Rosalba Bejdo

INTERNATIONAL NEWS PRODUCER
Rosalba Bejdo është producente e lajmeve ndërkombëtare ne televizionin A2. Ndjek dhe analizon zhvillimet rreth globit dhe është autore e programit mbi aktualitetin në botë, “Ditari Ndërkombëtar“.
Angazhimin në media e ka nisur në Top Media, ku ka punuar për 12 vite si gazetare e lajmeve ndërkombëtare dhe në sektorin e kulturës.
Ka punuar gjithashtu si Këshilltare për Mediat për Ministrin e Shtetit për Diasporën.
Është diplomuar për Gjuhë-Letërsisë, në Universtetin e Histori – Filologjisë, Tiranë.

13:16 • 27 Janar 2021
Kritikat kundër AstraZeneca, shefi i kompanisë: BE u vonua në firmosjen e kontratave
Mes tensioneve me shtetet anëtare për vonesat në shpërndarjen e vaksinës, shefi i Astrazeneca-s thotë se ekipi i tij po punonte 24 orë në ditë për të zgjidhur problemet e shumta të prodhimit. Në një intervistë për italianen “LaRepublika”, Pascal Soriot tha se ishin dy...
Lexo lajmin e plotë

10:33 • 27 Janar 2021
Përjashtimi nga lista, Vetëvendosje dhe AAK i drejtohen Gjykatës së Lartë
Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të dorëzojnë ankesë në Gjykatën e Lartë, ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa për moscertifikimin e disa kandidatëve për deputetë që kanë pasur probleme me ligjin, përfshirë Albin Kurtin. Përpos 5 kandidatëve nga...
Lexo lajmin e plotë

16:45 • 26 Janar 2021
Mbi 280 mijë të vaksinuar në Serbi, qytetarët mbajnë radhë për të marrë vaksinën kineze
Qindra serbë qëndruan në radhë ditën e martë, para një qendre ekspozitash në Beograd, për të marrë vaksinën kineze kundër koronavirusit, e cila është pjesë e fushatës së imunizimit në masë në Serbi. Regjisori serb, Goran Markovic, ishte mes të parëve që u vaksinua, gati...
Lexo lajmin e plotë

16:14 • 26 Janar 2021
Dialogu me Serbinë, Kurti: Të zhvillohet pa presidentë rrotull
Dialogu me Serbinë duhet të bazohet tek përmbajtja e marrëveshjes, e jo ngutja për ta sigluar atë. Kështu shprehet kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër Albin Kurti në një postim në rrjetin social Facebook, pas pjesëmarrjes në një diskutim të organizuar nga Instituti i njohur ndërkombëtar...
Lexo lajmin e plotë

13:53 • 26 Janar 2021
Paralajmërimi i BE-së, reagon ministri britanik: Të shmangim nacionalizmin e vaksinave
Duke iu përgjigjur komenteve të BE-së, që paralajmëroi se do të kufizojë eksportet e vaksinave anti-covid të prodhuara në bllok, mes përplasjes me Astrazenecan për vonesat në dërgesa, ministri britanik për Vaksinimin, Nadhim Zahawi, tha se si vendi i tij, ashtu edhe Bashkimi Europian, duhet...
Lexo lajmin e plotë

16:34 • 26 Janar 2021
Sherri për vaksinat, BE: Do të bllokojmë eksportet nga fabrikat tona
Bashkimi Europian paralajmëron se do të kufizojë eksportet e vaksinave anti-covid të prodhuara në bllok, mes përplasjes me AstraZeneca për vonesat në dërgesa. Javën e kaluar, kompania farmaceutike, me bazë në Britaninë e Madhe, njoftoi BE-në se do të reduktonte me 60 për qind dozat...
Lexo lajmin e plotë

