Jerola Ziaj

Prokurorë të SPAK dhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar këtë të premte në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë, ku kanë nisur verifikimet për disa dosje specifike që kanë të bëjnë kryesisht me pronat përgjatë bregdetit, në mënyrë të veçantë ato në Bashkinë e...

Drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile dhe prefekti i qarkut të Vlorës kanë analizuar situatën e zjarreve që përfshiu këtë qark gjatë stinës së verës. Përpos pasojave të cilat tanimë dihen, prefekti Flamur Manaj, vuri në dukje disa mangësi, që kanë të bëjnë me organizimin e punës nga bashkia...

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë mesazhin e tij të parë pasi është prezantuar sot si i deleguari politik i PS për qarkun e Vlorës.  I pyetur për përplasjet që kanë vijuar mes kryebashkiakut Dritan Leli dhe kryeministrit Edi Rama që nga zgjedhjet e 25 prillit, Ahmetaj tha se në PS...

Përfundojnë në Policinë e Vlorës ish-drejtori i Ujësjellësit të Vlorës Shkëlqim Leskaj dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë. Sipas burimeve, konflikti ka ndodhur gjatë mbledhjes së drejtuesve të bashkisë dhe Ujësjellësit. Mësohet se sot, me kërkesë të kryetarit të Bashkisë Dritan Leli ishte thirrur mbledhje me këta të fundit, por...

Në Kocul të Vlorës, duket sikur koha ka mbetur ne vend. Vetëm 20 km nga shkëlqimi i Lungomares turistike të Vlorës, fshati Kocul dikur me 1700 banorë dhe sot me më pak se 250 të tillë, duket sikur ka rënë në letargji prej 40 vitesh. Thuajse asgjë në fshat nuk...

Vaksinimi kundër COVID-19 i të rinjve në përgjithësi, por edhe i studentëve në mënyrë të veçantë duket se po has në kundërshtinë e këtyre të fundit. Pavarësisht paralajmërimeve të dhëna se mësimi në auditorë do të zhvillohet vetëm për studentët dhe stafin e pedagogëve që janë të vaksinuar, studentët duket...

Procesi i vaksinimit në Vlorë ka ecur me ritme të kënaqshme sa i takon moshës së tretë dhe personave që kanë sëmundje shoqëruese. Por, pjesa më aktive e popullatës në këtë qytet, që janë kryesisht të rinjtë, vijojnë të tregohen ende indiferentë, përfshi këtu edhe studentët. Por, rregullat e reja...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të Fierit, aty ku një 31-vjeçar ka vrarë me armë zjarri ish- bashkëshorten. Krimi ka ndodhur në fshatin Zhupan, në banesën e ish-vjehrrit , nga shtetasi E.M, ndërkohë që viktima është shtetasja me inicialet S.B. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë...

Rritja e çmimit të bukës është bërë realitet edhe në qytetin e Vlorës. Prej mëngjesit të kësaj të premteje një kilogramë bukë kushton 20 lekë të reja më shumë duke e çuar çmimin nga 100 lekë në 120 lekë. Edhe për prodhuesit e bukës në Vlorë rritja e çmimit justifikohet,...

Një banesë përfshihet nga flakët në lagjen” 24 Maji”,  në Vlorë pranë zonës të njohur si tek pallatet e Gorishtit. Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz, por dëmet materiale vlerësohen të jenë të shumta. Pronarët e banesës kanë qenë jashtë në momentet që kanë rënë flakët. Paraprakisht ...

Është zbardhur nga Policia e Vlorës tentativa e vrasjes së 41-vjeçarit Edison Begaj, ndodhur më 29 maj 2021, në fshatin Kaninë dhe është shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur me armë zjarri Begaj, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar...

Një jaht me 11 persona në bord lëshoi alarmin SOS, pasditen e së martës. Në vendngjarje shkuan menjëherë Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare. Njoftimi i autoriteteve: Sot rreth ores 18:00 inspektori ı ZMTD mori njoftim nga te afermit e nje mjeti lundrues me 11persona ne bord i cili ndodhej në...

Një aksident ka ndodhur në autostradën Levan-Vlorë, mbrëmjen e sotme. Një makinë është përmbysur, duke shkaktuar disa të lënduar. Dy ambulanca ndodhen në vendngjarje. Njoftimi i policisë: Rreth orës 19:45, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Ura e Miflolit”, një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. S, është...

Zjarr në Aliko të Sarandës dhe disa fshatra përreth. Aktualisht po ndërhyhet me zjarrfikëset e Delvinës, Finiqit, Konispolit dhe Sarandës. Duke qenë se zjarri ka rënë në rrethina të disa fshatrave në Aliko, çdo gjë mund të ndodhë, por zjarrfikëset janë përqendruar për të shmangur prekjen e shtëpive dhe njerëzve.

Detaje të reja dalin në dritë pas hetimeve që vijojnë për zbardhjen e vrasjes së 25-vjeçarit në Vlorë, trupi i pajetë i të cilit u gjet këtë mëngjes në aksin rrugor Vlorë-Babicë. Sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore, vrasja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 21:00 të një nate më parë....

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi me armë zjarri i një të riu, brenda një makine në aksin rrugor Vlorë-Babicë. Viktima është gjetur brenda një automjeti tip Fiat i cili dyshohet se i përket një vajze nga Tirana. Trupi i pajetë është gjetur nga një kalimtar i...

Bidona, fuçi plastike dhe depozita janë mjetet e domosdoshme që i gjen në çdo oborr të banesave të Nartës në Vlore. Arsyeja! Mungesa e theksuar e furnizimit me ujë të pijshëm. Dhe kjo situatë bëhet akoma me problematike në stinën e verës dhe në këto temperatura të larta. Ndonëse të...

Gushti i këtij viti duket se  ka rikthyer normalitetin në Portin e Vlorës. Pas një periudhe gati dy vjeçare, ku për shkak të pandemisë, linjat e trageteve punonin vetëm me mallra, në port është rikthyer fluksi i zakonshëm i punës me pasagjerë. Gjatë kësaj periudhe rreth 20.000persona kanë hyrë në...

Situata me zjarret për dy javë me radhë krijoi një situatë problematike por edhe dëme të konsiderueshme. Në Karaburun, Gjormë e Gumenicë u regjistruan edhe situatat më problematike. Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, ka konfirmuar se dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme, por duhet pritur ende verifikimi në...

Një person është gjetur i pajetë pranë ambulancës në qytetin e Vlorës në orët e vona të së shtunës. Mësohet se viktima është një I moshuar, ndërsa nga të dhënat e para nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij. Dyshohet se I moshuari mund të ketë ndërruar jetë...

Fshati që qëndron si ballkon mbi Vlorë, me një pamje të mrekullueshme mbi qytet dhe Gjirin e Vlorës, ka organizuar mbrëmjen e së premtes, festën e tij, “Kanina Fest”. Shoqëruar me muzikë, vallet e zonës dhe këngëtarë të ftuar, festa e fshatit mbi qytet, tashmë është rikthyer në traditën e...

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në autostradën Levan-Vlorë. Nga aksidenti në zonën e quajtur “Kripa” ka humbur jetën një person. Mësohet se viktima ishte kalimtar. Njoftimi i policisë: Në orën 22:20, në autostradën Levan-Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin Y. Xh., ka aksidentuar një këmbësor...

Prej një ore, një zjarr ka rënë në Gorisht të Selenicës. Mësohet se nga flakët janë djegur ullishte, ndërsa afër janë edhe puset e naftës. Banorët kanë telefonuar zjarrfikësit e Vlorës, por këta të fundit i kanë automjetet të shpërndara për momentin. Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shprehet se...

Zjarrfikësi veteran Luan Kapaj ka 35 vite që i dedikohet punës dhe nevojës së njerëzve që përballen me fatkeqësitë natyrore. Nuk ndjen ende lodhje dhe e vesh uniformën si të ishte dita e tij e parë e punës. Këto ditë, e ka nisur punën në 5 të mëngjesit dhe ka...

Një vatër e re zjarri është hapur në Dukat. Sikurse njoftohet zjarri kalon në faqen tjetër të malit dhe dyshohet për zjarrëvënie të re. Më herët Ministria e Mbrojtjes njoftoi se situata e zjarrit në Dukat është përmirësuar, por puna e forcave operacionale po vijon për mbajtjen nën kontroll të...

Disa ushtarë, të cilët gjatë këtyre ditëve të nxehta janë duke luftuar me flakët në zonën e Vlorës, por jo vetëm, kanë përfunduar në urgjencë. Nga të dhënat e para dyshohet se ushtarët mund të jenë helmuar nga ushqimi. Ata janë paraqitur me diarre dhe të vjella, ndërsa 2 prej...

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në autostradën Fier-Vlorë, në Panaja. Mësohet se një e moshuar, e cila ishte duke kaluar rrugën, është përplasur nga një automjet dhe ka mbetur e plagosur. E moshuara është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, por pavarësisht ndërhyrjes së...

Mëngjesin e kësaj të enjteje, në Vlorë është shfaqur një tjetër vatër zjarri pranë depozitave të hidrokarbureve në Nartë. Menjëherë është ndërhyrë me mjete dhe efektivë zjarrfikës për ta vënë nën kontroll. Ndërkohë, era ka ndërprerë operacione të fikjes së zjarreve në Karaburun. Era e fortë dhe me drejtim nga...

Era e fortë dhe me drejtim nga jugu ka bërë që situata e zjarrit në malin e Karaburunit  të përkeqësohet dhe konkretisht në pjesën mbi Gjirin e Gramës që lidhet me Llogaranë. Sipas punonjësve të ADZM, era ka bërë që flakët të përparojnë në pjesën e malit duke iu afruar pishave. Për...

Nis tashmë zyrtarisht kontrolli i KLSH në të gjitha institucionet që janë pjesë e procesit të emergjencave. Kontrolli ka nisur në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile si dhe hallka të tjera të Ministrisë së Brendshme që lidhet me Emergjencat Civile, në Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe ato të pushtetit vendor....

Mbetet kritike situata e zjarreve në Shqipëri, veçanërisht në jug të vendit. Në orët e fundit, situatat më shqetësuese ngelin zona e Karaburunit dhe ajo e Lunxhërisë në Gjirokastër, ku u shënua edhe viktima e parë. Në Dukat, ushtria po tërhiqet nga vatrat aktive aty, për t’u shpërndarë në zona...

Thuajse e gjithë lagjja e parë e Fushë Dukatit prej ditësh është vënë në alarm për shkak të zjarreve që po përparojnë nga Karaburuni në drejtim të zonave të banuara. Banorët e këtij fshati, kanë nisur prej ditësh të ruajnë përparimin e flakëve të cilat po i afrohen banesave të...

Zona pranë fshatit Dukat është kthyer në vatrën më problematike të zjarrit që ka ditë të tëra që djegin bimësinë në Karaburun. Ndryshimi i drejtimit të erës jo vetëm që ka favorizuar dhe fuqizuar vatrat e zjarrit, por ka shtuar edhe rrezikun e përfshirjes nga flakët të Parkut Kombëtar të Llogorasë.

Zona pranë fshatit Dukat është kthyer në vatrën më problematike të zjarrit që ka ditë të tëra që djegin bimësinë në Karaburun. Ndryshimi i drejtimit të erës jo vetëm që ka favorizuar dhe fuqizuar vatrat e zjarrit, por ka shtuar edhe rrezikun e përfshirjes nga flakët të Parkut Kombëtar të...

Vijojnë zjarret në jugun e vendit. Ndërkohë që situata në Karaburun ende nuk po qetësohet, vatra të reja janë hapur edhe në zonën e Lapardhasë. Kritike duket situata edhe në fshatin Kotë, në bashkinë Selenicës, ku flakët kanë arritur edhe disa banesa. Në zonat afër Vlorës, deri më tani janë...

Një makinë “Range Rover” është përfshirë nga flakët pasditen e së hënës në Himarë. Mësohet se automjeti është në pronësi të shtetasit me iniciale F.B. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme në automjet....

Prej ditësh thuajse e gjithë kurora e gjelbër e Vlorës ndodhet nën pushtetin e flakëve, duke shënuar kështu një situatë të paprecedentë. Me gjithë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, atyre të ushtrise, njësive administrative dhe banoreve të zonës, sërish situata mbetet problematike. Deri më tani janë shkrumbuar mbi 350 hektarë me...

Një zjarr ka nisur në Radhimë të Vlorës, pranë një kodre. Nëse zjarri favorizohet nga era, rrezikohen bizneset që ndodhen aty pranë. Dy zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për shuarjen e flakëve, ndërkohë që po ndihmojnë edhe banorë të zonës.

Situata ka dalë jashtë kontrollit në vatrën e Karaburunit. Lartësia e zjarrit ka arritur deri në tre metra, ndërsa era ka ndryshuar kah, duke riaktivizuar vatrat e shuara gjatë paradites. Forcat zjarrfikëse kanë ndërprerë punën për momentin, pasi është e pamundur të ndërhyhet në këto kushte. Problematike paraqitet situata edhe...

Vijon të jetë aktiv zjarri në gadishullin e Karaburunit. Edhe pse punonjësit e zonave te mbrojtura kanë qenë gjatë gjithë natës në terren për fikjen e zjarrit dhe normalizimin e situatës, gjendja vijon të jetë problematike pasi në zonën mbi kishën e Marmiroit në Orikum zjarri është aktivizuar sërish. Kërkohet...

Zona e Karaburunit vijon të përfshihet prej dy ditësh nga një zjarr masiv, që po intereson sipërfaqe të mëdha, ndërkohë që zjarri sinjalizohet edhe në zonën e Kaninës. Temperaturat e larta, pakujdesia por edhe aksione të qëllimshme mund të jenë arsyet e kësaj gjendje të rëndë mjedisore, edhe pse nuk...

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e detyrimit për paraqitje ndaj tre vëllezërve Myslimi, të cilët u akuzuan për dhunimin e filmuar prej tyre të gjykatësit Arqile Basho. Fillimisht gjykata e qytetit bregdetar kishte vendosur masën arrest në burg për Fatosh Myslimit, ndërsa arrest në shtëpi për Elmaz Myslimi dhe...

Një çift francezësh kanë humbur në shtigjet e Llogarasë.  Ata kanë lëshuar alarmin SOS mëngjesin  e sotëm. Policia njofton se është në kërkim të tyre.

Pushuesit e një plazhi në Zvërnec të Vlorës, tejet i populluar nga pushuesit dhe kryesisht me familjarë, u shqetësuan sot nga disa të shtëna, për shkak të një konflikti të çastit. Dyshohet se personi që ka qëlluar tri herë në ajër ka qenë në lëvizje me motor. Burimet bëjnë me...

Pas 24 orësh bllokadë, bizneset e qytetit të Vlorës që operojnë në zonën e Lungomares kanë hapur sot aktivitetin e tyre. Bizneset kanë vendosur që të marrin pak kohë, për të koordinuar hapat e radhës të protestës së tyre. Dy kërkesat e tyre kryesore janë shtimi i orarit të shërbimit...

Edhe pse Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë vendosi të shtyjë fashën orare nga 22:00 deri në 23:00 për lejimin e muzikës, sërish bizneset në Vlorë kanë protestuar për lehtësimin e mëtejshëm të masave. Në shenjë proteste, ata vendosën të mbyllnin gjithçka përgjatë Lungomares, duke i vendosur shiritat lokaleve, të...

Bizneset e Vlorës, kryesisht ato të lokaleve dhe restoranteve përgjatë Lungomares, sikurse kanë paralajmëruar, kanë protestuar sot në lidhje me masat anti-covid. Sot, janë mbyllur një pjesë e bizneseve në Lungomare. Bizneset vijojnë të protestojnë për orarin e lejimit të aktivitetit të tyre dhe kanë kërkuar shtyrjen e orës policore,...

Bizneset e Vlorës, kryesisht ato të lokaleve dhe restoranteve përgjatë Lungomares, kanë paralajmëruar se do të mbajnë një protestë ditën e hënë në lidhje me masat anticovid. Shtyrjen e orarit të mbylljes dhe atë për lejimin e muzikës duke qenë se jemi në kulmin e sezonit turistik. Ndërkohë, një ditë...

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në Novoselë, teksa një person i lënduar është dërguar në spital. Sipas dëshmive, një automjet ka goditur një motoçikletë pikërisht në nënkalimin e Novoselës. Forcat e rendit lokale janë në vendngjarje për të kuptuar dinamikën e ngjarjes.

Arrest në burg Fatosh Myslimit, ndërsa arrest në shtëpi për Elmaz Myslimi dhe Myslim Myslimi.  Ky ishte vendimi i Gjykatës së Vlorës, që  ka dhënë masën e sigurisë për tre vëllezërit që u konfrontuan fizikisht me gjyqtarin Arqile Basho. Ata u arrestuan dy ditë më parë pasi video e tyre me...

“W124 Albania” ka sjellë këtë të hënë makinat klasike të Benzit në një paradë të zhvilluar në Vlorë. Të apasionuarit pas Benzit 250 kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria për t’u takuar në qytetin bregdetar. Parada e organizuar nga Dea Ademaj, kanë mbledhur në Vlorë të gjithë koleksionistët e makinave klasike,...

Me urdhër të drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u ushtrua kontroll për sende të ndaluara nga forcat Operacionale në bashkëpunim me grupin e Sigurimit të Shoqërimit në IEVP Fier, Durrës, Tepelenë e Berat.Në kontroll morën pjesë rreth 90 forca policie, nga ku u kontrolluan dhomat, ambientet e përbashkëta, dushet, klasat,...

Për herë të parë në histori dy djemtë e grupit Motocross Theranda nga Suhareka e Kosovës, Luan Shala dhe Agron Kelmendi ngjisin majën e Çikës në Vlorë me motorra . Ngjitja për në majën e Çikës zakonisht eshtë bërë në këmbë per shkak të terrenit të thepisur por dy të...

Përfaqësuesit e bizneseve në Vlorë të pakënaqur me orën policore që i kufizon muzikën pas orës 22:00 patën një takim me prefektin e qarkut ku kanë kërkuar shtimin e fashës orare të muzikës nga ora 22:00 deri në 24:00.

Përfaqësuesit e bizneseve në Vlorë të pakënaqur me orën policore që i kufizon muzikën pas orës 22:00 patën një takim me prefektin e qarkut ku kanë kërkuar shtimin e fashës orare të muzikës nga ora 22:00 deri në 24:00. Por nga ana tjetër, Prefekti i ka kërkuar bizneseve të zbatojnë...

Një operacion antikanabis është zhvilluar këtë të dielë në qytetin e Vlorës. Burime për A2 bëjnë me dije se ai u përqëndrua në Lumin e Vlorës, në Mazhar dhe Gusmar. Lëndët narkotike janë shkulur dhe asgjësuar me djegie ndërkohë që vijojnë hetimet për gjetjen e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Tre persona janë shpëtuar mbrëmë nga roja bregdetare, pasi mbeten të bllokuar në det në afërsi të Gjirit të Gramës në Karaburun. Tre të rinjtë kishin marrë skafin rreth 7 metra me dy motorë. Turistët dolën rreth orës 18:00  dhe rreth orës 20:30 pësuan defekt të dy motorët. Më pas...

Një 60-vjeçar, në fshatin Bishan të Vlorës, ka qëlluar me çifte motrën e tij 66-vjeçare, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Autori Seit Danaj është larguar në pyll dhe policia është në ndjekje të tij. Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se autori gjatë konfliktit ka qenë...