Shoqërohet në polici ish deputeti i PD Luçiano Boçi, dalin pamjet

Nga A2 CNN
2 Prill 2019, 18:50 | Aktualitet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u shoqërua në polici, pasi me një grup mbështetësish të Partisë Demokratike tentoi t’i bllokonte rrugën kryeministrit Rama dhe eskortës s tij. Rama ishte nisur në një takim në fshatin Linas të Cërrikut. Pamjet që po ndiqni i referohen momentit ku ish-deputeti tërhiqet nga policia për t’u shoqëruar në Komisariat. Luciano Boçi pretendon se u kërcënua me jetë nga ish-drejtori i policisë së Fierit, aktualisht zv/drejtor në Elbasan Albert Nushi, ndërsa e konsideroi brutale sjelljen e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos