Ornela Joti

Zhvillimi i mësimit me masat e Ministrisë së Arsimit shumë shpejt do t’i çojë shkollat drejt mbylljes. Specialistë të arsimit deklarojnë se 75% e institucioneve arsimore në rang vendi janë me turne, oraret e planifikuara do të krijojnë përplasje mes klasave, shkollat nuk kanë furnizim pa ndërprerje me ujë dhe as kushtet e...

Rritja e të infektuarve nga virusi po shton rastet e rënda dhe të shtruarit në spitale. 40-50-vjeçarët janë pacientët më të shpeshtë që këtë periudhë po shfaqin rëndim të gjendjes shëndetësore, kanë nevojë për terapi intensive, disa prej tyre përfundojnë në intubim deri dhe në humbje jete.

Pas një viti të vështirë shkollor, fillimisht  tërmeti dhe tani  pandemia, fëmijët mezi presin rikthimin në klasa. Kanë mall për njëri-tjetrin, nuk duan mësimin online, por kanë edhe frikë. Të njohur me rregullat e reja të zhvillimit të mësimit, fëmijët ashtu si dhe prindërit i tremben zbatimit të masave, veçanërisht...

Ministria e Arsimit shpall 3 skenarët për zhvillimin e mësimit në varësi të ecurisë së virusit. Sipas planit të parë, që me gjasë do të nisë zbatimin me fillimin e shkollës, në 14 shtator, mësimi do të zhvillohet çdo ditë në klasa dhe me turne, nga mëngjesi deri në orën 8 të darkës.

Ministria e Arsimit shpall 3 skenarët për zhvillimin e mësimit në varësi të ecurisë së virusit. Sipas planit të parë, që me gjasë do të nisë zbatimin me fillimin e shkollës, në 14 shtator, mësimi do të zhvillohet çdo ditë në klasa dhe me turne, nga mëngjesi deri në orën...

Plani për mënyrën e zhvillimit të mësimit në kushtet e pandemisë shihet me skepticizëm nga specialistët e arsimit. Ish-drejtori i Arsimit parauniveristar, Fatmir Vejsiu, mbështet rikthimin e nxënësve në shkolla më 14 shtator,  por sipas tij programi mësimor duhet të jetë i plotë dhe jo me orë të shkurtuara. Specialisti...

Me rritjen e rasteve të rënda dhe viktimave nga Covid-19, edhe Shqipëria nis trajtimin me plazmën konvaleshente. Produkti sigurohet nga dhurimet e gjakut dhe vetëm nga personat që janë shëruar nga koronavirusi. Edhe për këtë proces ka disa kritere që duhet të përmbushin dhuruesit dhe të shëruarit nga infeksioni. “Dokumentimi...

Situata nga përhapja e virusit po përkeqësohet. Shifrat zyrtare flasin për mbi 3500 të sëmurë aktivë në të gjithë vendin, ndërsa të dyshuar me koronavirus janë disa herë më shumë. Për Silva Binon përhapja e infeksionit dhe rritja e të prekurve në këtë periudhë po shkaktohet nga festat dhe grumbullimet e të rinjve në plazhe, nga dasmat dhe ceremonitë mortore, të cilat po zhvillohen ende si me parë.

Kur ka mbetur më pak se një muaj nga data zyrtare e fillimit të shkollës dhe ende nuk dihet si do të zhvillohet mësimi, epidemiologët thyejnë heshtjen.   Sipas tyre, në 14 shtator nxënësit duhet të rikthehen në shkolla, por me masa specifike sipas çdo grupmoshe. Ilir Alimehmeti, duke iu referuar...

Gushti do të jetë muaji më i keq sa i përket përhapjes se infeksionit nga Covid-19. Ekspertët parashikojnë shtim të rasteve ditore veçanërisht në Tiranë. Virusi në kryeqytet ka kaluar ne transmetim komunitar, ndërsa qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar për respektimin e masave mbrojtëse.

Gushti do të jetë muaji më i keq sa i përket përhapjes së infeksionit nga Covid-19. Ekspertët parashikojnë shtim të rasteve ditore veçanërisht në Tiranë. Virusi në kryeqytet ka kaluar në transmetim komunitar, ndërsa qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar për respektimin e masave mbrojtëse.“Çdo lirim masash nga maji deri tani ka pasur pas...

Përfundon numërimi i votave të pedagogëve për rektorin e Universitetit të Tiranës. Artan Hoxha ka siguruar 54% të votave, ndërkohë që vijon numërimi i votave të studentëve për rektor. Në kushtet e pandemisë, procesi nisi në orën 8 të mëngjesit nga çdo qendër votimi e ngritur pranë fakulteteve. Të parët...

Zhvillohen zgjedhjet për drejtuesit e rinj të 12 universiteteve publike. Në kushtet e pandemisë, procesi nisi në orën 8 të mëngjesit nga çdo qendër votimi e ngritur pranë fakultetet. Të parët që iu drejtuan kutive ishin stafet akademike të cilët kanë dhe peshën kryesore të votës 90%, ndërsa 10% e...

Pas heshtjes zgjedhore, të enjten e 30 korrikut mbahen zgjedhjet për drejtuesit e rinj të 12 universiteteve publike. 4 mijë pedagogë dhe 70 mijë studentë kanë të drejtën e votës për krerët e rinj të shkollave të larta. Pas krizës dhe tensioneve 4-vjeçare në Universitetin e Tiranës, vëmendja është përqendruar...

Shqipëria po përjeton një situatë kritike të përhapjes së infeksionit nga Covid-19. Tirana është zona më e nxehtë e epidemisë. Koronavirusi ka kaluar në transmetim komunitar dhe hetimi epidemiologjik po humbet rolin e tij. Silva Bino kërkon respektimin e masave, pasi këtë periudhë virusi është më ngjitës nga sa mendohej....

Gara për rektor dhe dekan në shkollat e larta publike shkakton debate edhe në parlament. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e thirrur në një interpelancë urgjente nga një grup deputetësh të opozitës parlamentare sqaroi se perse zgjedhjet u vendosën në 30 korrik, pas dy shtyrjeve për shkak të pandemisë. Ndërsa...

Personat e infektuar dhe të konfirmuar me Covid-19 po shkelin karantinën duke rrezikuar përhapjen e infeksionit në popullatë. Alarmi vjen nga mjekët të cilët kanë konstatuar se të prekurit nga koronavirusi po lëvizin lirshëm në rrugë, në qendra tregtare madje shkojnë edhe në spital pa treguar se janë të infektuar....

Universiteti i Tiranës nuk gjen qetësi. Pak ditë para zgjedhjeve për drejtuesit e rinj të shkollave të larta, vijojnë përplasjet në distancë mes rektorit aktual, Mynyr Koni dhe ministres së Arsimit, Besa Shahini.   Përmes një shkrese zyrtare ndaj Universitetit të Tiranës, për dijeni kreut të shtetit, Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, ministrja...

Epidemia e koronavirusit në Shqipëri është vetëm në fillimet e saj. Përjashtim nuk bën as Tirana edhe pse është vatra më e madhe e infeksionit të Covid-19. Në këtë përfudim ka dalë studimi i mjekëve Genc Sulçebe dhe Alban Ylli. Pas testimeve serologjike të kryera në grupe të caktuara në...

Rëndohet situata në spitalet COVID, ku vijojnë të rriten shtrimet dhe pacientët në gjendje të rëndë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shpërndau pamje ku tregohet se çfarë ndodh brenda Spitalit infektiv. Pacientë të moshuar e të rinj në oksigjen, me dhembje të forta që ua shkakton sëmundja e të tjerë për fat...

Fillimi i gushtit pritet të jetë piku i epidemisë së koronavirusit në Shqipëri. Të infektuarit do të jenë më të shtuar së aktualisht, e po ashtu dhe humbjet e jetës. Analiza vjen nga kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili i referohet jo vetëm shkeljes së masave nga qytetarët,...

Shqipëria nuk parashikohet të shkojë drejt një mbyllje tjetër. Edhe pse jemi në transmetim komunitar të virusit dhe rastet ditore janë rritur ndjeshëm, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një intervistë për A2, tha se situata po ndiqet në vazhdimësi nga ekspertët. Ndërsa nga kjo javë, maskat do të jenë...

Më herët ka qenë kundër mbajtjes së maskës në ambiente të hapura, por sot infeksionisti Pëllumb Pipero deklaron se ka ardhur momenti që ato të bëhen të detyrueshme me ligj. Për A2, Pipero thotë se pavarësisht shifrave në rritje të të infektuarve në Kosovë, nuk është e nevojshme mbyllja e kufirit me Shqipërinë. Për infeksionistin, sot çdo njeri duhet të konsiderohet pozitiv, maska është ajo që na mbron 95% nga infektimi.

Transporti publik konsiderohet rreziku më i madh në këtë periudhë për transmetimin e infeksionit të Covid-19. Specialistët e shëndetësisë vënë re shkelje të masave nga operatorët privatë dhe mungesë kontrollesh nga bashkia. Epidemiologu Ilir Alimehmeti këmbëngul se linjat urbane nuk duhet të hapeshin në këtë fazë. Ai këshillon qytetarët të...

Virusi “fluturues”, kështu po cilësohet së fundmi Covid-19, ku studimet e 240 shkencëtarëve nga vende të ndryshme të botës kanë arritur në përfundimin se koronavirusi përhapet nga ajri. Sipas tyre, virusi qëndron pezull në ambiente të mbyllura dhe infekton çdo person që thith ajrin e kontaminuar. Edhe specialistët në vendin tonë po...

Baret, restorantet dhe marketet janë shkelësit më të mëdhenj të protokolleve të sigurisë ndaj COVID-19. Grupet e Task Forcës, gjatë aksioneve në terren, kanë konstatuar se në këto shërbime nuk respektohen masat mbrojtëse, nga pajisja e punonjësve me maska e doreza, deri te ruajtja e distancës fizike. Gjobat më të mëdha janë vendosur...

Qershori mbyllet me bilancin më të keq të përhapjes së infeksionit dhe numrit të viktimave nga Covid-19. Pas hapjes së plotë rezultojnë të infektuar më shumë persona sesa gjatë tre muajve izolim. Vetëm në qershor u prekën nga koronavirusi 1400 qytetarë, ndërsa humbën jetën prej tij 29 pacientë. Ekspertët e shëndetësisë...

Në javën e katërt të epidemisë nga hapja e plotë e vendit, të prekurit dhe viktimat nga koronavirusi vetëm shtohen. Edhe 64 persona janë konfirmuar pozitivë orët e fundit, ndërsa dy pacientë kanë ndërruar jetën nga komplikacionet që u shkaktoi Covid-19. Epidemiologët thonë se situata është serioze. Në spitalin infektiv...

Pas shpalljes së notave të letërsisë, maturantët kanë rënë në qetësi. Nga vlerësimi rezultoi se janë  marrë shumë dhjeta, 5 herë më shumë se një vit më parë dhe niveli i mbetësve është më i ulët. Ndërsa maksimumin e pikëve për tri vite radhazi në letërsi, nuk e ka marrë...

Pavioni i Covid-19 në shërbimin infektiv të pediatrisë që nga fillimi i epidemisë nuk është përdoruar asnjëherë, pasi fëmijët e prekur nga koronavirusi nuk kanë pasur nevojë për shtrime dhe as forma të rënda të sëmundjes. 12 shtretër janë planifikuar për pacientët e vegjël në këtë shërbim, por dhe skenarë...

Koronavirusi vijon përhapjen me ritme të shpejta, por rastet e shtuara nuk duhet të na frikësojnë. Gjatë një analize të infektimeve ditët e fundit, epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se nuk kemi përkeqësim të situatës dhe tregues kryesor, sipas tij, janë shifrat e shtrimeve në spital.“Sytë duhen mbajtur te shtrimet spitalore. Gjatë...

Maturantët janë rikthyer në shkolla për provimin e tretë të matematikës. Pas protestave disaditore  dhe vendimi të komitetit të maturës, provimi zgjati si në kushte normale, 2 orë e 30 minuta. Ndërsa hyrja në shkolla dhe qëndrimi në klasa u bë sipas protokolleve mbrojtëse ndaj Covid-19.  Në përfundim të provimit...

Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) në karantinë. Burime për A2 thanë se 5 raste pozitive janë gjetur në administratën e këtij institucioni. Të gjithë punonjësit e tjerë po qëndrojnë aktualisht në shtëpi, në pritje të tamponit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 42 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, pas 311 testimesh. Kjo është dita me më shumë raste të reja në Shqipëri që nga nisja e pandemisë. 21 raste janë regjistruar në Tiranë, 9 raste në Shkodër, 4 në Durrës, 3 raste në Krujë, 2 në Lushnjë dhe një rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore.

Shtimi i rasteve pozitive me koronavirus ishte i pritshëm nga specialistët. Pëllumb Pipero tregon për A2 arsyet që na çuan në shifrat më të larta të të infektuarve që nga fillimi i epidemisë. “Në radhë të parë është heqja e të gjitha masave kufizuese 10-15 ditë më përpara, së dyti...

Koronavirusi  nuk është më agresiv si në fillimet e epidemisë.  Edhe pse çdo ditë shtohen të prekurit nga Covid-19, ekspertët kanë vënë re ulje të aktivitetit të virusit. Vjollca Durro, specialiste në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT, tregon se këtë periudhë të prekurit po e kalojnë sëmundjen në formë të...

Pak ditë nga rihapja, kopshtet dhe çerdhet po përgatiten për pritjen e fëmijëve në kushtet e pandemisë. Edukatorët dhe stafi ndihmës kanë nisur pastrimin dhe dezinfektimin e të gjitha ambienteve. Asgjë nuk do të jetë si më parë. Që nga hyrja e fëmijëve, higjiena ndaj tyre, qëndrimi në grup, ngrënia...

Për mbarë botën myslimane, festa e Bajramit do të jetë e pazakontë këtë vit. Për shkak të pandemisë, falja dhe ligjëratat do të mbahen në kushte dhe rregulla të tjera. Edhe në Shqipëri, besimtarët nuk do ta falin Bajramin në sheshe, por brenda në xhami dhe me një numër shumë të...

Faza agresive e koronavirusit duket se ka kaluar. Gjatë kryerjes së analizave serologjike, si dhe te vizitat e pacientëve të rinj me Covid-19, mjekët kanë konstatuar forma të zbutura të virusit. “Ishin të frikshme ndryshimet kur hyri Covidi në Shqipëri në analizat e gjakut, krahasuar me rezultatet tani. E njëjta histori...

A ka ikur koronavirusi nga Shqipëria? Kjo është pyetja që bën kushdo teksa sheh se si politika servir në kohë pandemie aktivitetet e saj. Shkeljet e masave dhe protokolleve të ekspertëve nisën me prishjen e Teatrit Kombëtar. Të parët që thyen pandeminë ishin efektivët e policisë. Veç maskave në fytyrë, nuk respektuan asgjë nga...

31 mijë maturantë kanë rifilluar mësimin por në një situatë të pazakontë. Për shkak të pandemisë, ata i janë nënshtruar matjes së temperaturës, distancimit fizik dhe të gjitha masave të vendosura nga autoritet e shëndetësisë. Në të njëjtat kushte do të zhvillohen dhe provimet përmbyllëse të shkollës së mesme.

18:28 - 11.05.2020

Në ndjekje të Covid-19

Askush nuk e kishte menduar se bota, pas më shumë se gjysmë shekulli, do të kishte një tjetër luftë. Kësaj here tërësisht ndryshe. Armiku ishte i padukshëm, u përhap kudo, pa llogaritur kufij, aleanca mes shtetesh, të vegjël apo superfuqi, strategji ushtrish e miliarda investime në armatime. Një virus, Sars-Cov-2, shpërtheu në Kinë e më pas në mbare botën. Izolimi ishte arma e vetme e njerëzimit, por jo asgjësuese. Mjekët, ushtarët e vetëm në këtë betejë, janë të ndarë në fronte të ndryshme.

18:27 - 11.05.2020

Në ndjekje të Covid-19

Askush nuk e kishte menduar se bota, pas më shumë se gjysmë shekulli, do të kishte një tjetër luftë. Kësaj here tërësisht ndryshe. Armiku ishte i padukshëm, u përhap kudo, pa llogaritur kufij, aleanca mes shtetesh, të vegjël apo superfuqi, strategji ushtrish e miliarda investime në armatime. Një virus, Sars-Cov-2,...

Në këtë periudhë pandemie, vajtja  tek dentisti do t’u marrë më shumë kohë, por dhe para. Me rihapjen, këto shërbime do të punojnë sipas protokolleve të reja. Para se të vendoset orari, stomatologu kryen një intervistë me telefon për gjendjen shëndetësore të pacientit dhe historikun në lidhje me COVID-19. Nëse...

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar vetëm 6 raste të reja me koronavirus. Në Tiranë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 3 qytetarë, ndërsa 3 të tjerë janë në Krujë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë.

Rrallë mund të gjesh një 5-vjeçare kaq të duruar, ku mjekët dhe infermierët nuk janë makthi i saj. Nuk e shqetëson vigoni në dorë dhe as të shohë teksa merr gjak. Ky proces është pjesë e jetës së saj, që kur u diagnostikua pas lindjes me talasemi. E braktisur nga babi për...

Pandemia e koronavirusit është një nga periudhat më të vështira të njerëzimit në 100 vitet e fundit. Një virus i ri, me shumë të panjohura, pasiguri, frikë, miliona të infektuar dhe mijëra viktima. E ndërsa bota u izolua si kurrë më parë, për median ishte një sfidë e re, informimi...

Pedagogia dhe ish-kryetarja e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës, Majlinda Keta, është shkarkuar nga rektori Mynyr Koni, pasi sipas tij “në mënyrë të paligjshme dhe të paprecedentë nxori urdhrin për zgjedhjet ne Universitetin e Tiranës”, ndërsa më pas përcolli me email njoftimin në fjalë. Keta është akuzuar nga rektori edhe për një seri shkeljesh të tjera, që i kanë kushtuar asaj kontratën e punës me Universitetin.

Pamjet e klasave të mbushura plot nuk do t’i shohim këtë vit brenda klasave ku do të zhvillohen provimet e maturës shtetërore. Pandemia jo vetëm do të mbajë larg nxënësit nga njëri-tjetri, por çdo maturant do të jetë me maskë, doreza dhe dezinfektant gjatë dy orëve provim. Të gjitha ambientet e shkollave do të vihen në funksion të maturës shtetërore, pas dezinfektimit numri i nxënësve në klasa nuk do të jetë më shumë se 12.

Pamjet e klasave të mbushura plot nuk do t’i shohim këtë vit brenda klasave ku do të zhvillohen provimet e maturës shtetërore. Pandemia jo vetëm do të mbajë larg nxënësit nga njëri-tjetri, por çdo maturant do të jetë me maskë, doreza dhe dezinfektant gjatë dy orëve provim. Të gjitha ambientet...

