Selfie e rrezikshme në 108 metër lartësi, i riu “pushton” Madonnina-n e Milanos

Nga A2 CNN
24 Maj 2024, 12:28 | Kapur në kamera

Një alpinist urban, i cili njihet me nofkën Dedelate në Instagram, ka vendosur në aksion autoritetet e bashkisë së Milanos dhe policinë, pasi ka publikuar një video, ku shihet duke u ngjitur në majën Maddonnina-s, simbolit të qytetit verior italian.

Imazhet janë publikuar në rrjetet sociale, më 23 maj. Ai shihet teksa ngjitet në Duomo natën nga shkallët në tarraca, deri në majën më të lartë.

Më pas, një selfie me statujën më të famshme në Milano, në lartësinë e frikshme 108.5 metër, është e pashmangshme.

I riu ka vepruar fshehurazi dhe nuk u ndal ose u identifikua. Në video nuk ka asnjë gjurmë të motit të keq që e goditi Milanon, ditët e fundit, ndaj policia lokale do ta ketë të vështirë të zbulojë se kur ka ndodhur.

Nuk është hera e parë që për Dedelate përflitet për të tilla selfie të guximshme. Shumë nga postimet e tij janë në situata të rrezikshme ose ekstreme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024