"Çmendet" moti në Kosovë, breshër dhe shi, përmbyten rrugët e Prishtinës

Nga Ideal Gola
23 Qershor 2024, 20:19 | Aktualitet

Kosova është përfshirë pasditen e së dielës nga reshjet e shiut me intensitet të lartë, shoqëruar edhe me breshër.

Moti i keq ka mbërthyer të gjithë territorin e vendit, por situata më e rënduar paraqitet në Prishtinë, me rrugët qe janë përmbytur dhe janë bërë thuajse të pakalueshme për automjetet.

Gjithashtu raportohen dëme nga bizneset. Komuna e Prishtinës ka apeluar qytetarët që të shmangin daljet duke qëndruar në shtëpi ndërsa ekipet e emergjencave kanë dalë në terren.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani