Oliverda Allmuca

Një histori rrëqethëse që po thyen rekorde shikueshmërie në platformën Netflix. Bazuar në historinë e vërtetë të Yusrës dhe Sarës, biografia e dy motrave siriane që braktisën vendin pas luftës, rrëfen realitetin e hidhur me të cilin u përballën dy notaret e talentuara. Që të dyja me ëndrra të mëdha,...

Babagjyshi i Vitit të Ri nuk do të vijë si çdo herë me slitë dhe drerë, por do të dhurojë spektakël i zhytur në ujë. Si një vend inovator, Japonia ka ndryshuar edhe konceptin klasik të figurës kryesore të festave të fundvitit. Një zhytës i veshur me kostumin e kuq,...

Një pjesë e anijes kozmike Challenger e cila u zhduk në vitin 1986 pas një shpërthimi në bord, është gjetur rastësisht në Oqeanin Atlantik. Zbulimi i rrallë u bë nga zhytësit e një ekipi që zhvillon dokumentarë, teksa po kërkonin rrënojat e një avioni të Luftës së Dytë Botërore në...

Blerja e Twitter nga Elon Musk, ka shkaktuar një kaos të vërtetë në këtë rrjet social. Kreu i Teslës shkarkoi nga puna mijëra punonjës, ndërsa një kompani amerikane e analizimit të të dhënave tregon se platforma mund të ketë humbur të paktën 1 milion përdorues. Megjithatë, duket se kjo situatë...

Shqiptarët janë më të stresuarit në Ballkan për vitin 2021. Këto rezultate dalin në pah nga raporti i kompanisë amerikane Gallup. Matjet e realizuara nga Indeksi i Emocioneve për vitet 2021/2022, tregojnë se 59% e shqiptarëve kanë pohuar se stresi ka mbizotëruar mbi ndjesitë e mira apo pozitive, një shifër...

Trofeu i Kupës së Botës vazhdoi turin e tij në vendin e yjeve të futbollit Diego Maradona dhe Lionel Messi, ku argjentinasit prisnin në radhë të gjata për të pozuar. Tifozët e futbollit ndoqën eventin të veshur me fanellën e ekipit kombëtar të Argjentinës dhe ngjyrat e flamurit të pikturuara...

Kompania e lodrave Mattel ka nderuar këngëtaren në 40-vjetorin e hitit të saj “What’s Love Got To Do With It”, duke sjellë një barbie me portretin e saj. Kukulla, e cila është pjesë e serisë “Barbie Signature”, i ka qëndruar besnike edhe veshjes që Tina mbante në videoklip, një minifund...

Jeta e monarkes me jetëgjatë të Britanisë, Mbretëreshës Elizabeth II do të pasqyrohet në një libër komik. Libri, i publikuar ditën e djeshme mund të aksesohet nga e gjithë bota, pasi është edhe në versionin digjital.

Vladimir Putin feston ditëlindjen e tij të 70-të, por si u bë ai autokrati i izoluar që nisi pushtimin katastrofik të Ukrainës? Më poshtë po rendisim shtatë momente kyçe që ndikuan në formësimin e tij politik dhe vendimin për t’u distancuar me Perëndimin. Praktimi i xhudos, 1964 Lindi në Leningrad...

Drejtuesit e WhatsApp janë duke punuar për të sjellë 5 ndryshime të rëndësishme në aplikacion dhe këto tashmë janë në fazë testimi. Aplikacioni ka nisur testimet e ndryshimeve të rëndësishme në versionin e tij Beta dhe ato mund të aktivizohen në një periudhë jo të largët. WhatsApp do të sjellë...

Abi, nxënëse e klasës së katërt, është vetëm një nga mijëra fëmijët e shkollave në vend, që vuajnë rëndesën e çantës së shpinës. Në varësi të orarit mësimor, ajo shprehet se shpesh çanta i rëndon dhe herë të tjera jo. Pavarësisht se Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ngarkesa që...

Mund të jetë interesante për t’u parë, por kandilët janë kthyer në një tmerr të vërtetë për autoritetet në gjirin e Haifës në Izrael. Ngrohja globale i ka detyruar këto krijesa që të braktisin habitatin e tyre në Detin e Kuq dhe të vijnë në Mesdhe, ku ujërat ngrohen çdo...

Ka 46 vite që është prodhuar, por ky kompjuter mund të shitet më shtrenjtë se çdo pajisje teknologjike në të gjithë globin. Bëhet fjalë për prototipin origjinal të kompjuterit të parë Apple, i montuar nga duart e vetë Steve Jobs dhe bashkëthemeluesit, Steve Wozniak. Kjo pajisje e rrallë e quajtur...

Një anije romake e fundosur 2 mijë vjet më parë, është gjetur në fund të detit në rajonin jugor të Pulias. Zbuluesi ka qenë Fabio Matacchiera, profesor historie dhe i apasionuar pas arkeologjisë, i cili nëpërmjet një GPS të veçantë hartografik, ka bërë zbulimin e jashtëzakonshëm. Fillimisht, ai ka gjetur...

