Për jo pak shqiptarë seancat e së enjteve mund të jenë kthyer në bezdisje për sa i përket konfliktit që përmbajnë dhe gjuhës së përdorur nga ligjvënësit. Por duke nisur nga e enjtja e ardhshme, ajo që thuhet nga deputetet dhe jo vetëm ajo që shihet, do të përkthehet në gjuhën e shenjave. Florjan Rojba, drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Njerëzve që nuk Dëgjojnë ishte i ftuar në Dita Jonë, nga ku foli për nismë që do të nisë që këtë të enjte. (A2 Televizion)