Indrit Maraku

Producenti i politikës në A2 CNN, Indrit Maraku shpjegon përse kryeministri Edi Rama nuk e ka shkarkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ish-zëvendëskryeministrin në arrati, Arben Ahmetaj. “Tahiri dha dorëheqje nga grupi parlamentar me vullnet vetëm në momentin kur kishte arritur një dakordësi me partinë e tij që do ta mbronte. Ky është dallimi se përse largimi me shkarkim apo me përjashtim nga Grupi Parlamentar është një lëvizje që mund t’i kushtojë socialistëve, sidomos Ramës, duke marrë parasysh që Ahmetaj ka qenë një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Kjo është arsyeja pse Arben Ahmetaj nuk shkarkohet nga Grupi Parlamentar.”

Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht fondet për Shqipërinë në kuadër të programit IPARD 2, që përdoret për mbështetjen financiare të projekteve në bujqësi. Lajmi u konfirmua për A2 CNN nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, që sqaron se kjo masë është marrë në kuadër të një hetimi të nisur...

Flasim për mbylljen e fushatës elektorale me producentin e politikës në A2 CNN, Indrit Maraku.

Në Kuvend vijon seanca plenare për dosjen “McGonigal” me praninë e deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës ndërsa kryeministri Edi Rama la sallën pas përfundimit të fjalimit. Producenti i politikës në A2 CNN, Indrit Maraku tregon në “Ditari” se çfarë u tha dhe nuk u tha në atë fjalim të Ramës në Kuvend rreth aktakuzës për çështjen “McGonigal”.

Parlamenti vijon punimet këtë të enjte ndërsa opozita e mbylli protestën e saj dy orë pas nisjes. Një analizë të të gjithë situatës në këtë protestë të radhës të opozitës e bën producenti i politikës në A2 CNN, Indrit Maraku në “Ditari.”

Opozita mbajti paraditen e së enjtes protestën e radhës përballë Kuvendit të Shqipërisë. Nga ana tjetër, deputetët opozitarë që ndodheshin në sallë kanë bllokuar foltoren në tentativë për të ndalur punimet. Producenti i politikës në A2 CNN, Indrit Maraku flet në “Ditari” nëse e fitoi apo jo këtë “betejë” të radhës opozita ditën e sotme.

Festimi i 110-vjetorit te pavarësisë bëri bashkë në Tiranë deputetët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, si dhe qeveritë përkatëse. Për herë të parë në histori, kuvendet e dy shteteve shqiptare u mblodhën në një seancë të përbashkët parlamentare, të bashkëdrejtuar nga kryetarët Nikolla dhe Konjufca, që nisi me ekzekutimin...

Besnikëria e shqiptarëve ndaj BE-së nuk mund të merret gjithmonë e mirëqenë, ishte mesazhi që Edi Rama i dërgoi kontinentit të vjetër nga Kongresi i partive të majta europiane. “Ne shqiptarët jemi njerëz shumë besnikë. Ishim të fundit që tradhtuam Perandorinë Osmane edhe kur vetë osmanët vendosën të bënin diçka...

Kryeministria njoftoi paraditen e së hënës se sulmi kibernetik që ka prekur platformat qeveritare ka nisur që të premten në mesditë, por falë izolimit të infrastrukturës dhe sistemeve është bërë e mundur që të garantohet mbrojtja e të dhënave.

Kryeministria njoftoi paraditen e së hënës se sulmi kibernetik që ka prekur platformat qeveritare ka nisur që të premten në mesditë, por falë izolimit të infrastrukturës dhe sistemeve është bërë e mundur që të garantohet mbrojtja e të dhënave.  “Fatmirësisht, detektimi dhe përgjigjja e shpejtë ndaj këtyre sulmeve bëri që...

Për herë të parë që nga viti 1995, Shqipërinë evizitoi Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Thomas Bach mbërriti në Tiranë me ftesë të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, për të inauguruar zyrat e reja të KOKSH në ambientet e Parkut Olimpik, ku u shoqërua nga kryeministri Rama. Pas prerjes së shiritit...

Demokratët iu drejtuan kutive të votimit në 18 degë për të zgjedhur kryetarët lokalë të partisë ku aderojnë. Mes qyteteve të mëdha ku u votua këtë të diel janë Gjirokastra dhe Vlora. Pikërisht nga qyteti bregdetar, kryetari aktual Genc Deromemaj, ka preferuar të mos kandidojë përsëri, por në emër të...

Në 31-vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, Lulzim Basha firmosi peticionin që i kërkon Parlamentit miratimin e një ligji për dekomunistizimin.

Në 31-vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, Lulzim Basha firmosi peticionin që i kërkon Parlamentit miratimin e një ligji për dekomunistizimin. Ndonëse nisma ka si promotore Jonila Godolen, sekretare e PD-së për të përndjekurit politikë, nuk vjen si iniciativë e forcës më të madhe të së djathtës, por...

Të enjten, Lulzim Basha duhet të japë votat që i kërkohen nga ndërkombëtarët për zgjatjen e afatit të vetingut në drejtësi, një proces të cilin e kishte shpallur të kapur prej Edi Ramës, që kur ligjet zbatuese të Kushtetutës konsensuale u miratuan pa dakortësi.

Të enjten, Lulzim Basha duhet të japë votat që i kërkohen nga ndërkombëtarët për zgjatjen e afatit të vetingut në drejtësi, një proces të cilin e kishte shpallur të kapur prej Edi Ramës, që kur ligjet zbatuese të Kushtetutës konsensuale u miratuan pa dakortësi. Ky ishte një motiv i fortë...

Në mbyllje të vitit 2021, bashkë me urimin drejtuar shqiptarëve, një bilanc bëri edhe Sali Berisha. Ish-kryeministri i sheh 12 muajt që lamë pas si një medalje me dy anë. Njërën e cilëson të errët dhe flet për fatkeqësi kombëtare.

Në mbyllje të vitit 2021, bashkë me urimin drejtuar shqiptarëve, një bilanc bëri edhe Sali Berisha. Ish-kryeministri i sheh 12 muajt që lamë pas si një medalje me dy anë. Njërën e cilëson të errët dhe flet për fatkeqësi kombëtare.“Mandati i tretë i narko-shtetit në Shqipëri, zgjedhjet më të rrënuara...

Në 109-vjetorin e Pavarësisë nisi puna edhe për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, që do të jetë edhe më i madhi në vend. Konsorciumi që do ta ndërtojë është kryesisht shqiptar dhe drejtohet nga sipërmarrësi Behxhet Pacolli, ndërsa operimi është marrë përsipër nga Aeroporti i Mynihut. Kryeministri Edi Rama e quajti Aeroportin e Vlorës një vepër historike jo vetëm për qytetin, por edhe për Shqipërinë dhe Kosovën.

Presidenti i Republikës ka kaluar në heshtje ligjin “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020”, duke kërkuar vëmendjen e Këshillit të Ministrave, Kuvendit të Shqipërisë dhe gjithë institucioneve përgjegjëse për të marrë masa, për të mos lejuar përsëritjen e treguesve të tillë financiar për vendin. Presidenca në njoftimin e...

Përplasja e kryetarëve u pasua nga ajo e numrave 2. Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Gazment Bardhi foli për inceneratorët, një skemën e cilësuar prej tij si mafioze ku rol kyç akuzoi se ka pasur edhe Damian Gjiknuri. Homologut socialist i nxori një listë me 15 udhëtime ku sipas deputetit...

Zbatimi i ligjit në Shqipëri po përkeqësohet në mënyrë të ndjeshme, pohon Presidenti Meta, që citon raportet e organizatave ndërkombëtare. “Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021”, përgatitur nga World Justice Project, është tregues i gjendjes reale ku ndodhet vendi dhe një “thirrje” e fuqishme për të reflektuar dhe marrë masa...

Kancelarja gjermane Angela Merkel i dha lamtumiren rajonit të Ballkanit pas një vizite 7 orëshe në Tiranë.

Pak orë para mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike dhe Këshillit Kombëtar, kreu demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me demokratët në qytetin e Elbasanit. Ai foli për zërat kritikë brenda PD-së dhe tha se pushteti dhe drejtimi i kësaj force politike buron nga anëtarët e Partisë Demokratike.

Në 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes Tiranës dhe Uashingtonit, ambasadorja amerikane kërkoi të mos harrohet sa shumë ka arritur Shqipëria në këto 3 dekada. Disa prej atyre zemrave që mbajtën gjallë miqësinë mes dy popujve, ministrja Xhaçka tregoi se i njihte personalisht. Dëshmi e përparimit të Shqipërisë, sipas...

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, është përjashtuar nga Partia Socialiste. Lajmi u është komunikuar strukturave lokale mbrëmjen e djeshme nga Damian Gjiknuri, drejtues politik i qarkut. Në Asamblenë e PS-Vlorë, Gjiknuri ka njoftuar ndarjen e socialistëve me Lelin, duke u lexuar anëtarëve edhe një mesazh telefonik të kryetarit Edi Rama....

Teksa foli për lojën politik të shifrave me emigracionin, kryeministri Rama thotë se vota e emigrantëve nuk do të jetë e mundur as në këto zgjedhje.

Kërkesën e opozitës së bashkuar për të shtyrë deri paszgjedhjeve, vlefshmërinë e kartave të identitetit të skaduara, Edi Rama e mirëpriti duke u treguar i gatshëm ta shqyrtojë. “Rregullat e lojës janë të aprovuara bashkërisht dhe çdo propozim i arsyeshëm që secila palë bën dhe është në interes të procesit zgjedhor është absolutisht i mirëseardhur. Sigurisht që bën sens dhe do të trajtohet me të gjithë seriozitetin e duhur”, tha kryeministri.

Me miratimin e fondeve për fushatën elektorale, numri dy i socialistëve u hodh në krahasime. Premtimet dhe fushatë e demokratëve, i ngjan si një kthim në kohë.

Fatmir Mediu kërkon respekt dhe reciprocitet nga Lulzim Basha. Nga aktivi i degës së Tiranës të Partisë Republikane, ku prezantoi edhe kandidatët e tij për kryeqytetin, Mediu i dërgoi një mesazh aleatit në krye të PD-së, duke theksuar se i takon atij të tregojë rrugën e fitores, duke ndërtuar një koalicion vlerash.

Për rreth dy orë në bashkëbisedim me gazetarët, Edi Rama heshti mbi ndryshimet në Qeveri që kishte bëri gati. Me të mbaruar konferencën për shtyp të fundvitit, njoftoi në Twitter largimin e Gent Cakajt nga Ministria e Jashtme. Drejtimin e diplomacisë shqiptare ka vendosur t’ia besojë Olta Xhaçkës. Vendin e...

Presidenti i Republikës ka vendosur të kalojë në heshtje buxhetin faktik të vitit 2019, të miratuar me ligj nga Kuvendi, në muajin nëntor. Meta shpjegon se duke pasur në konsideratë sjelljen vijuese të Kuvendit ndaj çështjeve kaq delikate, kthimi i këtij ligji për rishqyrtim në Kuvend, nuk do të përbënte...

Mbi 20 deputetë të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian kanë firmosur një deklaratë të përbashkët, përmes të cilës i bëjnë thirrje Këshillit Europian që të miratojë pa vonesë kuadrin negociator me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Deklarata mban firmat e përfaqësuesve të grupeve të ndryshme politike. Eurodeputetët kërkojnë nga...

Parlamenti Europian i konsideron zgjedhjet e 25 prillit si thelbësore për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Kjo theksohet në një draft-raport të Komisionit të Jashtëm të PE-së, që mes të tjerash nënvizon nevojën për të përmirësuar klimën politike përmes dialogut. Parlamenti Europian kujton përgjegjësinë e përbashkët të forcave politike për...

Në përvjetorin e tërmetit të 26 nëntorit, Edi Rama i dedikoi vetes një videoklip. Në titull shkruan “i paharruar kujtimi i viktimave”, por në video kujtimet janë ato të Kryeministrit, duke nisur nga përjetimi i lëkundjeve. Protagonistë të videos nuk janë as viktimat e tërmetit, as familjarët e tyre, por...

Presidenti i Republikës ktheu për rishqyrtim në Kuvend Kodin e ri Zgjedhor të miratuar më 5 tetor. Sipas tij, ndryshimi i njëanshëm i rregullave themelore për zgjedhjet, bën që të cenohen ndër të tjera, edhe parimi i konkurimit të lirë. Meta nënvizon se ndryshimet favorizojnë mazhorancën në kurriz të forcave opozitare. Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese dhe me kërkesë të Lulzim Bashës, Presidenti i ka kërkuar një opinion urgjent Komisionit të Venecias.

Me një arsyetim shkresor prej më shumë se 80 faqesh, të cilit Ilir Meta i jep vlera shkencore, Presidenti i Republikës i ktheu Kuvendit ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara në fillim tetorit pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare. Sipas Presidentit, “ndryshimi i njëanshëm i rregullave themelore për zgjedhjet, bën që...

30 milionë lekë të tjera i janë dërguar inceneratorit të Elbasanit pak ditë më parë, pikërisht kur demokratët depozitonin në SPAK padinë ndaj kryeministrit Edi Rama. Për këtë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, kërkoi edhe një herë nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion që të mos heshtë e të tregojë çfarë po ndodh me hetimet. Basha u dha një tjetër element hetuesve, duke denoncuar se kontrata për inceneratorin e Fierit nuk e kishte çmimin mes kritereve të saj.

