Lufta në Ukrainë, pas Kharkivit, Rusia sulmon edhe dy rajone të tjera

Nga A2 CNN
27 Maj 2024, 07:09 | Bota

Lufta në Ukrainë, pas Kharkivit, Rusia sulmon edhe dy rajone të

Luftimet të ashpra janë regjistruar, gjatë 24 orëve të fundit, në Ukrainën lindore, veçanërisht pranë qyteteve Kupiansk dhe Pokrovsk.

Kjo u njoftua nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, duke bërë një bilanc të situatës së pushtimit rus. “Agresori po përpiqet të shfrytëzojë epërsinë e tij në aspektin e njerëzve, pajisjeve dhe mbështetjes ajrore”.

Në detaje, rusët ndërmorën katër sulme, duke përdorur 14 raketa dhe 46 bastisje me 69 avionë luftarakë dhe mbi 300 dronë.

Ndërkohë, ushtarët e Putin vazhdojnë të mbajnë të rrethuar Kharkivin, duke goditur gjithashtu një hipermarket në një zonë banimi, ku 12 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar.

Sipas presidentiti Zelensky, në momentin e sulmit në market kishte më shumë se 200 persona. Ai nuk harroi të përsëriste ftesën për presidentët Biden dhe Xi Jinping që të marrin pjesë në samitin e paqes që do të mbahet në mes të muajit qershor në Zvicër.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024