Zëvendësrektori i Universitetit të Korçës, “Fan Noli”, në një dalje në media është shprehur se edhe studentët e pavaksinuar do të futen në auditorë. Sipas Artur Adilit, ata do të udhëzohen më pas drejt vaksinimit. I pyetur nëse kjo është shkelje e urdhrit të Ministrisë, Adoli tha se “ne nuk mund të privojmë studentët nga mësimi, por do t'i udhëzojmë për t'u vaksinuar, pra po respektojmë autonominë e universitetit”. (A2 Televizion)