Marsela Karapanço

REPORTER/PRESENTER
Marsela Karapanço është reportere politike në televizionin A2.
Ajo ndjek zhvillimet në kampin mazhoritar, qeverinë, aktivitetet e kryeministrisë, Partinë Socialistë, komisionet parlamentare, përfaqësinë diplomatike të SHBA në Tiranë.
Ajo ka mbuluar Live seancat parlamentare, protestat e opozitës jashtë parlamentit,
kongreset e PS-së, Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin me
kancelaren Angela Merkel, mbledhjet e Parlamentit dhe Komisionit Europian
në Bruksel, Konferencën e donatorëve “Together for Albania” në Bruksel
për tërmetin e 26 nëntorit, të gjitha mbledhjet e Shengenit Ballkanik,
si dhe shumë zhvillime të tjera politike.
Karapanço ka nisur punën si gazetare në vitin 2009 në gazetën “Tirana Ime”.
Në vitet 2011-2014 ka punuar si gazetare, folëse lajmesh dhe drejtuese emisioni
në Radio Shqiptare (RASH). Në vitet 2014-2018 ka punuar si reportere politike
dhe folëse lajmesh në TV NEWS24.
Prej shtatorit 2018, ajo i është bashkuar ekipit të A2, ku vijon punën e
saj si reportere politike.

17:15 • 05 Janar 2021
Rama, vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të Erdogan
Kryeministri Edi Rama nis të mërkurën një vizitë dyditore në Turqi. Burime për A2 bëjnë të ditur se vizita do të realizohet me ftesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Vizita e fundit e kryeministrit Rama në Turqi, ku u takua edhe me Erdogan, ishte...
Lexo lajmin e plotë

15:13 • 04 Janar 2021
Projekti i Vlorës, Rama: Prej nëntorit, Ilir Meta ka bllokuar marrjen e fondeve
Shiu nuk e ndali kryeministrin Rama që të inspektojë nga afër kantieret e hapura në Vlorë. Nga zgjatimi i Lungomares, kryebashkiaku Dritan Leli bëri të ditur shqetësimin e tij, për një bllokim nga presidenti Ilir Meta të projektit për rrugën pas ujit të ftohtë deri...
Lexo lajmin e plotë

17:06 • 31 Dhjetor 2020
Presidenca shqiptare e OSBE-së për 2020
Edi Rama ndërroi disa kostume gjatë 2020-ës, atë të Kryeministrit, ministrit të Jashtëm, por edhe të kreut të Presidencës së radhës së OSBE-së. Edhe pse Gent Cakajt i besoi shumë kompetenca, diçka e mbajti edhe për vete. 2020 do te shenonte nje vit te rendesishem...
Lexo lajmin e plotë


17:10 • 19 Dhjetor 2020
Java e Integritetit në Shqipëri
Respektimi i integritetit në punë, në institucionet publike, është detyrim ligjor. ICC Albania organizoi Javën e Integritetit në Shqipëri, që synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e sjelljes etike, transparencës, llogaridhënies, përgjegjshmërisë në biznes dhe përpjekjet e ndërmarra prej aktorëve të ndryshëm në luftën kundër...
Lexo lajmin e plotë

17:02 • 18 Dhjetor 2020
E-wallet, 36 shërbime nga posta shqiptare online, Rama: Zerojmë ryshfetet
Postën shqiptare mund ta kesh edhe në celularin tënd. E- wallet është aplikacioni më i ri online falas, ku mund të marrësh shërbime që më herët ofroheshin në sportelet e postës shqiptare, si pagesa e gjobave, faturave të energjisë elektrike, të ujit, apo edhe transferta...
Lexo lajmin e plotë


12:56 • 14 Dhjetor 2020
Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, Rama: Serbia vuri veton, u mundësua falë Shengenit Ballkanik
U desh shtypja e vetëm një butoni, që Shqipëria e Kosova të vënë në jetë linjën e re të përbashkët të interkonjeksionit, për të këmbyer energjinë elektrike, por për të mbërritur te ky moment u deshën 10 vjet pritje. Rrallëherë, Rama mund të bjerë në...
Lexo lajmin e plotë

15:46 • 11 Dhjetor 2020
Pasuesi i Lleshajt, Rama takim me Ruçin
Edi Rama po kërkon një emër. Karrigia e lënë bosh nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, duhet zëvendësuar, por kryeministri këtë herë nuk ofroi asnjë suprizë. Mesditën e kësaj të premteje, ai i shkoi kryeparlametarit Gramoz Ruçi në zyrë, një prej figurave më të vjetra...
Lexo lajmin e plotë

16:17 • 02 Dhjetor 2020
Vota e emigrantëve, Balla: Zvarritje politike, por nuk ka pengesa legjislative
Socialistët e kërkonin votën e emigrantëve që kur ishin në opozitë, por pas 2 mandatesh qeverisjeje, mundësimi i saj është ende në pikëpyetje. Pavarësisht zvarritjeve politike, numri dy i PS, shpreson që më 25 prillin e ardhshëm, kjo të realizohet. I pyetur nga A2, lidhur...
Lexo lajmin e plotë


11:13 • 20 Nëntor 2020
Pas thirrjes së BE, ambasadorët rikthejnë presionin mbi institucionet: Plotësoni Gjykatën Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese mban ende peng karrigen ku Shqipëria duhet të ulet për mbledhjen e përbashkët ndërqeveritare me Brukselin, për nisjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit. Në një intervistë për “Deutsche Welle”, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, nxit institucionet të shfrytëzojnë kohën e...
Lexo lajmin e plotë


17:19 • 18 Nëntor 2020
Rama ”merr” prapë drejtimin. Kryeministri u kthehet mbledhjeve të qeverisë, deri sot firmoste Braçe
Duket se kryeministri Edi Rama nuk është prej atyre eprorëve që u jep kënaqësi firma e tij në akte apo dokumenta të ndryshme. Madje, ajo mungon edhe në vendime qeverie apo ligje të rëndësishme në mandatin e parë dhe të dytë. Por, mungesat e kryeministrit...
Lexo lajmin e plotë


13:59 • 09 Nëntor 2020
Shqipëria dhe Serbia, memorandum për lëvizjen e lirë, Rama: Do të na ndihmojë të njohim njëri-tjetrin më mirë
Shqipëria dhe Serbia nënshkruajnë online memorandumin për lëvizjen e lirë në kuadër të Minishengenit ballkanik, si dhe për situatën e COVID. Takimi online u mirëprit nga Maqedonia e Veriut. Sipas marrëveshjes, tashmë lëvizja për qytetarët e dy vendeve do të bëhet vetëm me ID. Kryeministri...
Lexo lajmin e plotë




16:26 • 03 Nëntor 2020
Rindërtimi një vit nga tërmeti, Rama: Na vonoi pandemia dhe procedurat e donatorëve
1324 familje vijojnë të jenë në çadra, ndërkohë që 34 miliardë lekë nga buxheti i shtetit janë vendosur për rindërtimin. Në bashkitë e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, qeveria ka objektiv që deri në pranverën e ardhshme, të dorëzojë çelësat për mbi 2500 banesa...
Lexo lajmin e plotë

17:05 • 22 Tetor 2020
Hiqet penaliteti, Lleshaj: Vetëdeklarimi për adresat të bëhet në mënyrë të vullnetshme
Heqja e gjobës prej 10 mijë lekësh të reja për kë nuk ka deklaruar transferimin e vendbanimit, sipas opozitës në Parlament, fsheh llogaritje elektorale të mazhorancës socialiste. Ndërsa ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i lexon këto akuza si alibi të pakicës për të justifikuar rezultatin...
Lexo lajmin e plotë

14:03 • 22 Tetor 2020
Zgjedhjet në PD, Kryesia merr listën e 326 kandidatëve nga faza e parë
Burime nga PD bëjnë me dije, për A2, se Komisioni i Vlerësimit në Partinë Demokratike i ka dërguar Kryesisë listën me emrat e kandidatëve për deputetë, e përbërë nga 326 kandidatë, dalë nga procesi zgjedhor që u krye në të gjithë vendin. Në fazën e...
Lexo lajmin e plotë



11:52 • 09 Tetor 2020
Soreca: Keqardhje që Kodi kaloi pa miratimin e Këshillit Politik
Kreu i diplomacisë europiane në Tiranë, Luigi Soreca ndau rekomandimet e raportit të Komisionit Europian me Këshillin Kombëtar të Integrimit. Shqetësimit të tij për miratimin pa konsensus të Kodit zgjedhor, iu bashkua dhe ai i presidencës. “Na vjen vërtet keq që ndryshimet kushtetuese dhe ato...
Lexo lajmin e plotë

23:29 • 04 Tetor 2020
Kodi Zgjedhor, Rama: Kuvendi do të miratojë ndryshimet. S’jam më shërbëtor i Bashës
“Do të votohet nesër në Parlament”. Sipas llogarive të Edi Ramës, të hënën mazhoranca do të ketë të paktën 3/5 e votave për të ndryshuar ligjin elektoral. Bindjen e mbështet te përulësia, sipas tij, që shumica i ka treguar opozitës jashtëparlamentare, por fjalën e fundit...
Lexo lajmin e plotë



18:56 • 02 Tetor 2020
Ministri i Kosovës braktisi foton e përbashkët: Rama doli nga protokolli
Burime nga qeveria e Kosovës për A2 bëjnë të ditur se ministri për Ekonominë dhe Ambientin, Blerim Kuçi, bojkotoi foton e përbashkët në përfundim të konferencës së mbledhjes së dy qeverive. Arsyeja e tij është se Rama doli totalisht nga protokolli dhe e mbajti konferencën...
Lexo lajmin e plotë

22:10 • 01 Tetor 2020
Mbledhjet Shqipëri-Kosovë 2014-2020, rrugëtimi i firmëtarëve nga Prizreni në Tiranë
U desh të kalonin 136 vjet nga Lidhja e Prizrenit që shqiptarët të kuvendonin përsëri të bashkuar, në Prizren edhe këtë herë. Më 11 janar 2014, qeveritë e dy shteteve shqiptare në rajon, Shqipërisë dhe Kosovën, zhvilluan mbledhjen e parë të përbashkët. Edi Rama është...
Lexo lajmin e plotë

20:33 • 01 Tetor 2020
Mbledhja Shqipëri-Kosovë, Barbullushi: 14 marrëveshje të reja, vlerësim për të kaluarat
“Bashkë pa kufij, në një rajon pa kufij.” Kjo është motoja që do të ulë në tryezë dy qeveritë shqiptare të premten. Në Pallatin e Kongreseve, po i jepet dora e fundit rregullimeve të hollit ku do të jetë mbledhja, e zhvendosur nga Shkodra në...
Lexo lajmin e plotë

15:17 • 28 Shtator 2020
Rama i pakënaqur nga shtabi elektoral, kërkon përmirësim të shërbimeve
Edi Rama nuk është i kënaqur. Mbledhja e shtabit elektoral të Partisë Socialiste është shoqëruar me kritika të forta për drejtuesit politikë. Kryesocialistin e shqetësojnë shërbimet ndaj qytetarit për të cilat vijon të kërkojë përmirësim. Te qytetarët kërkon të shikojë edhe njerëzit e tij, të...
Lexo lajmin e plotë

20:00 • 25 Shtator 2020
Projekti i ri “Vlora Park”, Rama: Do rrisim pagat, zgjedhjet e ardhshme i fitojmë ne
Zerimin e tatim-fitimit për biznesin e vogël, rritjen e pagave për mjekët dhe mësuesit, Edi Rama nuk i quan premtime elektorale. Kryeministri thotë se tani janë mundësuar kushtet për t’i realizuar ato. “Ne do të vazhdojmë punën. Këto që thashë, nuk kanë lidhje me faktin...
Lexo lajmin e plotë

15:45 • 25 Shtator 2020
Rindërtimi, Veliaj: Kemi 359 kantiere, miratojmë edhe 250 të fundit
Shtëpia e familjes Behari në Dajt është një nga 359 kantieret e hapura që pas tërmetit të 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, panë nga afër punimet e banesës së re që pritet të jetë gati brenda pak...
Lexo lajmin e plotë

11:11 • 24 Shtator 2020
Zv.kryeministrja e Kosovës për A2: Shqipëri – Kosovë, rishikim i marrëveshjeve të mbetura në letër
Mbledhja e radhës së dy qeverive Shqipëri-Kosovë në Shkodër të premten, do të risjellë në tryezën e përbashkët edhe marrëveshje të mbartura, që kërkojnë ndërhyrje të tjera për të marrë jetë. Në një intervistë për A2, zv. kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj Halimaj, thotë se...
Lexo lajmin e plotë

14:50 • 23 Shtator 2020
Paketa anti-shpifje, PS garanton presidentin: Asnjë draft pa ndërkombëtarët
Shqetësimeve ndërkombëtare edhe atyre të brendshme mbi paketën anti-shpifje iu ka dhënë zë edhe Presidenti i Republikës, që e çoi çështjen në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Ilda Zhulali, Këshilltare për Integrimin Evropian, pranë Presidencës, kërkoi që opinion i Venecias të respektohet dhe procesi...
Lexo lajmin e plotë

18:45 • 21 Shtator 2020
PS, përfundon mbledhja e shtabit. Rama paralajmëron valë shkarkimesh
Ka përfunduar mbledhja e shtabit elektoral të Partisë Socialiste. Burime për A2 nga mbledhja thanë se në fokus të takimit kanë qenë drejtorët e drejtorive publike. Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me drejtuesit e qarqeve, duke paralajmëruar valë shkarkimesh në radhët e drejtorëve....
Lexo lajmin e plotë

10:31 • 16 Shtator 2020
“Dialogu është zgjidhja”, Rama: Shembulli më i mirë është marrëveshja Greqi-Maqedoni e Veriut
Mosmarrëveshjet zgjidhen me dialog. Ky është mesazhi që kryeministri shqiptar Edi Rama përcolli nga forumi i “The Economist” në Athinë. Për ta ilustruar, shembullin e gjeti shumë pranë Shqipërisë, duke iu referuar arritjes së marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Ne nuk kemi një...
Lexo lajmin e plotë

14:38 • 11 Shtator 2020
Rama agjendë të ngjeshur, Ankara, Athinë dhe Berlin
Këtë të premte, kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Turqisë. Dy burime të ndryshme thanë për A2 se vizita 24-orëshe do të jetë informale, por nuk përjashtohet edhe një takim me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Vizita e Ramës në Turqi dhe takimi i tij me...
Lexo lajmin e plotë

11:41 • 10 Shtator 2020
Agjencia e Kontrollit të Barnave, Rama: Dyfishojmë numrin e analizave, barnat 30% më pak
Shëndetësia ishte një nga shtyllat e fushatës së kryeministrit Rama për mandatin e dytë qeverisës. Në muajt e fundit të tij, kryeministri Edi Rama përuroi qendrën e re të kontrollit të barnave, modernizimi i së cilës sipas tij, ka rritur ndjeshëm cilësinë dhe kapacitetet e...
Lexo lajmin e plotë

