Për të dhjetën ditë radhazi, qytetarët vijojnë me protestën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama.
Si çdo ditë është këtë të martë protestuesit u mblodhën në orën 18:00, në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë, shkruan A2.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuq e zi, ata kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe projektit në Zvërnec. (A2 Televizion)