11:48 • 26 Janar 2021
Diplomatët perëndimorë në Kosovë: KQZ të garantojë një proces zgjedhor pa ndikim politik
Ambasadorët e pesë vendeve të quintit në Kosovë, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës e Italisë u kërkuan të gjitha palëve të përfshira në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit të ndjekin rrugët ligjore për apelimin e vendimeve të fundit të marra...
Lexo lajmin e plotë

10:25 • 26 Janar 2021
Vaksinat për Ballkanin Perëndimor, BE: Vonesat e prodhuesve po pengojnë donacionet
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutuan të hënën në Bruksel për ndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të fqinjësisë lindore. Sipas burimeve diplomatike të cituara nga Evropa e Lirë, në takim u përsërit qëllimi për sigurimin e shpejtë të dozave...
Lexo lajmin e plotë

14:55 • 25 Janar 2021
Moscertifikimi i listave në Kosovë, vendimi i PZAP lidhur me ankesat merret të martën
Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtesa vendos të martën lidhur me ankesat e pranuara nga partitë politike kundër vendimit të KQZ-së për moscertifikim të listave me kandidatët e disa subjekteve. Në anën tjetër, Komisioni Qendror Zgjedhor thotë se do të veprojë në përputhje me vendimet...
Lexo lajmin e plotë

14:01 • 25 Janar 2021
Marrëveshje sekrete me Pfizer, Izraeli shndërrohet në laborator, miliona doza të vaksinës
Izraeli duket se do të jetë vendi i parë që do të mundë koronavirusin. Ndërsa pjesa më e madhe e botës vuan mungesën e vaksinës, që prej 20 dhjetorit shteti hebre ka vaksinuar mbi 2.5 milionë qytetarë, nga 9.2 milionë që ka gjithsej. Nga fundjava,...
Lexo lajmin e plotë

13:10 • 25 Janar 2021
Vonesat në dërgesat e vaksinave, BE shton trysninë ndaj prodhuesve, paralajmërohet aksion ligjor
Bashkimi Europian shton presionin ndaj kompanive farmaceutike për respektimin e kontratave të nënshkruara për sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit. Pfizer dhe Astra Zeneca, kanë njoftuar së fundmi se do të reduktojnë dërgesat për Bashkimin Europian, për shkak të problemeve në prodhim. Në emër të Bashkimit Europain...
Lexo lajmin e plotë



15:04 • 23 Janar 2021
Operacioni anti-mafia, arrestohen 48 persona, të përfshirë edhe politikanë
48 persona janë vënë në pranga nga policia italiane, si pjesë e një operacioni kundër organizatës mafioze Ndragheta, i koduar si ‘profili i ulët”. Burime policore pretendojnë përfshirje të pjesëtarëve të partisë së Unionit të Qendrës, UDC Lorenzo Cesa dhe Francesco Talarico. Lajmi është një...
Lexo lajmin e plotë

14:51 • 23 Janar 2021
Variantet e virusit frikësojnë Europën, Holanda në shtetrrethim, Belgjika ndalon udhëtimet turistike
Europa shtrëngon më tej kufizimet mes frikës për përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit. Nga kjo e shtunë, në Holandë hyn në fuqi shtetrrethimi prej orës 21 të mbrëmjes deri në 4 e 30 të mëngjesit. Të gjithë ata që do të duan të...
Lexo lajmin e plotë

13:48 • 23 Janar 2021
OBSH marrëveshje me Pfizer, Covax siguron 40 milionë doza të vaksinës në shkurt
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se ka arritur një marrëveshje me amerikanen Pfizer për sigurimin e 40 milionë dozave të vaksinës kundër koronavirusit, që do të nisin të shpërndahen në vendet e varfëra e me të ardhura të mesme në kuadër të programit Covax, në...
Lexo lajmin e plotë

15:16 • 22 Janar 2021
Variantet e koronavirusit, nis puna për ripërshtatjen e vaksinave
Nis puna për të përshtatur vaksinat kundër covidit ndaj varianteve të reja të koronavirusit. Britanikja “Daily Telegraph” shkruan se Universiteti i Oksfordit po punon për një version të ri të vaksinës që ka krijuar bashkë me AstraZenecan, në gjendje për të mbrojtur edhe nga mutacionet...
Lexo lajmin e plotë

12:41 • 22 Janar 2021
Pandemia, Biden prezanton planin, Fauci “thumbon” Trump: Çlirues fakti që tani mund të flitet mbi fakte shkencore
Ndërsa Amerika shënon mbi 400 mijë viktima nga koronavirusi, presidenti i ri Joe Biden nuk humb kohë dhe prezanton një plan ambicioz për kthimin e trajektores. Duke akuzuar administratën paraardhëse për mungesë strategjie në luftën kundër pandemisë, Biden prezantoi atë që e quajti një plan...
Lexo lajmin e plotë

15:41 • 21 Janar 2021
Respekton traditën e nisur nga Regan, Trump i lë letër Biden
Ndërsa theu traditën qindravjecare, të pjesëmarrjes se presidentit në largim në ceremoninë e inagurimit të pasardhësit, Donald Trump respektoi një tjetër traditë tre dekadëshe. Atë të lënies së një një letre për kreun e ri të Shtëpisë së Bardhë, në zyrën ovale. Përmbajtja e letrës...
Lexo lajmin e plotë

16:22 • 21 Janar 2021
Europa mirëpret Biden, shpresë për rikthim të marrëdhënieve të forta me SHBA
Me ardhjen e Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë, Europa shpreson të kthejë faqe në marrëdhënien e trazuar me Shtetet e Bashkuara gjatë 4 viteve të fundit, duke rikthyer lidhjet e shëndosha me aleatin e vjetër. “Është e qartë se ka më shumë...
Lexo lajmin e plotë

14:25 • 21 Janar 2021
“SHBA synon t’i bashkohet skemës së Covax për vaksinat”
Nën udhëheqjen e Joe Biden, Shtetet e Bashkuara do t’i bashkohen inciativës Covax, që synon shpërndarjen e vaksinave tek shtetet e varfra. Këtë e tha këshilltari i lartë shëndetësor i Presidentit të ri, Anthony Fauci, për Organizatën Botërore të Shëndetësisë: “Kam kënaqësinë të njoftoj sot...
Lexo lajmin e plotë

11:45 • 20 Janar 2021
Biden merr sot detyrën, ceremonia e betimit mes masave të paprecedenta
Joe Biden betohet sot si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, duke marrë në duar frerët e një vendi të shënjuar nga ndasitë politike, lëngimi ekonomik dhe pandemia e pandalshme. Zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris, do të bëjë betimin krah tij në Uashington DC,...
Lexo lajmin e plotë


11:30 • 19 Janar 2021
Conte kalon sfidën e parë, i mbijeton votëbesimit në Dhomën e Ulët, sot testi në Senat
Kryeministri Italian Giuseppe Conte siguroi mbështetjen e Dhomës së Ulët të Parlamentit, në të parin e dy votëbesimeve kyçe me të cilat përballet këtë jave, e që do të përcaktojnë të ardhmen e qeverisë së tij. Conte fitoi një shumicë absolute në votëbesimin e dhomës...
Lexo lajmin e plotë

16:36 • 15 Janar 2021
Rimëkëmbja e ekonomisë, Biden prezanton paketën 1.9 trilionë dollarëshe
Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, prezantoi planin për rimëkëmbjen e ekonomisë së gjunjëzuar nga pandemia, pak ditë para marrjes zyrtarisht të detyrës. Paketa 1.9 trilionë dollarëshe parashikon pagesa direkte prej 1400 dollarësh për të gjithë amerikanët. Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, prezantoi një plan...
Lexo lajmin e plotë

13:47 • 15 Janar 2021
22 vite nga masakra e Reçakut, Kurti dhe Osmani bashkë në homazhe: Drejtësi për viktimat
Pasi zyrtarizuan ”martesën politike” për zgjedhjet e 14 shkurtit, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, u shfaqën sërish krah njëri-tjetrit, për të zhvilluar homazhe në memorialin e Reçakut, me rastin e 22-vjetorit të masakrës. Kandidatët për kryeministër e president, kërkuan drejtësi për atë që e quajtën...
Lexo lajmin e plotë

12:25 • 15 Janar 2021
Ekstradimet e gylenistëve në Turqi, Financial Times: Loja e madhe e Erdoganit në Ballkan
Paratë për ndërtimet turke pas tërmetit në Shqipëri kanë prapavijë politike. Gazeta e njohur “Financial Times”, i ka kushtuar një hapësirë të madhe një analize që sipas saj të bazuar edhe në fakte të çon ne pretendimin se Erdogan po përpiqet që kundërshtarët e tij...
Lexo lajmin e plotë


16:58 • 14 Janar 2021
Gjermania: Frenojmë pandeminë në fund të vitit, Franca pritet të shpallë masa të reja
Gjermania do të frenojë pandeminë e Covid-19 nga fundi i vitit 2021, por varianti i ri më i transmetueshëm i koronavirusit rrezikon të përkeqësojë situatën. Këtë e tha kreu i Institutit të Shëndetit Publik në vend, Lothar Viler. Vendi ka regjistruar deri më tani 16...
Lexo lajmin e plotë

14:06 • 14 Janar 2021
Studimi britanik: Ata që kanë kaluar Covid, për të paktën 5 muaj të mbrojtur
Shumica e personave që kalojnë Covid-19 janë të mbrojtur nga një riinfektim i mundshëm për të paktën 5 muaj. Këtë e thotë një studim i drejtuar nga Shëndetësia Publike në Angli. Sipas shkencëtarëve, ata që e kanë kaluar sëmundjen përballen me një rrezik 83% më...
Lexo lajmin e plotë

11:49 • 13 Janar 2021
Nga “Kumbari tek “Ujku”, nisi në Itali “gjyqi i madh”
Italianët e kanë pagëzuar si “gjyqi i madh”. Mbi 350 pjesëtarë të dyshuar të një prej organizatave më të fuqishme mafioze në vend, ‘Ndrangheta, dalin përpara gjykatësve, në një prej proceseve më të mëdha gjyqësore në dekada. Më shumë se 900 dëshmitarë pritet të thonë fjalën...
Lexo lajmin e plotë

10:28 • 13 Janar 2021
Impeachment, ligjvënës republikanë mbështesin demokratët
Demokratët sigurojnë mbështetjen e disa ligjvënësve republikanë në përpjekjen për të shkarkuar presidentin amerikan Donald Trump. Zyrtarja e tretë më e lartë republikanë në dhomën e përfaqësuesëve, dhe vajza e ish-zëvendës presidentit Dick Cheney, tha se do të votonte për nisjen e procedurave të impeachment...
Lexo lajmin e plotë

11:08 • 13 Janar 2021
Zbutja e tensioneve Greqi-Turqi, nuk do të ketë takim të afërt mes Dendias dhe Cavusoglu
Nuk do të ketë një takim të afërt mes ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias dhe homologut të tij turk, Mevlut Cavusoglu. Mediat greke citojnë burime diplomatike greke, të cilat kanë komentuar deklaratat e kryediplomatit turk gjatë takimit, ditën e martë, me ambasadorët e Bashkimit...
Lexo lajmin e plotë


10:54 • 12 Janar 2021
“Nxitje të kryengritjes”, demokratët prezantojnë akuzën për shkarkimin e Trump
Rezoluta për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump, u prezantua zyrtarisht në Kongres. Nën masa të rrepta sigurie në Capitol Hill të Uashington DC, demokratët bënë shtysën e radhës kundër 74-vjeçarit në ditët e fundit në drejtim të Shtëpisë së Bardhë duke e akuzuar për...
Lexo lajmin e plotë

11:33 • 11 Janar 2021
Dhuna në Kapitol, vijojnë arrestimet, shqetësim për sigurinë e ligjvënësve
Ndërsa hyjmë në një javë të re, dhe jemi më pranë inaugurimit të presidentit të zgjedhur Biden, shqetësimet pas sulmit të Kapitolit, janë të mëdha. Godina është rrethuar tani nga një gardh 2 metra i lartë dhe qindra pjesëtarë të gardës kombëtare. Ata do të...
Lexo lajmin e plotë

10:39 • 11 Janar 2021
Trazirat në Kapitol, demokratët, rezolutë për shkarkimin e presidentit
Demokratët bëjnë një tjetër hap në përpjekjen për të shkarkuar e ndjekur penalisht, presidentin amerikan, Donald Trump, më pak se 10 ditë para fundit të mandatit të tij. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve ndau me ligjvënësit planet për shkarkimin e tij, para nisjes së procesit...
Lexo lajmin e plotë

12:52 • 09 Janar 2021
Alarm i kuq në Spanjë, stuhia e borës paralizon vendin
Alarm i kuq në pjesën më të madhe të Spanjës për shkak të stuhisë së borës Filomena, e cila ka paralizuar vendin. Në Madrid, një prej zonave më të prekura, shtresa e borës pritet të arrijë në 20 centimetra gjatë 24 orëve në vazhdim. Aeroporti...
Lexo lajmin e plotë

12:38 • 08 Janar 2021
Shpërthim në Napoli, gropa gjigante përpin makinat
Një krater gjigant u krijua në një parking në Napoli, duke përpirë makinat që gjendeshin atje. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes, e fatmirësisht nuk pati të lënduar. Brigada e zjarrfikësve italian mbërriti në zonë për të kontrolluar nëse kishte persona...
Lexo lajmin e plotë

12:17 • 08 Janar 2021
Mësymja e Kongresit, pikëpyetje për dështimin e sigurisë, Biden: Protestuesit me ngjyrë do ishin trajtuar ndryshe
Ndërsa Amerika është ende në gjendje shoku nga dhuna e së mërkurës në Uashington, shumë pikëpyetje po ngrihen mbi sigurinë dhe përgatitjen e forcave policore të Kapitolit, për t’iu përgjigjur një skenari të tillë. Për shumë është e pakuptueshme që mijëra mbështetës të Trump, ishin...
Lexo lajmin e plotë

13:38 • 07 Janar 2021
Zgjedhjet në 14 shkurt, Kurti: Do të jenë një referendum, politika e keqe para popullit
Zgjedhjet e 14 shkurtit do te jenë një referendum, tha lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, caktoi datën e zgjedhjeve të parakohshme. Osmani shpërndau parlamentin pak orë pas publikimit të aktgjykimit të plotë mbi zgjedhjen jokushtetuese të qeverisë Hoti. “Zgjedhja...
Lexo lajmin e plotë



15:39 • 06 Janar 2021
Dita e Ujit të Bekuar, grekët sfidojnë kufizimet dhe mbushin kishat
“Ligji nuk do të na ndalojë të shkojmë në kishë”. Në një prej ditëve më të rëndësishme të kalendarit ortodoks, atë të Ujit të Bekuar, grekët ishin të vendosur për të sfiduar kufizimet kundër koronavirusit, që ndalojnë grumbullimet publike. Pavarësisht thirrjes së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis...
Lexo lajmin e plotë

14:50 • 06 Janar 2021
Nis vaksinimi në epiqendrën e pandemisë në Itali
Epiqendra e pandemisë së koronavirusit në Itali, Bergamo, nisi aplikimin e vaksinës së Pfizer dhe BionTech te punonjësit e shëndetësisë. Mjekë, infermierë dhe pjesëtarë të tjerë të stafit në spitalin Papa Gjoni i 23-të, u vunë në radhë për të marrë dozën e parë të...
Lexo lajmin e plotë

14:53 • 06 Janar 2021
“20 mijë persona brenda ditës”, Hoti prezanton strategjinë e vaksinimit në Kosovë
Vaksinat e para kundër koronavirusit në Kosovë pritet të mbërrijnë në shkurt. Ndërsa prezantoi strategjinë e imunizimit, kryeministri Avdullah Hoti tha se stafi shëndetësor dhe ata mbi moshën 65-vjeçare do të jenë mes të parëve që do të vaksinohen. “Ashtu si na vijnë sasitë e...
Lexo lajmin e plotë

16:53 • 05 Janar 2021
Mashtrimi online, vaksina të Covid-19 për 150 dollarë
Ndërsa miliona njerëz presin radhën për të marrë vaksinën e Covid-19, e cila për shumicën mund të jetë disa muaj larg, mashtrues online, po joshin qytetarët se mund t’u sigurojnë vaksinën brenda pak ditëve, për vetëm 150 dollarë. Zyrtarë të lartë në SHBA dhe Europë...
Lexo lajmin e plotë

14:09 • 05 Janar 2021
Pas kritikave për nisje të ngadaltë, përshpejtohet procesi i vaksinimit në Francë
Franca zgjeron programin e vaksinimit kundër Covid-19, duke përfshirë edhe zjarrfikësit e stafin e organizatave bamirëse mbi moshën 50-vjeçare, pas kritikave për një nisje të ngadaltë të fushatës së imunizimit. Njoftimin e dha të martën ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, i cili bëri të ditur...
Lexo lajmin e plotë

10:05 • 02 Janar 2021
Portugalia merr presidencën e BE: Në 6 muajt e ardhshëm do të punojmë për një cikël të ri
Portugalia merr presidencën e radhës gjashtëmujore të Bashkimit Europian. Ajo do të përballet me koordinimin e paketës së ndihmës në kohë pandemie dhe me sfidat shëndetësore të COVID-19, përfshirë shpërndarjen e vaksinave. “Do të bëjmë gjithçka për të siguruar që këta gjashtë muaj të shënojnë...
Lexo lajmin e plotë

18:13 • 01 Janar 2021
Nga 1 janari nuk i nënshtrohet më rregullave të BE-së, Britania nis kapitullin e ri
Një epokë e re ka nisur për Mbretërinë e Bashkuar, me mbylljen një herë e mirë të kapitullit Brexit. Nga mesnata, Britania e Madhe nuk do të ndjekë më rregullat e Bashkimit Europian, ndërsa marrëveshje zëvendësuese për udhëtimet, tregtinë, emirgacionin dhe bashkëpunimin në fushën e...
Lexo lajmin e plotë

17:42 • 01 Janar 2021
Festimet për Vitin e Ri nëpër botë
Bota i tha lamtumirë një viti të vështirë, duke pritur plot shpresë, por pa shumë zhurmë, vitin 2021. Në asnjë prej kryeqyteteve të mëdha të botës festimet nuk ishin si zakonisht, diku pa fishekzjarre e diku tjetër me sheshe të boshatisura nga turmat, si pasojë...
Lexo lajmin e plotë

13:39 • 31 Dhjetor 2020
Urimi i fundit si kancelare, Merkel e cilëson 2020-n si vitin më të vështirë
Për Angela Merkelin, 2020 ishte viti më i vështirë gjatë lidershipit 15-vjecar. Megjithatë në fjalimin e fundit si kancelare me rastin e vitit të ri, Merkel tha se nisja e vaksinimit e bënte 2021-shin, një vit shprese. Në në një shfaqje të rallë të emocioneve,...
Lexo lajmin e plotë

