një eksperiencë po kaq të gjatë sa më FMN, Shqipëria e ka pasur edhe me Bankën Botërore. Vendi ynë u bë anëtar i Bankës Botërore në 15 tetor 1991, menjëherë pas daljes së vendit nga izolimi. Ndërkohë që zyra lokale u hap në Tiranë në gusht të vitit 1992. Në...

Besnik Vathi prej 27 vitesh operon një agjenci turistike në vend. Por, hapja e vonuar e ekonomisë e ka vënë ecurinë e këtij biznesi në dyshim. Pandemia e detyroi të pezullojë aktivitetin duke dërguar në shtëpi të gjithë punonjësit, që sipas tij kanë përfituar bonusin 40 mijë lekë nga paketa...

Ekonomia po shkon drejt hapjes së plotë, por pasojat që ka shkaktuar koronavirusi janë të mëdha. Eksportet kanë thelluar tendencën rënëse në prill, kohë që përkon me muajin e parë të plotë që ekonomia ishte tërësisht në karantinë. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në këtë periudhë, eksportet janë tkurrur...

Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Ikonomi ka zbardhur për A2 të gjitha detajet e garancisë sovrane 2. Ndryshe nga garancia e parë për pagat ku qeveria merrte përsipër 100% interesat e kredive për bizneset, në fondin për garancinë e dytë kostot do të ndahen me biznesin.  Ndërkaq, ekzekutivi është...