Mashtrimi me mikrokreditë, reagon deputeti i PD-së: Piramidat e Ramës kanë dëmtuar 103 mijë qytetarë, SPAK ta çojë deri në fund

Nga A2 CNN
23 Maj 2024, 11:59 | Aktualitet

Mashtrimi me mikrokreditë, reagon deputeti i PD-së: Piramidat e

Për skemën e mashtrimit me mikroditë ka reaguar edhe deputeti demokrat, Arbi Agalliu. Në një deklaratë për mediat, Agalliu shprehet se nga kjo skemë mashtrimi janë dëmtuar 103 mijë qytetarë. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se ka miratuar këtë skemë mashtrimi dhe i bën thirrje SPAK-ut që të çojë deri në fund këtë çështje.

Deklaratë e deputeti të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu

Piramidat e Edi Ramës kanë dëmtar 103 mijë qytetarë dhe rreth 20 mijë prej tyre vazhdojnë të jenë në proces mashtrimi nga institucionet financiare që janë frymëzuar, ngritur dhe toleruar nga ai dhe shpura e zyrtarëve të korruptuar.

510 milionë euro janë paguar nga qytetarët më të pamundur të shoqërisë shqiptarë, të cilët të presionuar nga funksionarët publikë janë detyruar të paguajnë detyrime që nuk i kanë marrë kurrë.

570 milionë euro asete janë bllokuar ose kaluar për llogari të këtyre mashtruesve financiarë, si pasojë e lejimit të proçedurave të paligjshme nga ana e hipotekave apo si pasojë e mosushtrimit të kontrollit të organeve kompetente mbi përmbaruesit që kanë shkelur ligjin për të ndihmuar këto piramida moderne të ideuara dhe mbështetura nga Edi Rama dhe mëkëmbësit e tij.

Çdo veprim i paligjshëm i kryer nga këto piramida moderne është bërë me miratimin Edi Ramës i cili ka pasur dijeni të plotë për veprimtarinë e tyre minimalisht që prej vitit 2020 dhe ka zgjedhur të hesht dhe të mos marr asnjë masë për të parandaluar këtë krim që ka prekur 103 mijë shqiptar.

Partia Demokratike e Shqipërisë i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK që të çojë deri në fund hetimet e nisura për këtë skemë gjigande mashtrimi si dhe të marri në përgjegjësi penale të gjithë zyrtarët e lartë që kanë pasur dijeni për të dhe e kanë lejuar duke filluar nga Edi Rama dhe e gjithë shpura e tij e korruptuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani