
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, është pezulluar nga detyrat e tij me efekt të menjëhershëm për shkak të akuzave për sjellje të pahijshme seksuale.
Një vendim përfundimtar për shkarkimin e tij të mundshëm nga detyra do të merret nga shtetet palë në një seancë të posaçme, njoftoi Presidiumi i Gjykatës në Hagë. Seanca e posaçme do të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur. Në vitin 2024, një bashkëpunëtore e ngushtë e akuzoi avokatin britanik për sulm seksual.
Ajo pretendoi se ai e kishte ngacmuar vazhdimisht për një periudhë të zgjatur kohore dhe e kishte detyruar të kryente akte seksuale. Një komision i Kombeve të Bashkuara hetoi akuzat dhe paraqiti raportin e tij në dhjetor 2025.
Raporti nuk është publikuar ende. Khan 56 vjeç ka qenë me leje nga posti i tij për më shumë se një vit dhe kishte ndërmend të kthehej sapo të sqaroheshin akuzat. Ai i mohon të gjitha akuzat. (A2 Televizion)