Indrit Maraku

Nuk ka një datë kuadri negociator për Shqipërinë që Komisioni Europian i dërgoi Këshillit, por dokumenti prej 22 faqesh që A2 disponon, ka më shumë trajtën e një kontrate mbi të cilën palët do të bazojnë bisedimet e anëtarësimit.   “Konferenca ndërqeveritare do të sigurojë forumin e dialogut politik mbi...

Fjalët e rënda që kishte lëshuar nga Tirana për Gjykatën Speciale, Edi Rama i forcoi akoma më shumë në përfundim të vizitës dyditore në Prishtinë, duke kaluar në akuza. “Historia e kësaj gjykate speciale të radhës nisi të shkruhet me një akt që abortoi një proces që lidhet me paqen...

Ilir Meta është i gatshëm t’i japë jetë rekomandimit të Venecias për ta zhbllokuar situatën në Gjykatën Kushtetuese përmes bashkëpunimit institucional me Kuvendin. Për këtë, njoftoi se të hënën do të thërrasë në takim kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Në fillim të javës së ardhshme, Presidenti Meta do të ftojë për takim...

Ekspertët ligjorë të Këshillit Politik kanë përkthyer tashmë në amendamente marrëveshjen politike të firmosur në anglisht të premten e kaluar. Detajimi hedh më shumë dritë mbi KQZ-në e re që do të përbëhet nga 3 organe drejtuese: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me mandat 7-vjeçar të përtëritshim, Komisioni Rregullator me 5...

Socialistët mohojnë kalimin në zgjedhje të parakohshme vendore, dhe përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkie mes demokratëve, e lidhin me presionet e brendshme të partisë opozitare. “Tani që Basha nuk di se si të mbajë Xhelal Mziun me gajret dhe synon që t’i gënjejë përsëri, është çështje e brendshme e...

Pasditen e sotme, katër negociatorët e Këshillit Politik u rimblodhën për të nisur punën që marrëveshjen e mbyllur një ditë më parë ta kthejnë në dispozita ligjore. Ata kanë qëndruar në ambientet e Pallatit të Kongreseve për rreth një orë. Në përfundim, dy përfaqësuesit e opozitës u larguan pa dhënë...

Socialistët garantojnë mbështetësit e tyre se i qëndrojnë premtimit për votën e emigrantëve. Damian Gjiknuri, që përfaqëson mazhorancën në negociatat me opozitën për Reformën Zgjedhore, sqaroi përmes një postimi në Facebook se në Ligjin e ri Zgjedhor është përcaktuar udhërrëfyesi që do të mundësojë zbatimin e votës së emigrantëve. “Në...

Më shumë se një reformë zgjedhore, dy faqet e firmosura mbrëmjen e 5 qershorit kanë trajtën e një marrëveshje politike, për t’i dhënë më shumë garanci opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje. Për vite të tëra u tha se reforma duhej të ishte sipas ODIHR, por rekomandimet e këtij...

Qeveria ka hartuar një kalendar të titulluar “Plani i Integrimit”, ku përcakton afatet kohore brenda të cilave mendon të ketë zgjidhur çështjet kryesore që i kërkohen nga Këshilli Europian para se Shqipëria të ulet në tryezën e parë ndërqeveritare të negociatave me Brukselin. A2 ka parë dokumentin në fjalë, për...

Komisioni i Venecias i ka dërguar palëve në Tiranë draft-opinionin përfundimtar në lidhje me krizën e krijuar me Gjykatën Kushtetuese, ku sugjeron se për ta tejkaluar atë, dialogu ndërinstitucional është thelbësor. Situata e krijuar, sipas Venecias, ka arsye të shumëfishta, ku rendit mes të tjerash edhe vetë procesin e Vettingut,...

Presidenti Ilir Meta bëri thirrje për krijimin e një fronti të përbashkët për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri, nisur nga sa ndodhi me Teatrin Kombëtar. Në Facebook, Meta postoi edhe një këngë-homazh që dy muzikantë italianë kanë krijuar si shprehje të dhembjes për prishjen e Teatrit. Shembja e godinës, sipas...

Vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar, nga miratimi në Këshillin Bashkiak e deri në ekzekutimin e tij që rezultoi me shembjen e godinës, ka kaluar përmes disa shkeljesh si të rregullores mbi të cilën funksionon ky këshill, ashtu edhe të ligjit për vetëqeverisjen vendore. Shkelja e parë që bie në...

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë konfirmuar vetëm 8 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilët 3 raste në Tiranë, 2 në Krujë, nga 1 rast në Shkodër, Fier e Kamëz. Deri tani janë konfirmuar në total 850 raste, nga të cilat 620 persona janë shëruar, ndërsa 31 kanë humbur jetën.

Kryedemokrati Lulzim Basha u takua me drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit, të cilët i shprehën shqetësimin për mungesën e mbështetjes së shtetit për këtë sektor. “Standardet e reja që po vendosen nga qeveria kanë një kosto shtesë të konsiderueshme, për të cilat nuk është dhënë asnjë ndihmë financiare”, citohen...

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e beson shpjegimin e autoriteteve për një kurbë të ashtuquajtur të sheshtë të përhapjes së virusit në Shqipëri, si rezultat i masave të marra që evituan mbingarkesën e sistemit spitalor. Sipas Petrit Vasilit, shifrat e bëra publike nga autoritetet nuk justifikojnë masa kaq të shtrënguara:...

Puna për reformën zgjedhore do të rinisë me një raportim para Komisionit të Posaçëm të Parlamentit, që është vendosur të zhvillohet më 6 maj. Njësoj si për komisionet e tjera, mbledhja do të zhvillohet online dhe deputetët do të informohen për ecurinë e deritanishme të dialogut në tryezën politike, ku...

Shtimi i rasteve të reja me të prekur nga Covid-19 në Kukës duket se ka rritur ndërgjegjësimin mes qytetarëve, në respektimin e masave për kufizimin e përhapjes së sëmundjes. Ndryshe nga një javë më parë, këtë të shtunë u vunë re më pak të moshuar në rrugët e Kukësit, pavarësisht...