Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 89%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 11%
  • Lodhja fizike 0%

“Ora e fundit e botës po troket”, Rusia: Avionët F-16 në Ukrainë do të çojnë në luftë bërthamore

Nga Xhevahir Qardaku
22 Shkurt 2024, 13:06 | Bota

Rusia vlerëson se rreziku për një luftë bërthamore është shumë i lartë. Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë të Federatës, Dmitry Medvedev, kërcënon perëndimin duke thënë se dërgimi i avionëve të luftës F-16 në Ukrainë do të çojë në konflikt nuklear. 

Miku i ngushtë i presidentit Vladimir Putin, ka përmendur shpeshherë paralajmërime të tilla, duke vënë theksin tek ajo që e konsideron reagim të furishëm të ushtrisë ruse.

Medvedev sjell në vëmendje skenarin e shpërthimit aksidental të një lufte bërthamore, i cili sipas tij, nuk duhet hedhur poshtë.

“Nëse një nga këta avionë niset nga një vend i NATO-s për një mision në Ukrainë, çfarë do të sillte konkretisht? Një sulm drejt Rusisë. Nuk duhet ta përshkruaj se çfarë do të ndodhte më pas”, deklaroi Dmitry Medvedev, Zv.president i Këshillit të Sigurisë së Rusisë.

Medvedev tha se përplasja e Rusisë me SHBA-në dhe aleatët e saj nuk ishte në një fazë që do t'i detyronte njerëzit të fshiheshin në një strehë bërthamore, por e përshkroi situatën si më keq se kriza e raketave Kubane e vitit 1962.

“Ora e fundit të botës "po troket" dhe është “përshpejtuar në mënyrë të konsiderueshme”, shtoi ai.

Ora e fundit e botës, që tregon sa afër jemi drejt një katastrofe globale, është aktualisht vetëm 90 sekonda nga mesnata. Medvedev foli për konfliktin në Ukrainë duke bërë me dije se ushtria ruse do të vazhdojë të luftojë deri sa të arrijë në Kiev, pasi sipas tij, ai qytet ka rrënjë ruse.

Gjithashtu, pretendoi se Ukraina përbën kërcënim ekzistencial për vendin e tij, ndërsa theksoi se Ushtria e Putinit nuk do të ndalet vetëm në kryeqytet. Sipas tij, edhe Odesa është një qytet rus që do të kthehet “në shtëpi”. Në terren, Moska pretendon se ka pushtuar dhe fshatin Pobjeda.

Por presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se Avdiivka është fitorja e vetme për Putinin në 9 muajt e fundit. Synimi i ushtrisë së tij është që të fortifikojë pozicionet aktuale dhe të mos bëjë më lëshime.

Ndërkohë, ministria franceze e mbrojtjes akuzon Rusinë, duke bërë me dije se ushtria e Putinit ka kërcënuar me rrëzimin e avionëve të Parisit në Detin e Zi. Mjetet fluturuese janë angazhuar në aksione patrullimi të hapësirës ajrore ndërkombëtare.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli