Xhevahir Qardaku

Xhevahir Qardaku është gazetar i Lajmeve Ndërkombëtare në A2 dhe aktualisht mbulon zhvillimet më të rëndësishme në rajon dhe botë. Raportimet bëhen kryesisht nga redaksia në bazë të burimeve të besueshme siç janë agjencitë ndërkombëtare dhe rajonale të lajmeve dhe në raste të veçanta në vendngjarje. Qardaku është autor i disa materialeve speciale lidhur me zhvillimet rajonale dhe globale për tematika me rëndësi të veçantë.

Gjithashtu është autor dhe prezantues i emisionit ImagjinatëA2. Një produkt special televiziv që ndërthur fantazinë me realitetin në kërkim të përgjigjeve të mistereve të universit.

Qardaku është diplomuar në Kolegjin Universitar “Bedër” në profilin Shkenca Komunikimi.

Rreth 10 milionë fëmijë në të gjithë botën mund të mos kthehen kurrë në shkollë, si pasojë e impaktit të pandemisë koronavirus. Alarmi është lëshuar nga “Save the Children, që ka publikuar një raport të ri lidhur me këtë çështje. Sipas tij, numri i fëmijëve që nuk frekuentojnë shkollat për...

Andrej Duda është rizgjedhur për një mandat tjetër në drejtim të Polonisë. Kandidati konservator triumfoi me një diferencë tepër të ngushtë ndaj rivalit, Rafal Trzaskowski, në zgjedhjet presidenciale të së dielës. Me vetëm 51.2% të votave, Duda mori fitoren më të ngushtë në histori, që prej rënies së komunizmit në...

Ka nisur votimi 3-ditor për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të Veriut. Sot do të votojnë personat e infektuar me Covid-19 dhe ata që janë izoluar pasi dyshohen se mund të jenë prekur nga virusi. Si asnjëherë më parë, zgjedhjet do të mbahen me një protokoll rigoroz sigurie ku është e...

Kosova shton kufizimet dhe masat strikte si pjesë e luftës kundër përhapjes së Covid-19. Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë propozoi që të ketë dezinfektues në çdo objekt, ndalimin e tubimeve publike dhe ritet fetare deri në një vendim tjetër. Gjithashtu, nxiten qytetarët që të mbajnë maska dhe të respektojnë distancimin...

“Rruga me drita të kuqe” në Hamburg të Gjermanisë kërkon rikthimin në aktivitet pas muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë koronavirus. Për të përçuar fjalën e tyre tek autoritetet, punonjëset organizuan dhe një protestë paqësore. Ata theksojnë se me rihapjen e dyqaneve dhe bizneseve të tjera, aktiviteti i tyre është...

Mijëra izraelitë protestuan në Tel Aviv kundër qeverisë për shkak të keq-menaxhimit të krizës së pandemisë koronavirus. Sheshi “Rabin” u tejmbush me të rinj me maska, por që nuk ruanin distancimin fizik teksa shpreheshin kundër vështirësive ekonomike. Protestuesit shtuan se pagesat ndihmëse të qeverisë janë lëvruar me ritme tepër të...

Kosova dhe Serbia u rikthyen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, me anë të një sesioni virtual. Kryeministri Avdullah Hoti dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u dakordësuan për agjendën e takimit të 16 korrikut. Kështu bëri të ditur i emëruari i posaçëm i Brukselit për dialogun, Miroslav Lajçak, i...

Dialogu Prishtinë-Beograd, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, ka rifilluar me anë të videokonferencës. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të jetë përballë Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për të diskutuar kushtet e një marrëveshjeje finale për normalizimin e marrëdhënieve. Biseda do të lehtësohet nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrel...

Vijon të përkeqësohet situata pandemike në Kosovë. Instituti i Shëndetësisë Publike njoftoi 203 raste të reja me Covid-19, nga 419 teste të kryera. Kjo e çon numrin total të të infektuarve në mbi 4700. Në 24 orët e fundit humbën jetën dhe 4 pacientë, ndërsa që prej shpërthimit të pandemisë...

Ishte paralajmëruar prej kohësh, tashmë kanë nisur dhe procedurat zyrtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Administrata e presidentit Donald Trump, njoftoi me anë të një letre me vetëm tre fjali Kongresin Amerikan dhe Kombet e Bashkuara. Megjithatë procedurat janë tepër të gjata...

Është një fundjavë e madhe për fansat e filmave, pasi 5 të tillë debutojnë në platforma të ndryshme. Charlize Theron është protagoniste në trillerin aksion “The Old Guard” në Netflix. Tom Hanks është një kapiten në Luftën e Dytë Botërore në “Greyhound” që shfaqet në Apple TV. Emily Mortimer protagoniste...

Pandemia koronavirus nuk është frenuar, por ka marrë një tjetër ritëm më të shpejtë përhapjeje. Alarmi është lëshuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që nënvizon se situata në shumë vende të botës ka dalë jashtë kontrollit. Kryetari, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë në Gjenevë nënvizoi se pandemia nuk e...

Qeveria e Britanisë së Madhe prezantoi në parlament planin me 30 miliardë paund për rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së rëndë të shkaktuar nga pandemia koronavirus. Synimi është që të ulet niveli i papunësisë duke ndihmuar kompanitë dhe bizneset në shtimin e stafit me uljen e taksave. Bashkë me paketën e...

Covid-19 vijon të përhapet me ritme tepër të shpejta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë së mërkurës, u raportuan më shumë se 58 mijë raste të reja dhe 820 viktima. Kjo e çoi totalin e të prekurve në mbi 3 milionë, teksa jetët e humbura, që prej shpërthimit të...

Maskat e copës janë më mirë se asgjë në mbrojtjen ndaj infeksioneve, por nuk mund të krahasohen me maskat mjekësore. Rezultati erdhi nga një studim i medias “The Journal”, që zhvilloi në Vietnam krahasimin e parë klinik mes dy produkteve. Ekspertët theksojnë se maskat e copës nuk duhet të përdoren...

Maqedonia e Veriut mund të vendosë kufizime të reja në pikat kufitare me disa shtete të rajonit. Komisioni për Sëmundjet Infektive i ka propozuar qeverisë që të lejojë të hyjnë në vend vetëm ata persona që posedojnë një test me rezultat negativ për Covid-19, i cili është marrë brenda 72...

Meloditë e dasmave po luhen, vellot e bardha janë veshur dhe makiazhi duket për mrekulli, por këto nuse nuk kanë një ceremoni për të marrë pjesë. Pandemia koronavirus ka bërë që dasmat në të gjithë botën të anulohen ose shtyhen, disa nga izolimi dhe të tjera për shkak të distancimit...

Komisioni Europian ka ndryshuar parashikimin për rimëkëmbjen ekonomike të vendeve të Eurozonës dhe thekson se ajo nuk do të nisë përpara vitit 2021. Franca, Italia dhe Spanja do të jenë shtet që do të vuajnë më shumë tkurrjen e ekonomisë. Ekonomia e Eurozonës do të zhytet në një recesion të...

Mijëra studentë të huaj që vazhdojnë shkollën e lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të largohen nga vendi nëse mësimet do të zhvillohen online. Departamenti i Shtetit thotë se nuk do të lëshojë viza për studentët që janë pranuar në shkolla, të cilat operojnë plotësisht në internet. Si...

Studimi spanjoll hedh poshtë teorinë e imunitetit të masës. Shkencëtarët kanë verifikuar se nga 61 mijë personat e testuar, vetëm 5% e tyre kishte krijuar antitrupa, thënë ndryshe mbrojtje kundër koronavirusit të ri. Imuniteti i masës nuk mund të arrihet në rastin e Covid-19. Pohimi vjen nga studimi i shkallës...

India la pas Rusinë dhe renditet e treta në botë sa i përket të infektuarve me Covid-19. Në 24 orët e fundit, ky shtet raportoi më shumë se 24 mijë raste duke e çuar totalin e të infektuarve në rreth 700 mijë. Ndërsa bilanci i viktimave është rreth 20 mijë....

Bashkimi Europian cakton datën për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Më 12 korrik, kryeministri Avdullah Hoti do të jetë përballë presidentit Aleksandër Vuçiç në Bruksel, takim i cili do të ndërmjetësohet nga shefi i diplomacisë së jashtme të Unionit, Josepg Borell dhe përfaqësuesi special për dialogun, Miroslav Lajçak. Konfirmimi erdhi nga...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 49 mijë raste me koronavirus në ditën e fundit, duke regjistruar kështu një tjetër rekord. Ndërkohë,  271 pacientë humbën jetën, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.  Kjo bëri që bilanci total të arrijë në mbi 2.8 milionë të infektuar dhe rreth 130 mijë...

Jean Castex është kryeministër i ri i Francës. Emërimi i tij nga presidenti Emmanuel Macron erdhi pasi Edouard Philippe dha dorëheqjen duke përfunduar eksperiencën e tij 3-vjeçare në drejtim të qeverisë. Kjo i dha mundësinë kreut të pallatit Elize që të riformatojë ekzekutivin duke vendosur kryebashkiakun nga qendra e djathtë...

Përkeqësohet situata pandemike në Amerikën Latine, kontinent i cili numëron në total mbi 2,7 milionë raste me Covid-19. Brazili mbetet shteti më i goditur rëndë me 1,5 milionë të infektuar dhe rreth 62 mijë viktima. Qytete të shumta kanë shtyrë rihapjen e ekonomisë pas rritjes së rasteve. E rëndë paraqitet...

Rëndohet bilanci i viktimave nga Covid-19 në Kosovë. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dy pacientë të moshës nga 71 dhe 83 vjeç, të cilët kishin dhe sëmundje të tjera shoqëruese. Në total numri i viktimave shkoi në 56, ndërsa autoritetet shëndetësore raportojnë se të shtruar në spital...

Përballë përkeqësimit të situatës dhe rritjes së përhapjes së Covid-19, qeveria e Kosovës miratoi ashpërsimin e masave kufizuese. Në një vendim të ekzekutivit me 28 pika, thuhet se institucionet private duhet të mbyllen nëse rezulton ndonjë rast pozitiv me koronavirus. Gjithashtu, kërkohet që në mënyrë strikte të respektohet distancimi fizik,...

Komisioni Europian nuk pranoi të komentojë aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Zëdhënësja Virginie Battu-Henriksson tha se Brukseli vijon të mbështesë punën e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorisë Speciale, teksa rëndësinë që ka puna e tyre për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së. “Ne...

Organizata Botërore e Shëndetësisë po dërgon një ekip në Kinë për të kuptuar më mirë se si nisi përhapja e koronavirusit të ri. Njoftimi ka ardhur nga vetë kreu I OBSH-sw, Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Njohja e burimit te virusit është shumë e rëndësishme. Mund ta zbulojmë virusin më mirë kur...

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se pandemia koronavirus nuk është fare drejt përfundimit. Tashmë janë bërë 6 muaj që prej regjistrimit të rastit të parë në Wuhan të Kinës dhe në të gjithë botën regjistrohen më shumë se 500 mijë viktima e mbi 10 milionë të infektuar me Covid-19.  “Është...

“Ekologjia do të jetë në zemër të modelit tonë ekonomik”. Me këtë fjali, presidenti, Emmanuel Macron, provon të përqafojë valën e gjelbër për të harruar humbjen e “La Republique en marche” në zgjedhjet për bashkitë e Francës, të cilat janë fituar ndjeshëm nga ambientalistët. Shefi i pallatit Elize priti në...

Europianët rifituan lëvizjen e lirë nga njëri shtet në tjetrin pas 3 muajve izolim të detyruar nga pandemia Covid-19. Synimi është të shpëtohet sezoni turistik veror por dhe të testohet rikthimi gradual në normalitet. Pas zbutjes së kontrolleve në kufijtë e brendshëm, njerëzit, që jetonin në 22 vendet anëtare të...

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo i ka dërguar një letër urimi, kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, për marrjen e këtij posti. Njoftimi erdhi nga zyra e shefit të qeverisë së Prishtinës që publikoi dhe përmbajtjen. “Ne vazhdojmë të mbështesim Kosovën në avancimin e procesit të normalizimit të plotë të...

Ishte thirrur nga Fox News për të komentuar librin e ish-Këshilltarit Amerikan për Sigurinë Kombëtare, John Bolton. Këtë temë, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ndërlidhi me një çështje që e mban afër zemrës. Ai siguroi se shkëmbimi i territoreve nuk bën...

Kina drejton gishtin nga Europa. Shpërthimi i ri i Covid-19 në tregun e shumicës në Pekin e ka prejardhjen nga Kontinenti i Vjetër, por virusi i përket një gjenomi më të vjetër nga ai që po godet aktualisht Europën. Pretendimi vjen nga Zhang Yong, zëvendësdrejtor i Qendrës së Kinës për...

