Kapriçot e motit me luhatje të forta të temperaturave, kanë ndikuar edhe në shëndetin e personave në Elbasan. Kjo situatë reflektohet edhe në fluksin e vizitave, rreth 200 të tilla në 24 orë, që kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit rajonal të Elbasanit.
Shefi i kësaj urgjence, shpjegon rastet dhe personat që janë më të riskuar në këtë situatë.
Pavarësisht fluksit, shefi i urgjencës shprehet se jo të gjitha rastet janë për t’u trajtuar në pavijonet e urgjencës së spitalit dhe për këtë arsye, ai apelon që për simptomat e para pacientët të drejtohen pranë mjekut të familjes.
Edhe në urgjencën e pediatrisë së spitalit të Elbasanit, këto ditë, ka pasur shtim të vizitave, që i ngarkohet kryesisht ndryshimeve të forta klimaterike të këtyre ditëve. (A2 Televizion)