Vetëm dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në Kosovë kanë nisur të qartësohen edhe emrat e atyre që pritet të bëhen deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit.
Procesi i numërimit të votave për kandidatët po vazhdon ende nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, teksa deri më tani janë përpunuar më shumë se një e katërta e votave të hedhura nëpër kuti, shkruan A2.
Sipas votave të numëruara deri më tani, kryeministri në detyrë Albin Kurti kryeson listën me 42 696 vota. Pas tij, renditen Glauk Konjufca me 33 508 vota, Bedri Hamza me 20 762 vota dhe Albulena Haxhiu me 19 181 vota.
Vjosa Osmani renditet e 5-ta deri më tani, duke kryesuar listën e deputetëve më të votuar të LDK, ndërsa me 13 682 vota, ndërsa pas saj është Lumir Abdixhiku me 12 371 vota.
Sipas rezultateve paraprake të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, doli e para në zgjedhjet e 7 qershorit me 42.91% të votave. Pas saj, renditen Partia Demokratike e Kosovës me 21.08%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.60%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.17% dhe Lista Serbe me 6.17%.
Sipas të dhënave paraprake, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 48 vende në Kuvend, e ndjekur nga PDK-ja me 24, LDK-ja me 20, dhe AAK-jame 8.
Zgjedhjet e 7 qershorit, sipas Demokracisë në Veprim, ishin ndër më të rregulltat në historinë e zgjedhjeve në Kosovë. Grupi vëzhgues theksoi se nuk pati incidente të theksuara dhe parregullsi.
Megjithatë, zgjedhjet u shënjuan nga një zbehje e interesit të votueseve, me një pjesëmarrje 8% më të ulët se sa ato të 28 dhjetorit të vitit 2025. (A2 Televizion)