Serbia konsultohet me Rusinë përpara takimit të Uashingtonit, ku do të rifillojë dialogu Prishtinë-Beograd më 27 qershor. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç priti ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, me të cilin diskutoi kryesisht për Kosovën. Vuçiç tha në takimin me Lavrov se për gjetjen e një zgjidhjeje në konfliktin me...

Përmbylli vizitën në Prishtinë pa dhënë një datë për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, në një konferencë për shtyp, tha se ajo do të caktohet vetëm pas udhëtimit të tij në Beograd. Duke i cilësuar si spekulime të...

Vala e re e përhapjes së koronavirusit ka vënë në lëvizje qeverinë e Kosovës. Për ta frenuar këtë, është miratuar vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë që të gjitha institucionet publike dhe private të riorganizojnë punën me stafin e tyre, në mënyrë që të respektohet distancimi fizik. Rekomandohet dhe shtimi i...

Serbia konfirmoi pjesëmarrjen në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, kur rifillon dialogu Prishtine-Beograd. Por duket se ka vendosur kushte. Presidenti Aleksandër Vuçiç tha se çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nuk do të ceket në takimin e Uashingtonit. “Nuk do të jetë temë diskutimi dhe as...

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë arriti në Prishtinë për të konfirmuar rolin udhëheqës të Brukselit në këtë proces. Miroslav Lajçak u prit fillimisht nga presidenti, Hashim Thaçi, takim i cili duket se nuk ka qenë dhe aq i lehtë, duke marrë shkas nga...

Përshkallëzohen tensionet në gadishullin korean. Regjimi komunist i Veriut hodhi në erë zyrën kufitare që përdorej për bisedime me Jugun, në një lëvizje që konfirmon tensionimin dhe ndërprerjen e marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat praktikisht janë ende në luftë. Media shtetërore e Koresë së Veriut raportoi se ndërtesa, që...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kanë marrë në dorë drejtimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe gjetjen e një marrëveshjeje finale. I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump, për negociatat mes dy vendeve konfirmoi një takim me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë mes delegacionit...

Pekini rivendosi masa strikte kufizuese dhe po zhvillon testim masiv të popullatës pas një shpërthimi të ri të rasteve me Covid-19. Epiqendër përhapjeje është bërë tregu më i madh i shumicës në kryeqytetin kinez, gjë e cila ka ngjallur frikë për një rikthim të virusit pandemik. Gjatë së hënës u...

Maqedonia e Veriut raporton 103 raste të reja me koronavirus në 24 orë dhe 5 viktima. Ata që ndërruan jetë ishin të moshës nga 45 deri në 80 vjeç. Shifrat ditore janë në ulje krahasuar me një ditë më parë, por gjithsesi mbeten të larta dhe shqetësuese për autoritetet shëndetësore....

Shënohet viktima e 33 nga pandemia e koronavirusit në Kosovë. Një e moshuar nga Prizreni, e cila kishte pasur dhe sëmundje shoqëruese, ndërroi jetë në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, sipas një njoftimi të autoriteteve shëndetësore. Në ditët e fundit është regjistruar dhe një shtim i rasteve të...

Rihapja e vendit ka rritur ndjeshëm numrin e të infektuarve me Covid-19 në Kosovë. Në 24 orët e fundit u raportuan 53 raste të reja, 5 më pak se një ditë më parë, por shifra mbetet e lartë. Vushtria dhe Prishtina shënuan numrin më të madh të rasteve të reja....

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Itali. Në 24 orët e fundit u raportuan 393 raste të reja, pak më shumë se një ditë më parë. Rajoni i Lombardisë vijon të jetë më shqetësuesi, pasi mbi 70% e të infektuarve të rinj u regjistruan aty. Mbrojtja Civile bëri...

Liqeni “Lonar” lindi rreth 50 mijë vite më parë, kur një meteor goditi tokën. Por, kohëve të fundit, uji i tij ka ndryshuar ngjyrë dhe është bërë i kuq. Ekspertët theksojnë se me shumë mundësi ky fenomen është shkaktuar nga një lloj alge që po ndryshon sjellje për shkak të...

Një fond emergjence prej 94 miliardë dollarësh, i cili mund të përdoret pa mbikëqyrje parlamentare, ka shkaktuar polemika në Japoni. Ligjvënësit e opozitës, të alarmuar nga shuma e paprecedentë, e akuzojnë kryeministrin Shinzo Abe se po e përdorë rezervën shtetërore si “para xhepi”. Abe thotë se fondi do t’i lejojë...

Ishte mëngjesi i 12 qershorit të vitit 1999 në Kosovë. Kjo datë do të mbahet mend gjatë dhe do të shënohet në librat e historisë pasi shënon triumfin ndaj agresorit serb dhe natyrisht çlirimin e vendit. Asokohe sulmet ajrore të NATO-s pushuan, për t’i mundësuar këmbësorisë hyrjen në Kosovë, që...

Serbia dëshiron të balancojë marrëdhëniet me Perëndimin, Kinën dhe Rusinë teksa kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Pengesë për këtë është gjetja e një zgjidhjeje për çështjen e Kosovës. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç thotë se normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd nuk do të jetë i lehtë dhe se nuk do të pranojë...

Ndërsa në të gjithë botën po vlon diskutimi lidhur me eliminimin e racizmit, në Gjermani propozohen veprime konkrete. Lideri i Partisë së Gjelbër, Robert Habeck, dhe zëvendëskryetarja e parlamentit, Aminata Toure, sugjerojnë heqjen e fjalës “racë” të hiqet nga artikulli 3 i Kushtetutës gjermane. Ky nen garanton barazinë e të...

Udhëheqja e delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë po kthehet në një mollë sherri mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Avdullah Hoti. Kreu i Shtetit pretendon se është detyrë e tij që ta përfaqësojë vendin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Të njëjtin pohim pati edhe i pari...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti prezantoi në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve kornizën e qeverisë për dialogun me Serbinë. Ai tha se bisedimet do të zhvillohen në bazë të Kushtetutës së Kosovës. Gjithashtu sqaroi se kush e udhëheq delegacionin e Prishtinës në dialogun me Beogradin. “Dialogu do të zhvillohet...

Koreja e Veriut akuzohet se po përfiton miliona dollarë, në shkelje të sanksioneve ndërkombëtare, duke shitur rërë. Analistët e Qendrës për Studime të Avancuara për Mbrojtjen në Uashington thonë se kanë parë dhjetëra anije që lundrojnë në mënyrë misterioze në Korenë komuniste. Ajo që ata kanë zbuluar ishte një operacion...

Serbia pretendon se ka mosmarrëveshje mes aleancës perëndimore lidhur me faktin se kush do ta udhëheqë “lojën” në dialogun Prishtinë-Beograd. Deklarata vjen nga presidenti, Aleksandër Vuçiç, i cili për televizionin Pink, theksoi se pret presion nga fuqitë e mëdha sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Ai pranon se...

Miq dhe familjarë i dhanë lamtumirën e fundit George Floyd në Hjuston. 46-vjeçari u vra dy javë më parë, ngjarje e cila nxiti një valë zemërimi kundër brutalitetit të policisë. Në një kohë reflektimi, vjen një thirrje për veprim.  “Amerikë, është koha për ndryshim. Edhe nëse duhet të fillojë me...

Koreja e Veriut ka ndërprerë të gjitha linjat e komunikimit me Jugun, përfshirë linjën direkte mes liderëve të dyja vendeve. Peniani paralajmëron se ky ishte i pari i një sërë veprimesh që do të ndërmarrë dhe e përshkruan Korenë e Jugut si armik. Vendimi për të pezulluar linjat e komunikimit...

Tjetër rast me sfond racor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një video e publikuar së fundmi shfaq vrasjen e një afro-amerikani të paarmatosur, pasi polici e ndalon në Nju Xhersi për tejkalim shpejtësie. Efektivi lejon 28-vjeçarin, Maurice Gordon që të qëndrojë i ulur në automjetin e tij në pritje...

Koronavirusi mund të ketë qenë prezent në Kinë disa muaj përpara se autoritetet të kenë njohur infeksionin. Këtë e sugjerojnë imazhet satelitore, të cilat shfaqin një shtim të numrit të makinave në parkimet e spitaleve kryesore të Wuhanit, gjatë vjeshtës së kaluar. Zbulimi është bërë nga një studim i Shkollës...