"Pashë trupin që po i fundosej", Greqia nën akuza për vdekjen e dhjetëra emigrantëve nga Afrika

Nga A2 CNN
17 Qershor 2024, 08:43 | Bota

Rojet bregdetare greke kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve, të cilët kërkojnë vijnë nga Afrika Veriore dhe të kalojnë në Bashkimin Europian. Denoncimi vjen nga disa të mbijetuar të cilët kanë folur për rrjetin mediatik britanik BBC. Vdekjet kanë ndodhur gjatë një harku kohor prej tri vitesh.

Nëntë prej këtyre emigrantëve janë hedhur qëllimisht në ujë, pasi arritën në ishujt grekë, pretendojnë dëshmitarët azilkërkues. Në pesë nga incidentet, emigrantët thanë se u hodhën direkt në det nga autoritetet greke. Në katër prej këtyre rasteve, ata shpjeguan se si kishin zbritur në ishujt grekë, por u gjuajtën. Në disa incidente të tjera, emigrantët thanë se ishin futur në gomone të fryrë pa motorë, të cilët më pas u shfrynë, ose ishin shpuar.

“Ne sapo ishim ankoruar dhe policia erdhi nga pas. Ishin dy policë të veshur me të zeza dhe tre të tjerë me rroba civile. Ata ishin të maskuar, i dalloje vetëm sytë", thotë një dëshmitar azilkërkues

Qeveria greke është akuzuar prej kohësh për kthime të detyruara, duke i shtyrë azilkërkuesit të largohen Turqisë, gjë që është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, citon BBC. 15 incidentet të majit 2020-23, rezultuan në 43 vdekje. Burimet fillestare ishin kryesisht mediat lokale, OJQ-të dhe roja bregdetare turke, thekson media britanike. Verifikimi i llogarive të tilla është jashtëzakonisht i vështirë, dëshmitarët shpesh zhduken, ose janë shumë të frikësuar për të folur. Por në katër nga këto raste, ata kanë folur.

“Ata filluan me një person tjetër nga Kameruni. E hodhën në det. Personi tjetër nga Bregu i Fildishtë tha: Më shpëto, nuk dua të vdes dhe më pas vetëm dora e tij dukej mbi ujë, ndërsa trupi i tij fundosej poshtë detit, thotë dëshmitari azilkërkues."

Avokatët e të mbijetuarve kërkojnë që autoritetet greke të hapin një çështje vrasjeje. Por autoritetet kufitare helene shprehen se po veprojnë në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të vendit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024