Festuan me këngë e valle arrestimin e Veliajt, procedohen 8 qytetarë

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2025, 12:18 | Aktualitet

Policia ka proceduar në gjendje të lirë tetë qytetarë të cilët pasditen e djeshme u bënë protagonist me festën e tyre me muzikë popullore, birra dhe kërcime para Bllokut të Sigurisë ku po mbahet në paraburgim kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Festa e tyre për arrestimin e Veliajt dhe shprehja hapur e mbështetjes për vendimin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, sipas policisë ka prishur qetësinë publike.

Autoritetet po ashtu bëjnë me dije se grupi prej 8 personash nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të policisë për t’u larguar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, për shtetasit S. L., E. V., M. D., B. L., A. K., K. M., A. B. dhe A. K., pasi më datë 11.02.2025, rreth orës 00:30, në rrugën “Mine Peza”, kanë prishur qetësinë publike dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u larguar”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos