Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Orges Bilbilin, i akuzuar për tentativën e vrasjes së policit që e arrestoi dhe “armëmbajtje pa leje”. Seanca gjyqësore u zhvillua në ambientet e Spitalit të Traumës, ku po kurohet Bilbili, i cili u plagos në këmbë nga efektivi i policisë. (A2 Televizion)