Vala e të nxehtit përvëlues nuk ka prekur vetëm kontinentin europian, pre e tyre kanë rënë edhe akullnajat në veri të Groenlandës. Shkencëtarët kanë ngritur alarmin për këtë rritje të pazakontë të temperaturave duke paralajmëruar se pasojat e këtyre fenomeneve do të ndihen në të gjithë globin. Ky është tingulli...

Një avion që bie pingul nga qielli, 48 parashutistë që bashkojnë duart në qindra metra lartësi apo re të çuditshme që qëndrojnë pezull. Këto janë videot që kanë mbërthyer rrjetin këto ditë. Rrjetet sociale janë kthyer gjithnjë e më shumë në një arkivë të pafundme për ngjarje nga e gjithë...

Zjarre të mëdha kanë përfshirë provincën e Zamora-s në Spanjë. Qindra zjarrfikës kanë luftuar me flakët që u përhapën me shpejtësi drejt zonave të banimit, duke detyruar qytetarët të lënë pas gjithçka dhe të evakuohen. Por vëmendjen e ka rrëmbyer një burrë spanjoll, i cili është futur mes pyllit të...

Deri në fund të shekullit, ishujt Maldive mund të zhyten plotësisht në ujë.  Ky rrezik që i kanoset destinacionit ekzotik për shkak të ndryshimeve klimatike, ka gjetur një zgjidhje nga kompania arkitekturore “Waterstudio”, e cila planifikon të ndërtojë në ujërat e Oqeanit Indian, një qytet lundrues. Patrick Verkooijen, ekspert i...

Njeriu ka arritur që të çajë barrierën e kohës. Gjithçka falë teleskopit më të fuqishëm në botë, James Webb, i cili ka fotografuar universin 13 miliardë vjet më parë, duke prekur kështu zanafillën e tij. Në imazhet e publikuara nga NASA, shfaqen galaktika të ndryshme vezulluese, ndër më të vjetrat...

Cameron Diaz, korriere droge. Nuk është një film i aktores së njohur, por realitet. Diaz pohon se e ka bërë këtë punë në Paris, vetëm pak kohë para se të niste karrierën në Hollywood. “Nuk punova asnjë ditë në Paris. Isha atje për një vit të tërë, dhe nuk punova...

Sezoni turistik 2022 ka hyrë në pikun e tij. Strukturat akomoduese në vijën bregdetare, e kryesisht atë të jugut, janë pothuajse të rezervuara, por kujdes! Vera në Shqipëri shënon edhe pikun e aksidenteve rrugore, të cilët janë shkaktari i tretë i vdekshmërisë. Por kush janë më të rrezikshmit në timon?...

Në vitin 2019, Boris Johnson arriti të korrte një fitore historike, duke përdorur si “kalë beteje” daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, por as Brexit nuk ka mundur ta mbajë dot në pushtet kryeministrin britanik. 50 anëtarë të qeverisë së tij dhanë brenda 48 orëve dorëheqjen, duke shkaktuar...

Si ndikojnë rrjetet sociale në trurin tonë? Prej vitesh, me qindra studime janë realizuar për të kuptuar se çfarë efektesh shkaktojnë në gjendjen tonë psikologjike këto hapësira të reja virtuale. Në shifrat e vitit 2021 të publikuara nga kompania kërkimore Hootsuit, del në pah se 58.4 për qind e popullsisë...

Anët e fshehura plot bukuri të planetit Tokë janë shfaqur këtë herë në konkursin për Fotografinë më të Mirë të Natyrës të njohur ndryshe si “Big Picture”. Në këtë konkurs kanë marrë pjesë rreth 7000 imazhe nga 65 shtete të ndryshme, ndërsa konkurrenca mes shkrepjeve të veçanta, ishte shumë e...

Një kërmill gjigant, që ka përmasat e një miu, ka detyruar një qytet të tërë në Florida që të futet në karantinë. Ky kërmill, që e ka origjinën në kontinentin afrikan, bart një parazit që i shkakton meningjit njerëzve. Karantina do të zgjasë dy vite, por ndryshe nga karantina e...

Ndërkohë që ju dëgjoni këtë fjali, në më pak se 10 sekonda, Apple ka arritur të fitojë rreth 17 mijë dollarë. Të tjerë gjigantë si Google, Microsoft apo Amazon arrijnë të gjenerojnë deri në 1 mijë dollarë për sekondë. Aktorë nga ky treg tregojnë që nëse pandemia Covid-19 nuk do...

Sateliti i tokës tashmë ka dy kratere të reja mbi trup. Këtë njoftim ka bërë mbrëmjen e djeshme NASA, e cila ka zbuluar se më 4 mars, Hëna është goditur nga disa mbetje hapësinore duke krijuar kështu, një krater të dyfishtë. Bill Gray, kërkues i pavarur i dinamikave orbitale, ishte...

Lufta në Ukrainë ka filluar të nxjerrë në dritë veç të tjerash, edhe shumë detaje nga politika e ndjekur ndër vite nga Kremlini, e etiketuar shpeshherë si një regjim hibrid, me njërën këmbë në demokraci dhe tjetrën në totalitarizëm. Javën e kaluar, brenda 48 orëve, dy oligarkë rusë u gjetën...