Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në një rafineri nafte të kompanisë Eni në Calenzano të Firences.
Reja e tymit ka përfshirë zonën dhe mund të shihet dhe në disa komuna pranë saj.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe policia, teksa raportohet për të2 viktima, 8 të plagosur dhe 4 persona të zhdukur në rafineri
Autoritetet nuk bëjnë me dije se përse ka ndodhur ky shpërthim, teksa ju kërkohet banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mbajnë dritaret mbyllur. (A2 Televizion)