Tirana ka riskun më të madh të përhapjes së virusit dhe shpërthimit të vatrave të reja. Me lehtësimin e masave dhe dyfishimit të të infektuarve të rinj, ekspertët deklarojnë se rreziku është prezent, veçanërisht në qytetet me dendësi të lartë të popullsisë. “Tirana ka riskun më të madh të përhapjes për...

Në këtë situatë epidemie, negativiteti merr një tjetër kuptim. E kur kjo thuhet nga mjekët është më shumë se urim. Por përballë këtij virusi askush nuk është imun dhe mes mijëra testeve të kryera mbi 800 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. A2 pasi ka ndjekur punën e epidemiologëve në terren...

COVID-19 ka hyrë në Shqipëri që në janar, dy muaj para zbulimit të rasteve zero. Kjo tezë e hedhur nga kirurgu Gëzim Xhepa është mbështetur me fakte nga imazheristët e QSUT.

COVID-19 ka hyrë në Shqipëri që në janar, dy muaj para zbulimit të rasteve zero. Kjo tezë e hedhur nga kirurgu Gëzim Xhepa është mbështetur me fakte nga imazheristët e QSUT. Përmes një postimi në profilin e tij, mjeku Xhepa publikon imazhe të mushkërive të pacientëve të sëmurë në periudhën...

81 mijë persona kanë shfaqur shenja të Covid-19 që nga fillimi i epidemisë e deri tani. Shqetësimet shëndetësore janë raportuar në numrin 127 të Urgjencës Kombëtare, ku piku i tyre u shënua në mesin e muajit mars. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tregon se është ulur ndjeshëm numri i thirrjeve dhe se 24 orët e fundit janë bërë vetëm 118 telefonata për Covid-19.

81 mijë persona kanë shfaqur shenja të Covid-19 që nga fillimi i epidemisë e deri tani. Shqetësimet shëndetësore janë raportuar në numrin 127 të Urgjencës Kombëtare, ku piku i tyre u shënua në mesin e muajit mars. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tregon se është ulur ndjeshëm numri i...

Pandemia e COVID-19 shtyn mësimin në universitete deri në tetor, ndërsa viti i ri akademik do të nisë në nëntor. Ministrja e Arismit, Besa Shahini, ka pranuar se mësimi online nuk ka funksionuar për të gjithë studentët. Për këtë arsye, në muajin qershor, të rinjtë që diplomohen do të kthehen në auditorë për përseritje të ndryshme, seminare dhe laboratorë. Ndërsa provimet për këtë kategori studentësh do të mbahen në verë. Studentët e viteve të tjera do të kthehen në auditorë në fund të verës, kur të jenë mbyllur provimet e diplomimit.

Pandemia e koronavirusit nuk do të djegë vitin akademik, por do të kushtëzojë mënyrën e zhvillimit të provimeve. Në këtë situate të pazakontë, universitetet po planifikojnë skenarët për mbylljen e shkollës dhe diplomimin e studentëve të vitit të fundit. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja tashmë ka vendosur që 2 mijë studentët e tij, provimet do t’i japin online. E po kështu do të bëhet edhe mbrojtja e diplomës. Viti nuk do të zgjatet, por do të ketë dy periudha provimesh online.

Pandemia e koronavirusit nuk do të djegë vitin akademik, por do të kushtëzojë mënyrën e zhvillimit të provimeve. Në këtë situate të pazakontë, universitetet po planifikojnë skenarët për mbylljen e shkollës dhe diplomimin e studentëve të vitit të fundit. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja tashmë ka vendosur që 2 mijë...

Ndryshe nga fillimi I epidemisë, mbyllja në shtëpi nuk do të jetë më strategjia e vetme në betejën kundër Covid-19. Ekspertët po gjejnë format për të hyrë në një normalitete të ri, siç e quajnë ata, duke lehtësuar masat dhe rihapur disa biznese. “Mbyllja në shtëpi ka qenë arma jonë...