Ambiciet bërthamore, SHBA-ja për Iranin: Vazhdon me hapa të gabuar

Nga A2 CNN
14 Qershor 2024, 07:31 | Bota

Ambiciet bërthamore, SHBA-ja për Iranin: Vazhdon me hapa të

"Irani vazhdon të ndërmarrë hapa në drejtimin e gabuar në lidhje me programin e tij bërthamor."

Ky ishte reagimi më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, pasi raporti më i fundit i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike zbuloi se Teherani po zgjeron më tej arsenalin e tij.

“Irani duhet të bashkëpunojë me IAEA pa vonesa të mëtejshme për të zbatuar plotësisht detyrimet e tij ligjërisht të detyrueshme. Ne mbetemi në koordinim të ngushtë me partnerët dhe aleatët tanë”, theksoi zëdhënësi i departamentit, Matthew Miller.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024