Gjon Gjeka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në plazhin e Velipojës. Mësohet se 4 persona janë vrarë me armë zjarri, ndërsa 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Detajet e kësaj ngjarje tejet të rëndë janë ende të paqarta. Sipas policisë, ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 00:30,...

Pas muajsh të tëra të bllokuara nga bora, rihapja e rrugës panoramike që të çon në pikën turistike të Thethit në veri të vendit, ka sjellë një tjetër pamje. Rruga duket sikur në të janë bërë vandalizma. Mbrojtëset anësore janë të gjitha të dëmtuara. Së bashku me to edhe sinjalistika...

Aksioni i Inspektoratit për Kontrollin dhe Mbrojtjen e Territorit (IKMT) për shembjen e ndërtimeve pa leje ka mbërritur dhe në plazhin e Shëngjinit. Puna ka nisur në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”, për të vijuar më pas në të gjithë bregdetin. Sipas të dhënave, janë rreth 10 objekte në...

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta pas mesnatës në autostradën Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Piraj. Nga përplasja e dy automjeteve janë plagosur dy persona. Nga burimet në vendngjarje mësohet se në aksident janë përfshirë një zetor dhe një automjet tip Wolkswagen. Të aksidentuarit janë dërguar...

Është gjetur një trup i pajetë në në afërsi të Ulqinit në vendin e quajtur “Sveti Đorđe”, përballë me fshatin Pentar të Shkodrës. Jozyrtarisht, burime pranë policisë thanë se rezultatet paraprake të hetimit tregojnë se kufoma mund të jetë e ish-shefit të Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezović. I njëjti burim...

Krimi në familje ka tronditur mbrëmjen e së dielës qytetin e Shkodrës. Në lagjen “Ndoc Mazi” të këtij qyteti është gjetur e vrarë brenda në dhomën e saj shtetasja Diana Vukaj, 58 vjeç.

Krimi në familje ka tronditur mbrëmjen e së dielës qytetin e Shkodrës. Në lagjen “Ndoc Mazi” të këtij qyteti është gjetur e vrarë brenda në dhomën e saj shtetasja Diana Vukaj, 58 vjeç. Për këtë vrasje, policia ka arrestuar si autorin e dyshuar vëllain e viktimës, Fabion Vukaj, 55 vjeç....

Një gjykatës në Lezhë i ka dalë kundër prokurorit, duke dërguar pas hekurave një 61-vjeçar të akuzuar për ngacmim seksual të të miturve. Gjykatësi Ilir Përdedaj nuk ka pranuar kërkesën e prokurorit Erion Shehaj, sipas të cilit nuk kishte asnjë element të veprës penale për të akuzuarin Vasel Nilaj, duke...

Gjykata e Shkodrës la në burg Mark Kodrën, të akuzuar për vrasjen e Emiljano Ndout në fshatin Bardhaj, pak ditë më parë. 47-vjeçari Kodra nuk kishte marrë avokat mbrojtës, për këtë arsye seanca nisi me vonesë deri sa gjykata njoftoi një avokat të gatshëm duke e caktuar kryesisht. Në sallën...

Emiljan Ndou, 25-vjeçar, mbeti i vrarë në orët e vona të së premtes nga bashkëfshatari i tij M.K, 47 vjeç për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Pak minuta pas krimit, policia arriti të arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes. Ndërkohë, mësohet se Forcat e Ndërhyrjes...

Një aksident me pasojë vdekjen raportohet se ka ndodhur në minierën e Bulqizës. Nga burimet e para raportohet se një 27-vjeçar ka humbur jetën, pasi e ka zënë poshtë një masiv dheu. “Me datë 28.05.2021, rreth orës 18.30, në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar...

Një zjarr me përmasa të mëdha ka shkrumbuar pjesën më të madhe të një banese dykatëshe në Ishull Shëngjin të Bashkisë Lezhë. Flakët janë shfaqur fillimisht në një magazinë ngjitur me objektin dykatësh në pronësi të shtetasit  Rexhep Curri, ndërsa familjarët ishin në gjumë. Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke...

Një minator ka mbetur i plagosur rëndë në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës. Paraprakisht dyshohet se ka pasur një shpërthim në  nëntokë i cili ka shkaktuar plagosjen e minatorit 36-vjeçar me inicialet V.D. Ai është nxjerrë nga nëntoka dhe është dërguar fillimisht në spitalin e...

Një aksident i rëndë ndodhi këtë të shtunë në qytetin e Burrelit. Një 50-vjeçar u përplas për vdekje në qendër të qytetit, pranë postës. Viktimë mbeti shtetasi me inicialet A.R., i cili po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Edhe pse ai u dërgua në Spitalin e Burrelit,...

Arrest me burg është vendimi i Gjykatës së Lezhës për 5 personat që përdhunuan të miturën 15-vjeçare në Mirditë. Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç akuzohen për marrëdhënie intime me dhunë. Kjo ngjarje që tronditi mbarë vendin, është bërë shkas...

Edison Arrazi ishte një nga personat e shoqëruar pas vrasjes pak ditë më parë në Shkodër të Endri Mustafës, i cili është lënë në burg nga gjykata për një sasi kanabisi. Mësohet se Edison Arrazi nuk është pyetur fare nga gjykata për vrasjen e Endri Mustafës, por vetëm për sasinë...

Policia e Shkodrës është vënë e gjitha në lëvizje për zbardhjen e vrasjes së 32-vjeçarit Endri Mustafa. Burime për A2 bëjnë me dije se policia ka ndaluar dy persona, të cilët kanë dijeni ose janë të përfshirë në vrasjen e 32-vjeçarit në zonën e “Livadeve”. Gjatë ditës së djeshme, në...

Një tjetër vrasje është regjistruar në vendin tonë, kësaj radhe në qytetin e Shkodrës. Rreth orës 9 të mëngjesit të kësaj të hëne, është gjetur i ekzekutuar me armë zjarri 32-vjeçari Endri Mustafa. Viktima është gjetur pranë liqenit në lagjen Guerrile, në një rrugë pa krye dhe të vetmuar. Nga...

E pazakontë mund të quhet situata me të cilën është përballur qyteti i Shkodrës mëngjesin e sotëm, një shtresë breshëri ka mbuluar rrugët dhe trotuaret e këtij qyteti. Rrebeshi i shiut dhe breshrit ka filluar pas mesnate duke vazhduar deri në mëngjes. Stuhia e vërteta zgjati për rreth 50 minuta,...

E gjithë vija bregdetare e Shëngjinit në Lezhë ka nisur të pastrohet dhe të sistemohet, për t’u bërë gati kështu për sezonin turistik që pritet të hapet së shpejti zyrtarisht.

E gjithë vija bregdetare e Shëngjinit në Lezhë ka nisur të pastrohet dhe të sistemohet, për t’u bërë gati kështu për sezonin turistik që pritet të hapet së shpejti zyrtarisht. Temperaturat e larta duket se e kanë shtyrë Bashkinë e Lezhës që të nisë me sistemimin e rërës dhe të...

Në bankën ku duhej të ishte ulur 10-vjeçari i klasës së katërt në shkollën “At Gjon Karma” në Gurin e Zi në Shkodër, ishte vendosur një buqetë me lule nga shokët dhe shoqet e klasës. Ngjarja e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin ka ndodhur dy ditë më parë në...

26-vjeçari Florian Tonuzi, i cili më 29 prill vrau me mjet prerës vëllain e tij të vogël, Benard Tonuzin, ka dalë këtë të hënë para gjykatës, e cila ka vendosur arrest me burg. Mësohet se e vetmja mbrojtje e tij ka qenë deklarata se nuk mbante mend asgjë se si...

