Kryeministri Edi Rama i kërkoi kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që të pranojë me dinjitet dhe sa më shpejt humbjen që sipas Ramës, nuk është aspak turpëruese. “Mesazhi im i sinqertë për Lulzim Bashën është ky: pranoje humbjen me dinjitet dhe me bindjen se nuk bëre dot çfarë deshe, por bëre gjithë sa munde. Mospranimi i dinjitetshëm, në kohën e duhur, e kësaj humbjeje aspak turpëruese, thjesht e zvogëlon përmasën e rezultatit që Partia Demokratike mund të arrinte të dielën përballë një makinerie fitoreje si Partia Socialiste”, deklaroi Rama. (A2 Televizion)
Rama jep një mesazh për Bashën: Pranoje humbjen me dinjitet