13:21 • 31 Dhjetor 2020
Pandemia që ndryshoi botën
Si ndryshoi bota në një vit? Kur trokitëm gotat – si çdo fundvit – u lutëm për një vit më të begatë, për një botë më të mirë. Si në çdo fillim të ri, besuam në një botë me më pak konflikte, më pak dhunë,...
Lexo lajmin e plotë

15:10 • 30 Dhjetor 2020
Koncert në Paris, Guetta apel francezëve: Vaksinohuni, vetëm kështu do të shpëtojmë
Vaksinohuni! Me këtë thirrje iu drejtohet adhuruesve, Dj francez, David Guetta, pak para regjistrimit të një koncerti bamirësie jashtë muzeut të Luvrit në Paris, që do do të shfaqet në vigjilje të Vitit të Ri. Guetta i njohur për bashkëpunimet me artistë si Akon, Nicki...
Lexo lajmin e plotë

11:41 • 29 Dhjetor 2020
Gjermania thyen paktin, blen 30 mln doza shtesë të vaksinës së Pfizer
Gjermania thyen paktin europian dhe blen 30 milionë doza shtesë të vaksinës së Pfizer dhe Biontech, në sajë të një marrëveshje dypalëshe. Lajmi u publikua fillimisht tek e përditshmja Bild, sipas së cilës ka një marrëveshje analoge për rreth 50 milionë doza me amerikanen Moderna,...
Lexo lajmin e plotë

17:03 • 28 Dhjetor 2020
Fushata e imunizimit në Greqi, liderët politikë e fetarë marrin të parët vaksinën
Liderët shtetërorë dhe fetarë në Greqi, morën dozën e parë të vaksinës së Pfizer dhe Biontech të dielën, në ditën e parë të fushatës së imunizimit në masë në Bashkimin Europian, e pagëzuar edhe si, “fillimi i fundit të pandemisë”. Më herët, kryeministri dhe presidenti...
Lexo lajmin e plotë

14:19 • 25 Dhjetor 2020
Mesha e Krishtlindjes në Kosovë, thirrje politikës për pajtim e bashkëpunim
Mesha me rastin e Krishtlindjes u mbajt edhe në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, ku përveç pjesëtarëve të klerit ishin të pranishëm edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, dhe zytarë të tjerë të lartë. Lutjet për viktimat, të prekurit dhe atyre qe luftojnë në frontin...
Lexo lajmin e plotë

14:24 • 25 Dhjetor 2020
“Ringrihet” Notre Dame. Koncert për Krishtlindje, për herë të parë pas zjarrit
Me kapele dhe kostume mbrojtëse, për të treguar se katedralja ende po rindërtohet, pjesëtarët e korit të Notre Dame kënduan brenda monumentit mesjetar, për herë të parë që kur një zjarr gati e shkatërroi atë. Koncerti në vigjilje të Krishtlindjeve është një traditë vjetore në...
Lexo lajmin e plotë

15:01 • 24 Dhjetor 2020
Krishtlindje të pazakonta në Betlehem, me kufizime e pa vizitorë
Do të jetë një natë e heshtur në Bethlehem, ashtu siç e thotë edhe kënga e Krishtlindjeve. Në këtë periudhë të vitit, qyteti ku besohet se lindi Jezu Krishti, do të kishte qenë i mbushur me vizitorë. Hotelet do të ishin plot dhe do të...
Lexo lajmin e plotë

11:35 • 24 Dhjetor 2020
Serbia nis vaksinimin, kryeministrja Brnabic merr dozën e parë
Dita e shumëpritur ka ardhur për Serbinë. Sot, nisi fushata e imunizimit të popullsisë kundër koronavirusit me vaksinën e Pfizer dhe Biontech. Kryeministrja serbe, Ana Brnabic, ishte e para që mori dozën e parë të vaksinës në institutin Torlak, me qëllim promovimin e besimit publik...
Lexo lajmin e plotë