Projekt-marrëveshja mes Shqipërisë dhe grupit COVAX për të siguruar vaksinën antikoronavirus u dorëzua në Parlament. Ajo pritet të diskutohet dhe miratohet në formën e një projektligji. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi njoftoi se duke qenë një çështje urgjente, ajo do të shqyrtohet nga Parlamenti në seancën plenare të javës së ardhshme, më...

Një tjetër nënsekretar amerikan, këtë herë përgjegjës për kulturën dhe edukimin, trokiti në zyrën e Edi Ramës, që vetëm pak ditë më parë kishte pritur një prej përfaqësuesve më të lartë të Uashingtonit për çështjet e energjisë. Marie Royce njoftoi kryeministrin se ajo nuk do të ishte e fundit. “Programet...

Bindja Demokratike nisi rrugëtimin drejt 25 qershorit, me një takim të përfaqësuesve të saj nga i gjithë vendi, që u mbajt në Tiranë. Për këdo dëshiron të bëhet pjesë e garës, Astrit Patozi kishte një kusht. “Kushdo që do të kandidojë nën siglën e Bindjes Demokratike ka vetëm një kusht...

Grupimi në një koalicion konsiderohet gjerësisht si arma më e fortë që ka aktualisht opozita për të ardhur në pushtet, por pavarësisht mbledhjeve e diskutimeve ende nuk ka një vendim. Numri dy i demokratëve i quan modalitete të parëndësishme. “Nuk janë të rëndësishme modalitetet. E rëndësishme është se ne jemi...

Partia Demokratike denoncoi përdorimin politik që sipas saj po bëhet nga Qeveria me shoqërinë shtetërore “Illyrian Guard”. E ngritur me qëllim ruajtjen e objekteve shtetërore, demokratët besojnë se ajo po kthehet në një polici politike. “Kjo skemë është ideuar për t’i ardhur në shërbim një qëllimi shumë më madhor dhe...

Vapa e gushtit shkriu akulloren në duart e Vangjush Dakos, për të cilin tashmë duket se ka nisur procesi i përcjelljes jashtë jetës partiake. Socialistët nuk e kanë më luksin të kenë në krye të Durrësit dikë të përfshirë në listën e zezë të amerikanëve dhe kjo ka detyruar Edi...

Presidenti Meta ka thirrur për konsultime krerët e partive kryesore në vend, para se të shpallë datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Kreu i Shtetit i ka lënë takim kryeministrit Rama të premten në orën 11:00, ndërsa një ftesë i ka vajtur edhe kryedemokratit Basha, i cili pritet të mbërrijë...

Marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon ishin në qendër të bisedës telefonike të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Lajmin e bëri publik vetë kreu i diplomacisë helene, përmes një postimi në Twitter. Dendias nuk jep shumë detaje, por pak ditë më parë ministri...

Mazhoranca u tërhoq nga ligji për mekanizmin zhbllokues në betimin e gjyqtarëve kushtetues, që kishte miratuar më herët. Komisioni i Ligjeve pranoi dekretin e Presidentit Meta që e ktheu për rishqyrtim këtë nismë ligjore, me arsyetimin se cenonte kompetencat e tij kushtetuese. Bledar Dervishaj, këshilltar për çështjet ligjore i Kreut...

Me vetëm 3 vota kundër të opozitës parlamentare, mazhoranca miratoi nen për nen dhe në tërësi në Komisionin e Ligjeve ndryshimet në Kodin Zgjedhor që kishte dakortësuar me Partinë Demokratike dhe LSI-në, sipas Marrëveshjes së 5 Qershorit. Në nisje të mbledhjes, Damian Gjiknuri sqaroi se të vetmet modifikime që i...

Deputetët e opozitës parlamentare kanë vendosur të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Politik, të sugjeruar fillimisht nga kryeministri Rama. Pas konfirmimit të pjesëmarrjes nga ana e opozitës jashtë Parlamentit, edhe deputetët opozitarë brenda Kuvendit kanë konfirmuar pjesëmarrjen, të paktën sipas një postimi në Facebook të deputetit Edmond Stojku.

Parlamenti Europian sqaroi përse u fshi nga faqja deklarata e djeshme e tre deputetëve që i kërkonin Shqipërisë miratimin sa më shpejt të marrëveshjes së 5 qershorit. Sipas zyrës së shtypit të Parlamentit Europian, versioni i publikuar dje ishte jo përfundimtar dhe ishte hedhur në faqen e institucionit gabimisht. Qëndrimi...

Me 10 vota pro dhe 5 kundër, Komisioni i Ligjeve miraton ëe parim draftin për Reformën Zgjedhore të dalë nga marrëveshja e 5 qershorit me opozitën jashtë parlamentare.