Partizani fitoi kampionatin për meshkuj në volejboll pas dekadash. Të ftuar në A2 CNN, zv. trajner Elton Tukseferi dhe Klodian Kasa, kapiteni i Partizanit, rrëfejnë emocionet e këtij sezoni historik por edhe arsyet e mungesës së gjatë në piedestalin më të lartë. Pse kaq gjatë? Edhe pse duket e pabesueshme, ekipi plot traditë ka vetëm tre vjet që është rikrijuar nga Ylli Tomorri pas një pauze të gjatë, ku ekipi nga viti 2004 nuk ka qenë më i përfaqësuar në kampionat. (A2 Televizion)
Pse munguan kaq gjatë në volejboll? Rrëfehen kampionët e Partizanit