17:07 • 08 Shtator 2020
Ndryshimet në qeveri, Beqaj: 7 muaj para zgjedhjeve sjellin boshllëqe
Pjatë e re, gjellë e vjetër. Pak surpriza duket se do të priten nga Kryesia e re e socialistëve, duke mbajtur në shumicën e saj figurat ekzistuese. Pandemia e ka futur në ngërç Selinë Rozë për mbajtjen e Asamblesë Kombëtare zgjedhore, që, sipas sekretarit organizativ...
Lexo lajmin e plotë

13:57 • 07 Shtator 2020
Aplikimi për KQZ-në e re, dorëzohen kandidaturat e para në Kuvend
Pranë Kuvendit kanë mbërritur aplikimet e para për vendet vakante për KQZ-në e re që pritet të formohet pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Burimet për A2 bëjnë me dije se Naim Mëcalla, profesor i asociuar, doktor i shkencave juridike ka aplikuar për të gjitha vendet vakante...
Lexo lajmin e plotë

19:40 • 06 Shtator 2020
Strazimiri: Faturën e re të ‘Aktor’ do e paguajnë shqiptarët, 44 milionë euro dëmshpërblim
Partia Demokratike akuzon qeverinë se do të rëndojë xhepat e shqiptarëve me dëmshpërblimet që duhet të paguajë për humbjen në arbitrazh me kompaninë që do ndërtonte rrugën Tiranë-Elbasan. Nga selia blu, ish-deputeti Gent Strazimiri tha se shkak për këtë padi, u be favorizimi për miqtë...
Lexo lajmin e plotë

17:01 • 06 Shtator 2020
Presidenti Ilir Meta cakton datën e zgjedhjeve
Të dielën e 25 prillit, shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Parlamentin e ri me një mandat 4-vjeçar. Pas konsultimeve me liderët politikë, Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të mesmen e artë, një datë të ndërmjetme mes datës më të afërt,...
Lexo lajmin e plotë

15:39 • 06 Shtator 2020
Strazimiri: Edi Rama gjobit shqiptarët me 44 milionë euro për interes të mikut të tij dhe të Taulant Ballës
Partia Demokratike akuzon qeverinë se do të rëndojë xhepat e shqiptarëve me dëmshpërblimet që duhet të paguajë për humbjen në Arbitrazh me kompaninë që do të ndërtonte rrugën Tiranë-Elbasan. Nga Selia Blu, ish-deputeti Gent Strazimiri tha se shkak për këtë padi u bë favorizimi për...
Lexo lajmin e plotë

09:25 • 04 Shtator 2020
Analistët: Fokusi, te fushata. Devijim vëmendjeje nga problemet
Sezoni i ri politik i ka lënë në tryezë politikës detyra të mbartura, si implementimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit apo edhe zbatimi i ndryshimeve kushtetuese. Nga ana tjetër, janë detyrimet ndaj qytetarëve. Analistët mendojnë se në strategjinë e re të liderëve politikë po synohet...
Lexo lajmin e plotë

10:52 • 04 Shtator 2020
Politika te qytetarët, analistët: Fokusi te fushata, devijim vëmendjeje nga problemet
Sezoni i ri politik u ka lënë në tryezë politikës detyra të mbartura, si implementimi i marrëveshjes së 5 qershorit apo edhe zbatimi i ndryshimeve kushtetuese. Nga ana tjetër, janë detyrimet ndaj qytetarëve. Analistët mendojnë se në strategjinë e re të liderëve politikë, po synohet...
Lexo lajmin e plotë



10:41 • 21 Gusht 2020
Kriza në Bjellorusi, Rama: Në Minsk, OSBE nuk shkon për “selfie” në protestë
Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe drejtuesi i presidencës së radhës së OSBE-së ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetit Genc Pollo, se Rama nuk ka kredencialet e duhura për t’i ofruar dialog dhe zgjidhje situatës në Bjellorusi. “Në Minsk, OSBE nuk shkon për selfie në protestë,...
Lexo lajmin e plotë

16:18 • 20 Gusht 2020
20 mijë firma për referendumet, Kume: Politika ka frikë prej tyre
Me aprovimin e dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kristaq Kume ka nisur tashmë të mbledhë 20 mijë firmat e nevojshme për t’i propozuar Kuvendit një projektligj të ri për referendumet. Ish-kreu i KQZ është i mendimit se qytetarëve nuk i duhet mohuar e drejta...
Lexo lajmin e plotë

12:27 • 17 Gusht 2020
76-vjetori i Meidanit, urimi i Ramës: Shqipërisë i mungon sot normaliteti i tij presidencial
Në përvjetorin e lindjes së Rexhep Meidanit, kryeministri Edi Rama përcolli dy mesazhe. I pari, i dukshëm ndër rreshta, ishte urimi për 76-vjetorin e lindjes: “Duke e uruar profesorin në këtë ditë të shënuar të jetës së tij, uroj me gjithë zemër që normaliteti i virtytshëm...
Lexo lajmin e plotë

10:06 • 17 Gusht 2020
Beqaj: Masat nuk janë respektuar, të mbyllen baret në plazh
Qeveria duhet të përgatisë një strategji të re kundër Covid-19 dhe mbyllje të bareve në bregdet. Kjo është ajo çka Ilir Beqaj do të bënte po të ishte sërish në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Ish-ministri thotë në një intervistë për A2 se shifrat janë...
Lexo lajmin e plotë

16:50 • 14 Gusht 2020
“4 rajonet”, Beqaj zbulon modelin e kryeqendrave të rajoneve
Socialistët nuk heqin dorë. Jo vetëm që mbrojnë ligjin për kohezionin dhe zhvillimin e rajoneve që presidenti Meta e ktheu për rishqyrtim, por shkojnë edhe me tej. Pavarësisht se nuk janë parashikuar në ligj, cilat do të jenë 4 rajonet, mazhoranca duket se do të...
Lexo lajmin e plotë

11:35 • 10 Gusht 2020
Viti i ri shkollor, ekspertët: Bashkëjetesë e re me virusin, shkollat duhen hapur
Mesi i shtatorit, ne kushte normale do të duhet t’i gjejë nxënësit të ulur në bankat e shkollës. Por të diktuar nga pandemia, ka ende paqartësi për zgjidhjen që do të ndiqet për vitin arsimor edhe pse në këtë komunikim të Ministres së Arsimit u...
Lexo lajmin e plotë

13:52 • 09 Gusht 2020
Kriza ekonomike, Braçe: Nuk kemi faj që në fund të mandatit na ra pandemia
Socialistët nuk mundën të përmbushnin të gjitha ambiciet që i kishin vënë vetes si synim për mbylljen e sesionit parlamentar. Një ndër nismat e qeverisë që u lançua po në kulmin e pandemisë, nga vetë kreu i qeverisë, ishte dhe ajo për legalizimin e kanabisit...
Lexo lajmin e plotë


11:40 • 27 Korrik 2020
A2 zbardh detaje nga takimi mes Ramës dhe ambasadorëve Kim e Soreca
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u takuan me kryeministrin Rama sot për rreth një orë. Burime diplomatike bëjnë të ditur se ambasadorët falenderuan Ramën për udhëheqësinë e tij në sigurimin e miratimit të marrëveshjes së...
Lexo lajmin e plotë


10:12 • 27 Korrik 2020
Vjen i “nxehti” politik, seanca parlamentare nga “Meta” te ndryshimet kushtetuese
Java e fundit e korrikut do të sjellë “të nxehtin afrikan” edhe në politikë, me 3 seanca plenare brenda 4 ditëve që shënojnë dhe fundin e këtij sesioni parlamentar. E para është të hënën paradite dhe në rend të ditës do të jetë miratimi i...
Lexo lajmin e plotë