Përballja bërthamore?! Kim teston mbrojtjen për sulm bërthamor

Nga A2 CNN
23 Prill 2024, 22:43 | Bota

Përballja bërthamore?! Kim teston mbrojtjen për sulm

Nuk ka qetësi në Gadishullin Korean. Pas testimit të raketave balistike, Koreja e Veriut realizon stërvitjen e saj të parë të kundërsulmit bërthamor për të simuluar sistemin e menaxhimit të "butonit të armëve bërthamore".

Stërvitja është ndjekur nga afër edhe nga udhëheqësi Kim Jong Un. "Testimi i mbrojtjes bërthamore shihet si një paralajmërim i qartë për armiqtë tane", njoftoi televizioni shtetëror koreano-verior.

Sipas tij, Kim vlerësoi shumë gatishmërinë e armëve taktike të sulmit bërthamor "më të mirë në botë"  duke shprehur kënaqësinë për stërvitjet. Shteti më i izoluar në botë besohet se po përgatitet të lëshojë një satelit tjetër spiun, pasi vendosi me sukses një satelit zbulues në orbitë në muajin nëntor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos