Mariglen Mulla

Pandemia e koronavirusit, përveç efekteve negative, ndikoi në uljen e ndotjes së mjedisit dhe përfitueset më të mëdha ishin bletët, të cilat shtuan sasinë dhe cilësinë e mjaltit. Këtë fakt e pohon për A2 një prej ekspertëve më të njohur në sektorin e bletërritësve. Vitor Malutaj, kreu i Federatës së...

Sindikata e Policisë së Shtetit i është drejtuar përmes një letre kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, të cilit i kërkon që të mos kalojë në Kuvend projektligji për trajtimin financiar të punonjësve të policisë, Gardës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme. Mes të tjerave, kreu i kësaj sindikate,...

Një automjet, tip Porsche, ngjyrë e zezë, i vjedhur në Bolonja, u bllokua nga autoritetet doganore në Ankona të Italisë, në momentin kur po transportohej me traget drejt Shqipërisë. Makina ishte në mesin e disa automjeteve të tjera që policët verifikuan për dokumentacion. Në përfundim të kontrolleve të të gjitha...

Vendimi për rikthimin e besimtarëve katolikë në kisha, nisur nga kjo e hënë, ka rregullat e saj të reja. Dezinfektimet e ambienteve të kishës dhe ajrosja e tyre është kërkuar si kusht nga ekspertët, ndërsa Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Masaffra rikujton distancat fizike. “Të respektohet distanca, që është të paktën...

Ndotësit e lumenjve, përveç ndëshkimit me gjobë, do të ndiqen penalisht nga Policia e Shtetit. Kështu u shpreh nga Lezha, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili zhvilloi inspektim në zonën e Lagunës së Kune Vainit dhe Tales, në kuadër të masave për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit. Lleshaj shtoi...

Një shqiptar 30 vjeç u arrestua në Milano të Italisë, pasi kishte vjedhur bizhuteri me vlerë 10 000 euro në apartamentin e një 40-vjeçareje. Fqinjët lajmëruan policinë sapo pikasën dikë që kacavirrej në ballkone dhe më pas kanë filmuar momentet kur shqiptari ishte kapur në kurth nga agjentët e policisë,...

Një shqiptar ka humbur jetën gjatë një aksidenti që ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Firence të Italisë, ngjarje e cila ka shkaktuar disa reagime nga zyrtarët lokalë. Ngjarja ka ndodhur në zonën qendrore të Scandici, gjatë rinovimit të fasadës së një pallati, ku 48-vjeçari shqiptar punonte prej...

Hetuesit grekë kanë përcaktuar shkakun e vrasjes së një 65-vjeçari shqiptar, 10 ditë pas krimit. Vetë autori i vrasjes, një shqiptar 34-vjeçar, është shprehur se më 10 maj kishte shkuar në shtëpinë e fqinjit të tij, në Artemis të Greqisë, dhe i kërkoi 130 euro, pasi gruaja e tij po...

Një operacion antidrogë është zhvilluar në 3 qytete të Spanjës, Valencia, Castellon dhe Tarragona, ndërsa në pranga ranë 17 persona, shumica e tyre me kombësi shqiptare. Ata akuzohen për krime kundër shëndetit publik, organizim kriminal, mashtrim të energjisë elektrike, pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të ligjit të huaj. Agjentët...

Guardia di Finanza në Ankona të Italisë ndaloi 2 shtetas shqiptarë, të cilët transportonin me kamion 19 ton mbeturina elektroshtëpiake, ku dominonin lavatriçet dhe furrat e bukës. Kamioni ishte nisur nga Gjermania dhe kishte destinacion Shqipërinë, por gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se shqiptarët kishin deklaruar se po trasportonin pajisje...

Një shtetas grek, 47 vjeç, i quajtur Dhimitris Aspiotis, i cituar nga mediat greke me pseudonimin “Dragoi i Korfuzit”, ka përdhunuar një shqiptare 34 vjeç, duke e mbajtur kundër vullnetit të saj për 48 orë. Fatmirësisht, më pas, vajza shqiptare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, është arratisur....

Policia Bashkiake ka shkuar të mërkurën në ambientet e Teatrit Kombëtar për të vendosur një letër përshkruese ku tregohet se ky institucion kalon tashmë zyrtarisht në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Fasha e dytë e bizneseve nis punën nga kjo e hënë, duke rritur kështu numrin e aktiviteteve funksionale, pas ndërprejes për shkak të koronavirusit. Qendrat tregtare do të lejohet të hapin dyqanet në brendësitë e tyre, duke u respektuar masat e sigurisë, ku përshihen maskat apo dezinfektantët. Klinikat dentare gjithashtu...

Higjiena personale është në dorë të individit, ndërsa strukturat shtetërore minimizojnë disi rrezikun. Dezinfektimi te Liqeni i Farkës u bë të premten nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë së Tiranës, siç ndodh thuajse çdo ditë pas orës 17.30, kur edhe fluksi i lëvizjeve bie. Frekuentuesit e kësaj zone...

Gjykata Themelore e Gostivarit në Maqedoninë e Veriut ka dënuar me burg 30-vjeçaren shqiptare Blerta Pocesta, e cila është gjetur fajtore për vrasjen e nënës, babait dhe motrës së saj, ngjarje kjo e ndodhur më 27 gusht të vitit 2018, në Dibër të Madhe. Familja Pocesta jetonte në Pordenone të...

Policia greke e Igumenicës po heton lidhjet e mundshme të një shtetasi grek me kriminelët shqiptarë, të cilët mendohet se e kanë furnizuar me një arsenal të vërtetë armësh dhe municionesh. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit grek, në një fshat në Thesproti, u sekuestruan 3 kallashnikovë, një pushkë dhe...

Dy operacione antidrogë u zhvilluan orët e fundit në Itali, ku ranë në pranga 7 shqiptarë që trafikonin drogë. Në rastin e parë bëhet fjalë për arrestimin e 6 shqiptarëve në Torino, të moshave nga 22 deri në 41 vjeç, të cilët kishin zhvilluar një sistem të sofistikuar të shpërndarjes...

Autoshkollat janë automjetet e vetme që nuk shihen të qarkullojnë në rrugë. Kufizimet për shkak të koronavirusit e kanë lënë këtë sektor si “ishullin” e fundit të qarkullimit rrugor. Sallat e afro 400 autoshkollave në të gjithë Shqipërinë janë bosh dhe 3 mijë familje që varen nga ky biznes, presin...

Kur kanë mbetur edhe 2 javë nga dita kur qytetarët do t’u rikthehen bareve dhe restoranteve në ambiente të hapura, një mënyrë e re për konsumin e kafes jashtë shtëpisë janë disa makineta të instaluara në rrugë nga biznese të ndryshme. Shtimi i lëvizjeve së qytetarëve në rrugë ka shtuar...

Një shtetas grek u arrestua në Janinë të Greqisë, pasi në makinën, që e kishte marrë me qira, transportonte pothuajse 1 kuintal hashash. Mediat greke shkruajnë se shoferi kishte thyer të gjitha kufizimet e vendosura për shkak të koronavirusit dhe e kishte marrë drogën në zonën neutrale të kufirit me...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar gjatë bashkëbisedimit me qytetarët dhe për temën e zjarrtë të hapur ditët e fundit, pas një deklarate të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për uljen e pagave dhe pensioneve.

Pothuajse 1 ton hashash, që transportohej me skaf nga Ballkani drejt brigjeve italiane, është bllokuar në Bari, ndërsa në pranga u vunë 2 shtetas italianë. Mediat italiane, thonë se ka dyshime që droga ishte nisur nga Shqipëria, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga policitë e të dyja vendeve....

Një shqiptare 52-vjeçare u ndalua nga karabinierët italianë, pasi theu karantinën për herë të gjashtë, pa dhënë ndonjë arsye të vlefshme se përse dilte nga shtëpia. Ngjarja është regjistruar në Siena, ku shqiptarja rezultoi se ishte përsëritëse edhe 5 herë të tjera në shkeljen e masave kufizuese të vendosura atje...

Parlamenti grek pritet të miratojë një ligj të posaçëm për punëtorët sezonalë shqiptarë. Ka qenë vetë ministri i Zhvillimit rural që njoftoi këtë nismë. Mungesa e punëtorëve sezonalë që shkojnë në Greqi për të mbledhur qershi dhe pjeshkë duket se do ta detyrojë Parlamentin e shtetit fqinj të miratojë një...