Krist Martiro

Manchester City nuk ka rivalë këtë sezon në Angli dhe përveç blindimit të vendit të parë, “qytetarët” po argëtohen duke zmadhuar rekordin e fitoreve, që tashmë janë 20 rradhazi. Skuadra e Pep Guardiolës mundi edhe një kockë të fortë si West Ham, 2-1, dhe qëndron në krye me 13 pikë...

Duket e çuditshme por hipotezat për një rimodelim të Champions League dhe për një format ndryshe nga ai që jemi mësuar të shohim, sa vijnë dhe bëhen më konkrete. Finalja e kompeticionit më të rëndësishëm për klube mund të zhvendoset në New York, për herë të parë jashtë Evropës, dhe...

Periudhë e errët për portierin e Liverpool Alison Beker. Gardiani brazilian mësoi këtë të enjte lajmin se babai i tij është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike. 57-vjeçari u gjet mbytur në një digë, ndërsa po notonte në një lum të Rio Grande do Sul, shtet brazilian kufitar me Argjentinën...

Një film që protagonist kryesor ka legjendën e futbollit botëror, Pele. Ish-ylli brazilian do të jetë fokusi i dokumentarit që do të shfaqet së shpejti në Netflix, me titullin “Lindja e një Legjende”. Filmi fokusohet në periudhën e lavdishme mes vitit 1958 dhe 1970 kur Brazili arriti të fitojë 3...

Ndërsa kryeministri britanik, Boris Johoson, shpalosi planin e rihapjes nga kufizimet e pandemisë, falë masave të reja “përfiton” edhe futbolli. Prej datës 17 maj, stadiumet në Angli mund të mirëpresin sërish mbështetësit në shkallët e tyre. Lajmi u bë i ditur pikërisht nga kreu i qeverisë që përmes hapave të...

Në një duel mjaft interesant, dy skuadra që kanë pak a shumë të njëjtin nivel, përballen për një vend në çerekfinale. Chelsea-Atletiko Madrid është sfida tjetër që luhet në Budapest për shkak të bllokimit të fluturimeve nga Anglia, ndeshje ku madrilenët janë favoritë, por që gjithçka mund të ndodhë nga...

Një gol në frymën e fundit për të zhdukur njëherë e mirë, makthin e rënies. Crystal Palace mundi 2-1 Brighton dhe duket se ka siguruar qëndrimin në Premier League, nisur nga distanca prej 10 pikësh që të dërgon një kategori më poshtë. Sfida dhuroi emocione dhe gola spektakolar, i tillë...

U vlerësua si vendimtar për titullin kampion dhe i tillë rezultoi. Triumfi i Interit në derbin përballë Milanit tregoi shumë, jo vetëm për rrjedhën që ka marrë tashmë kampionati, por edhe cilat janë kapacitetet maksimale të skuadrave. Milan vinte në derbi pas një ecurie prej dy rezultatesh negative me radhë...

Transferimi nga një skuadër që lufton për titull sikundër është Novara, te Busto Arcizio e tashmë të Granda Kuneo që objektiv ka pjesëmarrjen në fazën play-off, e më pas marrjen e maksimumit nga finalet, duket se po shkon siç duhet për Erblira Bicin. Volejbollistja shqiptare, njëkohësisht kapitenia e përfaqësueses kuqezi...

Nis me humbje aventura e përfaqësueses shqiptare të basketbollit në paraeliminatoret e Botërorit të vitit 2023. Kombëtarja shqiptare edhe pse përballë kishte një kundërshtar të favorshëm në ndeshjen e parë, siç është Qipro, zhgënjeu duke u mundur me rezultatin e thellë 88-66. Kuqezinjtë e nisën mirë ndeshjen duke u shkëputur...

Që Barcelona ndodhen në një prej periudhave më të vështira të saj, diçka e tillë kuptohet që prej rezultateve në kampionat, problemeve me presidencën muaj më parë, por edhe me një humbje sikurse ishte ajo kundër Paris Saint Germain. Kriza është edhe më e madhe se kaq, madje tashmë as...

Përfaqësuesja shqiptare e basketbollit u drejtohet paraeliminatoreve të Botërorit të vitit 2023, ndërsa udhëtoi drejt Qipros, për dy ndeshjet e raundit të tretë. Më 18 shkurt, djemtë kuqezi luajnë kundër vendasve të Qipros, ndërsa më datë 20 shkurt është përcaktuar dueli me Bjellorusinë. Me lejimin e aktiviteteve në salla të...

Jurgen Klopp ka humbur të ëmën në moshën 81-vjeçare. Mamaja e trajnerit të Liverpool u nda nga jeta këtë të mërkurë, por tekniku i mirënjohur gjerman ka mbetur tejmase i trishtuar për faktin se nuk mund të përcjellë nënën e tij në banesën e fundit. Masat shtrënguese për pandeminë në...

Tri sezone, tre tituj kampion dhe dy Superkupa Italie të fituara së bashku, përtej rikthimit të Juventusit në nivelet më të larta të futbollit italian. Marrëdhënia e bukur dhe e frytshme mes Antonio Contes, ish-teknikut të Juventusit dhe Andrea Agnellit, presidentit të bardhezinjve, nuk ekziston më. Krisja mes tyre për...

Nis si duhet “Australian Open” edhe për yjet e tjerë të tenisit. Numri dy në botë, Rafael Nadal mundi pa probleme tenistin serb, Laslo Gjere. Superioritetit i spanjollit ishte i dukshëm, me Nadal që luante pa u sforcuar dhe me mendjen te përballja e radhës. Në turin e dytë janë...

Edhe një vit më shumë dhe më pas do diskutohet sërish. Zlatan Ibrahimovic i ka idetë e qarta kur flet për të ardhmen e tij. Gjiganti suedez ka vendosur të rinovojë me Milanin, me një qëllim shumë të rëndësishëm për të: Të luajë akoma në Champions League dhe të tregojë...

Ishte e sigurt prej ditësh, por tashmë vjen edhe njoftimi në formë zyrtare. Luis Hamilton dhe Mercedes vazhdojnë bashkëpunimin edhe për një sezon tjetër. Britaniku ishte piloti i vetëm i cili nuk ishte konfirmuar për Botërorin që nis së shpejti, e gjitha sepse palët nuk kishin zgjidhja disa çështje dytësore...

Nëse ka një futbollist të përfaqësueses shqiptare që gëzon formë të shkëlqyer dhe nuk ndalet së shënuari, ai është Myrto Uzuni. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi gjeti golin për të pestin takim me radhë. Uzuni ishte autori i golit të parë në fitoren 2-0 të Ferencvaros përballë Mol Fehervar, skuadrës së...

Vijon gara rivalizueze për titull në Francë. Derbi mes Marsejës dhe Paris Saint Germain nuk pati shumë histori, me kampionët që mbyllën llogaritë në 45 minutat e para. Mbappe dhe Ikardi vendosën ndeshjen përballë marsejezëve, klubit ku telashet nuk kanë fund, fillimisht prej mugesës së rezutateve, përplasjes me tifozët e...

Chelsea fiton derbin e Londrës kundër Tottenham. “Blutë” triumfuan 1-0 në “Stanford Bridge” me golin e Jorginho nga pika e bardhë, në minutën e 24 të takimit. Chelsea ishte skuadra që dominoi në këtë përballje, si në zotërimin e topit, ashtu edhe në rastet për shënim. Tomas Tuchel e nis...

Përzjerje vaksinash përgjatë marrjes së dy dozave. Ky është eksperimenti që Britania e Madhe po kryen me qytetarët për të parë nëse do të funksionojë ose jo. Qëllimi i autoriteteve është fleksibiliteti me vaksinim në mënyrë që mungesat e njërit lloj të mos bëhen problem gjatë dozave pasuese.

Kualifikim i çmendur i Barcelonës në Kupën e Mbretit. Rezultati final i ndeshjes me Granada është 5-3 në favor të katalanasve, por rrjedha e takimit çerekfinal është me të vërtetë dramatike. Katalanasit ishin në disavantazh të dy golave deri në minutën e 88, duke krijuar përshtypjen e një tjetër humbjeje...

9-0 shënoi tabela elektronike në përfundim të ndeshjes mes Manchester United dhe Southampton. “Djajtë e Kuq” shpartalluan skuadrën nga Hempshër me goleadën e pabesueshme, duke shfryrë në një farë mënyre irritimin për dy ndalesat e fundit në kampionat, të cilat në fund mund t’i kushtojnë titullin. 8 autorë të ndryshëm...

Luhet sot në mbrëmje akti i parë gjysmëfinal mes Inter dhe Juventus. Kjo fazë e Kupës së Italisë, ndryshe nga të tjerat, do të zhvillohet me sistemin vajtje-ardhje, ndërsa do të merret parasysh rezultati i përgjithshëm i 180 minutave. Në San Siro, zikaltërit do të presin “Zonjën e Vjetër” sikurse...

Projekte afatshkurtra, me objektiva që ndryshojnë në varësi të paraqitjes dhe lëvizjeve të shumta në merkato. Skuadrat e Kategorisë Superiore e mbyllën afatin e transferimeve të janarit me mbi 80 lëvizje në hyrje dhe në dalje. “Mbreti” i merkatos së dimrit ishte padyshim Partizani. Me të kuqtë që janë rivalët...

Edhe Roma është një prej skuadrave që ëndërron dhe lufton për titullin kampion. Skuadra kryeqytetase gjeti fitoren e dytë me radhë në Serinë A, këtë herë duke mundur 3-1 Hellas Veronën. Napoli gjithashtu ka të njëjtat qëllime si Roma, ndërsa edhe ata bënë detyrën, duke marrë pikët e plota përballë...

Klubi i Kukësit ia beson skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit, por jo vetëm, trajnerit të mirënjohur shqiptar, Mirel Josa, i cili rikthehet pas një pauze të gjatë në futbollin vendas. Tekniku rekordmen, ka firmosur për një vit e gjysmë me verilindorët dhe kërkon menjëherë rezultat nga skuadra për...

Pesë humbje në 8 javët e fundit nuk mund të përtypen lehtë nga drejtuesit e Chelsea-it për objektivat që kanë vendosur. Një ecuri e tillë, me blutë që janë praktikisht jashtë nga gara për titullin kampion, solli shkarkimin e trajnerit Frank Lampard, një prej ish-futbollistëve që ka bërë historinë me...

Liverpool nuk është më i frikshëm si dikur. Skuadra e Jurgen Klopp ka humbur terren me kreun dhe tashmë vjen edhe një humbje që prish rekordin e pathyeshmërisë në “Anfield Road”. “Të kuqtë” u mundën 1-0 nga Burnley në javën e 19-të të Premier League. Një gol i Barnes në...

Më në fund arrin të zhbllokohet Vedat Muriqi. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës realizoi për herë të parë me fanellën e Lazios, një gol që vlen jo pak, por kualifikimin e kryeqytetasve në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Lazio mundi 2-1 Parmën, me Muriqin që shënoi në mënyrë spektakolare, me...

Edhe pse nuk lejohen brenda në stadium, tifozët e Partizanit kanë udhëtuar në drejtim të Elbasanit, aty ku do të luhet derbi i kryeqytetit ndaj Tiranës. Një grup prej dhjetëra tifozësh i kanë bërë një surprizë të bukur ekipit të Partizanit. Menjëherë sapo futbollistët zbritën nga autobusi, tifozët nisën me...

Manchester United është sërish në krye të kampionatit anglez. “Djajtë e Kuq” nuk po falin në këtë pikë të kampionatit, ku rivaliteti mes skuadrave të kreut është tejet i fortë. United mundi 2-1 Fulham në transfertë, një sukses mjaft i vështirë që u arrit falë golit të Edison Cavanit në...

Eliminim i pabesueshëm i Realit të Madridit nga Kupa e Mbretit. Ajo që ndodhi në Gjermani me Bajernin u përsërit edhe në Spanjë, atje ku Alcoyano, një skuadër e kategorisë së tretë, nxori jashtë Kupës kampionët e Spanjës. Reali e mbylli pjesën e parë në avantazh, me iluzionin se gjithçka...

Luhet sot në mbrëmje finalja e Superkupës së Italisë. Juventus sfidon Napolin, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të zbresin Lazion nga froni. Për bardhezinjtë, trofeu do të rikthente qetësinë dhe buzëqeshjen, pas humbjes në derbin e Italisë kundër Interit. Përballë është Napoli i Gennaro Gattuso, që vjen...

Leicester është gati të përsërisë mrekullinë e vitit 2016. “Dhelprat” kanë marrë kreun e klasifikimit dhe diçka e tillë nuk është rastësi. Leicester mundi 2-0 Chelsea-n, në javën e 19, në një provë force, ku treguan se ata që kërkojnë titullin në Angli, duhet ta llogarisin mirë edhe skuadrën e...

Katastrofë e Romës në Kupën e Italisë. Skuadra kryeqytetase, pretendente për titull në Serinë A, është jashtë kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Itali, ndërsa në çerekfinale ka kaluar Spezia e Ardian Ismajlit. Skuadra e futbollistit shqiptar triumfoi 4-2 pas shtesave. 90 minutat e rregullta përfunduan në barazim 2-2,...

Mario Mandzukic rikthehet pas 2 vjetësh në kampionatin italian. Nuk është ish-skuadra e tij Juventus, por Milan klubi që ka gjetur akordin dhe së shpejti pritet edhe firma. Futbollisti kroat ndodhet në Itali, ku ka kryer vizitat mjekësore, ndërsa pret dritën jeshile për të hedhur të zezën mbi të bardhë....

Jo vetëm Roma dhe Marseille. Në garën për shërbimet e Elseid Hysajt është kthyer edhe Atletico Madrid. Skuadra që kryeson kampionatin spanjoll në këtë edicion është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë. Trajneri Diego Simeone i ka përcaktuar drejtuesve të klubit objektivin e merkatos dhe ai është ylli shqiptar...

Ende shumë pasiguri sa i përket zhvillimit të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, olimpiada e cila nuk u zhvillua vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Dhe pikërisht Covid-19 vazhdon të pengojë organizatorët në vendin aziatik të përgatiten si duhet për një prej eventeve sportive më të rëndësishme në glob. Duke...

Menjëherë trofe për Mauricio Pochettinon në krye të Paris Saint Germain. Parisienët fituan Superkupën e Francës në derbin klasik kundër Marsejës, finale e cila u zhvillua në Lens. PSG triumfoi 2-1 duke fituar kështu titullin e parë për vitin 2021. Një gol i Icardit në pjesën e parë dhe 11-metërshi...

Edhe pse u shpresua se këtë vit situata me pandeminë do të ishte ndryshe, kalendari i Formula 1 nis të cungohet 3 muaj përpara startit. Për herë të parë në 26 vite, Botërori i garave të shpejtësisë, nuk do të nisë nga Australia. Gara në kontinentin e largët është spostuar...

Pasi fitoi betejën për të rikuperuar ndeshjen që fillimisht ju dorëzua në tavolinë Juventusit, Napoli provoi të ndërhynte edhe në finalen e Superkupës së Italisë, por u përball menjëherë me një përgjigje negative nga Liga Italiane e Futobllit. Presidenti Aurelio De Laurentis, i shtyrë edhe nga suksesi në gjyqin e...

Reali i Madridit kërkon me çdo kusht Kylian Mbappé për sezonin e ardhshëm. Gjigantët spanjollë po programojnë ofensivën për të siguruar shërbimet e sulmuesit francez, kontrata e të cilit me Paris Saint Germain përfundon në verën e vitit 2022. Sipas gazetës AS, për të realizuar projektin e blerjes së madhe,...

Zbehet dita-ditës mundësia e një kalendari të plotë të garave për sezonin e ri të Formula 1. Nga 23 “Çmime të Mëdha” të projektuara, garat mund të reduktohen dhe shkak vazhdon të mbetet pandemia e koronavirusit. Pas Australisë e cila aktualisht mbetet në kalendar si gara hapëse e sezonit, edhe...

Pas triumfit, Juventusi përgatitet për Kupën e Italisë që luhet në mesjavë dhe bardhezinjtë i pret Genoa, ndërkohë që të dielën e ardhshme kampionët do të luajnë derbin e Italisë kundër Inter. Por, shqetësimet nga infermieria nuk kanë fund për Andrea Pirlon. Alex Sandro, Mathijs De Ligt dhe Juan Cuadrado...

Atletico Madrid-Atletic Bilbao, sfida e kampionatit spanjoll e programuar pasditen e sotme, nuk do të luhet. Shkak është dëbora e madhe që pushtuar kryeqytetin spanjoll të Madridit, duke e bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes në stadiumin e Atleticos. “Uanda Metropolitano” sikurse Santiago Bernabeu, janë zgjuar të zbardhura dy ditët...

Një kompani mediatike për të rregulluar bilancet. Është kjo ideja që qarkullon së fundi në Milano, me “BC Partners” që kërkon të blejë aksionet e klubit të Interit. Këtë të enjte, ka pasur të tjera kontakte mes familjes Zhang që ka në pronësi Interit dhe Fondit Europian, i cili e...

Humbja e tretë në 9 ndeshje të luajtura deri më tani në kampionat për Los Angeles Lakers. Kampionët në fuqi të NBA u mposhtën nga San Antonio Spurs me rezultatin 118-109. LeBron James ishte sërish pikëshënuesi më i mirë për Lakers, por Spurs u treguan më të saktë përpara koshit,...

Kategoria Superiore zbret në fushë për herë të parë për Vitin e Ri 2021. Java e 13 nis sot me duelin e fortë Vllaznia-Teuta. Sulmi më i mirë përballë mbrojtjes më të mirë të kampionatit. Rezultati i kësaj sfide do të përcaktojë nëse gara do të rihapet apo Vllaznia do...

Nëse në gjysmëfinalen e parë të Copa Libertadores, Palmeiras ka hedhur një hap të sigurt drejt finales pasi fitoi 3 me 0 në sfidën e parë kundër River Plate, mes Boca Zhuniors dhe Santos gjithçka është e hapur. Ndeshja e luajtur në “La Bombonera” u mbyll me rrjeta të paprekura,...

Nuk ka më surpriza në Kupën e Ligës në Angli. Tottenham eliminoi në gjysmëfinale skuadrën e Championship-it, Brentford, e cila gjithsesi e mbyll në mënyrë të shkëlqyer përfaqësimin në këtë edicion. Ndeshja u zgjidh pa probleme nga Spurs, me Jose Mourinho që kërkoi të shmangte befasitë, duke hedhur në fushë...

“Dua të shkoj në disko”. Këto ishin fjalët e Joan Mir pasi u bë piloti i 27 që u kurorëzua kampion bote në MotoGP. Por, nuk mundi të kishte as djersë, as alkool, dhe asnjë lloj shfrenimi në klubet e natës së Valencias në orët e para të mëngjesit të...

Orët, ditët, javët, muajt kaluan pak a shumë të njëjta në një 2020 të pazakontë, vit të cilin shumëkush nga ne, nëse do të kishte një gomë imagjinare në duar, nuk do të mendohej dy herë për ta fshirë. Nëse muajt e verës na dhanë shpresë se më të keqen...

Ndodh për herë të parë edhe në NBA. Ndërsa sezoni i ri sapo ka nisur, një prej ndeshjeve të javës së parë nuk u zhvillua. Shkak është Covid-19, i cili është ende prezent në skuadrat amerikane të basketbollit, raste të cilat pak javë përpara nisjes së kampionatit, arrinin deri në...

Gara vijon të jetë e fortë në kampionatin francez të futbollit, me tre skuadra të cilat po shfaqen pretendente për titull. PSG vijon të mbetet në vendin e tretë, kjo për shkak se Lille dhe Lyon nuk po gabojnë javë pas jave. Kampionët bënë detyrën përballë Strasburgut në ndeshjen e...

Tottenham dhe Manchester United janë dy skuadrat e fundit që siguruan gjysmëfinalet e Kupës së Ligës në Angli. Skuadra e Jose Mourinho mundi 3-1 Stoke për t’u kualifikuar mes katër më të mirave dhe tashmë do të përballet me ekipin e Brentford për një vend në finale. Sukses më i...

NBA i dha start sezonit të ri 2020-2021. Kampionati i basketbollit amerikan (NBA) nisi me humbje për Los Angeles Lakers. Kampionët në fuqi u mundën në derbi nga Los Angeles Clippers, të cilët triumfuan dhe shijuan në një farë mënyre hakmarrjen ndaj rivalëve të tyre për finalet e “playoff”-it të...

08:37 - 22.12.2020

NBA nis sot sezonin e ri

NBA është gati të nisë sezonin 2020-2021. Vetëm pak muaj pas kurorëzimit të fituesve të edicionit të kaluar, Los Angeles Lakers, basketbolli amerikan përgatitet të nisë kampionatin e ri. Ndeshja e parë do të zhvillohet këtë të mërkurë. Brooklyn Nets përballë Golden State Warriors do të jetë sfida hapëse e...

Messi është rikthyer të flasë për mediat lidhur me situatën e tij te Barcelona, ndeshjet e fundit dhe objektivat. Në një program radiofonik katalanas, i cili do të trasmetohet më 27 dhjetor, Messi foli hapur për periudhën e komplikuar të kohëve të fundit. “Kam kaluar momente vërtet të këqija verën...

Lille arriti të ndalë Paris Saint Germain në atë që mund të konsiderohej përballja më e fortë e javës së 16-të në Francë. Në fushën e saj, Lille mbajti portën të paprekur, ndërsa ndeshja u mbyll në barazim pa gola. Me pikën e fituar, vendasit jo vetëm që mbajnë kampionët...