Balla pas takimit me donatorët e huaj: Gati projektligji për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve, kërkojmë opozitën ta mbështesë

Nga A2 CNN
20 Qershor 2024, 10:20 | Politikë

Balla pas takimit me donatorët e huaj: Gati projektligji për

Projektligji për ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve Kriminale është gati dhe pret që të rishikohet nga Komisioni Europian, përpara se të shkojë në Parlament.

Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm, Taulant Balla për mediat pas takimit me donatorët e huaj. Zyra pritet të ngrihet pranë Policisë së Shtetit dhe ka si qëllim të gjurmojë paratë apo pasuritë e përfituara nga veprimtaritë kriminale.

Këto hapa të ndërmarrë, siç u shpreh ministri, vijnë në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Na duhet një punë hetimore shumë efikase për të identifikuar, gjetur dhe konfiskuar asete apo llogari bankare që krimi ka krijuar për shkak të aktiviteteve kriminale.”

Balla kërkoi po ashtu mbështetjen e opozitës që në momentin që drafti për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve Kriminale të jetë gati për në Parlament, ta mbështesin.

Ministri foli po ashtu për mundësinë e krijimit të një aplikacioni, me ndihmën e donatorëve gjermanë, që do të përdoret nga efektivët e policisë për të evituar platformat e tjera të komunikimit me mesazhe.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024