Klementina Cenkollari

Klementina Cenkollari punon si reportere politike pranë A2, ku ndjek zhvillimet në kampin opozitar, institucionin e Presidencës, seanca dhe komisione parlamentare dhe disa prej përfaqësive diplomatike në Shqipëri.

Ajo ka raportuar Live gjatë protestave të opozitës, samiteve europianë në Belgiikë e Luksemburg në kuadër të integrimit të Shqipërisë, marrjes nga Shqipëria të Presidencës së OSBE në Vjenë, Ministerialit të NATO-s në Washington dhe zhvillime të tjera.

Klementina punon si gazetare prej vitit 2007. Fillimisht nisi si gazetare sociale pranë gazetës “Tirana Observer” dhe në vitin 2009 u bë pjesë e medias vizive. Në Ora News punoi për 7 vjet, si gazetare politike dhe folëse e lajmeve.

Nga 2016-2018 ishte në ekipin e komunikimit të UNDP në Shqipëri, si eksperte komukimi pranë projektit STAR2, për t’iu bashkuar më pas A2.

Grupi i Shteteve të Këshillit të Europës Kundër Korrupsionit, i njohur nën siglën GRECO, nxit autoritetet shqiptare të gjejnë sa më parë një zgjidhje, për të bërë plotësisht funksionale gjykatën e lartë, e cila numëron aktualisht vetëm 3 nga 5 gjyqtarë të nevojshëm për të shqyrtuar çështjet. Ky organ i...

Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ka bërë përparim deciziv dhe është shumë pranë arritjes së plotësimit të kushteve të Këshillit për tryezën e parë ndërqeveritare. Në raportin prej 123 faqesh, Brukseli zyrtar vlerëson se Shqipëria ka përparuar në objektivat e vendimit të Këshillit Europian për hapjen e negociatave. Raporti thotë...

Kryedemokrati, Lulzim Basha, ishte ne Fushë-Krujë, në takime me sipërmarrësit e kësaj zone, për t’i njohur me propozimin e PD, për mbështetjen që duhet të marrë ky sektor në 6 muajt e ardhshëm.

Mëngjesin e kësaj të hëne, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim në rrugën e Durrësit dhe zonën e Myslym Shyrit. Në këtë takim Basha është njohur nga afër me shqetësimet e bizneseve të vogla, të cilët theksuan se krahas vështirësive ekonomike të krijuara nga pandemia, një tjetër problem që po falimenton biznesin e tyre, është edhe korsia e biçikletave. Basha u shpreh se për situatën e vështirë ku ata ndodhen aktualisht përgjegjëse është qeveria, ndërsa shtoi se ajo duhet të zbatojë planin me 5 pika të PD për ekonominë. “Gjatë mëngjesit të sotëm kam vizituar një numër të madh biznesesh të vogla në rrugën e Durrësit dhe në rrugën Myslym Shyri. Për banorët e Tiranës dhe jo vetëm, këto dy rrugë njihen si rrugët me numrin më të madh të bizneseve. Unë kam qenë vetë dhe kam folur me ta, gjendja është katastrofë. Ato pak biznese që kanë marrë një ndihmë minimale, ashtu siç e kanë marrë, e kanë dorëzuar për sigurimet dhe pagesat e tjera. Konsumi ka rënë në pikiatë. Me dy përjashtime, të gjithë të tjerët i kishin hequr punëtorët dhe pronarët kishin marrë përsipër të administronin bizneset sepse nuk ia dilnin dot të paguanin punonjësit. Kur kjo ndodh në qendër të Tiranës, ku është konsumi më i lartë, imagjino si është gjendja kudo. Jo vetëm që nuk po pakësohet numri i atyre që po humbin vendin e punës, por po shtohet në mënyrë të përditshme. Bizneset nuk po ngrenë kokë, por po vazhdojnë të zhyten në një krizë ciklike. E vetmja gjë e sigurt është që do iu vinë faturat dhe taksat, por asnjë ndihmë, asnjë plan konkret për të përballuar situatën ekonomike. Të harruar dhe të braktisur nga qeveria. U bë java që kemi propozuar një plan me 5 pika, për t’i dalë para të keqes që po vjen. Dhe në këtë plan kemi propozuar një çek 1000 euro për 6 muaj për këto biznese. Këto para mund t’iu vinë sadopak në ndihmë. Pjesë e kësaj paketë është dhe një çek 2000 lekë për çdo biznes që rimerr në punë një punonjës. Kjo ndihmon ekonominë, sepse janë para që futen në konsum. E gjithë paketa jonë, kushton 312 mln euro, ndërkohë që vetëm me prokurorime, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kapur 300 mln euro abuzime. Shqipëria i ka mundësitë, të paktën sa Kosova dhe Maqedonia. Mjafton që Rama të ndalë vjedhjen dhe abuzimet me taksat. Po të ishim ne në qeveri do zbatonim paketën e 11 marsit. Nuk do të ishim në këtë gjendje. Kemi një kryeministër të papërgjegjshëm, që vazhdon të tallet dhe të vjedhë me tendera sekretë. Në vend të vazhdojë vjedhjen, i kërkojmë të marrë planin tonë.”, u shpreh Basha. I pyetur se çfarë do të bëjë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që pritet të votohen në Kuvend, Basha u shpreh se do të kontestohet çdo hap antikushtetues. “Shkatërrimi i institucioneve të Shqipërisë, është një nga arsyet pse kjo bandë e ka vjedhur dhe e ka katandisur Shqipërinë në këtë farë mënyre dhe pjesë e shkatërrimit të institucioneve është edhe shkatërrimi i Parlamentit. Hapat që duan të hedhin sot në Kuvend janë thellësisht antikushtetues, por mbi analizën që ia kanë bërë fare mirë ekspertët e opozitës, tregojnë tmerrin dhe frikën e Edi Ramës dhe të atyre që e rrethojnë nga procesi zgjedhor. Nuk ka formulë që do ta shpëtojë Edi Ramën nga ndëshkimi i merituar popullor. Sikur vetëm për premtimet e pambajtura dhe për efektin që kanë pasur këto në litarin në fytin e familjeve shqiptare dhe të biznesit shqiptar, Edi Rama do të largohet me votë plebishitare nga shqiptarët. Do të kontestohet çdo hap antikushtetues me të gjitha format dhe mënyrat, kjo s’ka diskutim, çdo hap antikushtetues si ky i sotmi, në kundërshtim me standardet e OSBE-ODIHR, në kundërshtim me 5 qershorin, do të kontestohet, kjo nuk ka pikë diskutimi, por po ju them që nuk ka formulë që ta shpëtojë këtë bandë nga ndëshkimi i njerëzve. Sot për sot ajo që ka rëndësi është që ne kemi një plan me 5 pika për të ndaluar rënie e një kolapsi edhe më të thellë të ekonomisë ndërsa Edi Rama e ka mendjen ta çojë deri në fund planin e tij për të vjedhur shqiptarët, për të vjedhur dhe shpërdoruar paratë e taksave të tyre, dhe nuk ka asnjë plan për të ndihmuar njerëzit”, u shpreh kryedemokrati.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i sugjeron mazhorancës që të rikthehet për opinion tek Komisioni i Venecias përpara se të votojë në Parlament ndryshimet në ligjin e medias. A2 kontaktoi përfaqësuesin për median në këtë institucion, i cili mohoi të ketë dijeni për draftin e ri mbi të cilin...

Me tone alarmante presidenti Meta akuzoi qeverinë se po merr borxh, duke rrezikuar falimentimin ekonomik dhe financiar të shtetit, për të paguar për çështjet që Shqipëria ka humbur në arbitrazh ndërkombëtar. Meta e quajti këtë një veprimtari kriminale të organizuar që shkatërron, jo vetëm financat e shtetit, por edhe ato të çdo familjeje shqiptare.

Pas përfundimit të mbledhjes së radhës të Këshillit Politik, Damian Gjiknuri deklaroi se mazhoranca i ka bërë një propozim opozitës së bashkuar. “Bëmë një propozim si PS: nisur nga ndryshimet kushtetuese që kanë ndodhur, i propozuam që të na sjellin një variant të koalicionit të shkruar dhe nëse ne nuk e pranojmë, i drejtohemi ODIHR-it. Këta duan që të krijojnë vakuum ligjor për moszhvillimin e zgjedhjeve. Kompromis do të thotë të gjesh kompromis për disa modele. Të imponosh konsensus me modele joevropiane është e papranueshme”, tha Gjiknuri. Sipas tij, “pjesa e kodit ka rënë sepse ka ndryshuar Kushtetuta tashmë”. “Është debat i ezauruar në korrik dhe t’i rikthehesh këtij debati do të thotë ta bllokosh”, theksoi Gjiknuri.

Mazhoranca tenton të qetësojë gazetarët, por edhe ndërkombëtarët që janë shprehur të shqetësuar për rishikimit e ligjit të medias, duke garantuar se çdo rekomandim i Komisionit të Venecias, do të reflektohet. Mirela Kumbaro, është në grupin e përbashkët të punës së Komisionit të Medias e Ligjeve, që po ndërhyn në...

25 kandidatë do të votohen të dielën nga anëtarësia e Partisë Demokratike në Gjirokastër, në procesin që po zhvillohet për përzgjedhjen e emrave që partia më e madhe opozitare do propozojë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Në listë kërkohet rikonfirmimi i Tritan Shehut, ish deputet i kësaj zone....

Demokratët janë të bindur se miratimi i njëanshëm i ndryshimeve në Kod Zgjedhor dhe rishikimi në fshehtësi i ligjit të medias nga qeveria, do t’i kushtojë rrugës integruese të Shqipërisë. Nënkryetari Edmond Spaho thotë në një intervistë për A2 se Shkupi do ta lërë pas Tiranën në përpjekjet për tryezën...

Larg vëmendjes së opinionit publik, mazhoranca ka nisur punën që në gusht për të amenduar të ashtuquajturën paketa anti-shpifje, pas shqetësimeve të Këshillit të Europës dhe vërejtjeve të Komisionit të Venecias. Ndryshimet u janë besuar deputeteve Mirela Kumbaro dhe Klotilda Bushka, të cilat nuk iu përgjigjën interesit të A2 për...

Socialistët paraqitën në Këshillin Politik amendamentet e tyre për reflektimin në Kodin Zgjedhor të ndryshimeve kushtetuese, duke propozuar lista 100% të hapura. Përveç subjektit apo koalicionit, qytetari ka të drejtën e preferencës për një nga kandidatët. PS sugjeron që koalicionet të garojnë me listë të përbashkët ku kandidati ka në...

Opozita nuk do t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë, të refuzimit, mazhorancës socialiste dhe do të paraqitet në mbledhjen e radhës së Këshillit Politik, por nuk do të heqin dorë nga kërkesa për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR-it në lidhje me çështjen e koalicioneve që ndan palët. Demokratët vetë nuk do të...

Ksenofon Krisafi është një nga anëtarët e ekipi negociator për marrëveshjen e re për kufirin detar me Greqinë. Ai mirëpret propozimin e kryeministrit Edi Rama që palët t’i drejtohen një gjykate ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes, duke dhënë si alternativa Gjykatën e Hagës apo atë të Hamburgut. “Është mirë të...

Teksa Tirana dhe Brukseli po shpresojnë realizimin e konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëri-BE, në muajin dhjetor, qeveria holandeze tregohet e kujdesshme duke mos dhënë një datë, duke e lënë afatin në varësi të plotësimit të kushteve nga vendi ynë. Ambasada e Vendeve të Ulëta në Tiranë, në përgjigje të A2...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u kërkoi të gjitha degëve të PD të identifikojnë dhe të monitorojnë çdo drejtor dhe çdo nëpunës që përfshihet në presionin e paligjshëm të administratës për të siguruar vota për Partisë Socialiste.

Mazhoranca nuk e ka ndarë ende mendjen nëse ligji për presidentin do të jetë një riciklim i draftit të vitit 2016, që ishte pjesë e paketës në drejtësi e që më pas u la jashtë saj, apo do të hartojë një draft të ri. Alket Hyseni do jetë pjesë e...

Në një intervistë për A2, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli deklaroi se është larg Partisë Demokratike për sa kohë Lulzim Basha do të jetë kryetar i saj. Topalli thotë se lëvizjet e reja dhe jo rotacioni i politikanëve aktualë do të sillnin zgjidhje, ndërsa mohon angazhimin e saj në një lëvizje të re politike. Ish-nënkryetarja demokrate nuk beson se forca politike, baza e së cilës e propozoi për deputete, do të fitojë zgjedhjet, ndërsa e vlerëson procesin në PD me dy standarde.

Ish-nënkryetarja e PD Jozefina Topalli, akuzon Partinë Demokratike se ka vepruar me dy standarde në procesin që ka nisur për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Në një intervistë për A2, ajo u shpreh e fyer, që i është kërkuar të plotësonte formularin e fazës së parë edhe pse një udhëzim...

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar në Facebook duke akuzuar politikën se po tregohet hipokrite sepse nuk ka interes për zgjedhje të lira dhe me standarde. Ajo kujtion se marrja e pushimeve nga politikanët ka shtyrë punën për votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe ende nuk ka nisur...

Akuzave të opozitës pas vendimit të Arbitrazhit që detyron Shqipërinë t’i paguajë 44 milionë euro kompanisë greke “Aktor” për prishje kontrate në lidhje me aksin Tiranë –Elbasan, i është përgjigjur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Përmes një deklarate, ajo thotë se kontrata nisi me probleme që në kohën e...

Teksa Shqipëria pret tryezën e pare ndërqeveritare Shqipëri-BE, Brukseli i rikthehet bisedimeve teknike mbi kuadrin rregullator të negociatave me Shqipërinë. Zëdhënësja e Komisionerit për Zgjerim, Ana Pisonero i konfirmoi A2 se si për Tiranën dhe Shkupin, shtatori shënon rikthimin e diskutimeve, për të marrë më pas dakordësinë e vendeve anëtare.

Partia Demokratike do të rikthehet në tryezën e Këshillit Politik, por me kushtet e saj. “Marrëveshja e 5 qershorit e bën të qartë se koalicionet zgjedhore qëndrojnë në formën që janë edhe sot në Kodin Zgjedhor. Nëse kjo pikë preket, është prishur marrëveshja”, tha Paloka. Kushti nga i cili heqin...

Qeveria shqiptare do duhet të rikompozojë grupin negociator për një marrëveshje të re detare me Greqinë. Nga 13 anëtarë të ekipit, janë të paktën 4 që duhet të ndryshohen, pasi janë larguar nga postet e mëparshme.

Teksa partitë kanë nisur përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Ambasada amerikane ne Tiranë i kërkon krerëve të forcave politike, të mbajnë larg kriminelët. Ambasadorja amerikane Yuri Kim i është drejtuar me shkrim krerëve të partive, duke I kujtuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. “Ligji i dekriminalizimit përcakton...

Qeveria shqiptare do të riformatojë grupin negociator për paktin detar me Greqinë. Kryeministri Edi Rama rikonfirmoi se nga ndryshimi i qeverisë greke, me Athinën nuk ka patur asnjë përparim për marrëveshjen për kufirin detar dhe paralajmëroi ndryshimin e ekipit negociues, i cili duhet të marrë plotfuqi nga Presidenti Ilir Meta....

Kuvendi i ka hapur rrugë ngritjes së trupës së re zgjedhore, duke hapur thirrjet për anëtarët në tre institucionet e reja elektorale. Deri në 18 shtator, u është lënë afat kandidatëve që duan të aplikojnë për detyrën e Komisonerit dhe Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, sikurse për të qenë anëtar në...

Partia Demokratike ka ngritur një ekip të posaçëm për të ndjekur diskutimet mbi marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë. Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit grek, për zgjerim me 12 milje të territorit detar, opozita akuzoi qeverinë për mungesë transparence mbi bisedimet që po zhvillohen.

Deklaratata e kryeministrit grek në Parlamentin e Athinës për zgjerimin e kufirit detar në 12 milje, duket se ka gjetur me pushime diplomacinë shqiptare. Për të sqaruar opinionin publik vendas, Qeveria e Tiranës u kujtua pasi kishin kaluar më shumë se 24 orë nga qëndrimet në Greqi. E kontaktuar nga...

Në mbyllje të fazës së parë të seleksionimit të kandidaturave, Jozefina Topalli është një prej rreth 1000 emrave të propozuara nga baza demokrate, që janë përzgjedhur për në fazën tjetër. Por ish-kryetarja e Kuvendit, e kontaktuar nga A2, paralajmëron refuzimin për t’u bërë pjesë e këtij procesi të nisur në...

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë të PD ka shtyrë me 24 orë përmbylljen e fazës së parë të seleksionimit të kandidatëve. Shkak është bërë mospërmbyllja e përzgjedhjes së emrave të propozuar për Qarkun e Tiranës dhe të Vlorës. Pritet që nesër komisioni të ketë gati listën...

Riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte një nga ndryshimet kryesore në Kodin Elektoral që solli marrëveshja politike e 5 qershorit mes mazhorancës dhe opozitës. Megjithëse këto ndryshime kanë hyrë në fuqi tashmë që prej 19 gushtit, gjithçka ka mbetur pezull pasi për ngritjen e trupës së re elektorale, duhet...

Duke iu referuar raportit të fundit të kompanisë amerikane për analiza, Gallup, kryeopozitari Lulzim Basha ka ngritur shqetësimin për ikjen e të rinjve nga Shqipëria. Një në çdo 3 persona që ikën nga vendi ynë është i ri apo e re, ndërsa Shqipëria është ndër vendet me largimin më të...

Ilir Meta ka vendosur të mos e hedhë firmën e tij mbi ndryshimet kushtetuese, por në heshtje ka lënë hyrjen në fuqi të Kushtetutes së Re. Pavarërisht kundërshtive të forta që Presidenti ka ndaj ndryshimeve që lejuan hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve paraelektorale, Ilir Metën nuk e lejon Kushshtetuta...

Të martën, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pritet të përmbyllë fazën e parë të përzgjedhjes së emrave për deputetë dhe kryetarë bashkie. Nga 3600 emra që kanë ardhur nga baza e Partisë Demokratike, ky komision do të hartojë një listë paraprake me 1000 emra. Anëtarët e Komisionit përzgjedhës kanë përjashtuar...

Diplomacia ekonomike renditej ndër prioritetet e mandatit të dytë të qeverisë Rama. Qëllimi ishte rritja e investimeve të huaja, por gjërat duket se nuk shkuan sipas planeve. Këtë e pranon edhe Ministria e Jashtme, që ia faturon problemet situatës së krijuar nga COVID-19.  “Ndalesa që ka ndodhur prej pandemisë ka...

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se nuk ka asnjë strategji për sigurimin e vaksinës kundër Covid 19. Sipas kryedemokratit, Shqipëria nuk krahasohet as me vendet e rajonit, që tashmë i kanë përcaktuar fondet për vaksinën.  “BE, SHBA, por edhe vendet fqinje me Shqipërinë kanë paraporositur, rezervuar apo...

Hyjnë në fyqi ndryshimet në Kodin Zgjedhor që ligjëruan marrëveshjen politike të 5 qershorit për Reformën Elektorale. Sipas Kodit të ri, në zgjedhjet e ardhshme do të mundësohet identifikim biometrik i zgjedhësve, një proces që do të menaxhohet nga zv.komisioneri i KQZ-së, që do të vijë nga radhët e opozitës....

Presidenti Ilir Meta i është rikthyer thirrjeve për respektim të Marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore. Teksa merr si shembull zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, ku u finalizua marrëveshja e partisë shqiptare BDI me LSDM për formimin e qeverisë, Kreu i Shtetit thotë se duhet mësuar prej tyre për...

“Angazhimi politik i nismës “Thurje” është i diktuar nga koha. Formësimi në parti politike është çëshje kohe”, thotë Endri Shabani për A2. Duke qenë në Parlament edhe kauzat do të jenë më të lehta për “Thurjen”, diçka që e kanë mësuar nga eksperienca si aktivistë të Shoqërisë Civile.“Thurje” zyrtarizoi me firmat...

Dy prej udhëtarëve të tij në krijimin e Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj tashmë janë rikthyer në Partinë Demokratike, si anëtarë të këshillit të saj kombëtar. Ndërsa para janë zgjedhjet parlamentare të 2021, Bamir Topi nuk përjashton afrimin dhe bashkëpunimin me koaliconin e djathtë opozitar. Madje ai pranon se ka komunikim me kreun e PD, Basha dhe qendron mundësia e aleancës me partinë, ku për vite me radhë ishte në krah të Sali Berishës.

Këtë vit Greqia është aktivizuar intensivisht për mbylljen e të gjitha marrëveshjeve me fqinjët për kufijtë detar. Pas Italisë dhe Egjiptit është radha e Turqisë, por finalizimi duket se do të marrë kohë. Me Turqinë ka problem specifik, se ai vend nuk merr pjesë në konventën e së drejtës së...

Kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi marrëveshjen e detit Shqipëri-Greqi të vitit 2009, arsye kryesore ishte mungesa e plotfuqisë nga Presidenti i Republikës. Bamir Topi, ishte presidenti i kohës, të cilit nuk iu kërkua plotfuqia nga qeveria Berisha, para se grupi negociator të hynte në bisedime me Greqinë. Ish-presidenti madje thotë se...

Fluksi i kërkesave për pasaportë dhe kartë identiteti të shqiptarëve që jetojnë në Greqi ka krijuar një situatë të pazakontë të radhëve të gjata në ambasadën greke, çka ka detyruar Ministrinë e Jashtme të ngrejë një grup të posaçëm pune. Duke pranuar situatën e ndërlikuar, zv.ministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj...

Institucioni i Presidencës po shqyrton ligjin e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në 29 korrik, për ndarjen e Shqipërisë në 4 rajone, por deri më tani nuk ka vendim për dekret aprovues. E ndërsa Ilir Meta ka kohë deri në 24 gusht për t’u shprehur, qeveria dhe opozita vijon debatin...

Lideri i opozitës Lulzim Basha thotë se turizmi shqiptar gjendet në ditën më të keqe dhe shkak për këtë është keq menaxhimi qeveritar. Në një postim në FB, me foto të plazheve të boshatisura, kryedemokrati thekson se ndonëse përbën 22% të ekonomisë shqiptare, turizmi është sot dega më e goditur...

Partia Demokratike ka kërkuar anulimin e koncesionit për rrugën Milot –Fier e cila do të kushtojë 1,2 miliardë euro. Nga Rrogozhina, Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minarolli denoncoi atë që e cilësoi koncesion korruptiv, që çdo shqiptari do t’i kushtojë 17,4 euro. “Strategjia e rrugëve me pagesë, e miratuar në...

Pavarësisht argumenteve të mazhorancës, opozita e cilëson antikushtetues ligjin e miratuar nga Kuvendi për ndarjen e Shqipërisë në 4 rajone. Në A2, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili kërkoi nisjen e menjëhershme të hetimi. Përballë kanë Kushtetutën. Vasili i dha një përgjigje direkte deklaratave te zv.kryeministrit Erjon Braçe që i cilësoi...

Një ditë pas konstituimit, Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve ka zhvilluar mbledhjen e radhës duke miratuar metodologjinë e punës deri në hartimin e listës finale që do i propozohet anëtarësisë për kandidatët e PD për deputetë dhe kryetar bashkie. Tre anëtarët e komisionit, Bujar Nishani, Genc Ruli dhe Enriketa Papa...

Dy kritikët kryesore të Lulzim Bashës në vitin 2017, Besnik Mustafaj dhe Genc Ruli, janë pjesë e ekipit që do të vlerësojë kandidaturat e PD për zgjedhjet parlamentare dhe vendore. Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave zhvilloi mbledhjen konstituive, ku u njoh edhe me mbi 20 mijë emrat që anëtarësia e...

Partia Demokratike ka zbuluar sot emrat që do të përbëjnë Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve, një organ i ri që do të bëjë vlerësimin e çdo kandidati, nëse përmbush apo jo kriteret e parashikuara në mënyrë që të futet në listat zgjedhore.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë nesër Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, ku pritet të vendoset për krijimin e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për deputetë që do të përfaqësojnë subjektin që ai drejton në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Partitë Popullore Europiane (PPE) kanë kundështuar fort miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga mazhoranca dhe opozita parlamentare. Zëdhënësi i PPE- ve, Michael Gahler, tha se i shihte “të diskutueshme qëllimet e vërteta të partisë në pushtet që prishi konsensusin e arritur ndëkombëtarisht dhe ndryshoi Kushtetutën në mënyrë të njëanshme”. “Është e papranueshme për...

Opozita e bashkuar reagoi pas votimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese që rikthen listat e hapura dhe riorganizimin e koalicioneve partiake parazgjedhore.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso paralajmëroi mazhorancën se çdo miratim i njëanshëm i ndryshimeve kushtetuese, do të vinte në pikëpyetje të gjithë marrëveshjen politike të 14 janarit që uli palët në tryezën e dialogut, si dhe funksionimin e Këshillit Politik që ishte produkt i kësaj marrëveshje....

Sot palët politike i kthehen diskutimeve për ndryshimet kushtetuese. Por mbledhja e radhës së Këshillit Politik i ka paraprirë një seri korrespondencash, me qëndrime të kundërta të mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare. Në mbledhje, shumica sugjeron edhe paketën e tretë që ka të bëjë me ligjin e ri zgjedhor që hyn në...

Christian Schmidt, raporter për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU sugjeron të mos bëhen veprime të njëanshme me ndryshimin e Kushtetutës dhe heqjen e të drejtës për koalicione parazgjedhore sipas vullnetit të partive. “Me shqetësim të madh po shoh se Partia Socialiste po tenton ndryshime të tjera jashtë marrëveshjes: konkretisht po...

Teksa selia blu ka nisur betejën e re për lista të hapura zgjedhore, paralelisht po vijon me procesin zgjedhor brenda partisë për përcaktimin e kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie. 25 korriku shënon ditën e fundit të afatit që u ishte lënë në dispozicion strukturave të Partisë Demokratike për të...

Opozita e bashkuar ka përsëritur ftesën ndaj mazhorancës për të vijuar dialogun politik për hapjen 100% të listave zgjedhore, me kusht mbajtjen e koalicioneve paraelektorale.   Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi dha arysen pse, sipas tij, kryeministri kërkon që partitë opozitare të garojnë të ndara: “Me ndalimin e...