Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Suk 1, në Roskovec. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor rural Marinzë-Suk 1, ku dy automjete tip Benz janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë ka mbetur i plagosur një çoban.
Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku ka ndërruar jetë, teksa të dëmtuar kanë mbetur dhe drejtuesit e automjeteve, shkruan A2.
Gjithashtu, janë dëmtuar 30 krerë dele.
Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, i cili po kryen të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Roskovec, në fshatin Suk 1, automjeti me drejtues shtetasin Q. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. A.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga disa bagëti të imëta.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi F. G, i cili po kalonte bagëtitë e imëta në rrugë, ku disa krerë bagëti kanë ngordhur, po si pasojë e përplasjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)