Krist Martiro

JOURNALIST/PRESENTER

08:24 • 15 Prill 2021
Sot mësohen gjysmëfinalistët e Europa League
Sot mësohen edhe katër skuadrat që do të vazhdojnë të luftojnë për trofeun e vogël të Evropës, atë të Europa League. Një prej atyre që ka hedhur një hap të rëndësishëm në gjysmëfinale është Roma. Italianët kanë mundur 2-1 Ajaksin në Holandë dhe në shtëpi...
Lexo lajmin e plotë

16:30 • 14 Prill 2021
Ndeshjet me tifozë, Roma konfirmohet vend pritës për “Euro 2020”
Federata Italiane e Futbollit konfirmon edhe njëherë marrëdhënien e ngrohtë të bashkëpunimit me qeverinë teksa ka marrë përgjigje pozitive për zhvillimin e ndeshjeve të Euro 2020 me spektatorë. Sikurse në çështjen e Komitetit Olimpik ku u shmang një skandal që do të ishte mungesa e...
Lexo lajmin e plotë

14:52 • 13 Prill 2021
Sytë nga “Parc des Princes”, gati akti i dytë mes PSG dhe Bayern
Ndodh rrallë, por është Bayern Munchen skuadra që kërkon përmbysjen në një duel kthimi të çerekfinaleve të Champions. Kampionët në fuqi, edhe pse krijuan raste pafund shënimi në Gjermani, dolën të mposhtur 3-2 nga Paris Saint Germain dhe sot i duhet një mbrëmje e madhe...
Lexo lajmin e plotë

13:30 • 13 Prill 2021
Rekuperohet Marc Marquez, gati rikthimi në MotoGP
Bëhen gati 9 muaj që nga hera e fundit që në MotoGP garonte edhe kampioni i saj i gjashtëfishtë, Marc Marquez. Ylli spanjoll është gati të rikthehet dhe po përgatiet për një zbritje të mundshme në pistë që në Çmimin e Madh të Portugalisë. Piloti...
Lexo lajmin e plotë

13:24 • 13 Prill 2021
Mungesa e tifozëve, Roma rrezikon zhvillimin e ndeshjeve të kampionatit evropian
Edhe Roma bën pjesë te vendet që rrezikojnë zhvillimin e “Euro 2020”. Kryeqyteti italian nuk ka marrë ende garanci nga qeveria që ndeshjet në “Olimpico” të luhen me tifozë, kusht ky i padiskutueshëm nga UEFA. Presidenti i Federatës Italiane të futbollit Gabriele Granvia, i shkruajti...
Lexo lajmin e plotë

11:50 • 12 Prill 2021
Champions League, mision përmbysjeje për Bayern, PSG kërkon kualifikimin
Arena përballë Bajernit të Mynihut do të mund të konsiderohej edhe si i tepruar. Bomberi polak mungon sërish dhe këtë të martë dy finalistët e edicionit të kaluar përplasen për herë të dytë për të vendosur se kush do të avancojë në gjysmëfinale. Kampionët e...
Lexo lajmin e plotë

11:42 • 12 Prill 2021
Masat e UEFA-s për EURO 2020, gati plani për vaksinimin e 600 futbollistëve
Vaksinim për 600 futbollistët që do të jenë të pranishëm. Ky është plani i UEFA-s për kampionatin Evropian të futbollit Euro 2020 që zhvillohet këtë verë. Duke shqyrtuar të gjitha mundësitë për një mbarëvajtjen në mënyrë sa më të sigurt të evenimentit, qeveria evropiane e...
Lexo lajmin e plotë

10:15 • 12 Prill 2021
Atletico Madrid, një kryesues i mbushur me pikëpyetje
Atletico Madrid nuk po arrin ta menaxhojë si duhet presionin e Realit të Madridit dhe Barcelonës në këtë fund kampionati në La Liga. Me vetëm një fitore në 4 javët e fundit, skuadra e Diego Simeones është në krizë dhe tashmë rrezikon seriozisht vendin e...
Lexo lajmin e plotë

13:59 • 10 Prill 2021
Ultimatumi i UEFA-s: Me tifozë, ose pa EURO 2020!
Ndeshje me tifozë në të kundër heqje e së drejtës për të mirëpritur finalet e Kampionatit Europian. UEFA ishte e qartë kur u shpreh se do të përjashtohen vendet të cilat nuk do të lejojnë publikun të ndjekë nga pranë turneun më të rëndësishëm të...
Lexo lajmin e plotë

12:18 • 10 Prill 2021
“El Clasico”, sfida ku humbja kushton titullin
Real dhe Barcelona. Gjithmonë një duel që ka prodhuar spektakël, ka qenë përcaktues për titullin kampion por që këtë herë mbart me vete edhe presionin për humbjen e tij. Në Madrid luhet sot në mbrëmje El Clasico i dytë i sezonit në La Liga, një...
Lexo lajmin e plotë

13:47 • 09 Prill 2021
Dështojnë bisedimet për rinovimin, Mbappe kërkon Realin
Gëzon formë të shkëlqyer, është një hap larg gjysmëfinaleve të Champions, megjithatë Kilian Mbappe nuk është i lumtur te Paris Saint Germain. Ndërsa sezonit po i vjen fundi, klubi parisien është në ankth për të ardhmen e yllit të tyre, rrugët me të cilin mund...
Lexo lajmin e plotë

08:17 • 06 Prill 2021
Çerekfinalet e Champions League, Manchester City përballet me Borusia Dortmund, Real Madrid për hakmarrje ndaj Liverpool
Champions League do të tregojë sot, sinjalet e para për skuadrat që kanë ndërmend që t’i shkojnë deri në fund këtij turneu. Një prej tyre, është padiskutim Manchester City, një prej ekipeve më të frikshme të këtij sezoni, skuadra që në Angli, edhe pse duhen...
Lexo lajmin e plotë

14:34 • 02 Prill 2021
“Luftë” mes kryesuesve, futbolli shqiptar rikthehet me duele titulli
Katër skuadra kryesuese, që i ndajnë vetëm 2 pikë. Kategoria Superiore rikthehet menjëherë me takime spektakolare ndërmjet skuadrash që kërkojnë titullin kampion. Pasi la pas krizën, Vllaznia e vendit të parë përplaset me Partizanin në Shkodër, ndaj të cilëve do të kërkojë të gjejë vazhdimësinë...
Lexo lajmin e plotë

09:01 • 30 Mars 2021
Buffon drejt largimit nga Juventusi, klub i madh ose lamtumirë futbollit
Duket një histori e përsëritur, por Gianluigi Buffon dhe Juventus mund të përjetojnë një tjetër ndarje të dhimbshme në fund të sezonit. Mediat italiane shkruajnë se legjenda italiane e portës është ndjerë pak i vlerësuar këtë sezon dhe për këtë arsye mund të largohet sërish...
Lexo lajmin e plotë

08:58 • 30 Mars 2021
Dëmtim në menisk, Marash Kumbulla mbyll sezonin
Lëndimi në ndeshjen me Andorrën, në debutimin drejt Botërorit 2022, i ka kushtuar shtrenjtë Marash Kumbullës. Mbrojtësi i talentuar kuqezi dëmtoi meniskun dhe për këtë arsye mbyll para kohe sezonin. 21-vjeçari udhëtoi me urgjencë drejt Romës, duke humbur edhe ndeshjen me Anglinë, pretendentë të grupit....
Lexo lajmin e plotë

10:23 • 30 Mars 2021
Aguero largohet nga Manchester City në fund të sezonit
Nëse ka pasur ndonjëherë duel titulli më të pabesueshëm, ku skuadrat kanë mbajtur frymën deri në sekondën e fundit të ndeshjes së fundit të kampionatit, ai është padyshim viti 2012, kur goli i Sergio Aguero në limite të shtesës, përballë Queens Park Rangers, ngrinte peshë...
Lexo lajmin e plotë

20:01 • 28 Mars 2021
Moto GP, Maverick Vinales fiton çmimin e madh të Katarit
Pas Formula 1, edhe Moto Gp ngriti siparin e sezonit të ri. Gara e parë, ajo e Çmimit të Madh të Katarit, u fitua nga Maverik Vinjales. Vendimtare ishte parakalimi, i pilotit spanjoll ndaj italianit Banjaja në xhiron e tetë, ndërkohë që ky I fundit...
Lexo lajmin e plotë

19:57 • 28 Mars 2021
Nis Botërori i Formula 1, Hamilton e nis atje ku e kishte lënë, triumfon në Bahrein
Nisi nga Bahreini, kampionati i ri Botëror i Formula 1. Në një betejë spektakolare me Maks Vershtapen të Red Bull, Luis Hamilton ja doli të triumfojë dhe të regjistrojë fitoren e parë të këtij sezoni. Kampioni i Botës në fuqi, u nis nga vendi i...
Lexo lajmin e plotë

11:54 • 26 Mars 2021
Tokyo 2020, ndizet flaka olimpike
Nis zyrtarisht numërimi mbrapsht për lojërat e vonuara Olimpike “Tokio 2020”. Flaka Olimpike u ndez këtë të enjte, që tregon përgatitjen për t’i dhënë start eventit më të rëndësishëm sportiv në glob. Pishtari Olimpik u nis nga Fukushima, i përzgjedhur si pikënisje përpara Olimpiadës në...
Lexo lajmin e plotë

15:05 • 23 Mars 2021
E ardhmja e “maestros”, dy javë vendimtare për Pirlo-n, projektohet rikthimi i Allegri-t
Nga deklaratat e fundit të drejtuesve nuk duket të ketë probleme. Juventus dhe Andrea Pirlo kanë një projekt dhe sipas tij do të veprohet edhe në vazhdim. Por, një skenar i tillë, me të tilla raporte në këtë pikë të sezonit mes drejtuesve, është parë...
Lexo lajmin e plotë

10:24 • 18 Mars 2021
Frikë tek Interi, edhe Handanovic me Covid-19
Shtohet frika e koronavirusit në radhët e Interit. Pas mbrojtësit Danilo D’Ambrosio, edhe portieri, njëkohësisht kapiteni i zikaltërve, Samir Handanovic, ka rezultuar i prekur nga Covid-19. Klubi bëri të ditur gjendjen shëndetësore të gardianit slloven, i cili ndodhet i izoluar në shtëpi dhe pa shqetësime...
Lexo lajmin e plotë

10:30 • 17 Mars 2021
Bayern zyrtarizon sot kualifikimin, gjithçka e hapur në Chelsea-Atletico
Bayern Munchen do të kërkojë sot të formalizojë kualifikimin, ndërsa e ka bërë pjesën më të madhe të punës kundër Lazios në takimin e parë. Gjermanët presin skuadrën italiane të Simone Inzaghit në Mynih, me një rezultat më se komod, 4-1, nga akti i parë...
Lexo lajmin e plotë

11:13 • 15 Mars 2021
Drama e Di Marias, i grabisin shtëpinë me gruan e fëmijët brenda
Mbrëmja e së dielës ishte dramatike për një prej futbollistëve të PSG. Angel Di Maria u zëvendësua në minutën e 62-të, pasi një telefonatë e familjarëve të tij vuri në dijeni drejtorin sportiv Leonardo, se shtëpia e argjentinasit kishte rënë pre e një grabitjeje të...
Lexo lajmin e plotë

15:11 • 11 Mars 2021
Europa League, finalja e parakohshme, Milan sfidon United me “gjysmë” ekipi
Edhe Europa League është futur në fazën e saj më interesante. 8 përballje që do të projektojnë skuadrat çerekfinaliste, mes të cilave ka shumë prej skuadrave që do meritonin një vend edhe në Champions. Padyshim, Manchester United-Milan është supersfida dhe njëkohësisht finalja e parakohshme e...
Lexo lajmin e plotë

12:30 • 10 Mars 2021
Stadiumi mitik, “Maracana” do të marrë emrin e legjendës braziliane, Pele
Me një votë simbolike, por që duhet të marrë dritën jeshile edhe në formë zyrtare, nga ana e qeverisë braziliane, stadiumi mitik “Maracana” do të ndryshojë emërtim dhe do të marrë atë të ikonës së futbollit, Pele. Autoritetet në Rio De Zhaneiro, nëpërmjet një projekti...
Lexo lajmin e plotë

10:36 • 10 Mars 2021
Vijon spektakli në Champions, Barça synon përmbysjen e madhe
Spektakli i Champions vijon sot. Rikthehen në fushë gjigantët e PSG dhe Barcelonës, ndeshje e cila në Spanjë përfundoi me fitoren 4-1 të parisienëve. Dy janë arsyet përse katalanasit besojnë te një përmbysje që do të ishte mrekulli. Ndërrimi i presidencës ku tashmë në krye...
Lexo lajmin e plotë

16:39 • 09 Mars 2021
Ecuri për titull, Inter feston ditën e themelimit si kryesues në Serie A
Mbushen plot 113 vjet nga dita kur mori jetë klubi italian i Inter. Përmes shumë trofeve, herë pas here të fituar me dekada largësi, rrugëtim drejt një prej tyre, duke edhe ky i këtij viti me zikaltrit që e shohin veten në krye të klasifikimit...
Lexo lajmin e plotë

15:25 • 09 Mars 2021
Rikthehen titullarët, Juve me misionin e përmbysjes ndaj Portos
Nisin sot ndeshjet e kthimit për raundin e 1 të 8-ave në Champions League. Interesi dhe kureshtja më e madhe, do të jetë në Torino, atje ku Juventus do të presë Porton pasi është mundur 2-1 në ndeshjen e parë të luajtur në Portugali. Goli...
Lexo lajmin e plotë

10:15 • 05 Mars 2021
Kupa e Mbretit, Athletic Bilbao eliminon Levanten, në finale ndaj Barcelonës
Atletic Bilbao është skuadra që sfidon Barcelonën për finalen e Kupës së Mbretit në Spanjë. Skuadra baske nuk lejoi të kishte surpriza dhe triumfoi përballë Levantes në takimin e kthimit, pas barazimit 1 me 1 në ndeshjen e parë. Levante ishte edhe njëherë skuadra që...
Lexo lajmin e plotë

10:11 • 04 Mars 2021
Kupa e Mbretit, përmbysje e “çmendur” ndaj Sevilla, Barcelona në finale
Rrugëtimi në Champions duket pranë fundit, ndërkohë që misioni i titullit është shumë i vështirë. Megjithatë, Barcelona mund të shpëtojë në një farë mënyre sezonin nëpërmjet Kupës së Mbretit. Blaugranët bënë mrekullinë duke përmbysur humbjen 2-0 të takimit të parë në gjysmëfinale kundër Seviljas dhe...
Lexo lajmin e plotë

17:19 • 03 Mars 2021
Vetofrohet Johnson, Anglia, e gatshme të mirëpresë të gjitha ndeshjet e Europianit
7 prilli është afati përfundimtar që UEFA i ka vendosur 12 shteteve europiane, të përzgjedhura për të organizuar Kampionatin Europian të vitit 2021. Por, duke parë që jo të gjitha vendet kanë masa dhe kufizime të njëjta për pandeminë, vetëm 9 qytete kanë një konfirmim...
Lexo lajmin e plotë

17:52 • 03 Mars 2021
Nga fusha në Sanremo, Ibrahimovic dhuron spektakël
“Amadeus, është një nder për mua të jem këtu, por është gjithashtu një nder edhe për ju të më keni këtë”. Në këtë mënyrë, Zlatan Ibrahimovic u prezantua në natën e parë të Sanremos, ndërsa është pikërisht suedezi, i ftuari special i këtij edicioni. Futbollisti...
Lexo lajmin e plotë

16:56 • 02 Mars 2021
Formula 1, zbulohet Mercedes i ri, Hamilton për të shkruar historinë
Mercedes w12 E performance, kështu quhet makina që duhet parakaluar këtë sezon. Kampionët në fuqi të Formula 1, zbuluan makinën e re për Botërorin që nis në fund të këtij muaji, në cilën do të ulen Valteri Bottas dhe ylli britanik Luis Hamilton. Njëvendëshja e...
Lexo lajmin e plotë

11:52 • 02 Mars 2021
“Rrufe në qiell të hapur” te Dinamo, largohen Moriero dhe Miccoli
Atëherë kur gjithçka dukej se kishte marrë formë dhe projekti ishte gati për të finalizuar objektivin e madh të sezonit, ndodh befasia e madhe. Francesco Moriero dhe Fabrizio Miccoli, dy emrat e mirënjohur italianë që morën drejtimin e Dinamos, kanë dhënë dorëheqjen. Ish-futbollistët i kanë...
Lexo lajmin e plotë

