Xhevahir Qardaku

Xhevahir Qardaku është gazetar i Lajmeve Ndërkombëtare në A2 dhe aktualisht mbulon zhvillimet më të rëndësishme në rajon dhe botë. Raportimet bëhen kryesisht nga redaksia në bazë të burimeve të besueshme siç janë agjencitë ndërkombëtare dhe rajonale të lajmeve dhe në raste të veçanta në vendngjarje. Qardaku është autor i disa materialeve speciale lidhur me zhvillimet rajonale dhe globale për tematika me rëndësi të veçantë.

Gjithashtu është autor dhe prezantues i emisionit ImagjinatëA2. Një produkt special televiziv që ndërthur fantazinë me realitetin në kërkim të përgjigjeve të mistereve të universit.

Qardaku është diplomuar në Kolegjin Universitar “Bedër” në profilin Shkenca Komunikimi.

Rusia ka zhvilluar plane të ndryshme për vrasjen e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Këtë e njoftoi kreu i inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes në Kiev, Kiril Budanov, duke shtuar se të gjitha ato tentativa janë shmangur. Vetë Zelensky, gjatë një eventi tha se “nëse është e vërtetë që Vladimir...

Një lider i grupimit të së djathtës ekstreme “Proud Boys” është dënuar me 17 vite burg, masa më e lartë e caktuar lidhur me trazirat në Kongresin Amerikan. Veterani Joe Biggs, mbështetës i ish-presidentit Donald Trump, u shpall fajtor për akuzën e nxitjes së dhunës në Capitol Hill, më 6...

Presidenca spanjolle e Bashkimit Europian do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë Ballkanit Perëndimor. Këtë e konfirmoi përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Gjatë një eventi në Madrid, ai njoftoi se Unioni do të mbajë një konferencë të përbashkët me Ballkanin Perëndimor në...

Një video e re ka dalë në qarkullim ku shfaqet Yevgeny Prigozhin, vetëm pak ditë përpara vdekjes.

Ka zgjatur vetëm pak ditë optimizmi për një anëtarësim të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Komisioneri për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, mirëpriti deklaratën e presidentit të Këshillit të BE-së, Charles Michel, për përcaktimin e vitit 2030 si afat për pranimin e vendeve të reja anëtare...

Një video e re ka dalë në qarkullim ku shfaqet Yevgeny Prigozhin, vetëm pak ditë përpara vdekjes. “Për ata që po diskutojnë nëse jam gjallë apo jo, dhe si është gjendja ime, mund t’ju them se është fundjavë, gjysma e dytë e gushtit të vitit 2023, jam në Afrikë. Pra,...

Rusia thotë se avioni që i mori jetën Yevgeny Prigozhin mund të jetë rrëzuar qëllimisht. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, foli si asnjëherë më parë lidhur me incidentin që vrau rrethin drejtues të grupit famëkeq të mercenarëve Wagner më 23 gusht. Ai konfirmoi se hetuesit rusë po shqyrtojnë disa pista...

Kosova dhe Serbia të krijojnë kushtet e nevojshme për vazhdimin e dialogut. Është kjo porosia që vjen nga Bashkimi Europian, përmes zëdhënësit Peter Stano, i cili ka folur për median Radio Evropa e Lirë. Megjithatë, zyrtari nuk përmend afate kohore se kur mund të ndodhë një takim i nivelit të...

Ivgjeni Prigozhin është përcjellë për në banesën e fundit në një ceremoni tepër private në një prej varrezave të Shën Pjetërburgut në Rusi. Masat e sigurisë për këtë funeral ishin tepër të rrepta për të shmangur ndonjë incident. Ndërkohë një hipotezë e re ka dalë në qarkullim lidhur me rrëzimin e avionit që vrau Prigozhin.

Yevgeny Prigozhin, do të prehet në Shën Petersburg, në varrezën Serafimovski. Kështu raportojnë media ruse që shkruajnë për një mobilizim të madh të forcave të rendit për funeralin e ish-liderit dhe themeluesit të grupit famëkeq të mercenarëve Wagner dhe për instalimin e detektorëve të metalit. Në varrezën Serafimovski prehen edhe...

Hungaria kërkon anëtarësimin e menjëhershëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto, duke folur në një panel të forumit strategjik në Bled të Sllovenisë bashkë me përfaqësues të tjerë të vendeve të BE-së, theksoi nevojën për përshpejtimin e procesit të pranimit për ta bërë...

Presidenti francez, Emmanuel Macron, përcaktoi kursin e diplomacisë së tij në këtë sezon të ri politik. Një rekomandim në formën e një paralajmërimi lëshoi dhe në drejtim të Kosovës dhe Serbisë gjatë fjalës së tij të mbajtur me rastin e konferencës vjetore të ambasadorëve. Macron nënvizoi rëndësinë e përqafimit të...

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, ka nisur sezonin e ri politik me vëmendje të madhe në Ballkanin Perëndimor. Ai është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në forumin Alpbah në Austri. “Ndërkohë që ritmi në Bruksel u ngadalësua gjatë verës,...

Kryeministri i Libisë ka pezulluar ministren e tij të Jashtme, pasi u takua në fshehtësi me homologun e saj izraelit. Pavarësisht këtij vendi, protesta masive dhe të dhunshme shpërthyen në shtetin me shumicë myslimane. Libia, një mbështetës i fuqishëm i kauzës së Palestinës, nuk e njeh Izraelin si shtet. Ministri...

Kontrata e nënshkruar për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk pritet të ndikojë në përmirësim të imazhit të Kosovës. Opozita dhe shoqëria civile konsiderojnë se marrëdhëniet e qeverisë me ShBA-të, janë në gjendjen më të keqe. Sipas tyre, Kosova nuk e ka luksin që të injorojë Amerikën, në...

Donald Trump kësaj radhe ka frikë. Është e vërtetë që ai orkestroi arrestimin në burgun e Atlantës si një reklamë zgjedhore, u paraqit si viktimë e përndjekjes politike, u kthye në Tëitter-in e tij të mëparshëm për të postuar imazhin e tij si “kriminel” dhe për t’u betuar se nuk...

Autoritetet ruse konfirmojnë gjetjen e kutive të zezë të avionit që u rrëzua afër Moskës duke i marrë jetën Ivgjeni Prigozhin dhe 9 udhëheqësve të tjerë të grupit famëkeq Wagner. Presidenti bjellorus Lukashenko thotë se e kishte paralajmëruar Prigozhin që të tregoje kujdes, ndërsa Kremlini kërkon besnikëri nga mercenarët.

Kutitë e zeza, që mund të hedhin dritë mbi vdekjen e Yevgeny Prigozhin, janë gjetur. Kështu njoftojnë autoritet në Rusi, bashkë me konfirmimin për 10 trupa të pajetë nga avioni ku supozohet se udhëtonin drejtuesit e grupit famëkeq Wagner. “Tani po kryhen teste molekularo-gjenetike”, thonë hetuesit. Avioni u rrëzua afër...

Policia spanjolle ka sekuestruar 9.5 ton kokainë të fshehur mes kutive me banane në një kontejner që kishte ardhur nga Ekuadori në portin jugor të Algeciras. Sasia rekord ishte e destinuar për tregun e Europës Qendrore, ndërsa nuk dihet saktësisht përfitimi që trafikantët do të merrnin. Kutitë ishin të shënuara...

Ukraina beson se është afër një fitoreje ushtarake në Krimenë e aneksuar nga Rusia. “Rëndësia e operacionit special të nisur në Krime është para se gjithash, t’u rikujtojmë njerëzve aty se janë në një territor ukrainas. Gjithashtu që fitorja është afër dhe se çlirimi i tyre mund të ndodhë shpejt”,...

Ushtria e Kosovës ka plotësuar dhe do të vazhdojë të përmbushë të gjitha standardet e një vendi të NATO-s. Kështu pohoi ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, duke shtuar se synimi kryesor është anëtarësimi në aleancën e fuqishme perëndimore. “Fokus i yni, qëllimi i ynë është integrimi në NATO. Kjo do...

Kjo nuk është hera e parë që Yevgeny Prigozhin shpallet i vdekur… dhe mund të mos jetë as e fundit. Kreu i mercenarëve Wagner u raportua në mesin e 10 udhëtarëve të një avioni të rrëzuar në Rusi, mes dyshimeve se brenda ka pasur bombë ose është qëlluar nga toka...

Perëndimi beson se Yevgeny Prigozhin është vrarë me urdhër të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Këtë e raporton Instituti Amerikan për Studimet e Luftës në një raport të publikuar. Analistët theksojnë se asgjë nuk ndodh në Rusi pa marrë miratimin e Putinit dhe se ministri i mbrojtjes, Sergei Shoigu, apo...

Greqia vijon të përjetojë një situatë shumë të vështirë për shkak të zjarreve. Flakët kanë përfshirë edhe qytetin Menidi shumë pranë kryeqytetit të Greqisë, Athinë. Për shkak të avancimit të shpejt të zjarrit rreth 150 persona u evakuuan nga tre azile. Autoritetet janë të shqetësuar se për shkak të vapës...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi njohje të reja për pavarësinë gjatë takimit informal të Athinës. Ai u shpjegoi pjesëmarrësve se praktikisht nuk ka më krizë në komunat veriore, ndërsa akuzoi Serbinë se organizon protesta të dhunshme atje.

Por telashet ligjore për Donald Trump duket se nuk kanë fund. Dy bashkëpunëtorë të ish presidentit amerikan, të përfshirë në çështjen me mashtrimin zgjedhor në Xhorxhia, u vetëdorëzuan të parët në burgun Fulton. Ndërsa dy të pandehur të tjerë po kërkojnë që të zhvendosin çështjen për në një Gjykatë Federale....

Katër shteteve, prej të cilave dy nga Bashkimi Europian dhe Ukrainës po u bëhet presion për të njohur Kosovën. Këtë e pohoi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit në Beograd nga takimi informal i Athinës. “Unë jam duke kërkuar të marr atë që është më e mira për Serbinë”,...

India shkruan historinë hapësinore. Anija kozmike Chandrayaan-3bëri një ulje të suksesshme në Hënë duke u bërë vendi i katërt që arrin një gjë të tillë, ndërsa pritet të jetë shteti i parë që do të eksplorojë polin jugor të Hënës, që njihet dhe si ana e errët. Një nga synimet...

Një betejë e vërtetë dronësh po zhvillohet mes Ukrainës dhe Rusisë. Shënjestër është bërë sërish Moska. Kryebashkiaku i kryeqytetit të Rusisë konfirmoi se një dron ukrainas goditi një ndërtesë në qendër të qytetit. Ministria e Mbrojtjes pretendoi se ka rrëzuar dhe 3 dronë të tjerë, ndërsa nuk raportohet për të...

Zyrtarët amerikanë në burgun Fulton, ku pritet të dorëzohet Donald Trump dhe të tjerët, do të ndjekin procedurat si për çdo të pandehur tjetër. Kështu konfirmuan ata për CNN, ndërsa theksuan se ish-presidentit dhe të tjerëve do t’u marrin shenjat e gishtërinjve dhe do t’u bëjnë fotografi si të pandehur. Burgu ku do të dorëzohet Trump njihet për kushtet tepër të këqija.

Greqia do të trajnojë pilotët e Ukrainës për të manovruar me avionët luftarake F-16. Këtë e konfirmoi vetë presidenti Volodymyr Zelensky nga Athina, si rezultat të vizitës së tij atje dhe pjesëmarrjes në takimin informal të liderëve të Ballkanit me ata të BE-së.

Donald Trump, Rudy Giuliani dhe 17 të pandehur të tjerë këtë javë pritet që të dorëzohen formalisht në burgun Fulton, të njohur dhe si “Rice Street”. Një strukturë e madhe dhe e dëmtuar që ka fituar një reputacion jo të mirë. Sherifi i kontesë Fulton, thotë se pavarësisht profileve të...

Greqia do të trajnojë pilotët e Ukrainës për të drejtuar avionët luftarakë F-16. Këtë e konfirmoi vetë presidenti Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Athinë, ku mori pjesë edhe në samitin mes liderëve të Ballkanit me ata të Bashkimit Europian. “Jam mirënjohës për këtë propozim dhe ju falenderoj ju...

Greqia bëri bashkë liderët e Ballkanit dhe zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian në një takim dhe darkë informale në Athinë. Por në atë event mungoi përfaqësimi nga Shqipëria, për shkak të ftohjes së raporteve nga përplasjet për çështjen Beleri. Fokusi kryesor, të paktën në njoftimin zyrtar, ishte “përshpejtimi...

Kalifornia është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.1 i shkallës rihter. Lëkundjet sizmike kanë ndodhur në të njëjtën kohë gjatë kalimit të stuhisë Hilary në shtetin amerikan. Për momentin nuk raportohet për të lënduar apo viktima, por vetëm disa dëme të vogla materiale. Sipas shërbimit gjeologjik të Shteteve të...

“Ferri” nga moti ekstrem është rikthyer sërish në Europë. Temperaturat e larta janë regjistruar në Romë dhe Milano duke detyruar banorët dhe turistët që të kërkojnë mënyra për t’u freskuar, ndërsa vala e re e të nxehtit ‘Nero’, po godet Italinë. Sipas agjencive të meteorologjisë, temperaturat pritet që të shkojnë...

“Është një proces i cili do të determinohet ditëve në vijim”. Kështu u shpreh ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, lidhur me largimin e organizimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës. Ai garantoi se udhëzimi administrativ që mundëson peticionin për largimin e kryetarëve...

Edhe në një ditë të mirë, trafiku në New Delhi mund të jetë katastrofik. Por këtu në kryeqytetin e vendit më të ndotur të botës, ndryshimet dramatike janë në ajër dhe në rrugët e zhurmshme. Sa hap e mbyll sytë, makinat ikonike indiane si Rickshaw janë shndërruar në elektrike. “India...

Autoritetet në Kinë akuzuan zyrtarisht një punonjës të qeverisë se ka spiunuar për CIA-n amerikane. Ky është rasti i dytë i spiunazhit me profil të lartë të ngritur gjatë këtij muaji, ndërsa Pekini po shton vëmendjen tek çështja e sigurisë kombëtare. Në një deklaratë, agjencia civile e spiunazhit, Ministria e...

Ftohja në raportet mes kryeministrave, Edi Rama dhe Albin Kurti, nuk i shërbejnë interesit dhe faktorit shqiptar. Kështu pohon ish-ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha. Për KosovaPress, ai nënvizon kjo situatë nuk duhet të vazhdojë më pasi nuk është një moment i përshtatshëm për të pasur fërkime...

Pamja është bardh e zi. Më pas shfaqet shënjestra, një anije sulmi amfibe e Rusisë që përdoret për të transportuar karburant. Një dron detar pa njeri në bord i afrohet me 450 kilogram tritol dhe më pas sinjali ndërpritet. Rusia pretendon se ka shmangur sulmin, por pamjet tregojnë një histori...

Kryetarët e katër komunave në veri duhet të japin dorëheqje, pasi shkarkimi përmes peticionit qytetar zvarrit shpalljen e zgjedhjeve të reja në veri. Kështu pohuan për KosovaPress njohësit e proceseve zgjedhore dhe analistët politikë në Kosovë. Sipas tyre, pavarësisht nisjes së procedurave për hartimin e një udhëzimi administrativ për iniciativën...

Kosova zvogëlon sërish prezencën policore pranë objekteve komunale në veri të vendit. Kjo bëhet e ditur nga vetë Ministria e Brendshme që thekson se reduktimi do të jetë njësoj si herën e parë, po me 25 për qind. Vendimi vjen pas vlerësimit nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i. Vlerësohet...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç bashkë me mikun e tij Millorad Dodik, si dhe patriarkun serb Porfirije, janë mbledhur në territorin e Bosnje e Hercegovinës. Mediat në Beograd njoftojnë se ata kanë diskutuar për një sërë çështjesh, përfshirë situatën në Kosovë dhe pritshmëritë e fuqive të mëdha për vazhdimin e...

Ukraina dhe Rusia vazhdojnë me luftën e dronëve mes tyre. Kievi ka qenë shënjestra kryesore e ushtrisë së Vladimir Putinit. Në kryeqytetin ukrainas, sirenat e alarmit kanë rënë për tri orë radhazi herët në mëngjes, ndërsa janë raportuar shpërthime të ndryshme. Forcat antiajrore janë aktivizuar duke rrëzuar me dhjetëra dronë...

Mercenarët e grupit Wagner po provokojnë NATO-n. Është ky alarmi i lëshuar nga kryeministri i Polonisë, Mateus Morawiecki, që flet me shqetësim të madh për praninë e luftëtarëve privatë famëkeq të Yevgeny Prigozhin në Bjellorusi. Sipas tij, mercenarët po zhvendosen në kahun lindor të NATO-s, me qëllimin kryesor, destabilizimin e...

Është ora 3 e mëngjesit të datës 14 dhjetor 2022, në mes të kanalit anglez. Një peshkatar vëren disa njerëz në ujë dhe përpiqet t’i shpëtojë. “Ishte errësirë, një natë shumë e ftohtë, minus një apo dy gradë. Kishte shumë britma”, tregon peshkatari.Në total, ata shpëtuan 31 persona nga një...

Një tajfun i fuqishëm ka prekur jugun e Japonisë, duke detyruar evakuime të shumta dhe ndërprerje të energjisë elektrike në ishullin Okinawa. Stuhia e emërtuar Khanun, që po lëviz ngadalë, është e treta që po godet Azinë Lindore në 3 javët e fundit. Paralajmërohet se tajfuni do të bëhet edhe...

Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, kërkoi nga qeveria e Albin Kurtit që të vendosë kuadrin ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat ku ka kontestime, ndërsa porositi serbët që të marrin pjesë në...

Presidenti rus, Vladimir Putin, takoi kryetaren e Senatit, Valentina Matviyenko, pas sulmit të dytë radhazi me dronë në Moskë, ku më i fundit shënjestroi një qiellgërvishtës. Kremlini njoftoi se ata biseduan për mbështetjen e ushtrisë ruse në atë që ende e konsideron një operacionin special të nisur në Ukrainë. Zëdhënësi Dmitry Peskov deklaroi se Moska do të marrë masa për shmangien e agresioneve të tjera në kryeqytet.

Qeveria e Kosovës ka nisur zyrtarisht procedurat ligjore për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të vendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja në 4 komunat e përfshira. Kështu raportojnë mediat në Prishtinë që e shoqërojnë lajmin me një vendim të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti. Ministria e Administrimit...

Sistemi yne diellor na ka rezervuar nje spektakel te vertete hapsinor gjate muajit gusht. Fillimisht do te kemi SuperHenen, me pas shiun e yjeve qe bien dhe ne fund serish nje tjeter Super Hene dhe gjithashtu Henen Blu. Fenomenet hapesinore per muajin gusht mbyllen me Saturnin qe do te gjendet ne kushte optimale per ta vrojtuar nga Toka.

Ministrat shqiptarë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim do t’i dorëzojnë zyrtarisht dorëheqjet e tyre kryeministrit Dimitar Kovaçevski gjatë mbledhjes së qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Largimet nga postet që mbajnë hyjnë në fuqi vetëm kur opozita të mbështesë ndryshimet kushtetuese në kuvend, të cilat i hapin rrugë çeljes...

Kina ka ndërruar dy liderët e një njësie elitare që menaxhon arsenalin bërthamor. Kjo ka shkaktuar spekulime për një fushatë spastrimi. Gjenerali Li Yuchao, që drejtonte njësinë e Forcës Raketore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore dhe zëvendësi i tij ishin zhdukur prej muajsh. Ata janë zëvendësuar nga njerëz të besuar të...

Kreu i grupit Wagner, Ivgjeni Prigozhin, njoftoi se nuk po rekruton mercenarë të rinj dhe se luftëtaret e tij janë aktualisht me pushime. Megjithatë ai njoftoi se mercenarët e tij janë fokusuar aktualisht në dy fronte, në Afrikë dhe në trajnimin e ushtrisë së Bjellorusisë.

Wagner po operon vetëm në Afrikë dhe Bjellorusi. Këtë e konfirmon vetë kreu i grupit mercenar, Yevgeny Prigozhin, përmes një audiomesazhi të publikuar në kanalin e tij në Telegram duke shtuar se aktualisht nuk do të kryejë rekrutime të reja për luftëtarë. “Shumë pak kanë pranuar që të lënë ushtrinë...

Presidenti amerikan Joe Biden dhe zonja e parë Jill kanë lënë Shtëpinë e Bardhë për të shkuar me pushime. Çifti presidencial është parë të kalojë një pasdite në breg të plazhit Rehebut, një destinacion mjaft i preferuar në Delauer, ku ata zotërojnë një shtëpi pushimi. Joe dhe Jill Biden shihen...

President serb Aleksandër Vuçiç akuzon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se dëshiron një konflikt të armatosur mes Serbisë dhe NATO-s. Ai kritikon Turqinë për furnizimin e Kosovës me dronet Bajraktar, ndërsa këtë temë do ta diskutojë dhe me presidentin Erdogan. Presidenti serb adreson edhe raportimet në mediat e Beogradit se Britania e Madhe dëshiron luftë ne veriun e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara te Amerikes akuzojne Rusine se dergoi ministrin Shoigu me mision ne Korene e Veriut per te marre arme nga diktatori Kim Jong Un. Ne terren lufta nuk ka ndalur. ushtria e Putinit bombardoi qytetin e Dnipros duke shkaktuar te plagosur. Ne anen tjeter edhe Ukraina ka sulmuar nje qytet rus.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç akuzon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se dëshiron ta tërheqë Serbinë në një konflikt me NATO-n. Duke folur në një intervistë për televizionin Prva, pretendoi se po bën maksimumin për të ruajtur paqen dhe se lidhur me këtë bisedoi dhe me sekretarin e përgjithshëm të aleancës...