4 persona, të afërt me njëri tjetrin, janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se kanë kërcënuar, dhunuar dhe i dëmtuan makinën një 38-vjeçari për të bërë deklarim të rremë. Për këtë akuzë janë ndaluar shtetasit: Mirash Paplekaj, 46 vjeç, banues në Torovicë, Gëzim Paplekaj, 50 vjeç, banues në lagjen Besёlidhja...

E vetmja bashki në vend me kryetare nga partia Demokratike, Shkodra, edhe në zgjedhjet e 25 prillit tregoi se mbetet një bastion i padiskutueshëm i opozitës. Të pakënaqur me investimet e kryera në këto 8 vite të qeverisjes së socialistëve, shkodranët janë të dyzuar nëse në mandatin e tretë Shkodra...

Shpërndarja e bazës materiale në qendrat e votimit është një sfidë më vete për KZAZ nr. 2 të Shkodrës që mbulon qendrat e votimit të njësive administrative nga Velipoja në Dukagjin. Sfida qëndron në faktin që në zonat e thella malore si në Theth, rruga vijon të mbetet e bllokuar...

Nisin incidentet elektorale në Qarkun e Shkodrës. Digjet makina e kryetarit të grupseksionit të Partisë Demokratike në Shelqet, të Bashkisë Vau i Dejës, Ariston Drini. Drini ka deklaruar se ka dëgjuar fillimisht një shpërthim e më pas ka parë automjetin në flakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:30 të mëngjesit...

Liqeni i Komanit është një nga atraksionet me të bukura turistike në veri të vendit, ku ndërthuret lundrimi me bukuritë e maleve dhe natyrës përreth. Por prurjet e shumta të lumenjve si dhe aktiviteti njerëzor kanë sjellë këtë pamje pranë digës kryesore të këtij liqeni. Tonelata të tëra me mbeturina...

Banorët e fshatit Burim në Maqellarë të Dibrës janë njohur vetëm mëngjesin e kësaj të diele me faktin se 74-vjeçarja ishte vrarë nga nusja e djalit. Megjithëse ata kanë shkuar për ngushëllime që në momentin e vdekjes së Nazmies, familjarët nuk kanë treguar se bëhet fjalë për një vrasje por...

Shkodra është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një atentat me armë, ku ka mbetur i vrarë 47-vjeçari Bardhok Pllanaj, i njohur ndryshe edhe si “Kumbari” i Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10 minuta në fshatin Dobraç. Mësohet se ndaj 47-vjeçarit është qëlluar me breshëri automatiku. Nga të dhënat paraprake...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Mbrëmjen e kaluar është grabitur një pikë karburanti pranë kryqëzimit të Shënkollit. Persona të dyshuar si të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur xhiron e karburantit gjatë natës. Ata kanë arritur të rrëmbejnë rreth 1 milion lekë, ndërsa mbanin me vete një shkop bejsbolli, si dhe dyshohet për një pistoletë....

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një shtetas 22-vjeçar është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Mark Lula të qytetit verior. Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se i plagosuri është shtetasi Mikel Fusha, dhe se është plagosur në këmbë. Burime pranë...

Ditën e sotme, janë arrestuar në spital dy vëllezërit Doçaj, të cilët kanë mbetur të plagosur mbrëmë në Bardhaj të Shkodrës, gjatë shkëmbimit me armë zjarri me një person tjetër. Ky person është identifikuar si Besim Perloka dhe është shpallur në kërkim nga policia. Ky i fundit ka qëlluar me...

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, pranë Dajçit të Zadrimës, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Një autoveturë ka përfunduar poshtë një kamioni dhe përplasja ka qenë aq e fortë sa drejtuesi i saj ka humbur jetën në vendngjarje. Kamioni...

Pelegrinë të shumtë i janë drejtuar kishës së Laçit në kuadër të 13 të martave të Shën Ndout. Në këtë vend të shenjtë nuk vijnë vetëm besimtarë të krishterë. Ndërsa pandemia duket se nuk i ka frenuar besimtarët. Këta të fundit vijnë me shpresë dhe urojnë mbarësi dhe shëndet për...

Koronavirusi ka rezultuar fatal për 3 pjesëtarë të një familje në Rubik të Mirditës. Dy prindërit, Hamit dhe Dushe Cara, përkatësisht 75 dhe 73 vjeç, si dhe djali i tyre, Albani, 49 vjeç, nuk kanë arritur dot ta përballojnë këtë virus. Ajo që ka përjetuar edhe dhimbjen më të madhe...

Këto janë pamjet e tokave bujqësore të Nënshkodrës që më shumë se 45 ditë qëndruan nën pushtetin e ujit. Sipas fermerëve të zonës, toka dhe gjithçka e mbjellë në të është e shkatërruar për të dhënë prodhim. Tani sytë e këtyre njerëzve që sigurojnë jetesën me prodhimet bujqësore janë nga...

Gjykata e Malit të zi do të hapë një çështje penale në lidhje me deklaratën e Kryetarit të Komunës së Tuzit, ku deklaroi se nuk do të respektojë masat e qeverisë për parandalimin e koronavirusit. Prokuroria Themelore e Shtetit e Podgoricës do të hetojë nëse Kryetari i Komunës së Tuzit,...

Një javë nga hapja e dy spitaleve rajonale të Durrësit dhe Shkodrës, si spitale për trajtimin e pacientëve me koronavirus, numri i të hospitalizuarve në këto dy spitale kanë shkuar në 74 pacientë të shtruar. Numrin më të madh të pacientëve të shtruar dhe atyre që po trajtohen në terapi...

Është sulmuar me gurë në Berane të Malit të Zi autobusi me turistë shqiptarë që kishin shkuar për ski në Kolashin. Sipas televizionit publik të Malit të Zi, autobusi i përket agjencisë “Gjafa Tours” dhe policia është duke u marrë me rastin. Nuk është bërë e ditur nëse ka të...

Ndërsa i gjithë vendi është mbërthyer nga akulli dhe i ftohti në zonën e Nënshkodrës vijon të jetë shqetësuese situata e përmbytjeve. Njësitë administrative, Ana e Malit, Dajç, Velipojë, Guri i Zi, Rrethina dhe Bërdica kanë mijëra hektarë tokë nën ujë. Edhe pse uji ka shënuar ulje në tokat e...

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar probleme në të gjithë qarkun e Lezhës. Në segmentin Lezhë-Shëngjin, erërat e forta kanë rrëzuar shtyllat e transmetimit të energjisë elektrike. Kjo ka krijuar probleme me furnizimin me energji në disa zona. Vendi është përfshirë nga një valë reshjesh dëbore që...

Reshjet e forta të dëborës kanë bllokuar një autobus me rreth 40 pasagjerë në aksin Milot-Lezhë. Sipas dëshmive, në gjenden të mitur dhe të moshuar, që të paktën prej tre orësh luftojnë me acarin e këtyre orëve.   Pasagjerët denoncojnë faktin se kanë alarmuar forcat e rendit, por që deri...

Përmbytjet që kanë pushtuar prej më shumë se një muaji gjithë zonën e Nënshkodrës po rrezikojnë dëmtimin edhe të trashëgimisë kulturore të zonës. Në Shirgj të Njësisë Administrative të Dajçit ndodhen rrënojat edhe fasada perëndimore e një manastiri, që mendohet që mund të jetë ndërtuar që në vitin 1100. Ky...

Nëse deri dje Dajçi kishte hektarë të tërë nën ujë, mëngjesin e kësaj të enjteje kjo zonë është bllokuar totalisht. Rruga që të çon në Dajç ka prezencë uji duke vështirësuar deri në pamundësi kalimin e mjeteve të vogla. Banorët e zonës janë detyruar të largojnë bagëtitë drejt zonave më...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Baks, në Velipojë. Një vajzë 12-vjeçare ka vrarë veten aksidentalisht me armë gjahu. E mitura me inicialet E.Gj. fillimisht është plagosur, por gjatë rrugës për në Spitalin e Shkodrës ka ndërruar jetë.

Mëngjesi i datës 10 shkurt ka sjellë një situatë më të rënduar sa i takon zonave të përmbytura në Bashkinë e Shkodrës. Thuajse në të gjitha fshatrat e njësive administrative, Ana e Malit, Dajç, Berdicë, Guri i zi, Velipojë dhe rrethina, jo vetëm që është shtuar sipërfaqja e tokës së...

Rruga e Komanit rreth 40 km nga Vau i Dejës deri në Koman, ndonëse një aks panoramik përbri liqenit të Vaut të Dejës është ndër akset më të rrezikshme në veri të vendit. Që prej ndërtimit në fund të viteve ‘70 ky aks nuk ka patur asnjëherë riparime. Rruga është...

Ndoshta është nga fermerët e vetëm në botë që është i detyruar të shkojë me varkë për të parë vreshtat e tij. Kjo është pamja te tokat me vreshta të investuara nga Florjan Shabani, në fshatin Shieq të Dajçit, në Bashkinë e Shkodrës. Gjithë kursimet dhe mundin në emigracion e...

Një muaj nën pushtetin e ujit, banorët e Nënshkodrës përveç problematikave dhe vuajtjeve humanitare dhe njerëzore, po nxjerrin në pah edhe dëmet e shumta ekonomike në të mbjella dhe investimet që kanë bërë në pemëtari dhe blegtori. Lek Kopshti nga fshati Dajç, nuk nguron të shprehet se investimet e tij...

Niveli i ujit është rritur ndjeshëm gjatë kësaj të hëne dhe në mënyrë të veçantë në fshatrat Dajç dhe Obot të Bashkisë së Shkodrës, ku gjithçka është e mbuluar nga uji. Në zonat e përmbytura, tashmë prej më shumë se katër javësh, ka qenë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi dhe...

Vijon të përkeqësohet situata e përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës. Reshjet e një nate më parë që vijojnë të bien kanë bërë që sipërfaqja e përmbytjes jo vetem të rritet, por uji po shton ndjeshëm thellësinë e tij në toka bujqësore dhe oborret e banesave. Bashkia ka raportuar se ditën...

Policia e Shkodrës ka arrestuar ish-efektivin e FNSH, Ylli Ceka, i cili 10 vjet më parë vrau shtetasin Edvin Vogli. Ish-efektivi i FNSH në Tiranë ishte shpallur në kërkim, që më 11 dhjetor 2010. Ai u kap këtë të diel nga policia e Shkodrës teksa po lëvizte me një mjet...

A2 CNN udhëton drejt fshatit Bardhaj. Rruga tashmë është në rrezik shëmbjeje. Banorët aty kanë vendosur disa gurë në mënyrë që kalimtarët mos të përfundojnë në lumë, por shprehen se kjo nuk është zgjidhje. Ata shpjegojnë se rreth 20 shtëpi të fshatit janë të rrezikuara, pasi në këtë segment nuk...

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak më parë në aksin Koplik – Shkodër. Një punonjës i policisë ka aksidentuar për vdekje një person që po udhëtonte me biçikletë. Aksidenti është regjistruar në fshatin Shtoj i Ri. Viktima është 49-vjeçari me inicialet A.Sh. Policia ka arrestuar...

Njësia administrative, Ana e Malit, ka 22 ditë nën pushtetin e ujit, si pasojë e përmbytjeve që kanë nisur që në datën 8 janar. Mjafton ky fakt dhe nuk është e vështirë të kuptohet situata që mbizotëron në fshatrat e kësaj zone. Kryetari i njësisë administrative tregon për A2 situatën...