Besimtaret myslimanë nisin nesër muajin e shenjtë të Ramazanit, që do të mbyllet më 4 qershor me faljen e Bajramit. Ajo që e dallon këtë muaj, është agjërimi, të cilin e kryejnë njëkohësisht të gjithë besimtarët në çdo vend të botës. Ky është një muaj i vlerave të larta njerëzore, morale e sociale, i solidaritetit dhe bashkëpunimit, muaji dedikuar më shumë adhurimit dhe këndimit të Kuranit, muaji i mëshirës, virtytit dhe dhembshurisë. Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi, ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që kanë nevojë. Para nisjes së këtij muaji të bekuar për të gjithë besimtarët myslimanë, Kryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu përcolli një mesazh urimi. (A2 Televizion)
Ramazani i myslimanëve, besimtarët nisin agjërimin në muajin e shenjtë
