Pritshmëritëe fluksit të turistëve por edhe nivelit të tyre duket se kanë ndryshuar këtë sezon të paktën për bregdetin e jugut.
Kjo për shkak të moshapjes së Aeroportit të Vlorës i cili ishte planifikuar këtë verë të ishte efektiv. Por gjërat nuk rodhën sipas parashikimeve dhe kjo natyrisht ka dhënë impaktin e saj në prenotimet e anuluara.
Vasil Bedinaj administrator i një rrjeti hotelesh parashikon se fluksi turistik mund të jetë pak më i lartë se ai i vjetshmi, por sipas tij, ky fluks në kushtet kur vendi ka akoma probleme me funksionimin e lehtësirave kryesisht në infrastrukturë, rrezikon ta lërë vendin në zonën e turizmit të mesëm dhe të ulët.
Shqipëria ende nuk po ofron kushtet e duhura as për investitorë të mëdhenj në fushën e turizmit dhe as për turistë elitarë dhe se ka ka shumë punë për ta bërë turizmin një industri të qëndrueshme. (A2 Televizion)