Von der Leyen: BE-ja më e fortë se 5 vite më parë, çmimi i gazit do të bjerë së shpejti

Nga A2 CNN
23 Prill 2024, 12:29 | Bota

Von der Leyen: BE-ja më e fortë se 5 vite më parë,

Bashkimi Europian është më i fortë se pesë vite më parë. Kjo është deklarata që ka bërë shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ditën e sotme.

“Të dashur kolegë, ne kemi kaluar nëpër ferr dhe batica. Por në shumë aspekte, ne kemi dalë më të fortë se pesë vjet më parë."

Deklaratat, Von der Leyen i bëri në seancën e fundit plenare të Parlamentit Europian.

"Nuk kam harruar - shtoi ajo - se në vitin 2020 shumë parashikuan papunësi masive në Europë dhe një recesion të gjatë. Nuk ndodhi. Përkundrazi, sot kemi më shumë njerëz në punë se në çdo kohë tjetër në historinë europiane. Papunësia është në nivelet më të ulëta historike, nën 6%...”

Shefja e KE-së deklaroi gjithashtu se çmimi i gazit do të bjerë së shpejti në hapësirën e Unionit.

"Kostot e energjisë, nënvizoi ajo më pas, vazhdojnë të ndikojnë në konkurrencën tonë. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë na thotë se mund të ketë një lehtësim në horizont. Vitin e kaluar, gjatë krizës energjetike, janë bërë shumë investime. Një valë e madhe e LNG-së së re ( projektet e eksportit të gazit natyror të lëngshëm) po vijnë në treg dhe së shpejti mund të kalojmë nga një mungesë globale LNG në një çmim të bollëkut të gazit LNG.”

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi