Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Këshillim kombëtar, vendimi i qeverisë, pyetësor për shqiptarët mbi çështjet strategjike

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2021, 16:38 | Politikë
Këshillim kombëtar, vendimi i qeverisë, pyetësor për

I njohur për pasionin ndaj sondazheve, ku shpesh bazon politikat në qeverisje dhe taktikat elektorale, Edi Rama njoftoi një platformë të re këshillimi me shqiptarët, që sipas tij, do t’i japë akses qytetarëve në vendimmarrjet e ekzekutivit. 

Mendimi i qytetarëve do të kërkohet për çështje strategjike e të rëndësishme shpjegoi kryeministri, si integrimi apo lejimi i kanabisit medicinal. Por çfarë garancie ofron kjo platformë se rezultati i konsultimit publik me qytetarët nuk do të tjetërsohet, duke e manipuluar atë në favour të vullnetit të qeverisë mbi nisma të caktuara?  

Nisma ka tërhequr edhe vëmendjen e Lulzim Bashës, të cilit duket se i ka risjellë në memorie parullat e kohës së diktaturës, ndërsa akuzon kreun e qeverisë se po përpiqet të heqë vëmendjen nga skandalet që e kanë përfshirë.

“Pasi i ka varfëruar, përgjuar, shantazhuar për të masakruar zgjedhjet, doli me devizën e vjetër “ç’thotë partia bën populli, ç’do populli bën partia”, sepse propaganda është e vetmja gjë që di të ofrojë. Përballë furisë së skandaleve që e ekspozojnë si shkatërruesin e mirëqenies së shqiptarëve. Afera mafioze e inceneratorëve dhe nxjerrja në pazar e të dhënave më sensitive të qytetarëve të një vendi anëtar të NATO , nuk e mbulon dot me shfaqje bajate”, u shpreh Basha.

Në fund të mesazhit të tij, Basha i bën thirrje drejtësisë të veprojë, e të zbardhë si çështjen e publikim të të dhënave, ashtu dhe atë të inceneratorëve. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli