Polonia akuzoi Bjellorusinë se po përpiqet të nxisë një përleshje të madhe pas publikimit të një videoje ku qindra emigrantë duan të kalojnë kufirin, disa prej tyre duke përdorur mjete të forta për të çarë rrethimin me tela me gjemba. Varshava dërgoi ushtarët në kufi për të përmbajtur valën e emigrantëve që duan të futen në vend dhe akuzon Minskun se po i inkurajon ata të vijnë në vendet e BE, si pjesë e një lufte hibride dhe hakmarrje ndaj vendeve të unionit që kanë vendosur sanksione ndaj qeverisë së Alexander Lukashenkos. (A2 Televizion)