Apeli i dha vulën, Berisha: Na janë bashkuar qindra anëtarë e deputetë! Do e rrëzojmë Ramën

Nga A2 CNN
19 Qershor 2024, 21:19 | Politikë

Apeli i dha vulën, Berisha: Na janë bashkuar qindra anëtarë

Sali Berisha, tashmë në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike, thotë se pas vendimit të gjykatës, demokratët janë më të bashkuar se kurrë.

Nga ballkoni i shtëpisë së tij, pasi që prej 30 dhjetorit ndodhet në “arrest shtëpie”, Berisha tha se gjatë ditëve të fundit qindra anëtarë, drejtues lokalë, deputetë i janë bashkuar “Rithemelimit”.

“Janë afruar në shtëpinë e tyre”, thotë ish-kryeministri, ndërsa shton se tashmë të bashkuar në diversitet do shkojnë drejt rrëzimit të qeverisë së Edi Ramës.

“Gjatë këtyre ditëve, me qindra e qindra anëtarë, drejtues lokalë, deputetë, pas vendimit të gjykatës janë bashkuar me ne. I përshëndes në emër tuaj në mënyrë të përzemërt.

Përsëri them atë që deklarova para jush ditë më parë, mirë se erdhët në shtëpinë tuaj. Betejën e madhe e kemi përpara dhe atë betejë do ta fitojmë së bashku, do ta bëjmë së bashku,

Misionin tonë historik të përmbysjes së diktaturës së re të bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve do ta përmbushim së bashku. Të bashkuar në diversitet. Të bashkuar në të vërteta. Të bashkuar në mision për shqiptarët që të votojnë të lirë. Për fitoren e opozitës, për fitoren e shqiptarëve. Fitore, fitore, fitore”, thotë Berisha.

Gjykata e Apelit i dha vulën dhe logon “Rithemelimit”, e ndërsa grupimi i Lulzim Bashës e ka argumentuar se ky vendim tregon se kush bashkëpunon realisht me Edi Ramës, e ndërsa ka paralajmëruar se do të bëjë rekurs.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024