13:06 • 01 Mars 2021
Arrestohet ish-Presidenti i Barcelonës
Arrestohet Josep Maria Bartomeu, ish-numri një i klubit të Barcelonës. Ai ka rënë në pranga, ndërsa policia katalanase zbuloi në zyrat e klubit këtë të hënë, fakte që vërtetojnë skandalin e shumëpërfolur “Barçagate”. Një vit më parë, dolën zëra se klubi paguante kompani në rrjetet...
Lexo lajmin e plotë

08:29 • 01 Mars 2021
Atletico tregon forcën, rikthen distancën e sigurisë me ndjekësit
Atletico Madrid kundërpërgjigjet në kampionatin spanjoll dhe rikthen sërish distancën e sigurisë prej 5 pikësh, dhe pse duhet të luajë edhe një tjetër ndeshje të prapambetur. Bardhekuqtë mundën me një gol të Joao Felix dhe një autogol të vendasve, 2-0 Villarealin, fitore që vjen pas...
Lexo lajmin e plotë

08:19 • 01 Mars 2021
PSG shton presionin, kryesuesit gabojnë
Skuadrat e kreut në Francë, edhe pse javë pas jave janë përpara Paris Saint Germain në renditje, e ndjejnë jo pak presionin e kampionëve të Francës. Kjo u vërtetua këtë fundjavë, atje ku Lille dhe Lyon gabuan përballë kundërshtarëve respektivë, duke lënë pikë të rëndësishme...
Lexo lajmin e plotë

10:25 • 28 Shkurt 2021
Manchester City me 20 fitore radhazi, Bayern kthehet te fitorja
Manchester City nuk ka rivalë këtë sezon në Angli dhe përveç blindimit të vendit të parë, “qytetarët” po argëtohen duke zmadhuar rekordin e fitoreve, që tashmë janë 20 rradhazi. Skuadra e Pep Guardiolës mundi edhe një kockë të fortë si West Ham, 2-1, dhe qëndron...
Lexo lajmin e plotë

18:40 • 25 Shkurt 2021
Prej vitit 2024 ndryshon formati i Champions League, finalja në Nju Jork
Duket e çuditshme por hipotezat për një rimodelim të Champions League dhe për një format ndryshe nga ai që jemi mësuar të shohim, sa vijnë dhe bëhen më konkrete. Finalja e kompeticionit më të rëndësishëm për klube mund të zhvendoset në New York, për herë...
Lexo lajmin e plotë

14:33 • 25 Shkurt 2021
Tragjedia në Brazil, gjendet i pajetë babai i portierit të Liverpool, Alisson
Periudhë e errët për portierin e Liverpool Alison Beker. Gardiani brazilian mësoi këtë të enjte lajmin se babai i tij është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike. 57-vjeçari u gjet mbytur në një digë, ndërsa po notonte në një lum të Rio Grande do Sul,...
Lexo lajmin e plotë

13:58 • 24 Shkurt 2021
“Lindja e një legjende”, Netflix realizon film për yllin e futbollit
Një film që protagonist kryesor ka legjendën e futbollit botëror, Pele. Ish-ylli brazilian do të jetë fokusi i dokumentarit që do të shfaqet së shpejti në Netflix, me titullin “Lindja e një Legjende”. Filmi fokusohet në periudhën e lavdishme mes vitit 1958 dhe 1970 kur...
Lexo lajmin e plotë

12:30 • 23 Shkurt 2021
Anglia rihap stadiumet më 17 maj, rikthehen tifozët
Ndërsa kryeministri britanik, Boris Johoson, shpalosi planin e rihapjes nga kufizimet e pandemisë, falë masave të reja “përfiton” edhe futbolli. Prej datës 17 maj, stadiumet në Angli mund të mirëpresin sërish mbështetësit në shkallët e tyre. Lajmi u bë i ditur pikërisht nga kreu i...
Lexo lajmin e plotë

11:30 • 23 Shkurt 2021
Champions League, Atletico përballë Chelsea, sfida zhvendoset në Budapest
Në një duel mjaft interesant, dy skuadra që kanë pak a shumë të njëjtin nivel, përballen për një vend në çerekfinale. Chelsea-Atletiko Madrid është sfida tjetër që luhet në Budapest për shkak të bllokimit të fluturimeve nga Anglia, ndeshje ku madrilenët janë favoritë, por që...
Lexo lajmin e plotë

09:57 • 23 Shkurt 2021
Crystal Palace mposht Brighton, siguron qëndrimin në Premier League
Një gol në frymën e fundit për të zhdukur njëherë e mirë, makthin e rënies. Crystal Palace mundi 2-1 Brighton dhe duket se ka siguruar qëndrimin në Premier League, nisur nga distanca prej 10 pikësh që të dërgon një kategori më poshtë. Sfida dhuroi emocione...
Lexo lajmin e plotë

15:11 • 22 Shkurt 2021
Analiza e derbit, Inter me grupin më të fortë, Milan zbret me këmbë në tokë
U vlerësua si vendimtar për titullin kampion dhe i tillë rezultoi. Triumfi i Interit në derbin përballë Milanit tregoi shumë, jo vetëm për rrjedhën që ka marrë tashmë kampionati, por edhe cilat janë kapacitetet maksimale të skuadrave. Milan vinte në derbi pas një ecurie prej...
Lexo lajmin e plotë

12:50 • 22 Shkurt 2021
Volejbollistja shqiptare, pikëshënuesja e ndjeshjes. Era Bici shkëlqen me Cuneon në Itali
Transferimi nga një skuadër që lufton për titull sikundër është Novara, te Busto Arcizio e tashmë të Granda Kuneo që objektiv ka pjesëmarrjen në fazën play-off, e më pas marrjen e maksimumit nga finalet, duket se po shkon siç duhet për Erblira Bicin. Volejbollistja shqiptare,...
Lexo lajmin e plotë

16:26 • 19 Shkurt 2021
Para-eliminatoret e botërorit, Shqipëria e basketbollit e nis me humbje
Nis me humbje aventura e përfaqësueses shqiptare të basketbollit në paraeliminatoret e Botërorit të vitit 2023. Kombëtarja shqiptare edhe pse përballë kishte një kundërshtar të favorshëm në ndeshjen e parë, siç është Qipro, zhgënjeu duke u mundur me rezultatin e thellë 88-66. Kuqezinjtë e nisën...
Lexo lajmin e plotë

14:34 • 17 Shkurt 2021
Krisje te Barcelona, fyerje dhe fjalë të rënda, Pique dhe Griezmann nuk përmbahen në fushë
Që Barcelona ndodhen në një prej periudhave më të vështira të saj, diçka e tillë kuptohet që prej rezultateve në kampionat, problemeve me presidencën muaj më parë, por edhe me një humbje sikurse ishte ajo kundër Paris Saint Germain. Kriza është edhe më e madhe...
Lexo lajmin e plotë

11:08 • 16 Shkurt 2021
Botërori 2023, kombëtarja e basketbollit gati për sfidat me Qipron dhe Bjellorusinë
Përfaqësuesja shqiptare e basketbollit u drejtohet paraeliminatoreve të Botërorit të vitit 2023, ndërsa udhëtoi drejt Qipros, për dy ndeshjet e raundit të tretë. Më 18 shkurt, djemtë kuqezi luajnë kundër vendasve të Qipros, ndërsa më datë 20 shkurt është përcaktuar dueli me Bjellorusinë. Me lejimin...
Lexo lajmin e plotë

16:01 • 10 Shkurt 2021
Shuhet mamaja e Jurgen Klopp, trajneri nuk mund ta përcjellë për shkak të masave të pandemisë në Gjermani
Jurgen Klopp ka humbur të ëmën në moshën 81-vjeçare. Mamaja e trajnerit të Liverpool u nda nga jeta këtë të mërkurë, por tekniku i mirënjohur gjerman ka mbetur tejmase i trishtuar për faktin se nuk mund të përcjellë nënën e tij në banesën e fundit....
Lexo lajmin e plotë

12:09 • 10 Shkurt 2021
Provokime dhe sharje, Conte përplaset me Agnelli-n, tifozët bardhezi, peticion kundër tij
Tri sezone, tre tituj kampion dhe dy Superkupa Italie të fituara së bashku, përtej rikthimit të Juventusit në nivelet më të larta të futbollit italian. Marrëdhënia e bukur dhe e frytshme mes Antonio Contes, ish-teknikut të Juventusit dhe Andrea Agnellit, presidentit të bardhezinjve, nuk ekziston...
Lexo lajmin e plotë

15:18 • 09 Shkurt 2021
Australian Open, Nadal, Medved dhe Tsisipas, pa probleme në turin e parë
Nis si duhet “Australian Open” edhe për yjet e tjerë të tenisit. Numri dy në botë, Rafael Nadal mundi pa probleme tenistin serb, Laslo Gjere. Superioritetit i spanjollit ishte i dukshëm, me Nadal që luante pa u sforcuar dhe me mendjen te përballja e radhës....
Lexo lajmin e plotë

15:12 • 09 Shkurt 2021
“40-vjeçari” Ibrahimovic kërkon të luajë në Champions me Milanin
Edhe një vit më shumë dhe më pas do diskutohet sërish. Zlatan Ibrahimovic i ka idetë e qarta kur flet për të ardhmen e tij. Gjiganti suedez ka vendosur të rinovojë me Milanin, me një qëllim shumë të rëndësishëm për të: Të luajë akoma në...
Lexo lajmin e plotë

15:05 • 08 Shkurt 2021
7 herë kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton rinovon kontratën me Mercedes
Ishte e sigurt prej ditësh, por tashmë vjen edhe njoftimi në formë zyrtare. Luis Hamilton dhe Mercedes vazhdojnë bashkëpunimin edhe për një sezon tjetër. Britaniku ishte piloti i vetëm i cili nuk ishte konfirmuar për Botërorin që nis së shpejti, e gjitha sepse palët nuk...
Lexo lajmin e plotë

10:31 • 08 Shkurt 2021
Uzuni i pandalshëm, shënon për të pestën ndeshje me radhë
Nëse ka një futbollist të përfaqësueses shqiptare që gëzon formë të shkëlqyer dhe nuk ndalet së shënuari, ai është Myrto Uzuni. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi gjeti golin për të pestin takim me radhë. Uzuni ishte autori i golit të parë në fitoren 2-0 të Ferencvaros...
Lexo lajmin e plotë

10:33 • 08 Shkurt 2021
Vijon gara për titull në Francë, derbi mes Marsejës dhe Paris Saint Germain nuk pati histori
Vijon gara rivalizueze për titull në Francë. Derbi mes Marsejës dhe Paris Saint Germain nuk pati shumë histori, me kampionët që mbyllën llogaritë në 45 minutat e para. Mbappe dhe Ikardi vendosën ndeshjen përballë marsejezëve, klubit ku telashet nuk kanë fund, fillimisht prej mugesës së...
Lexo lajmin e plotë

10:28 • 05 Shkurt 2021
Chelsea fiton derbin e Londrës, tri humbje radhazi për Tottenham
Chelsea fiton derbin e Londrës kundër Tottenham. “Blutë” triumfuan 1-0 në “Stanford Bridge” me golin e Jorginho nga pika e bardhë, në minutën e 24 të takimit. Chelsea ishte skuadra që dominoi në këtë përballje, si në zotërimin e topit, ashtu edhe në rastet për...
Lexo lajmin e plotë


08:29 • 04 Shkurt 2021
Në disavantazh të dy golave, Barça përmbys gjithçka duke nisur nga minuta e 88
Kualifikim i çmendur i Barcelonës në Kupën e Mbretit. Rezultati final i ndeshjes me Granada është 5-3 në favor të katalanasve, por rrjedha e takimit çerekfinal është me të vërtetë dramatike. Katalanasit ishin në disavantazh të dy golave deri në minutën e 88, duke krijuar...
Lexo lajmin e plotë

08:22 • 03 Shkurt 2021
Manchester United, i papërmbajtshëm. 9 gola për fitoren kundër Southampton
9-0 shënoi tabela elektronike në përfundim të ndeshjes mes Manchester United dhe Southampton. “Djajtë e Kuq” shpartalluan skuadrën nga Hempshër me goleadën e pabesueshme, duke shfryrë në një farë mënyre irritimin për dy ndalesat e fundit në kampionat, të cilat në fund mund t’i kushtojnë...
Lexo lajmin e plotë